Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bindjet jane armiq te se vertets. Bile me te medhenj se sa genjeshtrat.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Nikolla Keta
Nė 15 tetor 1803 u nda nga jeta Nikolla Keta, klerik atdhetar, njė ndėr personalitetet e shquara tė kulturės arbėreshe, i cili u mor me studime nė fushėn e gjuhės, krijoi njė varg vjershash, ndėrmjet tė cilave spikat njė tingėlllimė autobiografike, e cila eshte quajtur nga kritika si tingėllima e parė nė historinė e poezisė shqipe. Gjithashtu Keta hartoi edhe njė sėrė fjalorėsh, italisht-shqip e anasjelltas, si dhe veprat: "Etimologjia e gjuhės shqipe", "Katalog mbi familjet e mėdha arbėreshe", etj.

Dhimitėr Berati
Nė 15 tetor 1886 lindi nė Korēė Dhimitėr Berati, atdhetar, politikan e publicist. Pėr disa kohė punoi si mėsues i gjuhės shqipe, ndėrkohė mori pjesė nė Kongresin e Elbasanit, nė Kongresin e dytė tė Manastirit; ishte nė Kuvendin Kombėtar tė Vlorės nė 1912-n; mė pas delegat nė konferencėn e Paqes nė Paris, ndėrsa drejtoi minstri tė ndryshme nė disa qeveri, si dhe drejtoi gazetėn "Pėrlindja e Shqipnies" dhe bashkėpunoi me revistėn "Shejzat". Vdiq nė Romė nė vitin 1970.

Evanxhelista Torriēeli
Nė 15 tetor 1608 lindi fizikani dhe matematikani i shquar italian Evanxhelista Torriēeli, nxėnės i Galileo Galileit, qė e ēoi mė tej veprėn e mėsuesit, duke shpikur barometrin me anė tė tė cilit vėrtetoi ekzistencėn e presionit tė ajrit dhe mundėsinė e matjes sė tij me kėtė mjet. Vdiq nė vitin 1647 nė Firence.

15 Tetor
15 tetori ėshtė Dita Ndėrkombėtare e luftės kundėr varfėrisė.

15 Tetor
15 Tetori ėshtė Dita Ndėrkombėtare e punonjėseve tė fshatit.

Kredoja jone



SHQIPTARE TE BASHKUAR PER NJE SHQIPERI TE BASHKUAR !


Cfare perfaqeson Albasoul?

Albasoul perfaqeson Albanian Soul, Shpirtin Shqiptar. Eshte nje projekt i hapur ne rrjet ne vitin 1998 dhe ka si synim afrimin dhe bashkimin e shqiptareve ne te gjitha aspektet: ne aspektin krahinor, ate fetar dhe ideologjik. Jane keto 3 simptomat e dukshme te nje semundje kronike shqiptare qe njihet me emrin percarje.

Si mund te arrihet kjo?

Kjo mund te arrihet vetem me nje pjesmarrje te gjere nga vete shqiptaret ne nje dialog mbarekombetar. Ndarja fizike e trojeve shqiptare nuk duhet te kuptohet si nje ndarje shpirterore.Shqiptaret jane nje komb nga jugu ne veri.
Ndarjet fetare nuk duhet te jene burim i urrejtjes per njeri tjetrin. Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria! Dashuria ndaj Zotit fillon me dashurine per Shqiperine. Menyra me e mire per ta shprehur kete dashuri eshte respekti dhe dhembshuria qe duhet te kemi per njeri tjetrin.Jemi vellezer te nje gjaku, jemi shqiptare!
Partite e politikanet nuk jane shpetimi i kombit. Shpetimi i kombit misherohet ne qenien e secilit prej nesh.Nese ne jemi te bashkuar e kemi vellazerine, Shqiperia eshte e forte dhe e bashkuar. Politikanet perfaqesojne interesat tona dhe jo ne interesat e tyre. Interesat tona kombetare jane te shenjta dhe nuk duhet te lejojme askend ti preki ato.

Si mund te kontribuoj per vendin tim?

Kush punon me mish e me shpirt per bashkimin e shqiptareve, jep kontributin me te madh per Shqiperine. Dialogu midis nesh eshte rruga e vetme per te sheshuar hasmerite e vjetra, dhe per te pastruar zemrat nga paragjykimet e trasheguara brez pas brezi. Jeni te gjithe te ftuar te kontribuoni duke dialoguar se bashku.

Me konkretisht cfare mund te bej per vendin tim?

