|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Cfare do te thote te ekzistosh? Do te thote te pish pa pasur etje.
--- Sartre
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 72 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Viti sportiv 2001 pati befasira dhe zhgėnjime. Fitorja shokuese e Goran Ivanisheviēit nė Uimbėlldon, apo humbja e Marion Xhons nė ....
Viti sportiv 2001 pati befasira dhe zhgėnjime. Fitorja shokuese e Goran Ivanisheviēit nė Uimbėlldon, apo humbja e Marion Xhons nė Kampionatin Botėror tė Atletikės nė Kanada, apo ringjallja e Anglisė nė futboll, vėrtetoi pėrfundimisht se tė parashikosh rezultatet e garave sportive, ėshtė thjesht e pamundur. Pėrmbledhja e ngjarjeve sportive tė vitit u pėrgatit nga Sokol Balla. Eleminatorėt pėr kupėn e botės dominuan kalendarin futbollistik kėtė vit, duke sjellė disa ndeshje spektakolare.
Njė prej mė tė kujtuarave me siguri do tė jetė ajo nė Olimpiashtadion tė Mynihut, mes Anglisė dhe Gjermanisė.
Ishte kjo fitorja mė e thellė e Anglisė ndaj Gjermanisė, armikut tė vet tradicional, nė fushė gjermane, pas 36 vjetėsh. Megjithatė Gjermania arriti tė kualifikohej dhe ndoshta pėr fatin e keq tė tifozėve anglezė, bukmejkėrast e basteve i dhanė asaj tė njėjtat shanse pėr vitin e ardhshėm, pėr tė fituar trofeun e artė botėror.
Mė herėt gjatė vitit autoritetet angleze tė futbollit shokuan vendin kur thyen tabunė e fundit. Ata rekrutuan njė tė huaj, suedezin Sven Goran Eriksson si trajnerin e kombėtares angleze.
Ai dha dorėheqjen nga posti i kampionėve tė Italisė Lazio, pas dia rezultateve tė dobėta rresht. Lajmi pėr median angleze u dha nga zėdhėnėsi i federatės Paul Newman.
"Pas zhvillimeve nė Romė kėtė mėngjes, federata mund t'ju konfirmoj se Sven Goran Eriksson do tė marrė postin e kryetrajnerit tė Anglisė sa mė shpejt qė tė jete e mundur."
Paqartėsia e muajve tė fundit tani ka mbaruar. Federata ėshtė e lumtur njė nga trajnerėt mė tė suksesshėm nė botė tani do tė jeni i joni". Grupi i nėntė interesant i eleminatoreve, pati nė pėrbėrje tė tij edhe Shqipėrinė.
E drejtuar nga Mehdin Zhega, ish-futbollist i shquar dhe bashkėtrajner nė njė prej eleminatoreve tė suksesshme tė Shqipėrisė, ato pėr Meksikėn 1986, skuadra shqiptare vinte pas fitores nė turneun miqėsor tė Maltės, trofeu i parė i futbollit shqiptar, si dhe pas njė fitoreje tė bujshme ndaj Turqisė 1-4.
Shqipėria regjistroi njė fitore historike ndaj Greqisė, rivalit tė saj tradicional ballkanas njė me zero, por mė pas gjithshka ndali aty.
Lojėrat e mira nė Finlandė (2-1), Gjermani (2-1), Angli (2-0), gjithsesi nuk mundėn tė grenė Shqipėrinė mė lart sesa vendi i fundit nė grup, rezultati ky mė i dobėt i gjashtė viteve tė fundit nė eleminatoret europiane dhe botėrore.
Si rezultat erdhi shkarkimi i Mehdin Zhegės ende pa u pėrfunduar sezoni, ndėrkohė qė dy ndeshjet e fundit kundėr Gjermanisė dhe Anglisė, iu lanė nė dorė mesfushorit tė shkėlqyer Sulejman Demollari, tashmė 37 vjeēar dhe vetėm me njė pėrvojė skolastike nė fushėn e trajnimit.
Ardhja nė dhjetor nė Tiranė e ish mesfushorit tė famshėm tė Italisė Giuseppe Dossena, shtoi zėrat se kombėtarja shqiptare mė nė fund do tė kishte maturinė dhe pėrvojėn e njė trajneri tė huaj, diēka qė mbetet ende pėr t'u provuar e vėrtetė nė vitin e ri qė po vjen.
