Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eshte nje lloj lumturie te dish se deri ne cfare pike duhet qene fatkeq.
--- Roshefoucauld

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Kuvendi i Arbnit, feston 300-vjetorin
Postuar nga: Albo

Histori DR. MOIKOM ZEQO

Nje nga ngjarjet me te medha te historise kulturore te Shqiperise ne shek XVIII, eshte organizimi i Kuvendit te Arberit ne fshatin Merqi te Lezhes me 14 dhe 15 janar te vitit 1703 (e diela e dyte pas Epifanise, Epifania eshe me 6 janar - shenimi im M.Z.), nen kryesine e Vizitatorit Apostolik, Arkipeshkvit te Tivarit Monsinjor Vincens Zmajevic. Ky Kuvend qe i nje rendesie te posacme dhe mund te them fondamentale per Shqiperine dhe te ardhmen e saj.

U mbiquajt si Kuvendi i Arberit, duke evokuar formen mesjetare te emrit kombetar te shqiptareve si arber dhe te atdheut te tyre si Arberi. Insteresant eshte qe pikerisht ne shek.XVIII nis te plazmohet dhe te fitoje nje pasaportizim te shprehuri titulli i atdheut si Shqiperi dhe i banoreve te saj si shqiptare. Megjithate kryetoponimi, ose etnikoni Arberi eshte me teper nje reflektim i tradites dhe i nje madheshtie te se kaluares qe nuk duhet harruar asnjehere.

Historia

300 vjet me pare subjektet katolike dhe atdhetare shqiptare, vendase, nen impulsin e madh dhe orientimin busullor te Evropes Perendimore dhe konkretisht te Vatikanit, paten nismen dhe meriten e pashembullt, qe te organizoheshin dhe te sendertonin nje Kuvend, ose sic e quajten origjinarisht Koncil per problemet kishtare gjuhesore dhe politike te Arberise.

Ende nuk eshte ndricuar sic duhet fakti se si nisi kjo veprimtari e jashtezakonshme dhe e pashembullt per kohen. Kjo veprimtari mund te dimensionohet ne dy koordinata: na thelbi burimor i Shqiperise, nga gjendja e saj e emergjences por edhe e shpreses, por edhe nga interesi strategjik i katolicizmit vatikanas, europerendimor, per te ashtuquajturen lindje bizantino-adriatikase, por edhe katoliko- shqiptare. Shqiperia ne ate kohe qe nen sundimin drastik otoman. Pse u zgjodh pikerisht fshati Merqi prane Lezhes? Pse pikerisht ku vend dhe jo ndonje vend tjeter?

A ka te beje zgjedhja e ketij vendi historik me revokimin e mrekullueshem dhe te paharruar te Atletit te Krishtit Gjergj Kastriot Skenderbeu, qe mbylli syte pikerisht ne Lezhe? A ka te beje ky fakt edhe me qerthulin katolik te mirefillte te krishterimit katolik pikerisht ne Lezhe, ku eshte nje pike nyjetore, nderlidhese edhe midis zonave te tjera te praktikimti te dyfishte katolik dhe ortodoks, por edhe te myslimanizmit si nje konvertim i detyruar i pushtuesit?

Si u be lajmerimi i subjekteve shqiptare per kete Kuvend, si shkuan aty, cfare sakrifikuan dhe cfare frymezimi te madh paten etj? Shume te dhena mesojme nga dokumentet e shkruara nga monsinjor Vincens Zmajevici rreth organizimit te Kuvendit te Arberit. Pasi ka bere nje vizite pastorale ne Shqiperi Zmajevici ne sintoni te plote dhe mirekuptim konstruktiv me Papenm e Romes qe ishte shqiptari Klementi XI, i mbiquajtur Albani shkruan : "si u be perpilimi i listes se ceshtjeve kryesore u shpall sinodi me nje leter qarkulluese, u ftuan arkieshkvinjte, u thirren ipeshkevinjte sufragane per te djelene dyte pas Epifanise ne kishen e Shen Gjon Pagezuesit ne Merqi te Lezhes, vendi me i pershtatshem nga te gjtihe te tjeret, pasi u shperndane vecmas cdo prelati, materilet lidhur me realitetin e shperdorimeve, vetiake dhe te pergjitheshme, pikrisht dy dite para celebrimit te Koncilit, u perpiluan paraprakisht dekretet, duke patur pelqimin e te gjitheve ne vendin dhe ne daten e caktuar".

