Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miqesia eshte me shpesh nje porte dalje se sa nje porte hyrje per dashurine.
--- Gustave Lebon

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 163 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Politike :: Berisha: Reforma, jo ndarje pushteti
Postuar nga: Albo

Politike Kryetari i PD shprehet se marreveshja me Nanon per reformimin e institucioneve ka si qellim funksionimin e shtetit ligjor ne vend, krijimin sa me shpejt te kushteve per zgjedhje te lira dhe te ndershme, si dhe pershpejtimin e procesit te integrimit te vendit



Armando META

TIRANE - Berisha parashtron platformen e Partise Demokratike per reformimin e institucioneve. Kjo platforme pritet te jete objekt i punes se grupit parlamentar te PD gjate ketij sesioni parlamentar, si dhe i diskutimeve ne nivelet me te larta politike midis PD dhe PS. Gjithashtu, ajo pritet te jete objekt i debatit politik edhe brenda kampit opozitar.

Shtrimin e platformes per reformimin e institucioneve, kryetari demokrat, Sali Berisha, e ka bere gjate nje takim sqarues me kryesite e nendegeve te PD se Tiranes. Ky takim eshte pjese e nje turi te gjate kontaktesh qe do te zhvilloje Berisha ne disa rrethe te vendit, me qellim sqarimin e anetaresise se PD rreth marreveshjes me te fundit te tij me Nanon per "reformimin e institucioneve". Sipas kreut te PD, institucionet te cilat duhet t'i nenshtrohen ne menyre te menjehershme procesit te reformimit jane ato te SHISH, KLSH, KQZ, Gjykata Kushtetuese dhe Policia. Berisha thekson se marreveshja e tij me Nanon per kete reforme, nuk synon ndarjen e pushtetit midis demokrateve dhe socialisteve. "Marreveshja per reformen institucionale, perben thelbin e marreveshjes se arritur ne qershorin qe kaloi, te firmosur nga te gjitha forcat politike te perfaqesuara ne ate tryeze, midis pozites dhe opozites, por qe rendom tani quhet "Berisha- Nano". Marreveshja ka si qellim funksionimin e shtetit ligjor ne vend, krijimin sa me shpejt te kushteve per zgjedhje te lira dhe te ndershme, si dhe pershpejtimin e procesit te integrimit te vendit. Marreveshja nuk synon ndarjen e pushtetit me socialistet, por synon shnderrimin ne institucione ligjore te disa institucioneve, te cilat u shnderruan ne shtylla te krimit te organizuar ne vend", ka nenvizuar Berisha. Sipas tij, reforma eshte proces i ndryshimit dhe rrugadalja nga udha pa krye ku e ka futur vendin qeverisja e deshtuar socialiste, eshte berja e nje procesi te tere reformash te ndershme, te cilat te bejne te mundur funksionimin e shtetit ligjor.

Berisha me kete rast eshte perpjekur t'u jape nje pergjigje edhe nje morie skeptikesh ndaj kesaj marreveshje. Sipas tij, eshte teresisht e gabuar te mendohet se reformat do te tkurrin opoziten dhe se marreveshja ka pasur si qellim vetem kthimin e Nanos ne pushtet. Berisha nenvizon se PD nuk mund te marre persiper t'i caktoje Kryeministrin pales tjeter, sepse qe ne ate moment opozita firmos per te mos qene me opozite. "Ka dy rruge: Ose te armatosur, e cila ka nje cmim fatal dhe te papranueshem, ose rruga e reformave e cila eshte rruge e qyteteruar. PD do te ndjeke rrugen e reformave, ne menyre qe ne vend te filloje e te funksionoje shteti ligjor", thekson Berisha. Ish-Presidenti ka theksuar se PD do te jete e hapur per te bashkepunuar me komisionin parlamentar per hetimin e veprimtarise se sherbimit sekret, me komisionin dypalesh per reformen institucionale, per reformen ne drejtesi dhe polici. Nga ana tjeter ai nuk ka ngurruar te theksoje se eshte momenti qe pozita te respektoje marreveshjen e "Sant Egidios", ku eshte rene dakort qe KLSH t'i jepet partise me te madhe opozitare. Berisha edhe nje here ka bere te qarte se ai nuk paragjykon vullnetin e socialisteve per kryerjen e reformes institucionale. Per kete ai ka vleresuar disa hapa qe jane hedhur ne SHISH me shkarkimin e nje sere drejtuesish te larte te ketij institucioni, si dhe fryma e bashkepunimit qe po vihet re ne komisionet parlamentare.


-------------------------------------------------------------------------
Korrieri, 09/05/2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.