Viti i Ivanisheviēit G Day: Ivanisheviē hyn nga dera e pasme dhe doli kampion nė moshėn 29 vjeēare Nė servisin e katėrt pėr fitoren, nė finalen e tij tė katėrt, topi kthehet nė rrjet dhe ai rrėzohet nė tokė. Ishte ky momenti kur Goran Ivanisheviē "sallaksi" simpatik nga Spliti ja arriti mė nė fund t'i bashkohej klubit ekskluziv tė kampionėve tė Gran Slemit. Mė nė fund ai u bė fitues i Uimbėlldonit nė moshėn 29 vjecare. Ishte kjo njė ėndėrr e bėrė realitet pėr kroatin Goran Ivanisheviē, -- njeriu qė bota mendonte se kishte humbur shansin tė fitonte ndonjėherė Uimbėldonin. Ai kishte qėnė nė finale tre herė mė parė, duke humbur nė tė trija herėt.
Futja e tij kėtė radhė nė kampionat nuk u bė me procedurė tė rregullt, por vendosmėria e tij triumfoi kur ai mundi australianin Pat Rafter nė pesė sete nė finale dhe kur ngriti me duart e tij trofeun qe e kishte ėndėrruar aq shumė. "Kjo ėshtė ėndrra mė e madhe. tė gjitha lutjet e mija... gjithmonė ėndrroja tė fitoja kėtu. Tre herė dėshtova dhe nuk prisja tė mė vinte njė shans tjetėr.
Dhe tani derisa tė vdes unė do tė jem fitues i Uimbėlldonit, jo mė vetėm i dyti. Gjithmonė kam qėnė i dyti, i dyti, i dyti, por tani fitova dhe kjo ėshtė gjėja mė e shtrenjtė e jetės time", tha Ivanisheviē, pasi mori trofeun e artė, nga duart e Dukeshės sė Kentit.
Nė garat pėr femra ndėrkohė, njė tjetėr fabulė interesante kishte protagoniste amerikanen Xhenifer Kapriati, dikur fėmija i pėrkėdhelur i tenisit, por e rrėzuar prej drogės dhe avuzimeve nga froni i lavdisė, tani ajo po realizonte njė rikthim spektakolar nė rrethet ndėrkombėtare, pasi mundi nė openin australian Martina Hingis.
Mė vonė ajo nėnvizoi edhe mė faktin se ishte kthyer fort nė fushėn e tenisit, pasi mundi nė finalen e Roland Garrosit, nė Paris, belgen Kim Kliijsters.
Kolegia amerikane Vinus Williams fitoi Uimbėldonin dhe turneun amerikan, por historia kryesore e tenisit pėr femra, ishte pa dyshim Kapriati.
2001: i paharrueshėm pėr Xhons dhe Ljuis
Por nėse shoku kishte tendenca fituese nė tenis, nė atletikė dhe boks, shoku shoqėroi humbje historike.
Nė kampionatin botėror tė Atletikės nė Edmonton tė Kanadasė, njė prej atleteve mė tė mira amerikania Marion Xhons, humbi nė 100 metra pėr herė tė parė nė katėr vjet dhe 43 gara finale rresht.
Dhe sfiduesja e saj ishte ukrainasja Zhana Pintuseviē Blok me kohėn dhjetė pikė dy sekonda.
Njė performancė e shkėlqyer qė bėri qė Marion Xhons tė dėshtojė nė pėrpjekjet pėr njė titull tė tretė botėror..
Njė tjetėr humbje shokante u regjistrua nė ringun e boksit kur kampioni i botės pėr peshat e rėnda britaniku Lenoks Ljuis papritur humbi titujt e WBC dhe IBF, ndaj njė amerikani pak tė njohur deri atėherė Hasim Rrahman.
I pamundur nė gjashtė vjet, Ljuis u rrėzua pėrtokė nga grushti i djathtė i Rrahman nė fund tė raundit tė pestė nė Johanesburg tė Afrikės sė Jugut.
Megjithatė nė nėntor Ljuis riafirmoi veten dhe nė njė rindeshje me Rrahman, provoi tė gjithė gabim, duke i rikthyer vetes tė gjitha trofetė e humbura.
Sport, drogė & korrupsion Edhe kėtė vit nuk munguan akuzat pėr papastėrti nė sport. Pas atyre pėr korrupsion nė kriket, dy kampionė olimpikė veteranė, Carl Lewis, dhe notari Mark Spitz, akuzuan sportistė pėr marrje droge.
Carl Lewis Mendoj se tani gjėrat janė pėrkeqėsuar qė nga koha kur e lashė unė sportin. Dhe nuk shoh ndonjė pėrpjekje nga ana e autoriteteve tė sportit pėr ta ndaluar.Unė e kam thėnė publikisht se Federata Ndėkrombėtare Amatore e Atletikės dhe ajo amerikane po pėrpiqen t'i mbulojnė gjėrat. Nuk ka asnjė devocion dhe vullnet nga kėto federata pėr tė ndaluar problemin e drogės.
Mark Spitz Unė mendoj se KON-i (Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar) nuk ka asnjė interes qė tė ndalojė atletėt tė mos pėrdorin substanca qė rrisin performancėn sportive artificialisht.