Ne kete kohe ipeshkvi i Lezhes qe Nikolle Vladani. Per Vladanin Zmajevici thote se "ai qe me i afti dhe intelegjenti se epishkevinjte e tjere, por nga te gjithe ata qe me pak i zellshem ne detyren baritore, cilesite e tij vetiake rane ne sy posacerisht kur u diskutua mbi kapitullin qe ka te beje me ipeshkevite, duke patur te gjithe disa mangesi ai keto te meta i trajtonte si te lejueshme."

Ky karakterizim i Zmajevicit eshte teper interesant dhe nje verejtje e holle. Kjo do te thote se Vatikani kishte verejtje kanonike ne substace per kleriket shqiptare. Si ekzaminues i realitetit kishtar shqiptar Zmajevici shkruan : "Injoranca e Klerit eshte rrenimi i popullit, kleriket vihen ne prove ne Shqiperine e varfer.

* * *

Me celebrimin e Koncilit, Vizitatori ka rregulluar pergjithesisht aq sa ka patur mundesi dhe aq sa ka ditur dhe me qe pak kuptohet gjuha latine e ka perkthyer ne gjuhen shqipe per t'i ardhur ne ndihme injoranteve. "Ekziston nje dokumentacion i gjere i Zmajevicit me autoritetet e Vatikanit per perkthimin e akteve te Kuvendit te Arberit. Ribotimi i akteve te vitit 1703 u be me 1706 dhe me vone me 1868 ne tipografine e Kongregacionit te shenjte te Propagandes Fide. Ajo qe eshte e meritueshme te vihet ne dukje eshte botimi ne dy gjuhe i kateve ne latinisht dhe ne shqip.

Perpilimi i nje veprimtarie sinodale shqiptare 300 vjet me pare ne formen e nje libri eshte i nje rendesie kolosale per kulturen tone.

Miku im i ndjere Pater Vincens Malaj ka bere si veper te jetes librin "Kuvendi i Arberit" si dizertacion doktorature. Kjo veper e shumeanshme, historike, filologjike dhe teologjike eshte nje model analize. Malaj jep nje larmi te pafund te dhenash qe e plotesojne duke e semantizuar lart aktin e Kuvendit te Arberit. Mund te them qe eshte nga librat me te plote dhe te thelle per kete teme.

Nje tjeter liber i rendeishem ne rrafshin filologjik per shqipen e shek.XVIII te perdorur ne aktet e Kuvendit te Arberit, eshte ajo e Rexhep Smajlit, aktualisht Kryetar i Akademise se Arteve dhe Shkencave te Kosoves. Do te thoja qe edhe ky liber eshte nje model ne llojin e vet.

Nje liber i trete gjithashtu i frytshem eshte botuar nga latinisti teper i njohur Engjell Sejdaj dhe quhet "Papa Shqiptar Klementi XI - Albani dhe Kuvendi i Arberit" ne kete liber kemi dhe riprodhimin e tekstit autentik shqip te Kuvendit te Arberit me 1703.

Cfare perban ne substance ky liber ne shqip.

Libri prej 109 faqesh eshte i ndare ne 4 pjese dhe 37 kapituj. Aty flitet per besimtaret, per detyrat e tyre morale dhe atdhetare, per prakticitetin e jetes fetare, qe ishte nje vlere e madhe per ruajtjen e zakonove te mira shqiptare, per pergatitjen me te larte te klerikeve, flitet per shkollat shqip te Kurbinit dhe te Lezhes, per studentet shqiptare ne Kolegjin e Propagandes Fide, flitet per ushtirmin e fese, per apostatet e fese katolike, kriptokatoliket, dallimin e besimtareve nga jobesimtaret, per te kremtet kishtare, agjerimin, kreshmat, kungimin, pagezimin, rrefimin, martesen, pajisjet e shenjta, kufijte e ipeshkevijve shqiptare, varrezat, te ardhurat e famullitareve etj.

Pra problemet jane ne tri rrafshe. Ne rrafshin kanonik kishtar, doktrinor, ne rrafshin organizativ ekonomik dhe pragmatist, ne rrafshin arsimor dhe politik te kombit shqiptar.

