Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka vetem nje sekret per ta drejtuar kete bote: ajo e te qenit te forte, sepse ne forcen nuk ka as gabim e as iluzion; ajo eshte e verteta e nxjerre lakuriq.
--- Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 163 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Histori :: Si pėrfundoi lufta me grekėt
Postuar nga: ILovePejaa

Histori Rasti i pritur nga grekėrit nuk vonoi. Nė Shqipėrinė e Mesme plasi kryengritja esadiste kundėr Vidit dhe Qeverisė kombėtare. Fuqitė kom-bėtare qė ishin nė ballė tė luftės kundėr grekėve u ndodhėn tė pabaza

Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike nė Shqipėri” (12)



Pėr pak kohė lufta sikur u pre, ngaqė Qeveria shqiptare hyri nė bisedime me ata tė autonomisė nė Korfu pėr tė gjetur njė zgjidhje paqėsore tė ēėshtjes sė Epirit. Ndėr kėto kohė grekėt pėrgatiteshin, nė rast dėshtimi tė tratativave tė Korfuzit ose nė rastin oportun, tė merrnin ofensivėn pėr tė riokupuar gjithė pjesėn tjetėr tė Epirit qė ishte nė dorėn e shqiptarėve, e tė arrinin vijėn Llogara - Salari - Qafa e Kiēokut - Ostrovcė e Maliq. Rasti i pritur nga grekėrit nuk vonoi. Nė Shqipėrinė e Mesme plasi kryengritja esadiste kundėr Vidit dhe Qeverisė kom-bėtare. Kjo u pėrhap pak nga pak, aq sa fuqitė rebele arritėn tė okuponin Beratin, Elbasanin, Pogradecin e tjerė dhe tė kėrcėnonin Vlorėn, tė cilėn e okupuan pas pak ditėsh. Fuqitė kombėtare qė ishin nė ballė tė luftės kundėr grekėve u ndodhėn tė pabaza; jo vetėm qė nuk kishin ndihmė nga prapa, por ishin nė rrezik tė sulmoheshin edhe nga rebelėt, tė cilėt pėrkrahnin rivendikimet greke, duke i quajtur nacionalistė si tė pafe dhe shkakėtarė tė shkėputjes sė Shqipėrisė nga Baba Dovleti, pėr ribashkimin me tė cilin ata luftonin. Nė kėto rrethana grekėt ndėrmorėn ofensivėn nė tė gjithė ballin. Fuqitė shqiptare, duke u ndodhur pėrpara presionit grek dhe duke u kėrcėnuar mbrapa nga rebelėt e nė disa vende duke u goditur prej tyre, u shpartalluan dhe morėn udhėn pėr shpėtimin e tyre dhe tė familjeve qė iknin “kush mund tė iki mė shumė”. Largoheshin pėr nė krahinat e Vlorės, Mallakastrės, Beratit nė panik tė madh. Grekėrit pėrparonin vazhdimisht, tė penguar vende-vende nga shqiptarėt qė kėrkonin tė pėrfitonin kohė pėr largimin e familjeve tė tyre, qė iknin vetėm me ē’kishin veshur e mbathur nė trup. Pėrparimi i grekėve bėhej nė mėnyrėn mė tė egėr qė kish parė bota para invazioneve barbare. Ata pėrparonin duke pasur nė njėrėn dorė urėn e zjarrit dhe nė tjetrėn thikėn e mprehur. Dogjėn gjithēka qė ishte e shqiptarėve myslimanė, vranė gjithė ata qė nuk patėn mundėsi tė largoheshin me kohė, pa dallim seksi e moshe. Njėkohėsisht,
me vrasjet dhe djegiet e myslimanėve, u pėrf-shinė edhe tė krishterėt e Frashėrit dhe tė atyre fshatrave qė kishin bėrė ēėshtje tė pėr-bashkėt me vėllezėrit e tyre myslimanė. Gjithė kasollat e katundet qė ndodheshin me parė tė ēliruara, u bėnė shkrumb e hi me ē’k-ishin brenda, bagėti e sende tė tjera qė u gjetėn u grabitėn. Janė pėr t’u shėnuar masakrat e Panaritit. Fshatarėt myslimanė tė Panaritit, pėr tė shpėtuar, ikėn nga fshati dhe kaluan nėpėr Backė, brenda nė Skrapar. Bashkė me njė nga agallarėt e Panaritit, qė u largua me dhentė e tij, qe edhe Stefan Panariti me bagėtinė e tij. Mė vonė kthehet Stefani dhe grekėt e bindėn kėtė qė t’i shkruante agajt qė tė kthehej edhe ai, pasi grekėt siguronin lirinė dhe jetėn e tyre. Agaj beson dhe kthehet. Edhe nga populli kthehen ata qė e njihnin veten jo tė kompro-mentuar. Por njė natė i marrin burrat dhe I vrasin ndėr afėrsitė e Grabockės dhe tė Melckės, ashtu i masakrojnė edhe gratė e fėmijėt. Kėto masakra bėhen prej kapedan Stratosit. Patrioti i vjetėr Harri Panariti, bashkė me njė patriot tjetėr nga Treska, shkruajnė nė Amerikė mbi ngjarjet tragjike tė Panaritit dhe me kėtė lajmėrim erdhi njė komision i huaj prej dy vetash pėr hetime. Stefan Panariti nuk e thirri aganė panaritas me qėllim tradhėtie. Pėr kėtė dėshmuan edhe tre tė krishterė panaritas pėrpara qeverisė greke nė Janinė. U konstatua se heroi i kėsaj tragjedie qe kapedan Stratosi. Edhe Harri Panariti, pėr shkak se lajmėroi miqt e tij nė Amerikė, u dėrgua nė Janinė nga u lirua vetėm mbas 6 muajsh burgimi madje nė sajė tė njė mijė frangave ari qė pagoi nė dorė. Kėshtu mori fund hėpėrhė pėrpjekja pėr lir-imin e prefekturave tė Korēės e tė Gjirokastrės. Grekėt ia mbėrritėn qėllimit tė tyre duke zėnė vijėn Llogara - Salari - Qafa e Kiēokut –Ostrovicė - Maliq.

