|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ne literature, menyra me e mire per te pasur te drejte, eshte te jesh i vdekur.
--- Hugo
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Universiteti Shteteror i Wayne, ne Michigan, ShBA, nje nga tre universitetet me te medha ne Shtetet e Bashkuara, me gati 40 mije studente, shtoi kete vit ne programin e pergjithshem akademik, klase per gjuhen shqipe.
Komuniteti shqiptar ne Michigan, vjen i dyti ne madhesi pas komunitetit shqiptar ne New York me gati 100,000 shqiptare (kjo shifer akoma jo zyrtare).
Tani te gjithe keta shqiptare kane mundesine tu mesojne shqip, femijeve shqiptare te lindur ne amerike. Wayne State University (Universiteti Shteteror i Wayne) do jete universiteti i pare ne Amerike i cili do prezantoje nje program dhe klase te tille e cila do filloje gjate simestrit te vjeshtes 2003.
Gati 24 letra dhe urime, nga organizatat shqiptare ne ShBA ju derguan Kenneth Walters, shef katedre per departamentin e Greqishtes dhe Latinishtes ne Universitetin e Waynes.
"Ajo cfare eshte e rendesishme per kete shtim te ri ne programin tone akademik" - thote Walters - "eshte fakti se kjo ide do te mbeshtese dhe mbaje gjalle diversitetin fetar, gjuhesor dhe kulturor per te gjithe trevat e Shqiperise".
Nismetari i kesaj ideje ishte zoti Nua Gjelaj, ish nxenes i Wayne State University dhe tani zevendes mesues per departin e historise, po tek ky universitet. Grupi "Malsia e Madhe" si dhe "Organizata e studenteve Shqiptaro-Amerikane" ne Wayne State University ndihmuan gjithashtu me anen financjare te ketij projekti.
-----
Klasat e gjuhes shqipe ne universitetet amerikane jane vleresimi me i madh dhe me i rendesishem qe mund ti behet gjuhes shqipe, Shqiperise dhe ne si studente, ne toke te huaj. Pershendes dhe falenderoj ne emer te safit te Albasoul.com dhe ForumitShqiptar.com ata qe mundesuan kete projekt si dhe gjithe studentet shqiptare neper bote.
Fioralba K.
p.s. Per me shume informacione rreth kesaj klase mund ti telefonini departamentit klasik ne numrin (313) 577-3032
|
|
|
|