|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Edhe atij që ka dije mbi të gjithë, i duhet të mësojë
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 52 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Nje permbledhje me poezi.
Parade
Dua te bej nje parade gjuhesore. Foljeve t'ua shterngoj nervat, mbiemrat do i qeth kare. Peremrat do i mesoj te rine gatitu. Emrat femerore te kene gji seksndjelles. Ndajfoljet te jene bashkohore me xhinsa. Te gjithe do i rreshtoj me kallash ne dore.
Poetes
Grua nudo shtrire diagonalisht mbi qilimin letrar-poetik. Buken jete e shijon me vere fjalesh. Ne qiellin e pare primitiv te shqeteson reja e lehte vendimmarese. Stiliste e modes se mendimit, shprehur me ngjyra fishekzjaresh te shuar.
Kalendari im
Kohen e llogaris me dy kalendare, ne njeri shtoj c'do dite nga nje dite, tjetrit i heq c'do dite nje dite. Me ate zyrtarin ec perpara duke shtuar dite sa te arij diten time te fundit. Aty ky numerim do te nderpritet. Me tjetrin shkoj mbrapa drejt lindjes sime dhe me mbrapa akoma drejt lindjes se njerezimit. Ky numerim nuk nderpritet.
Madheshtoret
Figura te prera ne karton, koke poshte. Te hakerruar shohin njeri tjetrin. Secili e ndjen veten madheshtor. Sfondi historik eshte gjithemone ngjyre tymi.
Lekura kombesh
Harem fermanesh lekura kombesh rope per daulle shiu. Me shpaten e harkuar preve koka, ne maje nje fantazme perandorije kullon klithma dhe pamje anonime ferexhesh kontinentale.
Kohe opjumi
Kohe e pergjumur opjumi, harruar shkretetirave ne koke mban qefinin si shenje dallimi. Pas nje gjumi shekujsh u zgjua. Pa qe koha tjeter kish shkuar perpara. Ajo rinte zgjuar. Atehere vendosi te vetevritet me qellimin e vetem te vrase dhe kohen tjeter mundesisht tere kohet.
Fallc dhe e vertete
Barke shetitese, kornize skene, liqen i thare, makiazh kllouni, eshte dashurija fallc. Buke meshe, gjak shpetimi, amnisti jete, fluturim zogu, eshte dashurija e vertete.
Prerazi
Burrat veshtrojne prerazi, grate puliten ndenjazi. Burra muratore, gra pastertore. Burra qereste, gra ne vegje. Burra kamindjeges, gra tundemjelese. Burrat qymyrxhi, grate embelsi. Burrat shkumbezuar, grate mjell-gatuar. Burrat kercejne vrulltaz, grate capiten butaz.
Timpani i kohes
Dajreja- timpan i cpuar i kohes. Gajdeja- bark i fryre bualli qe shfryn. Gerneta- gurmaz i prere qe don te flase. Lodra- koha qe kollitet. Mandolina- vrapi i nje mushke xanxare. Kitara- toreador qe po jep shpirt. Violina- e qare ne kurizin e kalit,ne pyll. Piano- varka te lidhura larg. Violonceli- kur bie nje zog i vdekur ne uje. Flauti- te folurit vesh me vesh. Fizarmonika- gur me gur ne ujrat e lumit. Ksilofoni- tinguj zilesh te shekujve qe do te vijne.
Greqia
Deti sulmoi token ne shekuj, s'e mbyti dot. Qielli blu derdhur nga nje qyp gjigand. Ishujt, perla shperndare nga nje gjerdan i keputur. Atika,vele rrushi pjekur bere stafidhe. Arrat e korura kokeqethje gjigande. Errerat dehur me aromen e tokes dhe detit. Olimpi gji femre me sythin perpjete, sulen qiejt per t'a puthur. Greqija peksimadhe mbytur ne vaj ulliri. Ka ca male djathi me rigon e kripe. Toka e perkundur si kosi ne kacek. Kjo gjuhe e vjeter si oktapod rrahur mbas shkembit, thare ne diell. Kollonat e tempujve, ngrene ne kohe urije nga historija njerezore. Kishat e vogla ushteri bizantine, me kupola blu si helmeta mesjetare. Vezet e kuqe, molle te egra qe rilindin natyren. Degjoj nje kenge: i-i-i-oi-oi-oi-ei-ei-ei-i-i-i violina qan ne kuriz te kalit. Uzoja e ftohte djeg si thengjill. Nje Grek i vjeter vrapon prej dymije vjetesh te na sjelle sot nje kacek me vere kungate demokracie. Nje heshte luftetari nxjere nga toka, u be shtiza e flamurit ne luften per pavaresi. Bredh Zeusin kerkoj dua t'a pyes: Homeri ka qene qorr vertet? Helena ish aq e bukur sa zbehu tere bukurite? Qikllopi kish nje sy a dy si ne? Penellopa vertet thurte me mire se gjyshja ime ? Po une a mund t'i ve vetes nje kurore dafinash pa pyetur keshillin? Po largohem nga ty Greqi, ne qafe var nje fill breg deti ku lidha: nje peksimadhe, nje kenge, nje gur.
Golgota
Golgota e shpirtit eshte larg, ne vendet e pashkelura.
Largesi
Sa gjera thjeshtohen kur je larg. Sa gjera komplikohen kur je larg.
Shikimet
Shikimet e tua i pata mbledhur ne nje kuti. Fluturuan si xixellonjat, nje drite lane pas drite qe pulsonte ne erresire.
Vija te bardha
Rruget e kalushme dhe te pakalushme, burgjet e ndaluara dhe te lira, repartet ushtarake dhe civile, shtetet patriotike dhe armike, kontinentet Euro dhe Aziatike, te gjthe marezite zioshe, do i ndaj me vija te bardha.
Tualet
Krijuesi Perendi ra ne hall: gruas i duen lene ca vende te beje c'te doje mbi veten perndryshe boten qe krijova ne parade mode do e nxjerre padyshim. Si u mendua gjate tha : leshte dhe thonjte, keto u a le ne administrim, prape riten le t'i perdore per zbukurim. Keshtu bota shpetoi kafsheve dhe shpeseve u kaloi per administrim.
Shiu i pare
Avuj te nxehte ngrihen nga toka buzeplasur. Rrete e zeza te stuhise me duken si fundi i nxirre i gjymit ngritur lart permbysur ujin derdh me hov.
Fusha
Lumi terheqes i endrrave jashtenormale. Fusha durimvuajtje pa perfytyrim . Mali volumlartesi qe nuk i largohemi dot.
Burgu
Kohe e care me dysh. Jete qe ecen me nje kembe. Bisht pa trup. Largim i asaj qe eshte afer. Enderrim koke poshte.
Nene Tereza
Duart e tua kockore i vije mbi koken e atij qe vdiste. Me dukej se duart i vije mbi rruzullin tone per ngushellim.
Neglizhente
Vendosur ne te thate rreshta te rastesishem mbajtur me zor nga nje plloce e vogel, mozaik i pazgjedhur i qendreses neglizhente.
Faik Ballances
Fjale tregimtare sacmat e zeza vrapuan per te te goditur, mbetur jetim, pellumbat guiten u nisen fluturim ne takim te shpirtit tend.
Operimi
Sikur vuajtjet te shiheshin ne rontgen, Sikur dhimbjet te operoheshin me bisturi, nuk do egzistonte as dashurija as shpresa.
|
|
|
|