Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Gjuha :: A munden shqiptarėt tė "harrojnė" gjuhėn e tyre? -Shėnim
Postuar nga: Roleli

Gjuha Sot dėshira pėr tė harruar prejardhjen, pėr t'u ndier sadopak europian, shfaqet pavetdijshėm nė mbartjen e modeleve kulturore tė marra nga vendet e zhvilluara, duke e kthyer kulturėn shqiptare nė njė miks kulturash, pa njė fytyrė origjinale…

Kur nė tekstet e historisė mė parė lexonim pėr pėrpjekjet qė bejtexhinjtė apo rilindasit tanė kishin bėrė pėr zhvillimin e kulturės kombėtare, duke e vlersuar shkencėrisht gjuhėn si "mė tė parėn shenjė tė kombėsisė", nė imagjinatėn e secilit gjuha shqipe lartohej. Gjithsecili atėherė pėrsėriste vargjet e mėsuara sė bashku me Abc-nė "Gjuha jonė sa e mirė, sa e ėmbėl, sa e dlirė...". Edhe fėmija i vogėl, pavarsisht se nuk e dinte rėndėsinė, kuptonte pėr njė vlerė tė patjetėrsueshme tė gjuhės, vlerėn e pėrcjelljes sė kulturės dhe traditės dhe krijimit tė identitetit kombėtar. Sot ne themi jemi komb, jemi shqiptarė. Dhe nė fakt po tė thellohemi nė konceptin e kombit, ėshtė gjuha elementi i parė i rėndėsishėm, pastaj kultura e pėrbashkėt, tradita, prejardhja, kufijtė dhe historia. Ishte viti '90 kur Shqipėria u trondit nga themelet dhe i drejtoi sytė pėr nė "tokėn e premtuar". Ēdo bindje e deri atėhershme u vu nė dyshim. Shqiptarėt kishin besuar pėr rreth 50 vjet nė njė ideal tė gėnjeshtėr, nėn diktatin politik, kulturor e shpirtėror. "Tė shkojmė drejt Europės", vetėm tė shkojmė, tė ikim. Dhe shtohej njė dėshirė e pa kuptueshme pėr t'iu larguar vendit, pėr tė harruar prejardhjen, pėr tė vlersuar ēdo element tė ēdo kulture mjaft tė mos ishte shqiptare. Kėshtu Shqipėria u hap ndaj gjithēkaje qė vinte nga perėndimi, duke e ndarė vlersimin nė tė huaj dhe shqiptarė. Sot dėshira pėr tė harruar prejardhjen, pėr t'u ndier sadopak europian, shfaqet pavetdijshėm nė mbartjen e modeleve kulturore tė marra nga vendet e zhvilluara, duke e kthyer kulturėn shqiptare nė njė miks kulturash, pa njė fytyrė origjinale. Prindėrit shqiptarė pėr t'u ndjerė sadopak europianė i pagėzojnė fėmijėt e tyre me emra tė huaj dhe krenaria nė fytyrat e tyre kur lakojnė njė emėr tė huaj ėshtė e papėrshkrueshme. Shumė familje qė kanė emigruar nuk u mėsojnė gjuhėn amėtare fėmijėve tė tyre, por gjuhėn e vendit ku ndodhen. Fjalė tė huaja futen vend e pavend nė bisedat e pėrditshme, po kėshtu mėnyra tė sjelluri me origjinė kushedi se nga, janė bėrė tė zakonshme te individė tė ndryshėm. Por kjo nuk ėshtė asgjė para faktit qė ka zona tė tėra nė Shqipėri, ku gjuha shqipe ėshtė zėvendėsuar me gjuhė tė tjera. Ka kohė qė kur shkon nė zonėn e Dhėrmiut, tė duket vetja sikur je nė ndonjė fshat tė Greqisė. Kjo sepse qė nga fėmijėt qė sapo kanė nisur tė flasin, e deri te pleqtė tė cilėt mė shumė se kushdo do tė ndikonin nė ruajtjen e vlerės dhe tė kulturės, flasin greqisht. Po ti pyesėsh "pse?", nuk dinė tė japin njė pėrgjigje tė vlefshme, dikush refuzon tė pėrgjigjet, dikush thotė se "ne jemi grekė", ndėrsa dikush tjetėr thotė se "e kam mė tė lehtė pasi prej kohėsh punoj e jetoj atje". Si mundet tė mos jetė e lehtė tė flasėsh nė gjuhėn qė ke thėnė "nėnė" pėr herė tė parė, gjuhėn e vendit qė tė ka ofruar njė rrėnjė nė kėtė botė e qė tė jep njė identitet. Nė njė lokal buzė detit tė Sarandės, njė shqiptar emigrant nė Greqi i drejtohet kamarieres pėr tė dhėnė porosinė nė greqisht, megjithėse ka pėrballė njė bashkėkombėse. Ajo e dėgjon pa i bėrė pėrshtypje, pasi kjo "ėshtė njė dukuri normale". Nė njė moment ajo e pret bisedėn dhe nė shqip i thotė "kur nuk e flet mirė greqishten, pse nuk flet shqip?". Megjithėse nuk mund ta dinė kurrė aq mirė sa gjuhėn e tyre, pėrsėri banorėt e kėsaj zone me sforcim e krenari qė as vetė se dinė se nga u vjen, vazhdojnė tė flasin nė gjuhėn e fqinjve. Pėrpjekjet e rilindasve tanė tė cilėt panė te gjuha vlerėn, pasurinė, me anė tė sė cilės provuan lashtėsinė, prejardhjen, njėsinė kombėtare, autoktoninė, nuk kanė asnjė rėndėsi, sepse sot banorėve tė kėtyre zonave iu "leverdis" mė shumė tė jenė tjetėr nga shqiptarė. Kjo ėshtė njė dėshirė pėr tė imituar kulturė, gjuhė qė tė shkojmė sa mė shpejt nė Europė, sa pėr Shqipėrinė...
Por tė qėnit shqiptar pėr secilin prej nesh ėshtė njė fakt i patjetėrsueshėm, qė nuk mund tė konsiderohet turp, apo sėmundje. Nėse nuk pranojmė vetveten, askush nuk mund tė na pranojė. Tė qėnit pjesė e Europės ėshtė njė lojė e madhe qė ka rregullat e saj, nėse dėshirojmė vėrtet tė jemi pjesė e saj duhet t'i respektojmė kėto rregulla, sepse jo duke imituar e harruar do tė plotėsojmė ato, por duke pranuar veten megjithė problemet e tranzitit qė sigurisht njė ditė do tė mbarojnė.

Klodiana Gjini (ATSH)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.