Sic e kini pare Albasoul.com ka ndryshuar plotesisht.
Keto ndryshime behen nga kerkesat e shumta te vizitoreve tane per nje
faqe te re.
Ne do jemi te paret te pranojme se faqet e reja kane shume gabime. Megjithate
e hodhem faqen ne internet per vizitoret tane te padurushem. Kemi shume
pune perpara por jemi duke punuar perdite per te kompletuar faqen e re
me te gjithe materialin e faqes se vjeter dhe shume materiale shtese.
Ne kete faqe do mundohemi te shpjegojme ndryshimet e faqes dhe se si mund
te vazhdoni te perdorni albasoul.com.
Faqja e re ka shume avantazhe. Te gjitha faqet jane dinamike. Kjo do
te thote qe sa here qe ju do te vizitoni albasoul do te gjeni material
te ri mbi historine, muziken, letersine, lajmet e fundit dhe shume tema
te ndryshme. Gjithashtu, vizitoreve u jepet mundesia te shprehin mendimet
e tyre ne vete faqet e projektit. Kjo do te sqarohet me poshte.
Tani do fillojme procesin e hapjes se faqes....
Ne krye te faqes do shikoni logon e Albasoul , Skenderbeun, Ismail Qemalin
dhe Nene Terezen.
Ne menune poshte logos do te gjeni.....
Menuja Horizontale
Rregjistrohu
Te gjithe vizitoret duhet te regjistrohen per te hapur faqet e albasoul
dhe per tu dhene mundesia per te postuar mendimet e tyre. Kjo do te thote
qe ju duhet te mbani mend dhe nje emer dhe fjalekalim tjeter. E dime qe
ju keni shume per email, forum, chat por u premtojme se kjo do jete llogaria
e fundit. Nqs nuk jeni rregjistruar klikoni ketu
per te plotesuar formularin e regjistrimit.
Histori
Ky version do jete i njejte me te ate te vjetrin. Ketu do te gjeni materiale
te shkeputura nga libra te ndryshem Shqiptare dhe te huaj per historine
e Shqiperise.
Muzike
Kjo faqe do te jete gjithashtu e njejte. Faqja e muzikes do
hapet ne nje dritare te re dhe nuk ka ndryshuar nga ajo e vjetra. Klikoni
mbi butonin e muzikes per te degjuar mbi 700 kenge shqiptare nga me shume
se 50 kengetare.
Letersia
Ky button do tu drejtoje ne faqen e letersise ku ju jepet mundesia
te shfletoni me qindra faqe dhe te lexoni vjershat e Naimit, Cajupit dhe
shume poeteve te tjere.
Ne kete seksion do te postojme dhe shume poezi nga vizitoret tane
te talentuar.
Lajme
Ne faqen e lajmeve do te gjeni lidhje direkte me shume agjenci lajmesh.
Mund te degjoni emisione te ndryshme lajmesh me audio dhe video nepermjet
valeve te internetit.
Forum
Duke shtypur kete buton do te hapet nje dritare e re per forumin shqiptar.
Forumi u jep mundesine te diskutoni mbi shume tema me vizitore te tjere.
Chat
Ky eshte seksioni me i famshem i albasoul pas muzikes pasi u jep mundesine
shqiptareve te llafosen me njeri tjetrin nga e gjithe bota. Kjo eshte
dhoma me e vizituar ne internet dhe do te gjeni te pakten 100 vizitore
ne cdo kohe te dites dhe nates te gatshem per nje dore muhabet ne shqip.
Shumica e vizitoreve jane ne moshe te re por cdo njeri mund te marre pjese.
Kini kujdes se albasoul nuk mban pergjegjesi per oret e humbura te gjumit,
ose notat e ulta qe mund te shkaktohen nga chati.
Data
Ne qoshe te menuse horizontale do te jete dhe data.
Menuja Vertikale---Projekti
Projekti
Kjo menu ndodhet ne krahun e majte. Ne kete menu do te gjeni informacion
mbi albasoul, historine dhe stafin e albasoul.
