|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 87 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Naim Frashėri
Nė 6 maj 1886 poeti i madh i Rilindjes, Naim Frashėri, botoi poemėn-himn pėr natyrėn shqiptare "Bagėti e Bujqėsi", e cila ėshtė njė nga veprat monumetale tė letėrsisė sonė. Me kėtė vepėr nisi edhe botimi i veprave letrare tė Letėrsisė sė Rilindjes sonė Kombėtare.
Pulla Postare
Nė 6 maj 1830 pėr herė tė parė nė Angli u aplikua pulla postare, duke nisur kėshtu historinė e pullave postare, qė, pas Anglisė, u pėrhapėn nė vende tė tjera tė Europės.
Kulla Gjigante Metalike
Nė 6 maj 1880 u pėrurua zyrtarisht nė Paris Kulla Gjigante metalike, njė nga mrekullitė e botės. Mori emrin Eifel nga konstruktori i saj, Aleksandėr Eifel.
Ēmimi Oskar
Nė 6 maj 1921 pėr herė tė parė nė Hollivud , nė qytetin e madh tė filmit, u akordua njė ēmim i ri pėr vlerėsimet maksimale, ēmimi Oskar, i cili shoqėrohet edhe me njė shpėrblim tė mirė, qė e jep ēdo vit Akademia e Artit, Shkencės dhe e Filmit nė Hollivud pėr regjisorin, artistėt dhe tė gjithė pėrbėrėsit mė tė mirė tė njė filmi.
|
|
|
|
| |
|
Qytetaret e kane humbur besim tek mjeket shqiptare. Ata, pervecse i akuzojne per mitmarrje, kane filluar dhe t'i quajne vrases. "Nuk e kuptoj pse dalin gjithmone te lare keta mjeke, pasi kryejne nje krim. Pse gjithmone aksidentalisht ndodhin gjerat. Vdesin femije, te rinj, burra, gra dhe bluzat e bardha mbrohen. Nuk ishte faji i mjekut. Kush i mbron kaq shume? Fajtoret duhet te marrin nje denim te rende, ashtu sic kryejne edhe ata vepra te tilla.
Rasti ne fjale qe lexuam ne gazeten "KJ" me tronditi pa mase. Gjej forca dhe bashkohem me dhimbjen qe po kalojne ne keto momente prinderit e vogelushit"- thote per gazeten Gezim Terezi. Por te njejtin opinion kane dhe disa qytetare te tjere. Asnje nuk eshte ne mbrojtje te mjekeve kur behet fjale per raste te tilla. "Ai qe humbet nje njeri te aferm me te vertet ka nje dhimbje te madhe, por nuk akuzon kot dike. Sepse ai nuk ka ndonje fitese ne kete rast, njeriu i aferm, i ka humbur. Por te pakten ndjehet i cliruar nese i gjendet fajtori. Me te thene te drejten nuk ua te bej asnje paragjykim, pasi nuk me ka ndodhur ndonje rast konkret, por eshte rritur shume numri i atyre qe thuhet se vdesin per faj te mjekeve. Hetimi i ketyre ngjarjeve te hidhura duhet te shkoje deri ne fund, nuk ka pse te lihet ne mes"- shton Abaz Aliu nga Tirana.
Mjeket mbrojne veten
Nuk flasin me emer, por jane shume te revoltuar nga ata qe shkruajne gazetat. Ka nga ata mjeke qe ofendojne pa problem gazetarin, duke i uleritur: "Me ju me mire te mos flasesh fare, ose te sillesh ne nje gjuhe tjeter". Por pjesa me e madhe e emrave te njohur te mjekesise shqiptare nuk e pranojne qe nje mjek mund te vdese nje pacient. "Eshte absurde te mendosh se mund te mbytesh nje jete njeriu, cfaredo moshe qofte ai. Por ju nuk mund ta kuptoni se sa e veshtire eshte per nje mjek, kur pacienti "i mbet" ne dore dhe nuk eshte ne gjendje ta ktheje me ne jete. Por mjekesia keshtu e ka. Rasti ne fjale nuk ka mundesi te jete ndryshe, por nje reaksion serumi mund te kete ndodhur ne ate moment. Nuk mund te "mbytet" kurre nje foshnje"- ben te ditur nje mjek pediater mjaf i njohur. Nderkohe qe edhe mjeke te tjere pothuajse thone te njejtat gjera, duke mbrojtur ne kete menyre veten e tyre, por edhe koleget e Bilishtit ne rastin e vdekjes se femijes. "Kur te vjen vdekja nuk ka cfare te ben mjeku, asnje njeri tjeter. Kam nje jete te tere ne mjekesi dhe kam pasur shume raste qe familjaret jane acaruar dhe me kane kercenuar disa here. Por une kam bere te pamunduren, e kur ka ndodhur e kunderta fajin na e kane vene ne mjekeve. Atehere, nese ata nuk kane besim tek ne, pse nuk i drejtohen Mjekesise Ligjore. Nepermjet tyre shume mire mund te mesohet e verteta. Por aq sa kam dijeni une, gjithmone gjerat kane dale ne favor te mjekeve. Pra bluzat e bardha nuk jane vrasese, sic keni deshire te shkruani ju gazetaret ne gazetat qe punoni. Mjeket jane njerez humane, qe kane per detyre te shpetojne jete njerezish"- shtoi me tone disa te ashpra nje kirurg i vjeter.
© Koha Jone 2001 All Rights reserved
|
|
|
|