Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk te ben duhani burre.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Demokraci :: Perkujtohet 8 dhjetori 1990, levizja per demokraci
Postuar nga: Albo

Demokraci Komenti i Zerit te Amerikes

Me poshte do te njiheni edhe me mesazhin e presidentit Mojsiu ne kete takim perkujtimor, gjithashtu edhe takimin e grupit te dhjetoristeve.

"Te cojme perpara idealet e Azemit"

Demokratet kane perkujtuar dje diten e Levizjes Studentore. Nje nje takim te zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve, te pranishmit kane perkujtuar ditet e para te dhjetorit 1990 si edhe figurat kryesore te kesaj levizje te rendesishme. Nje nder to ishte edhe ajo e heroit te demokracise, Azem Hajdari. Per nder te tij, te pranishmit mbajten nje minute heshtje para se te fillonte takimi. "Azemin na e vrane. Tani mbetet vetem qe te cojme perpara idealet per te cilat ai u vra" tha ne kete takim, bashkeshortja e heroit, Fatmira Hajdari. Pasi ka pershendetur te pranishmit dhe diten e Levizjes Studentore, ajo ka bere apel per faktin se ende nuk jane gjetur vrasesit e vertete te bashkeshortit te saj dhe se kjo ceshtje po vazhdon kaq gjate. Idene e saj e kane mbeshtetur pothuaj te gjithe diskutantet gjate takimit te djeshem. Ata kane perkujtuar te gjithe grupin e studenteve te dhjetorit '90 te cilet per hir te idealeve te reja vendosen qe te ngujoheshin. Nje pershendetje te vecante, me rastin e kesaj dite te shenuar ne kete takim beri edhe presidenti Moisiu. Nepermjet keshilltarit te tij, ai ka percjelle ne salle mesazhin e qarte te demokracise, te asaj per te cilet u flijuan edhe deshmoret e pare te demokracise. "Kjo eshte nje dite e shenuar, e cila tregon per vendosmerine e idealeve te ketyre te rinjve" thuhej ne mesazhin qe solli presidenti Moisiu. Nder te tjera, ai ka hedhur drite mbi idete qe percoli levizja studentore dhe heronjte e saj.

Kortezi e gazetes Koha Jone

Moisiu: Festat, jo monopole partiake

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, nepermjet nje mesazhi me rastin e Levizjes Studentore te 8 dhjetorit te '90-tes, kujton diten e rinise, ku 12 vjet me pare ajo rrezoi muret e komunizmit. "Me 8 dhjetor 1990, nje grup studentesh e pedagogesh te Universiteteve te Tiranes, banore te qytetit "Studenti", u bene inciatore e protagoniste te ktheses se madhe historike: protestave paqesore qe sollen renien e komunizmit dhe lindjen e demokracise. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund ne menyre paqesore epokes te gjate te veteizolimit", thuhet ne mesazh. Tradita e deritanishme e ka kujtuar dhe festuar 8 dhjetorin, nenvizon Presidenti, si nje feste te parcelizuar midis partive dhe grupeve te caktuara. "Une jam i lumtur te konstatoj se tani pas 12 vitesh, per here te pare festat dhe ngjarjet e rendesishme nuk jane me monopole partiake te tranzicionit, por momente te perbashketa gezimi, nderimi, reflektimi dhe ndertimi te vizioneve te reja. Kjo, sepse Levizja e 8 dhjetorit nuk eshte dhe nuk mund te jete prone e individeve e grupeve te caktuara".

Nderkohe, Bashkia e Tiranes ka parashikuar te organizoje sot, me rastin e Dites se Rinise, ne Disko "Calvin" nje aktivitetet, ku te rinjve do t'u jepet mundesia te festojne.

Kortezi e gazetes Korrieri




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.