Kjo sepse nėse kampionėt qė kanė fituar medaljet e arta duke marrė drogė, kapen dhe zbulohen, kjo ul reputacionin dhe rėndėsinė e evenimenteve dhe sponsorėt largohen me vrap se bashku me paratė e tyre.
Ngjarjet nė fushėn e futbollit vunė pikėpyetje tė mėdha, kur tabloidet britanike, kryesisht The Sun, ja arriti te fitonte apelin nė njė gjyq qė mė parė e kishte humbur, duke i paguar si dėmshpėrblim 125 mijė dollarė, ish portierit tė Liverpulit dhe Zimbabvesė Bruus Grobelaar.
Gazeta The Sun kishte pretenduar se Grobelaar ishte i pėrfshirė nė shitje ndeshjesh.
Futbolli gjithashtu pėrjetoi tragjedi, kur me pak javė diferencė nga dy ngjarje, 170 vetė vdiqėn nė dy stadiume, Afrikė e Jugut dhe Gana.
Shefi egzekutiv i Federatės Jugafrikane tė Futbollit akuzoi FIFAn se po nxitohej nė vlerėsimet e saj pėr ngjarjen duke mos lėnė vendin tė jetonte zinė qė e kishte kllaposur.
... Por sporti pati dhe suksese Por brenda fushės sė blertė futbolli afrikan shėnoi suksese. Sulmuesi Egjiptian Hosam Hasan shėnoi njė rekord tė ri botėror kur ai u shndėrrua nė futbollistin me mė shumė ndeshje me kombėtaren e tij 151 pėrfaqėsime.
Pesė skuadra afrikan u kualifkuan pėr nė finalen e botėrorit 2002 nė Kore dhe Japoni.
Lojtari nga Gana, Jakuba Abubokari qė luan pėr Ajaksin e Amsterdamit, u votua si lojtari i vitit pėr tė rinj nga revista prestigjiozė World Soccer.
Kėtu nė Angli Premierliga u fitua edhe kėtė vit nga Manchester United, por lavdėrimėt mė tė mėdha i shkuan Liverpulit, qė fitoi kupėn Uorthington, atė tė Federatės, si dhe kupėn Uefa kundėr Alavesit, pas njė dueli dramatik me shumė gola (pesė me katėr nė kohė shtesė dhe Golden Goal).
Futbolli europian pėrjetoi edhe shitjen nė korrik tė Zinedin Zidan, pėr njė kontratė katėr vjeēare me Real Madrid, pasi gjigantėt spanjollė i paguan 70 milion dollarė Juventusit.
Nė Golf, Tiger Woods bėri histori, si njeriu qė pėr herė tė parė fitoi katėr titujt kryesore tė vitit, pas triumfit nė Augusta tė shtetit tė Xhorxhas, pėr herėt ė dytė nė karrierėn e tij.
Piloti i Formulės Njė Majkėll Shumaker shėnoi gjithashtu njė rekord botėror pas 52 fitoresh nė shtator.
Kjo kur ai u shpall kampion pėr herė tė katėrt, katėr gara para mbarimit.
Automobilizmi regjistroi edhe tragjedi si vdekja e pilotit me pėrvojė Reihardt nė garėn Nascar, apo aksidenti i rėndė i Aleks Zanardit nė Formula 3, ēka bėri qė atij t'i priten tė dyja kėmbėt dhe jeta ti vihej seriozisht nė rrezik pėr javė tė tėra.
Sporti pas 11 shtatorit Ngjarjet e 11 shtatorit nė Amerikė sollėn pezullimin e shumė aktiviteteve sportive, Kupa Rajder nė golf, u shty pėr njė vit, Major League nė Bezjbollin Amerikan u pezullua, UEFA shtyu tetė ndeshje tė Champions League.
Por mes zisė dhe trishtimit, ishte pikėrisht sporti qė solli pak rreze shprese. Ndėrsa Shtetet e Bashkuara planifikonin kundėrpėrgjigjen, skuadra afgane e kriketit, qė ndeshjet i zhvillonte nė njė stadium qė talibanėt e kishin kthyer nė vend egzekutimesh, mori aventurėn e rrezikshme tė kalonte kufirin nė zonėn e Kajber Pasit, pėr tė zhvilluar njė ndeshje tė rrallė nė Pakistan. Skuadra me pėrbėrje studentėsh, si dhe njė shitėsh qilimash si dhe dyqanxhinj, luajtėn kriket perballė 300 tifozėve kryesisht refugjatė nė Peshauar. Pėr shumė rezultati nuk pati rėndėsi. ndeshja po.
Nėqoftėse nuk ėshtė pėrmėndur diēka qė ka qėnė e rėndesishme ju lutem postoini kėtu.
|
|
|
|