|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė ēdo ditė ka njė dėshirė tjetėr, asnjėherė nuk arrin ta plotėsojė dėshirėn e tij .
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave: Shqipėria nuk po lufton sa duhet korrupsionin dhe trafiqet
Ardita Simiēia
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nxori ditėt e fundit raportin e tij tė pėrvitshėm pėr gjendjen nė Shqipėri ku paralajmėron se nė vend vazhdojnė probleme tė thella ekonomike dhe shoqėrore qė vėnė nė rrezik procesin politik. Nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės, Drejtori i organizatės, Mark Schneider, thekson se duhet punuar mė seriozisht pėr vendosjen e shtetit ligjor dhe pėr tė luftuar kundėr korrupsionit, nė mėnyrė qė tu hapet rruga reformave pėr integrimin e vendit nė strukturat evropiane.
Zėri i Amerikės: Zoti Schneider, cilat janė disa nga problemet qė u renditėn nė raportin vjetor tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave?
Mark Schneider: Grupi Ndėrkombėtar i Krizave pėrgatiti njė raport vjetor mbi gjendjen politike dhe ekonomike nė Shqipėri dhe arriti nė pėrfundimin se fatkeqėsisht, pėrsėri procesi politik ėshtė nė rrezik krize, ndėrkohė qė shkallėzohen tensionet ndėrmjet dy partive politike, veēanėrisht duke iu afruar zgjedhjeve vendore tė tetorit. Njė ndėr temat kryesore nė raport ėshtė gjithashtu paaftėsia pėr tė zgjidhur nga njėra anė ēėshtje qė lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe nga ana tjetėr me varfėrinė, veēanėrisht nė zonat veriore tė vendit.
Zėri i Amerikės: Pėrse mendoni se vazhdojnė kėto probleme? A ėshtė kjo rrjedhojė e mosangazhimit tė mjaftueshėm tė autoriteteve, lidhjeve qė mendohet se ekzistojnė ndėrmjet Tiranės zyrtare dhe krimit apo ndoshta ėshtė mungesa e institucioneve, kapaciteteve tė nevojshme pėr tė luftuar kėto probleme?
Mark Schneider: Pėr fat tė keq, gjendja ėshtė rezultat i tė tre kėtyre faktorėve. Ky ėshtė objektivi mė i vėshtirė: vendosja e shtetit ligjor, sistemit tė pavarur gjyqėsor, e njė sistemi politik tė pavarur nga rryshfetet dhe korrupsioni. Ky ėshtė njė problem qė ekziston nė tė gjithė botėn dhe vazhdon tė jetė problem nė Shqipėri, qoftė nė drejtim tė ndėrtimit tė institucioneve ashtu edhe nė drejtim tė lidhjes ndėrmjet politikės dhe krimit. Ka njerėz qė janė angazhuar nė zgjidhjen e kėtij problemi, por nuk po bėhet sa duhet.
Zėri i Amerikės: Nė raport ju vini nė dukje se njė ndėr pengesat pėr luftimin e kėtyre problemeve ėshtė mentaliteti i klasės politike. Ēfarė reformash institucionale prisni nga Tirana zyrtare nė kėtė drejtim?
Mark Schneider: Mendoj se emėrimet mbi baza meritash do tė ishin njė fillim i mirė. Njė tjetėr drejtim ėshtė gjetja e mėnyrave pėr tė pėrmbushur interesat kombėtare, dhe jo thjesht interesat individuale apo partiake, si dhe gjetja e mėnyrave pėr tė realizuar reforma qė do ta ēojnė vendin drejt integrimit nė strukturat evropiane. Pa dyshim, Shqipėria kėrkon tė realizohet sa mė shpejt Marrėveshja e Asocim Stabilizimin me Bashkimin Evropian. Pėr kėtė kėrkohen reforma institucionale qė nuk janė pėrmbushur akoma. Njė ndėr zhvillimet shumė shqetėsuese ėshtė konfrontimi me mjetet e pavarura tė shtypit. Shpresoj se kjo ēėshtje do tė trajtohet nė kuadėr tė aspiratave tė Shqipėrisė pėr tė arritur marrėveshje me Bashkimin Evropian. Pėr kėtė kėrkohet respektimi dhe liria e shtypit.
Zėri i Amerikės: Zoti Schneider, tė ndalemi pak mė gjatė te problemi i medias. Si mendoni se ka ndikuar kjo fushatė konfrontimesh nga qeveria me median nė bėrjen publike tė tė metave tė qeverisė nė zgjidhjen e kėtyre problemeve?
Mark Schneider: Nė raport pėrmendet raste kur mjetet e pavarura tė shtypit u nėnshtrohen hetimeve financiare nga autoritetet shtetėrore. Kjo krijon presion mbi ta si biznese dhe i pėrcjell njė mesazh sektorit privat qė kėto mjete shtypi nuk shihen me sy tė mirė nga qeveria nė mėnyrė qė bizneset tė mos i shfrytėzojnė pėr reklama. Kjo shton presionin financiar dhe sjell si rezultat pakėsimin e kritikave qė duhet tė jenė tė pranishme nė njė shoqėri demokratike.
Zėri i Amerikės: Cilat janė disa nga objektivat afat-shkurtėra qė prisni tė pėrmbushen nga autoritetet, tė cilat mundsėsisht ti shihni tė zgjidhura nė pėrgatitjen e raportit vjetor vitin e ardhshėm.
Mark Schneider: Ne renditėm njė numėr rekomandimesh pėr pakėsimin e varfėrisė nė zonat veriore, ngritjen e njė agjencie pėr zhvillim rajon, e cila tė jetė nė gjendje tė kanalizojė ndihmat drejtpėrdrejtė nė kėto zona tė varfra veriore, forcimin e institucioneve nė kėto zona, forcimin e sistemit arsimor dhe atij shėndetsor dhe pėrmirėsimin e infrastrukturės. Mendoj se ėshtė pozitiv fillimi i regjistrimit tė pakicave, sidomos nė prag tė zgjedhjeve tė ardhshme, nė mėnyrė qė kėtyre grupeve tu krijohen kushtet pėr pėrfaqėsim tė plotė. //ad//
Zeri i Amerikes
|
|
|
|