Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E ngrėna e ligė tė sjell dergjen, e dergja tė sjellvdekjen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 86 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Histori :: Organizata revolucionare "Krahu kombėtar"
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Kjo organizatė, pas largimit tė Vidit, kur shumica e madhe e nacionalistėve u grumbullua nė Shkodėr, atje u zgjerua mė mirė dhe siē do tė shihet mė vonė ajo ėshtė bėrė promotorja e tė gjitha lėvizjeve kombėtare nė stabilizimin e shtetit tė ri mė 1924

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (13)

Nė kohėn e mbretėrimit tė Vidit, nė Durrės ishte mbledhur pjesa mė e madhe e patri-otėve shqiptarė, qė gjendeshin nė Shqipėri dhe jashtė Shqipėrisė, ndėr vendet e ndryshme tė botės, me qėllim qė gjithsecili tė jepte kontributin e tij pėr tė stabilizuar shtetin e ri shqiptar. Kėta idealistė, nė shu-micė tė rinj e me plot entuziazėm, jo vetėm qė nuk e njihnin popullin dhe zakonet e tij, por nuk njihnin as edhe njėri-tjetrin. Pra, pėr t’u njohur mė afėr e mė mirė, sidomos nė punė e sipėr, dhe pėr tė transformuar fuqitė individuale nė njė fuqi kolektive tė orga-nizuar mirė e tė disiplinuar, u shfaq nevoja e domosdoshme tė formohej njė organizatė politiko-revolucionare e fshehtė me emrin “Krahu kombėtar”, e cila pėrfshinte gjithė nacionalistėt e asaj kohe, pleq e tė rinj, civilė e ushtarakė.
Kjo organizatė, pas largimit tė Vidit, kur shumica e madhe e nacionalistėve u grum bullua
nė Shkodėr, atje u zgjerua mė mirė dhe siē do tė shihet mė vonė ajo ėshtė bėrė promotorja e tė gjitha lėvizjeve kombėtare nė stabilizimin e shtetit tė ri mė 1924. Me okupimin e Vlorės prej rebelėve (nė atė kohė u ndodha atje i ardhur nga Durrėsi pėr tė takuar familjen time nė ullishtet e Vlorės, tė emigruar nga Kolonja e djegur prej grekėve, dhe mezi shpėtova nga ndjekjet e komisarit tė policisė rebele, Shero Eminit, duke arritur tė merrja vaporin e fundit pėr Durrės), gjithė Shqipėria e Mesme dhe viset deri te Ura e Maliqit hynė nėn juridiksionin e sistemit qeveritar tė tyre. Ata ushtarak-isht u organizuan dhe u forcuan aq mirė, saqė qeveria e Vidit nuk qe nė gjendje tė pėr-ballonte rrezikun qė i kėrcėnohej prej tyre. Gjashtė Fuqitė e Mėdha, qė kishin krijuar e garantuar shtetin e ri, kishin hyrė nė luftė kundėr njėri-tjetrit. Shtetin e ri e kishin ndihmuar financiarisht Austria me Italinė dhe tani nuk do tė mund ta ndihmonin mė. Pra nė kėto kushte tė brendshme e tė jashtme, Vidi, qeveria dhe pėrkrahėsit e tij, kurrsesi nuk mund t’i bėnin ballė situatės, ndaj, i kėshilluar nga Austria, mė 3 shtator 1914, Vidi u largua nga Shqipėria. Njė pjesė e patriotėve shqiptarė emigrantė jashtė Shqipėrisė, ndėrsa pjesa mė e madhe, me tė cilėt kam qenė edhe vetė, shkoi e u strehua nė Shkodėr.

Ēka e shkaktoi kėtė tragjedi

Cilat janė shkaqet e kėsaj tragjedie qė u luajt mbi kurriz tė kėtij populli tė vogėl e tė dobėt? Kėto janė tė brendshme e tė jashtme.

