Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Virtyti eshte vesi me i kushtueshem.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Presidenti Moisiu viziton Vatikanin
Postuar nga: Albo

Feja Moisiu Papes: Duam nje Universitet Katolik

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu zhvilloi dje viziten e tij te pare ne Seline e Shenjte ku u takua me Shenjterine e Tij, Papa Gjon Pali II. Gjate takimit, Presidenti Moisiu i propozoi shenjterise se tij, Papa Gjon Pali 2 ngritjen e Universitetit Katolik ne Shqiperi.

Ne keto kushte, Moisiu theksoi se Kisha Katolike Shqiptare ndjen boshllekun e nje kardinali shqiptar, si dhe te nje kishe katolike ne Rome, per komunitetin shqiptar tashme te shtuar numerikisht ne Itali. Nga ana e saj, Selia e Shenjte vleresoi marredheniet dhe angazhimin e Shqiperise, si dhe shprehu mirekuptimin per nevojat e shprehura e plotesimin e tyre.

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu u ndal gjithashtu ne fenomenin shqiptar te tolerances fetare, te cilen e cilesoi "nje shembull ne Ballkan e me gjere", per perhapjen e te cilit nen kujdesin e tij Presidenti Moisiu njoftoi edhe organizimin ne Tirane te nje konference nderkombetare mbi bashkejetesen dhe tolerancen fetare ne Shqiperi. Vleresimet e larta te Presidentit Moisiu per kishen katolike shqiptare dhe Misionareve te Paqes lidhur me veprimtarine e tyre aktive ne shuarjen e fenomenit te gjakmarrjes dhe per normalizimin e shume familjeve ne veri te vendit, ishin nje tjeter teme e bisedes se Presidentit me Shenjterine e tij, Papa Gjon Pali II. Presidenti e cilesoi aktivitetin e tyre jo vetem te dobishem, por edhe te domosdoshem, duke theksuar nevojen qe ai te shtrihet edhe ne zona te tjera te rajonit verilindor e me gjere.

Gjate takimit, Presidenti Moisiu vleresoi rolin e Papes, Selise se Shenjte dhe komunitetit katolik ne Shqiperi, si dhe marredheniet e mira mes Shqiperise dhe Vatikanit. Moisiu i ka dhuruar Atit te Shenjte nje statuje te Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe ne kembim ka marre urimin "Zoti e bekofte Shqiperine". Papa Gjon Pali II, i ka dorezuar presidentit shqiptar medaljen e Vatikanit. Ne takim ishin te pranishem Nenkryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, Ministrja e Kultures, Arta Dade, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, Ambasadori yne ne Vatikan, Zef Bushati, Kryetari i Partise Demokristiane, Nikolle Lesi, etj. Pas takimeve ne Vatikan, Presidenti Moisiu dhe delegacioni qe e shoqeron ne kete vizite qendruan ne Baziliken e Shen Pjetrit, ku bene homazhe ne varrin e Papa Klementit te 11-te, ndersa nje dhurate surprize per Presidentin Moisiu ishte zbulimi i statujes se Papes me origjine shqiptare, bere ne 1722, nje vit pas vdekjes se tij. Presidentit Moisiu i parapriu dje pas mberritjes ne Rome, nje pritje e Ambasades Shqiptare ne Vatikan, ku ishin te pranishem perfaqesues te Trupit Diplomatik te Akredituar ne Rome, perfaqesues te komunitetit shqiptar me te gjitha grupimet e tij ne Itali, si dhe Kardinali Cepe. Ne kete mjedis Presidenti Moisiu zhvilloi takime e biseda te lira me emigrante dhe studente shqiptare ne universitetet italiane, te cilet i parashtruan situaten e tyre dhe kerkuan ndihmen e presidentit per shkolla shqipe apo ne bashkepunim me qeverine italiane perhapjen ndoshta te nje instituti te gjuhes shqipe ne Rome, i cili do te ndihmonte komunitetin shqiptar per ruajtjen e gjuhes, kultures, traditave kombetare, si dhe ndihme ne tekste shkollore per gjuhen shqipe per femijet e emigranteve.

N.Perndoj

Kortezi e gazetes Koha Jone


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.