Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E liga vjen nga s'e pandeh
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.

Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920. Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.

Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
Elita :: Komandant Shpendi dhe karriera e tij
Postuar nga: Skampa

Elita Duke vlerėsuar artikujt e shkeqyer tė “Gazetės Shqiptare” ne faqet 12-13 te saj, me poshte jepet pėrmbledhja per deshmorin Skerdi Llagami i quajtur Komand “Shpendi”.

KOMANDANT SHPENDI DHE KARRIERA E TIJ

Skerd Llagami u lind mė 31 Tetor 1969 nė qytetin e Tiranės dhe ishte fėmija i parė i Bardhyl Llagamit, i cili rrjedh nga njė familje qytetare tiranase tė paktėn qė prej 300 e sa vjetėsh. Skerdi nuk e la pas asnjėherė pasionin e tij te tė ushtruarit me sport dhe fiziku i tij u bė shkak qė nė vitin 1997, atė e morėn si efektiv tė Forcave Speciale (BRISKU) tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Ajo punė qė kishte Skerdi e bėri atė tė papranishėm nė shtėpi e tij e cila kishte mall pėr ta parė. Kjo gjė vazhdoi deri nė Marsin e vitit 1999, kur ai iku pėrgjithmonė nga shtėpia dhe nuk u kthye mė.

Skerdi askujt nuk i tregoi kur iku pėr tė luftuar nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirmitare tė Kosovės. Ai e dinte se nuk do ta linin qė tė ikte nga shtėpia, pasi e kishin djalė tė vetėm. Skerdi ishte njė tip shumė i dhembshur dhe tepėr i ndjeshėm. Ai prekej menjėherė nga vuajtjet dhe mjerimi i tė tjerėve tė cilat nuk i duronte dot. Kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore qė ai iku nga shtėpia, pikėrisht nė atė kohė kur ushtria e Millosheviēit nisi shpėrnguljen masive tė kosovarėve nga vatrat e tyre dhe tė gjitha ekranet e televizioneve u mbushėn me tablo rrėnqethėse tė masakrave serbe ndaj popullsisė sė pafajshme tė Kosovės. Kaluan muaj dhe shtepia e tij pėrsėri nuk kishte ndonjė lajm pėr fatin e tij deri nė 13 Nėntor 1999, kur nga njė gazetė tė pėrditėshme u mėsua vėndndodhja e tij. Nė atė gazetė ishte botuar njė intervistė me njė djalė tė ri nga Shqipėria, i quajtur Dritan Dyrmishi, i cili nė atė kohė luftonte si Komandant Batalioni nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Nė njė nga pyetjet qė i bėhej nga gazetari, se kush ishin shqiptarėt e tjerė qė luftonin bashkė me tė nė Kosovė, ai i pėrgjigjej: "Skerdi Llagami, komandanti i batalionit qė gjendet atje ku vdekja ėshtė mė e sigurtė". Nė rradhėt e Ushtrisė Ēlirmtare tė Kosovės, ku kishin shkuar pėr tė luftuar edhe shumė tė rinj tė tjerė nga Shqipėria, Skerdi Llagami u bė shumė shpejt tepėr i njohur. Pėr guximin, trimėrinė dhe shpirtin e tij luftarak qė ai kishte treguar nė tė gjitha betejat ku kishte marrė pjesė nė zonėn e Rrafshit tė Dukagjinit, ai ishte caktuar si komandant batalioni nė njė nga njėsitė ushtarake qė vepronin nė atė krahinė.

Lufta nė Kosovė kishte mbaruar e ai nuk po kthehej nė shtėpi. Ky ankth u shua aty nga Shkurti i vitit 2001, kur Skerdi telefoni nga Lugina e Preshėvės, ku ai kishte shkuar pas mbarimit tė Luftės nė Kosovė. Ndėrmjet atyre pak fjalėve qė ai I tha shtepise ishin: ‘Mos u mėrzisni, se unė do tė kthehem njė ditė aty nė Tiranė. Por sapo tė mbaroj disa punė tė vogla, sepse kėtu problemet akoma nuk kanė mbaruar’.

