Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E kemi kuptuar keq Epicurin, qe ishte nje mjeran si puna ime, kur ai quante mungesen e dhimbjes si te miren me te madhe.
--- Goethe

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 133 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Ceshtje Kombetare :: Ėshtė koha tė vendoset fati i Mitrovicės
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Nga Michael Stenier


Pardje vizitova bashkėsitė serbe nė Kamenicė dhe Rahovec. Dje ishim nė Veri. Nėpėr tėrė Kosovėn ka probleme. Kjo do tė thotė se ne duhet tė pėrkujdesemi pėr shqetėsimet dhe nevojat e tė gjithėve. Njėkohėsisht, duhet tė bėjmė tė mundur kthimin pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė kthehen nėpėr shtėpitė e tyre, nėpėr tė gjithė Kosovėn, nė luginėn e Zhupės apo nė Prishtinė. Prandaj UMNIKU do ta prezantojė kthimin, si prioritetin kryesor nė konferencėn e donatorėve tė Unionit Evropian dhe tė Bankės Botėrore, nė Bruksel, mė 5 nėntor. Detyra ime ėshtė tė pėrkujdesem pėr interesat legjitime tė tė gjithėve nė Kosovė. Tė shqiptarėve, serbėve, boshnjakėve, turqve, goranėve, romėve, ashkalinjve dhe egjiptasve. Qė tė gjithė sot ballafaqohen me vėshtirėsi.
Por unė dua tė pėrqendrohem nė ardhmėrinė e Mitrovicės. Ēfarė vėrejmė kur shohim Mitrovicėn Veriore sot? Rrugė tė hirta. Tė rinj pa perspektivė. Vetura tė parkuara dyfish e trefish. Parregullsi. Njė zonė tė hirtė ligjore. Pa investime. Pa punėsim. Pa ardhmėri. Ėshtė koha tė ndėrmerret diēka. Nėse gjėrat lihen ashtu siē janė, ato do tė rrėshqasin edhe mė tutje. Ne duhet ta ndalojmė rrėshqitjen. Unė kam njė plan: ta bėj Mitrovicėn qytet evropian, njė qytet tė sigurt, njė qytet me administratė funksionale dhe me perspektivė ekonomike. Plani im ėshtė tė zėvendėsojė frikėn me besim. Ky plan ka shtatė pika.
Pika e parė: S'ka ndėrhyrje. Tė gjithė atyre qė jetojnė nė Veri u garantoj solemnisht se nuk do tė ketė hyrje me dhunė nga Jugu. Nuk besoj se njė gjė e tillė do tė ndodhė. Pėr ēdo rast ne do ta parandalojmė. Policia e UMNIK-ut dhe KFOR-i do tė ruajnė urėn.
Pika e dytė: Ruajtja e rregullt e rendit. Serbėt nga Mitrovica Veriore kanė filluar t'i bashkėngjiten Shėrbimit Policor tė Kosovės. Ata do tė ofrojnė ruajtjen e rregullt tė rendit para fundit tė vitit. Ne pranverė, atyre do t'u bashkėngjiten edhe njė numėr mė i madh tė diplomuarish nga shkolla e policisė. Do tė merren me problemin e trafikut. Ata do tė sjellin rregull nė Mitrovicėn Veriore.
Pika e tretė: Bashkėqeverisja. Na duhet njė fillim i ri nė qeverisjen e tėrė Mitrovicės. Pėr tė bėrė kėtė fillim tė ri duket e logjikshme qė vendimet e rėndėsishme nė komunė t'i marrin bashkėrisht. Na duhet mbrojtje nga mbivotimi i thjeshtė prej shumicės. Por edhe pakica nuk duhet tė bllokojė gjithēka. Pėr tė arritur kėtė, unė propozoj marrėveshje koalicioni pas zgjedhjeve, nėn patronatin tim, mes partive politike serbe dhe shqiptare nė Kuvendin Komunal. Kjo marrėveshje do tė siguronte tė gjitha bashkėsitė qė, pavarėsisht nga madhėsia e tyre, do tė kishin ndikim nė nivel komunal.
