Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Pjesa me e madhe e femrave te ndershme jane thesare te fshehura, qe jane te sigurta vetem se nuk i kerkojne.
--- La Rochefoucauld

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Pėr besimet nė Shqipėri
Postuar nga: Albo

Feja Deklaratė e Klubit 2002

Tradita e tolerancės dhe bashkėjetesės fetare ėshtė njė vlerė e padiskutueshme e shoqėrisė shqiptare, tė cilėn me krenari mund t’ia tregojmė Europės nė rrugėn tonė drejt integrimit. Por duhet tė kemi kujdes, pasi toleranca fetare s’ėshtė ndonjė koncept i pėrhershėm abstrakt, pėrkundrazi, ėshtė njė realitet i formuar historikisht, qė ka nevojė pėr vėmendje tė vazhdueshme. Pikėrisht kjo ėshte arsyeja qė ne shfaqim shqetėsimin tonė pėr disa dukuri tė fanatizmit fetar qė janė vėnė re kohėt e fundit, tė cilat edhe duke qenė shfaqje anėsore, mund tė bėhen problematike, po tė kemi parasysh ēoroditjen e pėrgjithshme dhe varfėrinė qė vazhdon tė karakterizojė shoqėrinė shqiptare.
Duke patur parasysh se:
- shoqėria shqiptare, e sidomos rinia, vazhdon tė vuajnė tronditjet dhe kaosin e pėrgjithshėm qė karakterizoi tranzicionin shqiptar;
- pesėdhjetė vjet tė ateizmit tė imponuar lanė pas njė zbrazėti, qė krijon njė terren tė favorshėm pėr spekulime e abuzime;
- shteti, e nė pėrgjithėsi elitat tona politike e intelektuale, kanė dėshmuar dekadėn e fundit njė mungesė tė plotė vėmendjeje ndaj problematikės sė feve;
- pėr njė vend si Shqipėria, ruajtja me kėmbėngulje e karakterit laik tė shtetit dhe shoqėrisė, ku feja tė jetė e ndarė qartėsisht nga jeta publike, pėrbėn njė domosdoshmėri pėr ruajtjen e unitetit kombėtar;
- ēėshtja fetare, pikėrisht pėr potencialin pėrēarės qė mund tė ketė nė njė vend shumėbesimėsh si Shqipėria, duhet trajtuar me vėmendjen mė tė madhe;
- gjatė gjithė periudhės sė tranzicionit, vendi ynė ėshtė kthyer nė njė terren kompeticioni pėr turlilloj misionarėsh e sektesh tė huaja, tė cilėt jo rrallė shfaqen si pėrēues vizionesh dhe praktikash ekstremiste, e tė cilėve u ėshtė lėnė liri e plotė tė veprojnė, tė hapin shkolla, tė marrin nėn kontroll jetimoret, tė spekulojnė me varfėrinė e nevojat e njerėzve, pėr tė rrėnjosur kėshtu nėpėrmjet subvencioneve vizionin e tyre pėr fenė e pėr botėn;
- futja e elementeve tė fanatizmit fetar, apo instrumentalizimi i fesė pėr qėllime tė tjera veē atyre tė besimit individual fetar, mund tė sjellė pasoja mjaft tė dėmshme pėr tė ardhmen e vendit;
- sot nė Shqipėri, veē besimtarėve tė feve kryesore, janė jo tė paktė ata qė s’e identifikojnė veten me asnjė nga fetė.

