|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Mos e lėsho fjalėn si lopa bajgėn --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".
Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.
Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".
Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.
Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
|
|
|
|
| |
|
Nese doni te mesoni zakonin e urimit me raki ne krahina te ndryshme te Shqiperise, lexoni ne vazhdim.
URIMET E RAKISĖ DHE DOLLIA URIMET E RAKISĖ NĖ MIRDITĖ
Qoftė lėvdue Krishti! - Pėr gjithmonė e jetės! Tė jam falė! - Kush tė patė me nder t'u faltė! Brini i dhisė - Nderi i zotit tė shtėpisė. Brini i dashit - Nderi i mbasqetashit. Pėr tė mirė, o mihanexhi! - Tė bėftė mirė e shumė dobi! Gjethja e plepit - Nderi i xhepit. T'u ngjatė jeta! - Tė bėftė mirė kjo e tjetra! Nė dasėm ishalla! - Qofsh e ardhsh! T'u turrsha! - Tė paēa e tė pritsha me nder! T'u rritė ndera e bereqeti! - Nder e bereqet paē! Hallall u qoftė e u past ba mirė! - Paē gjėnė e hallallit!
DOLLIA NE LABERI
- Dollia nė Labėri pėrbėn kodin mė tė rėndėsishėm tė njė gostie tė gėzueshme, (lindje, fejesa, dasma, etj.), kur nė trapezėn e shtruar ndodhen disa tė ftuar. - Dollia nė Labėri, nxit tė ftuarit pėr tė pirė, pėr tė bėrė muhabet tė shtruar dhe pėr tė kėnduar kėngė karakteristike si dhe shmang keqkuptimet, zhurmat dhe shpėrdorimet e kota. - Nė krye tė dollisė nė Labėri qėndron dollibashi i cili zgjidhet nga tė pranishmit nė sofėr, si dhe drejton mbarėvajtjen e gostisė e kėrkon tė zbatohen rregullat e pashkruara, por qė njihen dhe zbatohen nga tė gjithė pjesėtarėte trapezės. . - Dollibashi hap gostinė duke ngritur shėndet pėr sebepēiun dhe me shprehjen "tė kam gjetur...", i drejtohet njėrit prej tė ftuarve. - I ftuari pėrsėrit urimin qė e shoqėron me raki, si dhe i kėrkon "rrugė" dollibashit pėr tė ngritur shėndete me pasuesin. Kėshtu veprojnė pesė deri nė gjashtė tė ftuar tė tjerė, duke ngritur aq shėndete sa ėshtė edhe numri rendor i tyre. - Personi i fundit kthehet te dollibashi i parė pėr shoqėrimin e shėndetit tė ngritur. Ky, pėr tė zgjatur kohėn e pijes, i dorėzon detyrėn dollibashit tė dytė, i cili ndjek tė njėjtat veprime si dollibashi i parė. Si rregull caktohen 5-7 dollibashė pėr njė trapezė me mbi 20 persona. - Dollibashi i fundit ėshtė kryemiku, dhe ka tė drejtėn tė propozojė mbylljen e dollisė. - Gjatė dollive herė pas here vazhdon muhabeti e kėnga edhe nga tė ftuar tė tjerė, qė pėr arsye shėndeti ose moshe nuk marrin pjesė nė pije
PIJA NĖ GOJĖN E POPULLIT
Gotėn e parė e pi vetė, e dyta pi tė parėn, gota e tretė tė pi ty. Kur ngre pėr tė tjerėt shėndet, shėndetin tėnd e tret. I ēmenduri ia liron. rrugėn tė dehurit. Mė shumė njerėz mbyten me gotėn e rakisė sesa nė det. Pija tė gėzon shpirtin por, e shumtė, tė shkatėrron shėndetin. Pėr tė dehurin deti ėshtė i thellė deri nė gju. Rakia herėn e parė ngjitet lart e tė merr mendtė, herėn e dytė bie poshtė e tė merr kėmbėt. Rakia ka tri tė "mira": kur pi raki bota tė duket fushė me lule se t'i merr mendtė; nuk tė vjedh njeri se nuk tė mbetet asnjė lek nė xhep dhe nuk mplakesh se vdes i ri. Tė dehesh do tė thotė tė ēmendesh vullnetarisht Sa tė duash raki shtjer, por etja nuk shuhet me raki e vere. Tė gjithė pijet shkojnė poshtė, vetėm rakia ngjitet lart.
GAZM0RE
MENDJA DHE TRUPI Njėherė trupi i tha mendjes: - A ta pi njė gotė raki? - Pije! - ia ktheu mendja. Meqė trupit i pėlqeu rakia, i tha pėrsėri: - A ta pi edhe njė gotė? - Si tė duash, - iu pėrgjigj ajo. Si e piu dhe gotėn e dytė dhe i pėlqeu shumė, trupi tha: - Jam duke e pirė edhe njė. - Tani ti pi sa tė duash, se unė dola. - ia ktheu mendja.
HALLI I NJĖ PIJANECI
Njė pijanec piu nė shumė lokale. Pasi u deh, doli pėrjashta dhe volli. Duke parė ushqimet e vjella, pijaneci tha: - Kėtė meze e kam ngrėnė nė filan lokal, kėtė tjetrėn nė... Nė kėtė kohė erdhi njė mace. Pijaneci, kur e pamacen, u ēudit dhe tha: - Po kėtė mace, nė cilin lokal e paskam ngrėnė?!
DY TĖ DEHURIT
Njė pijanec u takua natėn, nė rrugė, me njė tė dehur. Pijaneci ngriti kokėn nga qielli dhe pyeti tė dehurin: - O shoko, ēfarė ėshtė kjo qė ndrit nė qiell, diell apo hėnė? - Mė fal, or shok, se nuk jam prej kėtij fshati, - ia ktheu i dehuri. DREJTORI DHE PUNĖTORI
Drejtori i njė ndėrmarrjeje pinte ēdo mėngjes nga dy dopio dhe shkonte nė zyrė. Njė punėtor qė kishte njė hall pėr tė biseduar me drejtorin, piu dy dopio dhe i shkoi drejtorit nė zyrė. - Me leje, cili nga ju tė dy ėshtė drejtori? - pyeti punėtori. - Unė jam, - ia ktheu drejtori, - por edhe ju, mos hyni nga katėr- -pesė vetė njėheresh!
I DEHURI NĖ RRUGĖ
Njė tė dehuri, kur u nis pėr nė shtėpi, iu duk sikur i dolėn pėrpara dy rruge. - Zotėri, - i thirri njė qytetari, - Cilėn nga kėto dy irugė duhet tė marr pėr tė vajtur nė shtėpi? - Futi dhe dy dopio tė tjera, - ia ktheu qytetari, - dhe, kur tė dalin tri rrugė, ti mbaj atė tė mesit!
PIJANECI DHE ĒELĖSI I SHTĖPISĖ
Pijaneci i bėrė tapė, nxori ēelėsin e shtėpisė dhe e mbajti nė dorė. - Pėrse e mban ēelėsin nė dorė? - e pyeti njėri. - Gjithė lagjja po mė sillet rrotull, prandaj po pres tė vijė dhe shtėpia-ime qė tė fus ēelsin e tė hap derėn, - ia ktheu pijaneci.
Nxjerre nga libri "Perla Shqiptare" te Hilmi Kolgjegja
|
|
|
|