Pika e katėrt: Decentralizimi. Interesat e pėrbashkėta duhen vendosur bashkėrisht nė nivel komunal, por interesat specifike mund tė vendosen nė nivel lokal, nė nėnnjėsi komunale. Kėto nėnnjėsi do tė kenė kėshill lokal, organe administrative dhe buxhet. Ato do tė mund tė vendosin pėr ēėshtje tė rėndėsisė lokale: tregje, hapėsira publike, kulturė dhe sport si dhe menaxhiminin e shkollave dhe tė qendrave shėndetėsore. Si kudo nė Evropė, qėllimi ėshtė qė qeveria t'i afrohet qytetarit, prandaj decentralizimi ėshtė pėr tė gjithė Kosovėn e jo vetėm pėr Mitrovicėn. Rrjedha duhet tė jetė: sė pari pjesėmarrja nė zgjedhje, pastaj decentralizimi. Pa u njohur komuna, nuk mund tė ketė decentralizim. Nuk funksionon ashtu demokracia. Nėse ka pjesėmarrje, unė marr pėr detyrim tė ndėrmarr procesin pėr decentralizimin menjėherė pas zgjedhjeve.
Pika e pestė: Avancim i shpejtė ekonomik. Unė jam i gatshėm tė lėviz njė pjesė tė rėndėsishme tė administratės sė UMNIK -ut nė Veri tė Mitrovicės. Agjencia Kosovare e Mirėbesimit do tė ketė selinė kėtu. Vendosja e agjencisė nė Mitrovicė do tė ketė ndikim tė shpejtė ekonomik pėr qytetin, si tėrėsi. Agjencia Kosovare e Mirėbesimit ėshtė njė nga institucionet mė me rėndėsi pėr ardhmėrinė ekonomike tė Kosovės. Kjo do tė thotė se situata e sigurisė duhet tė jetė e volitshme. Prandaj vendosja e agjencisė nė Mitrovicė do t'u dėrgonte porosi tepėr tė rėndėsishme investitorėve, qė tani ėshtė koha pėr investim.
Pika e gjashtė: Konferencė donatorėsh pėr Mitrovicėn. Donatorėt kėrkojnė partnerė legjitimė si dhe kushte pėr investime. Pas zgjedhjeve tė suksesshme, unė jam i gatshėm tė organizoj njė konferencė donatorėsh dhe investitorėsh potencialė, vetėm pėr Mitrovicėn. Kjo mė bie te pika e shtatė dhe e fundit: Pjesėmarrja nė zgjedhje: Tė jemi tė qartė: perspektiva, tė cilėn unė e paraqita nė pika tė shkurtra, nėnkupton pjesėmarrjen politike. Pa pjesėmarrje nėpėr komuna, nuk do tė ketė decentralizim. Pa institucione legjitime nė zgjedhje tani, komuniteti serb do ta pėrjashtojė veten nga jeta politike pėr katėr vitet e ardhshme.
Kjo ėshtė koha kur vendoset fati i Mitrovicės. Mitrovica ėshtė nė njė udhėkryq. Kush jeton nė Veri ballafaqohet me njė zgjidhje: stranjim apo ndryshim. Lėnia e gjėrave siē janė do tė thotė vazhdim i paligjshmėrisė, i pasigurisė, i frikės si dhe i margjinalizimit politik. Do tė thotė ngecje nė zonėn e hirtė. Unė kam biseduar me nėnat nė Mitrovicėn Veriore. Shqetėsimi i tyre kryesor ėshtė e ardhmja e fėmijėve tė tyre. Nė tė kaluarėn, kėtu nė Ballkan, shumė ardhmėri janė vjedhur. Ajo qė unė kam parashtruar ėshtė mėnyra pėr tė shpėtuar ardhmėrinė. Ka tė bėjė me tė qenit nė gjendje pėr t'u kujdesur pėr interesat legjitime tė bashkėsisė. Ka tė bėjė me tė jetuarit dinjitoz nė njė qytet evropian. Njė qytet ku qytetarėt e Mitrovicės ndihen tė sigurt dhe mund tė jenė krenarė pėr Mitrovicėn Veriore, krenarė pėr Mitrovicėn Jugore dhe krenarė pėr Mitrovicėn, si njė tėrėsi.





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.