Por edhe pas mbarimit tė Luftės nė Luginėn e Preshėvės, 33-vjeēari Skerdi Llagami nga Tirana, i njohur me pseudonimin "Komandant Shpendi", i cili kishte bėrė emėr tė madh nė rradhėt e UĒK, nuk kishte vendosur tė kthehej pranė familjes nė shtėpinė e tij. Ai ishte vendosur nė malet e Sharrit
mbi Tetovė ku sapo ishte krijuar Ushtria Ēlirimtare Kombėtare e shqiptarėve tė Maqedonisė. Nisur nga e kaluara e tij nė rradhėt e UĒK nė Kosovė dhe Preshevė, Skerdin e caktuan me detyrėn e komandantit tė njė njėsie speciale. Nė rradhėt e asaj njėsie ai mori pjesė nė disa luftime deri mė 29 Qershor 2001, kur ra duke luftuar heroikisht nė fshatin Begovė afėr Tetovės. Pas vrasjes sė Skerdit, njėsia speciale qė komandohej prej tij u pagėzua me emrin "Shpendi", duke marrė pseudonimin qė i kishin vėnė atij qė nga koha kur luftonte nė rradhėt e UĒK nė Rrafshin e Dukagjinit. Skerdi u varros me nderime tė mėdha nga tė gjithė shokėt e tij tė Luftės.

Pas marrjes sė atij lajmi, I ati I Skerdit u nis pėr nė Kosovė ku ai u prit me nderime tė mėdha nga ish-komandante brigade nė UĒK, bashkėluftėtarėt e djalit tė tij dhe nga Kryetari i Bashkisė sė Gjakovės, cili pasi e shetiti atė nė tė gjitha vėndet ku kishte luftuar i biri, e quajti Skerdin: "Heroi i Gjakovės". Mė pas I jati I Skerdit shkoi ne Maqedoni ku prit me nderime edhe nga Shtabi i UĒK ne Mal te Sharrit.


O bir!
Ē'e gjeti, ē'e gjeti shtėpinė pėrdhese
Mbahej e zeza me ca fije shprese
E mbėshtolli nata
Nata dhe mandata
U ku ku'!
Si e more vesh, se tė desha unė
Erdhi hija jote, vetė kishe punė
Hije nazelie
Bėrthama kajsie
Syt'e tu.
Ti na pe ngadalė, ngadal' e ngadalė
Heshtja jote ishte muhabet i gjallė
Na shkrive tė dyve
O drita e syve
Me lot!
Varur nė mur, shqiponja dhe ti
Dje ishe djalė, sot fotografi
Ditėn tė vėshtrojmė
Natėn tė lotojmė
O bir!
Pėrmbi varrin tėnd bora qė ka rėnė
Kalė do tė bėhet, fjalėn na ke dhėnė
Merri tė dy botėt
Me vehte dhe lotėt
Zinxhir.
Djalė nė Tiranė, burrė nė
Gjakovė
Trimi nė Preshevė bie nė Tetovė
Ngrihu bir nga varri
Shko tek lapidari
Nėna Shqipėri.
Do tė vinė djemtė, vajzat
lulekuqe
Pleqtė flokė borė edhe dy
burbuqe
Se tė deshėn shumė
O deti me shkumė
Rri i qetė, fli!
Kishe emėr mbreti, ca fije argjendi
Kalove ylberin, more emrin "Shpendi"
Lulet janė strukur
Skerdilaid i bukur
Dhimbsurisht.
O ti qiell i pa anė, o ti qiell!
Dhe ti hėnėzė e prerė, dhe ti diell!
Si s'na thatė asnjė fjalė
Kur na ra ai djalė
Trimėrisht.
Varri atje lart, pranė njė xhamie
Malet rreth e rrotull, tokė
Shqipėrie!
Arratisen lotėt
Dhe betohen shokėt
Pėr LIRI!
Ti njeri, a ē'je ti, qė qėllove
Komandantin dhe shqiponjėn dykrenore
Mos kujto se i ke fikur
Trimat bien pėr tu ngritur
Pėrsėri!

Nga Bardhyl Llagami, i ati



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.