Ka shume qe secili nga ne mund te beje. Ideja jone eshte pasqyrimi i te gjitha vlerave historike, kulturore e artistike shqiptare ne Internet. Kete nuk mund ta beje nje njeri i vetem por duhet te dali si produkt i kontributit te gjithe shqiptareve. Kur njerezit punojne per te njejtin qellim jane me afer njeri-tjetrit. Si fillim ne kemi hedhur muzike dhe poema shqiptare. Ju mund te beni dicka me te madhe e dinjitoze. Keto jane faqet tuaja pasi u dedikohen gjithe shqiptareve.

Eshte kjo nje inisiative politike apo ...?

Jo aspak. Shqiperia nuk ka nevoje per politike, parti e politikane. Shqiperia ka me shume nevoje se kurre per bijte e bijat e saj qe e kane lene ne harrese. Eshte nje shans i mire per te gjithe ne qe jemi ne mergim per te vertetuar ate qe edhe perse larg fizikisht, mendja dhe zemra jone jane ende ne Shqiperi. Ky projekt do te jete i suksesshem per sa kohe do te hase ne interesin dhe perkushtimin tuaj.

Kush mund te behet anetar ne kete projekt?

Gjithe shqiptaret qe e ndjejne detyrimin atdhetar jane te ftuar, pa dallim feje, krahine apo ideologjie. Ne duam te kemi gjitheperfshirje, ku te medhenj e te vegjel diskutojne per problemet qe kalon kombi yne. Te gjithe ata qe kane ushqyer paragjykime dhe urrejtje jane te ftuar por jo te mbrojne ato verberisht, por te degjojne edhe cfare kane te tjeret per te thene. Kemi shume per te ndryshuar ne zemrat e mendjet tona, dhe po ashtu kemi shume sec te mesojme nga njeri tjetri. Fryma e mirekuptimit dhe dialogut duhet te jete kushti i vetem per tu bere pjese e ketij projekti. Ndryshimi per mire ne shoqerine shqiptare e ka zanafillen ne ndryshimin e brendshem te secilit prej nesh qe e quajme veten shqiptare.

Cfare nenkupton me antaresim?

Eshte dicka simbolike por shume domethenese ne te njejten kohe. Ti pranon te bashkohesh me ne ne punen tone dhe pajtohesh me ato qe lexuat me lart. Po ashtu, qe nga casti qe ti behesh anetar, deshmon se je i perkushtuar ndaj vendit tend. Te gjithe anetaret kane te drejta te plota dhe do te gjejne perkrahjen e te gjithe grupit. Kontributi konkret qe ju do te jepni do te pasqyrohet ne keto faqe me emrin tuaj perbri. Ne jemi te hapur dhe respektojme cdo ide tuajen apo kontribut konkret qe i dedikohet Shqiperise e shqiptareve.

Kush e ka marre inisiativen per kete projekt?

Une jam nje shqiptar i ri ne moshe ne mergim qe kerkon te beje dicka per vendin e tij. Thjeshte te jap kontributin tim modest. Nuk kam asnje perfitim nga ky projekt pervec kenaqesise shpirterore qe do te ndjeja nese do te dilte me sukses. Do te me pelqente qe te mos ta beja publik emrin tim pasi shpirti i shqiptarit nuk ka emer, por ai mund te shihet e te preket. Arrita ne konkluzionin se eshte me e lehte per ata qe duan te behen pjese e ketij projekti, ta ndermarrin kete hap kur nuk kane perse te varen nga dikush. Sic e thashe me lart, keto jane faqet e gjithe shqiptareve, jo vetem te miat. Te gjithe ju jeni Albasoul pasi ne te gjithe kemi nje gjak e nje shpirt, shpirtin e shqiptarit.

Si mund te behem anetar ne kete projekt?

Pasi pajtoheni me gjithcka qe lexuat me lart jeni i lutur te plotesoni formularin e anetaresimit duke klikuar ketu. Nese ju akoma kini pyetje, paqartesi apo verejtje, jeni te lutur ti postoni ato tek pyetesori yne qe kemi ne faqe. Pasi plotesoni e dergoni formularin, do te merrni nje pergjigje prej nesh brenda 12 oresh. I gjithe informacioni juaj personal do te ngelet midis nesh e askush nuk do te njihet me te. Nese ju shprehni deshiren te jete i hapur per publikun, atehere ne do ta bejme kete te mundur.



(920 fjale si total ne kete tekst)
(34110 Lexime)   Printo artikullin

  

[ Shko mbrapa tek Albasoul | Indeksi i Seksioneve ]

© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.