Shkaqet e brendshme

Shqipėria, me vendimin e gjithė Fuqive tė Mėdha, nė Konferencėn e Londrės, u krijua si shtet i pavarur, por nė realitet populli shqiptar politikisht ka qenė i papėrgatitur pėr njė pavarėsi tė tillė. Megjithė qė nė shpirtin e popullit ndjenja e pavarėsisė gjithnjė ka ekzistuar dhe bile ka qenė e zhvilluar nė njė mėnyrė tė theksuar, ajo ka qenė disi primitive, individuale e deri diku krahinore dhe joracionale e kombėtare qė t’I pėrshtatej kushteve dhe kėrkesave tė kohės. Ndėrgjegjja kombėtare, elementi mė krye-sor pėr pavarėsinė e njė kombi, ka qenė e paformuar nė popullin shqiptar, mbasi poli-tika e ēkombėtarizimit turk ka krijuar gjith-farė vėshtirėsi pėr ta lėnė atė nė njė letargji mesjetare. Duke e ndaluar atė tė lartėsohej nė nivelin e popujve fqinj, xhonturqit besonin se ia zhduknin mundėsitė e pavarė-sisė sė tij, e cila do tė qe njė shembull vdek-jeprurės pėr tė ardhmen e Perandorisė Otomane. Pėr turqit e vjetėr e tė rij greqizimi e sllaviz-mi i shqiptarėve ortodoksė, me anė tė kishės e shkollės, ka qenė mė i preferueshėm sesa qė ata tė bėheshin shqiptarė tė mirė dhe, nėn njė administratė tė pėrshtatshme e nė interes tė dy palėve, tė preferonin tė jetonin me Turqinė derisa tė fitonin pjekurinė e tyre pėr pavarėsi. Pėrveē politikės ēkombėtarizuese tė turqve, populli shqiptar, pėr arsye topografike tė vendit, i ndarė nė krahina tė shkėputura nga njėra-tjetra, ka bėrė njė jetė tė veēuar e si pasojė shumė tė dėmshme pėr tė ardhmen e tij. Nga ana e tjetėr, populli shqiptar gjatė historisė sė tij ka pėsuar edhe ndryshime tė tjera shoqėrore nė ndryshimin e besimeve, gjė qė e ka vėshtirėsuar edhe mė tepėr pro-cesin e formimit tė ndėrgjegjes kombėtare. Perandoria Otomane ka qenė e bazuar nė fe e jo nė kombėsi si ajo e Austro-Hungarisė. Nė tė cilėn myslimanėt shqiptarė nė teori kanė gėzuar mė tepėr tė drejta se tė krishterėt. Ēdo shqiptarit muhamedan, si individ, i njihej ēdo e drejtė qė kishte edhe njė turk, ndėrsa, si kombėsi, nuk i njihej asnjė e drejtė. Nė realitet vetėm njė pjesė e vogėl e shqip-tarėve muhamedanė ka fituar pozita me rėndėsi dhe ka siguruar pasuria kolosale, duke u bėrė vega e sulltanėve dhe duke u bėrė atyre shėrbime tė mėdha. Kėta kanė arrirė tė shtojnė pasuritė e tyre me anė tė grabitjeve e tė shfrytėzimeve qė i kanė bėrė popullit. Kėta krerė, me mjetet ekonomike qė kanė disponuar, kanė mundur tė krijojnė pozita tė privilegjuara nė pėrgjithėsi nė dėm tė popullit. Ndėrsa shumica dėrrmuese e popullit mysliman, pėrveē tė drejtės qė tė bėhej xhandar pėr tė lėnė kokėn nė ndjekjen e hajdutėve, ka pasur detyrime gjithfarėshe (pėrveē pjesės malore tė Shqipėrisė sė Veriut), si pagesa ashtu edhe shėrbime ushtarake shumėvjeēare, duke lėnė eshtrat ndėr lufta e sidomos ndėr kryengritjet e shpeshta nė shkretėtirat e Arabisė. Pėr shqiptarėt myslimanė emigrimi jashtė perandorisė ka qenė i ndaluar, gjė qė ata I ka privuar nga fitimet materiale e sidomos morale qė rrjedhin nga emigracioni duke qenė nė kontakt me botėn e jashtme.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.