Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E lirė ėshtė kripa nė Durrės, po e ngre qiraja udhės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 115 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.

Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920. Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.

Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
Demokraci :: SHBA: Respektoni te drejtat e njeriut
Postuar nga: Albo

Demokraci Publikohet raporti vjetor i Departamentit te Shtetit te SHBA per te Drejtat e Njeriut. Nje raport prej 20 faqesh ku terhiqet vemendja e qeverise shqiptare per respektimin e plote te te drejtave te qytetareve. "Paraqitja e qeverise ne fushen e te drejtave te njeriut mbeti i dobet ne shume aspekte". Kritika per trajtimin e shtetasve nga policia, nivelin e korrupsionit ne gjykata dhe presionin politik ndaj shtypit.

Departamenti amerikan i Shtetit i terheq vemendjen qeverise shqiptare per respektimin e plote te te drejtave te njeriut, ndonese njihen disa perparime ne kete drejtim. Ne raportin e Departamentit te Shtetit per te Drejtat e Njeriut per vitin 2002 thuhet se "paraqitja e qeverise ne fushen e te drejtave te njeriut mbeti e dobet ne shume aspekte". Ne 20 faqe raporti jep vleresime per raspektimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi, te integritetit te personit, lirise se shprehjes dhe shtypit, lirise se fese, grumbullimeve paqesore dhe grupimeve, trajtimit te grave, te femijeve dhe minoriteteve. Raporti njeh permiresimet ne pak fusha, por, nenvizon ai, mbeten ende probleme serioze ne respektimin e te drejtave te njeriut, kryesisht ne marredheniet e policise me qytetaret, niveli i korrupsionit dhe rrushfeteve ne gjykata, abuzimi me minorenet, diskriminimi i grave, mosrespektimin e pakices rome etj. Si problem me serioz raportohet sjellja e policise ndaj qytetareve dhe rastet e dhunes policore gjate vitit te kaluar. "Policia rrahu dhe abuzoi te dyshuar, te ndaluar dhe te burgosur. Ajo arbitrarisht arrestoi dhe ndaloi persona dhe ndalimi i zgjatur para gjyqit ishte nje problem. Dega gjyqesore ishte joeficiente, e prekur nga korrupsioni dhe presioni i deges ekzekutive mbi gjyqesorin mbeti problem.", thuhet ne raport. Duke vene ne dukje se qeveria me raste shkeli te drejtat e nenshtetasve per intimitet. Kushtetuta i ndalon veprime te tilla dhe Kodi Penal e ben perdorimin e tortures nje krim te ndeshkueshem deri ne 20 vjet burgim, vazhdohet me tej, megjithate, policia me raste "rrahu dhe torturoi te dyshuarit". Sipas raportit, grupet kryesore te te drejtave te njeriut - Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Qendra Shqiptare per te Drejtat e Njeriut - vazhduan te raportonin se forcat policore ne mbare vendin perdoren torturen dhe trajtimin jonjerezor apo te tepruar, por numri i rasteve ra gjate vitit. Sipas tyre, shumica e keqtrajtimeve ndodhi ne kohen e arrestimit apo ndalimit fillestar dhe policia keqtrajtoi fizikisht minorenet e ndaluar. Nderkohe raporti nenvizon se nuk pati raste te konfirmuara vrasjesh politike prej qeverise apo agjenteve te saj. Ndersa nderhyrja politike ne media mbeti problem. "Te pakten ne nje rast, nje politikan ishte i lidhur me nje kercenim kunder nje gazetari", thuhet ne konstatimet e Departamentit amerikan te Shtetit. Porblem paraqesin, sipas raportit, edhe kushtet e burgjeve te cilat mbeten te keqija. "Kushtet e burgjeve mbeten te keqia dhe tejmbushja mbeti ne problem serioz. Mungesa e hapesires ne burgje coi ne mbajtjen e krimineleve te denuar ne zonat e paraburgimit ne vend te burgjeve, duke shkaktuar probleme serioze sigurie per forcat e policise. Ne qendrat e ndalimit te policisie, grate hera-heres mbaheshin bashke me burrat", citohet ne te. Duke iu referuar te dhenave zyrtare nga Ministria e Rendit Publik, ne fund te vitit, 272 te burgosur te denuar mbaheshin ne qendra te paraburgimit policor ne vend qe te kryenin denimet e tyre ne burgje, ndersa te tjere te denuar ishin midis 325 personat e mbajtur ne kushte paraburgimi nga Ministria e Drejtesise. Ketyre problemeve raporti i shton edhe eleminimin e individeve, kryesisht per gjakmarrje.

S.P


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.