Libri Kuvendi i Arberit ka nje autoresi kolektive. Por kryesor per konceptimin e akteve qe arkipeshkvi i Tivarit Zmajevici, kurse vulen perfundimtare e dha Papa shqiptar Klementi XI. Eshte arritur ne identifikimin e autoreve te perkthimit te akteve nga latinisht ne shqip, cuditerisht eshte nje i huaj i quajtur At Egidio Quinto d'Armento, misionar papenor ne Shqiperi, me seli ne Grude, ndersa si qortues i tekstit dhe konfirmues ne gjuhen shqipe qe i famshmi At Francesk Maria Da Lecce. Tekstet e dyfishta ne latinisht dhe shqip tashme jane prone e shkences. Eshte momenti qe ne kete 300 vjetor te theksohen ne substance ne formen e nje rikonceptimi meritat e medha historike te Kuvendit te Arberit.

Duke reflektuar thelle dhe duke patur parasysh raportet historike dhe problemet e verteta te kombit shqiptar ne fillim te shek.XVIII mund te thuhet se rendesia e Kuvendit te Arberit eshte absolutisht nga me te rendesishmet ne historine kombetare shqiptare.

Se pari Kuvendi i Arberit eshte nje veprimtari sa kombetare aq nderkombetare, nje nga ngjarjet me te medha ballkanike, eshte konkretisht reagimi strategjik i Evropes Perendimore ndaj Shqiperise, nje sintagme nderlidhjeje e pandare e Shqiperise si nje vend thelbesisht evropian me Evropen e papushtuar nga osmanet. Ky pranim zyrtar i katolicizmit evropian dhe boteror per statusin e Shqiperise eshte teper i guximshem dhe shume ambicioz.

Se dyti, Kuvendi i Arberit, kerkon ta parandaloje apokalipsin e rrenimit dhe shkaterimit kulturor te shqiptareve per te ringjallur situaten skenderbejane para pushtimit. Dukurite e Apostazise, te kriptokrishterimit, gabimet e medha kanonike te klerikeve shqiptare perbejne sindromen tipike teologjike te Vatikanit per te nderhyre.

Per historine kishtare te krishterimit, Kuvendi i Arberit eshte nje jehone e Koncileve te Trentit kunder Reformes te shek.XVI, qe plazmoi dhe figuren gjeniale te Gjon Buzukut.

Se treti Kuvendi i Arberit duke botuar librin e akteve ne gjuhen shqipe ka paralajmeruar Rilindjen Kombetare Shqiptarene nje fare menyre shume perpara se sa Naum Veqilharxhi dhe Naim Frasheri. A nuk qe nje moto e madhe e rilindasve tane gjuha shqipe dhe arsimimi ne shqip? A nuk flet shkelqyeshem ne kete pike per shqipen dhe shkollat shqipe Kuvendi i Arberit.

Se katerti libri ne shqip i Kuvendit te Arberit eshte nje liber i shkelqyer i prozes teologjike, sinodale, terminologjike dhe politike ne gjuhen e mirefillte shqipe, pra nje nga monumentet me te medha historike te shqipes se shkruar.

Treqind vjet me pare Kuvendi i Arberit krijoi nje pike kulmore te historise. Treqind vjet me pas ne duhet te dime te vleresojme sic duhet kete ngjarje stacionale.

Vleresimi nuk ka te beje aq me vleresimet apologjike se sa me nje optike konceptuale absolutisht te domosdoshme.

Cdo te thote ne fund te fundit Kuvendi i Arberit per ne?

Kuvendi i Arberit eshte nje veprimtari teper e rendesishme qe ka nje status te ndryshem nga Shqiperia e roberuar nga osmanet, eshte ne antagonizem me pushtimin dhe me kulturen e pushtuesit. Duket se shqiptaret ne Kiuvendin e Arberit krijojne nje Shqiperi shpirterore parashteterore, te pavarur sikur te mos ekzistonte fare pushtimi osman. Vetem 209 vjet me vone Ismail Qermali do te ngrinte flamurin e pavaresise ne Vlore. Por pjesemarresit e Kuvendit te Arberit ne Merqi te Lezhes ishin po aq te lire dhe aq te pavarur sac ishin shqiptaret pas aktit te 28 nentorit 1912.

Mundet qe kjo ishte nje pavaresi relative, por megjithate ishte nje pavaresi strategjike dhe nje pavaresi e sigurt. Amen!


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.