Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja s'ka fund
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Sport :: Bullgari - Shqiperi = 2 : 0
Postuar nga: Albo

Sport Shqiperia rikthehet te humbja ne Bullgari

Dy gola te sulmuesit te Leverkusenit, Berbatov, ne pjesen e pare, ishin te mjaftueshem per vendasit qe te fitonin ndeshjen e 11-te mes dy perfaqesueseve. Loje me dy fytyra e ekipit tone: Dobet ne pjesen e pare, me mire ne te dyten. Briegel kercenon: "Forma dhe impenjimi nuk me kenaqen. Do gjykoj lojtaret ne baze te aktivizimit ne klubet e tyre"

Bledar KUKA

TIRANE - Shqiperia e futbollit iu kthye humbjeve, me nje 0-2 te paster ne "Vasil Levski" te Sofjes. Bullgaret vendas ishin superiore ne pjesen e pare, duke arritur te konkretizonin epersine me dy gola te Dimitar Berbatov, yllit te Bayer Leverkusen, nenkampion ne fuqi i Europes dhe i Gjermanise. Pas fitoreve ndaj Vietnamit (miqesore), Rusise (eliminatore) dhe barazimit me Irlanden (po per eliminatore), kuqezinjte provoi shijen e hidhur te disfates, te harruar qe nga nentori 2002 (1-4 ne (Rusi). Skuadra shqiptare hyri ne ndeshje jo me shpirtin e duhur dhe pesoi nje gol qe ne minuten e trete, pas nje aksioni te Balakov nga e djathta qe harkoi per Berbatov. Ky shenoi me nje gjuajtje me koke, krejt i lire nga mbulimi i Beqirit, fare prane Beqajt qe e preku topin, pa mundur ta shmangte golin. Ne minuten e 7-te loja u nderpre sepse Balakov u zevendesua nga Stilian Petrov, duke i dhene lamtumiren karrieres te tj me kombetaren e Bullgarise. Duatroktitjet per te vazhduan gjate. Pjeses e pare eci po ne te njejten menyre si edhe fillimi: Bullgaret shume me te vendosur dhe me te shpejte ne aksionet e tyre, sidomos nga krahu i majte. Skuadra jone arriti te krijonte momentin e pare te veshtire ne porten e Ivankovit, pas nje depertimi te Skeles, pasimit per Rrakllin, ku ky i fundit kerkoi Bogdanin brenda zones, pa e gjetur dot. Ne 34' Berbatov shenoi serish per Bullgarine, i ndodhur krejtesisht i lire para portes tone, ndersa u sherbye me nje top nga Dimitrov qe depertoi ne te majte. Pak minuta me pas, vendasit rrezikojne serish me nje gjuajte me koke dhe ne 41', Todorov gjuajti fort brenda zones, por Beqaj e thithi saktesisht topin. Nje minute me pas, Shqiperia iu afrua per here te pare golit. Skela u ndodh i lire rreth 16-17 metra larg portes vendase, gjuajti fort por ne qender dhe Ivankov grushtoi per ne korne.

Me fillimin e pjeses te dyte, Briegel hodhi ne fushe Strakoshen, Muratin, Lalen, Bushin e Taren ne vend te Beqajt, Dragushes, Bellait, Rrakllit e Bogdanit. Pas kesaj, loja jone ndryshoi mjaft dhe per mire. Mesfusha ishte me luftarake dhe aksionet drejt portes bullgare u shtuan, sidomos ne krahun e majte, ku luante Murati. Ne 45-minutat e dyte skuadra shqiptare rrezikoi disa here: Harkim i Bushit, gjuajtje me koke e Tares, por priti Kolev; Kros i Skeles nga goditja e denimit, Bushi gjuan jashte me te djathten; Bushi zoteron nje top ne mesfuse, ecen perpara dhe gjuan nga 25 metra, por jashte. Murati gjuan nga 30 metra larg, pasi topi u largua nga zona bullgare: Priti Kolev; Skela harkon per Bushin ne zone, qe rrezikoi seriozisht, por gjuajtja e tij me koke perfundoi jashte portes. Trajneri Briegel i vazhdoi eksperimentet duke aktivizuar Blendi Shkembin ne vend te Skeles ne 85' dhe Dabullen per Nevil Deden ne 90'. Si perfundim, nje humbje normale, por qe ftohu disi entuziazmin e krijuar pas dy rezultateve pozitive ne eliminatoret e Euro 2004.

Skeda e ndeshjes

Bullgari-Shqiperi 2-0

Bullgaria: 27-Dimitar Ivankov (12-Stoyan Kolev 46); 2-Radostin Kishishev, 3-Rossen Kirilov (15-Georgi Petrov 55), 6-Ilian Stoyanov (5-Nikolai Krstev 60), 4-Ivailo Petkov, 7-Daniel Borimirov, 13-Georgi Peev, 10-Krassimir Balakov (10-Stilian Petrov 8), 18-Velizar Dimitrov (14-Svetoslav Petrov 60), 20-Svetoslav Todorov, 9-Dimitar Berbatov (11-Stoiko Sakaliev 55)

Shqiperia: 1-Arian Beqaj (12-Foto Strakosha 46); 2-Elvin Beqiri, 3-Geri Cipi, 4-Nevil Dede (5-Rezart Dabulla 90), 18-Klodian Duro (9-Florian Myrtaj 72), 15-Arian Bellai (14-Altin Lala 46), 6-Besnik Hasi, 16-Mehmet Dragusha (7-Edvin Murati 46), 13-Ervin Skela (18-Blendi Shkembi 85), 10-Altin Raklli (8-Alban Bushi 46), 11-Erion Bogdani (17-Igli Tare 46)

Shenues: Berbatov 3', 34'. Te verdha: Beqaj. Goditjet nga kendi: 5-5

Arbiter: Karel Vidlak (Republika Ceke)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.