Aktualisht komuniteti yne eshte komuniteti me i madh shqiptar ne Internet
! Per kete jemi te gjithe krenare, si ju qe na vizitoni edhe ne qe jemi
munduar qe ne nje menyre apo tjeter tu mbledhim ju ne keto faqe. Sot komuniteti
yne numeron me shume se 800+ anetare te rregjistruar ne vetem 1 muaj qe
kemi bere publik versionin e ri. Jane mesatarisht 30 000 vizita faqesh
ne dite dhe nje vizitor shpenzon mesatarisht 20 minuta ne dite tek Albasoul.
Por nuk perfundon me kaq, interesi i shqiptareve ka ardhur gjithmone ne
rritje, dhe rritja e vizitoreve eshte ne progresion gjeometrik. Kjo gje
na gezon pa mase por nga ana tjeter eshte rritur edhe kostoja e mbajtjes
se nje komuniteti te tille.
Cila eshte kostoja e komunitetit ne nje vit?
Ne keto 3 vjetet e fundit, te gjitha shpenzimet e projektit kane dale
nga buxheti im, qe eshte buxhet studenti. Shpenzimet kane perfshire koston
e blerjes se materialeve, pagesen karshi kompanise qe afron sherbimin
e hosting, dhe disa shpenzime te tjera si psh per forumin ose muziken.
Te gjitha te gjitha nuk i kalonin $500 ne vit dhe kjo ishte nje shume
e pranueshme. Asnjehere nuk jam kursyer per te ndermare dicka te re, pavaresisht
ashtu sic ju mund ta keni vene re ne nuk kemi asnje perfitim ekonomik
nga kjo sipermarje. Albasoul.com nuk eshte hapur per te bere biznes pasi
Shpirti i Shqiptarit as nuk shitet e as nuk blihet! Ju garantoj qe do
te vazhdoje te ngelet keshtu tani edhe ne te ardhmen.
Rritja tej mase e vizitoreve dhe implementimi i ketij versioni te ri,
e rriti ndjeshem koston per mbajtjen e komunitetit te pare shqiptar. Sic
u kam vene ne dijeni, kemi levizur ne nje server qe i dedikohet vetem
komunitetit tone. Shpenzimet per te kapin shifren mbi $1500 ne vit pa
llogaritur ketu fare anen teknike dhe punen qe ne bejme per mirembajtjen
e serverit. Kjo shifer rendon ndjeshem buxhetin tim prej studenti, por
nuk mund te lija ne mes kete projekt, pasi do te ishte njesoj sikur tu
lija ne balte te gjitheve ju vizitoreve tane. Ne te njejten kohe, motivimi
im per ti dhene dimensione te reja komunitetit jo vetem qe nuk ka humbur,
por eshte rritur ndjeshem me ndryshimet e fundit.
Kerkohet ndihma juaj financiare per te mbuluar shpenzimet
e projektit
Me lejoni te perserit edhe njehere ate qe une e kam thene shpesh. Asnjehere
Albasoul.com nuk do te kthehet me pagese. Te gjitha sherbimet do te jene
te hapura dhe falas per te gjithe, per ata qe do te kontribuojne dhe per
ata qe nuk do te kontribuojne financiarisht, per ata qe jane dashamires
kundrejt punes tone, dhe per ata qe nuk tregojne respektin e duhur ne
kete drejtim. Sikur ata mijra vizitore te jepnin jo me shume por $1 ne
vit per te gjithe ato ore qe shpenzojne tek Albasoul, komuniteti yne do
ti kish zgjidhur te gjitha problemet financiare. Numerohen rreth 3500
vizitore te rregullt dite per dite, dhe me mijra te tjere qe futen jo
regullisht por kur u jepet mundesia. Perfitoj nga rasti per tu bere nje
thirrje qe te ndihmoni financiarisht inisiativen tone, pasi cdo qindarke
qe ju do te kontribuoni do te shkoje per te pasurimin e ketyre faqeve
me sherbime dhe materiale te reja. Albasoul.com do te jete nje faqe akoma
me e kendshme per te gjithe ju. Ne ka nje gje qe ne kemi deshmuar para
te gjitheve ju ne keto 2 vjetet e fundit, kjo eshte pikerisht perkushtimi
dhe sinqeriteti me gjithe vizitoret tane. Pra ne e kemi bere detyren tone,
tani eshte rradha juaj te tregoni te njejtin perkushtim dhe vullnet te
mire.
Kontributi qe secili prej jush mund te japi nuk duhet te rendoje financat
tuaja por duhet te jete modest. Brenda mundesive qe secili prej jush ka,
eshte i lutur te beje nje kontribut financiar. Te gjithe ata qe nuk kane
mundesi, jeni te mirepritur tek Albasoul ashtu sic jane te mirepritur
edhe ata qe do te japin kontribut financiar. Asnjehere ne nuk do te bejme
dallime midis vizitoreve tane.
Perse duhet te kontribuoni financiarisht tek Albasoul?
