Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burrat e mbajne zemren ne seksin e tyre, grate e mbajne seksin ne zemren e tyre.
--- de Chazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Komisioni Shqiptar i Janinės
Nė 3 maj 1877 nėn kryesinė e atdhetarit Abdyl Frashėri u formua Komisioni Shqiptar i Janinės, si organ kombėtar, i cili shtroi kėrkesėn pėr bashkim tė krahinave tė banuara nga shqiptarėt nė njė vilajet tė vetėm pėr t'u krijuar premisat pėr njė administratė unike dhe njė komb tė vetėm.

Kanan Maze
Nė 3 maj 1936 u nda nga jeta Kanan Maze, Hero i Popullit. Ishte ushtarak dhe njė figurė e shquar, qė u vu nė shėrbim tė Qeverisė sė Vlorės nė 1912-n, mė pas mori pjesė nė revolucionin demokratik tė qershorit dhe u dallua pėr trimėri nė luftėn e Vlorės tė '20-s.

Vinēenco Vela
Nė 3 maj 1820 u lind skulptori italian Vinēenco Vela, krijimtaria e tė cilit ėshtė e lidhur me lindjen e realizmit nė skulpturėn italiane tė shekullit tė 19. Veprat mė tė mira tė tij janė: statuja "Vilhelm Tel", pėrmendorja e Spartakut, relievi "Viktimat e punės", etj.

Ilia Mjeēnikov
Nė 3 maj 1845 lindi Ilia Mjeēnikov, biolog i njohur rus, njėri nga themeluesit e Embriologjisė, Mikrobiologjisė dhe Imuniologjisė; shkencėtari qė zbuloi fenomenin e Fotosintezės, formuloi teorinė e imunitetit fagocitar dhe tė prejardhjes sė organizmave shumėqelizore. E pėr tė gjitha kėto u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Shendeti :: Pas vdekjes sė themeluesit tė psikiatrisė moderne
Postuar nga: Albo

Shendeti Pėrpara pak ditėsh ndėrroi jetė nė Paris Prof.Xhavit Gjata themeluesi i psikiatrisė moderne nė Shqipėri, njeriu qė pa mėdyshje mund tė konsiderohet si babai i psikiatrisė shqiptare, klinicist i shkėlqyer, mėsimdhėnės i talentuar, intervistues mendjemprehtė dhe diagnostikues i mrekullueshėm, njeriu qė kishte virtytin tė dėgjonte pacientin me “veshin e tretė “ dhe t’i pėrdorte njohuritė teorike si mjet pėr tė komunikuar nė brendėsi tė shpirtit dhe pėr tė deshifruar mendimet e bashkėbiseduesit.

