|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Bėj gosti, qė tė provosh mikun
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
TIRANE (29 Gusht) - Pasditen e djeshme, ndėrsa pesė anėtarėt e bordit drejtues tė Fondacionit pėr Zhvillimin Shqiptar tė vendosur nė njė nga pallatet pas Ambasadės Greke nė kryeqytet, po pėrgatiteshin pėr tė pėrfunduar ditėn, oficerėt e veshur civile tė policisė sė Tiranės ua kanė prishur humorin.
Njė urdhėr i thėnė nė mėnyrė tepėr edukative: "Duhet tė vini pak nė polici pėr disa sqarime", ua ka zbehur fytyrat pesė punonjėsve tė fondacionit. "Pėrse na merrni, ne jemi nė rregull me tė gjitha ligjet e shtetit shqiptar", ka nisur justifikimet presidentja e kėtij fondacioni, shqiptaro-amerikania Angjelina Hasani, rreth tė 50-ave. Megjithatė tė mbėshtetur edhe nga grupet e gatshme tė drejtorisė sė policisė ata janė shoqėruar pėr nė polici. Por kur kanė shkuar nė Drejtorinė e Policisė sė kryeqytetit, presidentja e fondacionit Hasani ėshtė njohur me "provat" qė e vendosnin me "shpatulla pėr muri". Ishte njė i moshuar vlonjat ai qė nuk "i ėshtė dridhur qerpiku" dhe e ka akuzuar nė prani tė oficerėve tė Policisė Gjyqėsore Hasanin pėr "mitmarrje". Sipas burimeve tepėr tė besueshėme tė policisė, Hasani, nė shkėmbim tė njė vize amerikane pėr djalin e vlonjatit qė vuante nga njė sėmundje, i ka kėrkuar atij mė shumė se 10 mijė dollarė. Madje ai ka pranuar qė tė dėshmojė edhe para gjykatės, procedurė qė ėshtė e nevojshme nė mėnyrė qė dėshmia e tij tė marrė vlerėn e provės. Por burimet policore sqarojnė se nuk ėshtė ky i vetmi person qė ka rėnė "preh" i mashtrimeve tė fondacionit me emėr sinjifikativ "pėr zhvillimin e shqipėrisė". Pas disa orė pyetjesh, policia e kryeqytetit, mesnatėn e djeshme, me miratimin edhe tė prokurorisė sė rrethit, ka vendosur arrestimin e Hasanit dhe kalimin e saj pėr ndjekje penale. Ndėrsa pas sqarimeve qė kanė dhėnė, katėr "bashkėpunėtorėt" e saj janė lėnė tė lirė. Ata janė shfajėsuar se nė Fondacionin pėr Zhvillimin Shqiptar ishin thjesht rrogėtarė. Ndėrkohė ėshtė sekuestruar i gjithė dokumentacioni i fondacionit qė nga akti i themelimit, statuti, bilanci ekonomik, burimet ekonomike tė tij e gjithēka qė lidhet me tė. Vetėm pesė ditė mė parė sektori i antikrimit ekonomiko-financiar nė Tiranė arrestoi Hiqmet Hoxhėn 38-vjeē pronarin e bar restorant "Ēaplinit" nė qendėr tė Tiranės. Edhe arrestimi I tij u bė sepse u kap me disa pasaporta ku ai kishte ndėryhrė dhe me disa leje qėndrimi tė shtetit kanadez edhe kėto tė falsifikuara. Gjykata miratoi arrestimin e tij dhe vendosur pėr tė masėn e sigurisė burg pa afat. Nė banesėn e tij u kapėn dhe bllokuan disa materiale qė nevoji-teshin pėr tė kryer falsifikimin e vizave. in/mr (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
|
|
|
|