Menuja
Hyrje
Faqja e hapjes e albasoul ku do te gjeni lajmet me te fundit nga shume
tema te ndryshme.
Llogaria ime
Pasi te jeni rregjistruar
dhe te jeni identifikuar
ju jepet mundesia te futeni ne llogarine tuaj ku ju mund te ndryshoni
informacionin e regjistrimit, fjalekalimin dhe shume gjera te tjera sipas
preferencave tuaja.
Administrimi
Kjo faqe eshte vetem per administratoret e faqes albasoul.
Largohu
Sa here qe largoheni nga kompjuteri mos harroni te klikoni mbi Largohu
dhe te mbyllni dritaren. Studentet qe vizitojne nga shkolla duhet
te bejne shume kujdes per kete pasi te njejten kompjutera perdoren nga
shume studente qe mund te futen ne llogarine tuaj dhe te ndryshojne fjalekalimin.
Sa here qe largoheni nga kompjuteri mos harroni te klikoni fjalen Largohu.
Te rejat
Te rejat me te fundit mbi projektin albasoul.
Anetaret
Lista e anetareve te albasoul. Keta anetare jane te regjistruar dhe
ju jepet mundesia te shkruajne artikuj, te bejne komente dhe te votojne.
Nqs ju jeni regjistruar duhet te shikoni emrin tuaj ne kete liste.
Kryeartikujt
Kjo eshte nje faqe e thjeshte qe rendit artikujt me te rendesishm
te albasoul
Temat
Ketu mund te shikoni nje liste te te gjitha temave qe vizitoret po
diskutojne. Cdo teme ka nga nje fotografi. Duke klikuar mbi fotografine
ju do te vizitoni faqen per ate teme ku do te gjeni artikuj te ndryshem
qe vizitoret kane postuar. Nqs jeni rregjistruar ju mund te komentoni
mbi nje artikull.
Seksionet
Ne kete faqe do te gjeni nje faqe te ngjashme me ate te temave por
ky informacion nuk eshte nga vizitoret tane. Ketu do te gjeni fakte te
shkeputura nga libra, revista dhe burime te besueshme. Ne kete seksion
mund te postojne material vetem administratoret.
Kontributi juaj
Nqs jeni te regjistruar dhe te identifikuar ju mund postoni artikuj
mbi tema te ndryshme. Artikulli juaj do te lexohet nga nje administrator
dhe ai/ajo do te vendose nqs artikulli mund te postohet ne faqet e albasoul.
Pasi te kaloje testin administratori do ta hedhe ne faqen e temave. Tregoni
kujdes te zgjidhni temen specifike per te cilin artikulli juaj ben fjale
dhe permbajuni etikes normales te se shprehurit. Artikujt me gabime te
trasha drejtshkrimore dhe fjale fyese nuk do te postohen ne faqet e albasoul.
Kryelista
Nje liste e thejshte e artikujve me te lexuar, seksioneve me te lexuar/vizituar,
anetareve me aktiv dhe sondazheve.
Rekomandime
Rekomandojani faqen albasoul nje shokut/shoqes tuaj duke i derguar
nje email te thjeshte.
Pyetesori
Pytje/Pergjigje qe vizitoret kane per albasoul.
Kerko
Kerkoni te gjitha faqet e albasoul per disa fjale te caktuara.
Statistikat
Ketu ju mund te shikoni statistika mbi vizitoret e albasoul.
Shpresojme te kemi bere te qarte ndryshimet dhe perdorimin e versionit
te ri te albasoul. Sic e shikoni ka nje ndryshim shume te madh nga versioni
i vjeter. Shume faqe jane bosh dhe e dime qe ka disa probleme por me kohe
cdo gje do te regullohet. Nqs keni pyetje, gjera te paqarta, ose thjesht
komente mbi komunitetin mund te beni email tek edspace@home.com,
albasoul@home.com, ose te perdorni
chatin
dhe forumet.
Kjo faqe do vazhdoje te ndryshoje me me shume informacion per komunitetin,
dhe do te jete si manual per perdorimin e albasoul.
|