Nese ju jeni nje vizitor i rregullt i Albasoul, nese do te kishit deshire
qe keto faqe te afrojne akoma me shume shqiptare duke ofruar sherbime
te reja, atehere ndihma me e madhe qe mund te jepnit aktualisht eshte
ndihma financiare. Per 2 vjet ne asnjehere nuk kemi kerkuar kontributin
tuaj financiar edhe pse deshira e disave prej jush nuk ka munguar, pasi
shpenzimet ishin te pranueshme. Por tani, pas 2 vjetesh kur Albasoul ka
marre formen e nje komuniteti te mirefillte virtual shqiptar, kontributi
juaj do te qe jetik per te ardhmen. Nese nuk e ndjeni se duhet te kontribuoni,
ne nuk do tu shtyjme te kontribuoni ne asnje menyre. Kontributi duhet
te jete modest, brenda mundesive, me deshire dhe pa kushte. Ne do te jemi
teper transparente me menaxhimin e te ardhurave, dhe emrat e te gjithe
atyre qe do te kontribuojne do te dalin ne nje faqe te vecante se bashku
me shumen e kontribuar. Sigurisht, ne ato raste qe personi nuk do te deshiroje
qe identiteti i tij te behet publik, ne do te respektojme vendimin e tij.
Kontributi eshte i pakthyeshem pasi eshte nje donacion dhe jo nje kredi.
Si mund te dergoni kontributin tuaj financiar?
Menyra me e thjeshte dhe me e sigurt eshte me anen e postes zyrtare,
jo asaj elektronike. Ndiqni hapat e meposhtme:
1. Shkruani nje cek ose beni nje transferte ne emrin:
Ilirjan Papa
Ky eshte emri im, krijuesi dhe administratorit te komunitetit. Te
gjitha shpenzimet paguhen nga te ardhurat e mia keshtu qe shpresoj qe
ju te pakten te mbuloni nje perqindje te tyre.
2. Shkruani nje leter te shkurter ne formen e nje mesazhi per
mbare komunitetin. Mos harroni te vendosni emrin tuaj ne fund te letres.
Nese deshironi te ngeleni anonim, bejeni te qarte kete ne leter. Ne do
te respektojme zgjedhjen tuaj.
3. Futeni cekun dhe letren ne nje zarf dhe postojeni ne adresen
e meposhtme:
ALBASOUL
PO BOX 723
Lansdowne, PA 19050
USA
(Shenim: Vetem nese jetoni jashte USA duhet te shtoni ate USA ne fund
te adreses. Nese jeni ne US nuk keni pse e shtoni USA ne fund)
4. Pasi te keni nisur letren tuaj, jeni te lutur qe te nisni edhe
nje mesazh te shkurter me email ne adresen webmaster@albasoul.com
ku konfirmoni dergimin e kontributit tuaj, vendodhjen dhe shumen ne fjale.
Ne ditet qe do te vine do te shohim mundesine e dhenies se kontributit
direkt nga Interneti ne formen e nje transaksioni elektronik me anen e
nje kredit karde. Do tu njoftojme edhe per kete sapo gjithcka te jete
gati.
Si do te menaxhohen te ardhurat e donuara?
Me lejoni tu siguroj, qe te gjitha te ardhurat do te shkojne
per projektin. Nese ato nuk do te jene te mjaftueshme, une do te paguaj
reston ashtu edhe sic e kam paguar. Nese te ardhurat do te jene mese te
mjaftueshme, pjesa qe ngelet do te investohet perseri per komunitetin.
Jo vetem kaq, por une kam menduar edhe krijimin e nje "Bordi Drejtues"
per Albasoul. Kete na e kane rekomanduar edhe disa prej vizitoreve tane
me te hershem. Ideja eshte kjo:
1. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $100 ne vit ose me shume do te
jene pjese e Bordit Drejtues tek Albasoul
2. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $50-$100 ne vit, do te kene mundesi
te jene pjese e Stafit tek Albasoul
3. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $30-$50 ne vit, do te jene Vizitore
Nderi tek Albasoul
4. Te gjithe ata qe do te kontribuojne $1- $30 ne vit, emrat e tyre do
te renditen ne nje faqe te vencante
Komuniteti do te kete se shpejti edhe lidershipin e vet qe do te zgjidhet
ne menyre demokratike. Per kete do tu shkruaj me gjere se shpejti pasi
duhet ta diskutojme me pare se bashku.
Ne mbyllje ...
Ashtu sic nuk ju kemi braktisur asnjehere ne keto 3 vjetet e fundit,
ashtu edhe ne te ardhemn motivimi dhe perkushtimi yne i perbashket do
te jete maksimal. Nje nga mbrekullite e Albasoul eshte jo vetem mesazhi
qe ai percjell tek vizitoret, por edhe ai sensi i komunitetit qe ju ndjeni
kur vizitoni Albasoul. Ka me shume shqiptare ne keto faqe ne cdo ore te
dites se ne cdo ambient tjeter shqiptar aty ku ju jetoni. Ngrohtesia e
nje ambienti shqiptar eshte ajo qe ju mungon me shume se cdo gje shqiptareve
ne mergim. Eshte nje rast i mire ky per te shprehur mirenjohjen tuaj per
punen tone, dhe ne te njejten kohe ti jepni nje hov komunitetit tone edhe
per te ardhmen. Me ose pa kontributin tuaj, komuniteti yne do te eci perpara.
Shpejtesia me te cilen do te bejme perpara varet direkt nga kontributi
juaj financiar. Faleminderit qe na vizitoni dhe ju jemi mirenjohes te
gjithe atyre qe do ti pergjigjen thirjes tone.
Themeluesi i Albasoul
Ilirjan Papa
|