Kėmbėngulim qė shteti shqiptar:
- Tė ndėrtojė sa mė shpejt njė politikė tė qartė e tė pėrgjegjshme, si dhe tė hartojė njė ligj qė do tė rregullonte veprimtarinė e institucioneve fetare dhe marrėdhėniet e fesė me shtetin e me shoqėrinė, duke u bazuar nė traditėn e trashėguar qė nga krijimi i shtetit tonė, si dhe nė pėrputhje me normat e njohura ndėrkombėtare;
- tė marrė sa mė shpejt pėrgjegjėsitė e tij pėr krijimin e mundėsive qė bashkėsitė fetare dhe institucionet e tyre pėrfaqėsuese tė bėhen realisht tė pavarura, duke iu kthyer atyre pronat e trashėguara;
- tė ketė njė politikė tė pėrgjegjshme ndaj atyre misionarėve, tė cilėt nėn petkun e lloj-lloj organizatave fetare, bamirėse apo kulturore gėlojnė prej vitesh nė vendin tonė, pėr tė rregulluar e mbikėqyrur kėshtu veprimtarinė e tyre;
- tė ketė njė politikė tė pėrgjegjshme pėr shkollat fetare, qė janė shumėfishuar nė mbarė vendin, pėr tė mos lejuar qė ato tė shndėrrohen nė burime tė indoktrinimit me fanatizėm;
- t’i japė fund ambiguitetit tė tij tė zgjatur e tė fillojė rishqyrtimin e pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike, e cila ka nė themel tė saj identitetin fetar tė shteteve, gjė qė bie nė kundėrshtim me karakterin shumėbesimėsh e laik tė shtetit shqiptar, tė shpallur qysh me formimin e tij;
- tė bėjė detyrėn e tij pėr t’i pėrēuar botės realitetin e Shqipėrisė nė aspektin fetar, pėr tė mos lejuar spekulimet qė bėhen nė kėtė drejtim.

Dėshirojmė tė tėrheqim vėmendjen e bashkėsive fetare:
- Qė tė vazhdojnė tė mbeten njė faktor ndihmės pėr forcimin e vėllazėrimit kombėtar mes shqiptarėve tė ēdo besimi, si dhe njė faktor qė ndihmon integrimin e vendit nė Europė;
- pėr nevojėn e kundėrshtimit tė vendosur tė ēdo elementi dhe shfaqjeje qė cėnon tolerancėn, bashkėkzistencėn dhe traditėn tonė nė fushėn e fesė;
- pėr nevojėn e kundėrshtimit tė ēdo shmangieje nga tradita dhe tė ēdo pėrpjekjeje pėr rrėnjosjen e vizioneve dhe praktikave qė bien ndesh me frymėn tolerante tė shoqėrisė sonė;
- pėr nevojėn e njė mesazhi tė qartė qė feja, si njė nevojė shpirtėrore e njeriut dhe e bashkėsisė, duhet tė mbetet nė sferėn private tė jetės;
- pėr nevojėn e transparencės sė subvencioneve dhe kundėrshtimin e vendosur tė pėrdorimit tė tyre pėr imponimin e vizioneve dhe praktikave tė huaja pėr realitetin shqiptar.

Dėshirojmė tė tėrheqim vėmendjen e opinionit publik dhe tė medias
- Pėr respektimin e ndjenjave fetare tė ēdokujt, pėr aq sa kjo nuk cėnon interesat e harmonisė fetare, tė drejtat e liritė e tė tjerėve, rendin publik e sigurinė kombėtare;
- pėr t’u ndėrgjegjėsuar se toleranca dhe bashkėjetesa fetare ėshtė baza mbi tė cilėn ėshtė ngritur ideja kombėtare shqiptare;
- pėr tė kundėrshtuar ēdo pėrpjekje, qė synon ta ngrejė identitetin shqiptar mbi baza fetare, apo qė kėrkon tė lidhė imazhin e vendit me njėrėn apo tjetrėn fe;
- pėr domosdoshmėrinė e njė trajtimi tė pėrgjegjshėm dhe serioz tė temės fetare;
- pėr denoncimin e ēdo instrumentalizimi, si nė emėr tė islamit, ashtu dhe tė antiislamit; qė kurrsesi tė mos lejohet stigmatizimi i besimit islam, duke e identifikuar atė me dukuritė e intolerancės dhe radikalizimit qė shquajnė sot realitetin e disa vendeve tė Azisė dhe Afrikės.

Pėr Klubin 2002:

Ylljet ALIĒKA, Selim BELORTAJA, Ledio BIANKU, Andi BUSHATI, Arjana FULLANI,
Sabri GODO, Ēapajev GJOKUTAJ, Ardian KLOSI, Remzi LANI, Edmond LEKA, Piro MISHA, Mustafa NANO, Gėzim QENDRO, Genci RULI, Alfred SERREQI



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.