Ai qė me aftėsi krijonte pėr pacientin njė ambient tė ngrohtė, tė besueshėm, ku fjalėt e mendimet rridhnin vetvetiu, ishte modest e me njė natyrė kreative tė pazakontė, i drejtpėrdrejtė, etik, ishte gazmor e transmetonte dukshėm menēurinė qė barte, cilėsi tė mendjeve tė njė kalibri tė rrallė dhe shkencėtarėve tė mirinformuar. Prof. Xhavit GJATA u lind me 1908 nė familjen e njė nėpunėsi tė administratės nė Korēė ku dhe mori edukimin deri nė pėrfundim tė Liceut Francez. Mė tej vazhdoi studimet pėr mjekėsi nė Paris deri nė 1933 pėr tė arritur e punuar si mjek nė Shqipėri, por pėr t’u rikthyer nė Paris, nė spitalin “Pitié Salpźtričre”, pėr t’u specializuar nė psikiatri. Aktiviteti prej mjeku psikiatėr nė Shqipėri lidhet si fillim kryesisht nė spitalin psikiatrik tė Vlorės, e mė pas si neuropsikiatėr nė spitalin e Tiranės ku dhe punoi si drejtuesi i parė i klinikės sė psikiatrisė prej krijimit mė 1948 dhe i katedrės sė neuropsikiatrisė prej themelimit tė Fakultetit tė Mjekėsisė mė 1952. Prof. Xhavit Gjata me urtėsi e largpamėsi, duke u mbėshtetur nė potencialin e tij intelektual dhe kulturėn profesionale perėndimore, u pėrpoq t’i japė psikiatrisė nė Shqipėri njė fizionomi tė pranueshme shkencore, veēanėrisht nė frymėn e psikiatrisė tė shkollės franceze. Natyrshėm dhe lehtėsisht arrinte tė futej nė skutat e fshehta tė mendimit tė pacientit psikik, dhe nė kėtė mėnyrė u shndėrrua nė modelin mė tė spikatur tė mėsuesit, pedagogut e shkencėtarit tė shquar pėr gjithė periudhėn 50-vjeēare tė aktivitetit tė tij. Fusha e tij e preferuar ishte depresioni dhe ērregullimet afektive, ku dhe kontributi pedagogjik, klinik e kėrkimor ėshtė mjaft i shquar, por kontributi i tij tejkalon barrierat e disiplinave tė thjeshta prej psikiatrisė biologjike, tek psikiatria ligjore, tek shkencat psikologjike e sociale dhe tek psikoterapia suportive, tė cilėn ndonėse ai nuk e pėrmendte si tė tillė pėr shkak tė kufizimeve tė kohės e aplikonte me aq mjeshtėri. Nė veprimtarinė e Prof. Gjatės gjendet fare qartė e pasqyruar rruga dhe zhvillimi i psikiatrisė nė Shqipėri; me emrin e tij janė tė lidhura anėt mė pozitive tė kėtij zhvillimi. Pa personalitetet kreative, tė afta tė mendojnė e tė gjykojnė nė mėnyrė tė pavarur, ėshtė i pamundur zhvillimi pėrpara i shoqėrisė, -thotė Albert Einstein. Mendjeēelėt nga natyra duket se nė personalitetin e tij u mishėruan karakteristikat thelbėsore tė njeriut kreativ: energjia e pashterur, interesat e gjera, tėrheqja ndaj kompleksitetit, pavarėsia e gjykimit, ndjesia e autonomisė, intuita e mprehtė, vetėbesimi dhe sė fundi perceptimi i vetvetes si njė person kreativ. Karakterisikat i jepnin Prof. Gjatės mundėsinė tė tejkalonte dhembjet e kohės ku psikiatria duhej konservuar brenda kafazit ideologjik, i jepnin mundėsinė qė tė pėrdorte si njė vlerė tė ēmuar, pikėrisht atė qė herė herė i konsiderohej si “dizavantazhi” i tij – formimi perėndimor. Gjithkush qė ka patur shansin tė punonte me tė ka patur nė tė njėjtėn kohė shansin tė vėrejė bezdinė e tij ndaj modeleve tė tė mėsuarit skematik, ndaj zgjidhjeve tė ēastit pa largpamėsi, ndaj stileve e qėndrimeve mbrojtėse apo stilit tė kontrollit personal ngritur mbi supozimin e tė diturit tė gjithshkaje, ka patur shansin tė ndiejė prioritetin qė i jepte tė menduarit kritik dhe harenė qė pėrēonte pėrballė eksplorimit tė ideve tė reja. Burrit me trupin e vogėl dhe forcėn e madhe tė shpirtit tė shoqėruar pėrherė me francezen e brishtė Ginette, zonjėn e menēur qė zgjodhi tė jetojė mes realitetit shqiptar pėr tė qėndruar pranė tij, i ndihet dhe sot, vazhdimisht, prezenca nė ambientet e spitalit dhe nė auditoret e studentėve me zėrin e qetė e urtėsinė qė buron prej librave tė shkruar, i ndihet nė korridoret e fakultetit pėr tė ndikuar nė pėrpunimin e politikave tė zhvillimit akademik e shkencor. Tradita jo domosdoshmėrisht i ofron vlera tė ardhmes. Ekzistenca e vlerave shpesh ėshtė fat. Prof. Gjata i dhuroi psikiatrisė dhe psikiatėrve nė Shqipėri mundėsinė pėr tė ndjerė krenari tė ligjshme pėr traditėn nė kėtė fushė.

Prof. Anastas SULI, Shef i Departamentit tė Psikiatrisė Prof. Mustafa XHANI, Ministėr i Shėndetėsisė Prof. Maksim CIKULI Prof. Mihal TASE, Drejtor i QSUT “NENE TEREZA” Prof. Mentor PETRELA, Dekan i Fakultetit tė Mjekėsisė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.