Pėrēarjet qė i bėnin tė huajt, shqiptarėt nuk i kuptonin

Xhonturqit duke zbatuar parimin “Pėrēaj e sundo”, nxisnin shqiptarėt e besimeve tė ndryshme kundėr njėri-tjetrit me ēfarėdo mėnyre. Pėr sa u pėrket ortodoksėve, I shtynin tė bėnin ēėshtje tė pėrbashkėta me grekėrit si bashkėfetarė qė ishin. Myslimanėt i afronin duke u dhėnė ndonjė nėpunėsi e tjera. Kėshtu xhonturqit ia arritėn qėllimit tė tyre deri diku dhe pėr njė kohė pak a shumė tė gjatė. Kundėrshtimet e para ndėrmjet ortodoksėve e myslimanėve me kohė u transformuan nė mėri e mė vonė nė armiqėsi reciproke. Ky hen-dek i madh qė u hap ndėrmjet tė krishterėve e myslimanėve nga armiku i pėrbashkėt, nuk u kuptua dot shpejt nga shqiptarėt e i shkak-toi dėme tė mėdha kombit duke pasur si rrjed-him, ndėr tė tjera, shkombėtarizimin e qindra mijėra shqiptarėve ortodoksė e ky proces vazhdon edhe sot nė Arbėri (shqiptarėt e Greqisė). Me Rilindjen Kombėtare, si rilindasve ashtu edhe pasardhėsve tė tyre u ėshtė dashur mund i madh, kohė e sakrifica pėr tė mbushur hendekun e ndasisė qė kishin hapur tė huajt. Nė kėtė rrugė tė ndasisė, Fanari (Patrikana e Stambollit) e mė pastaj edhe qeveritarėt grekė kanė qenė mė tė zellshėm se turqit. Tentativa serbe me Arif Hiqmetin Nė fillim tė vitit 1914 serbėt tėrhiqen nga Dibra, tė imponuar nga Fuqitė e Mėdha, dhe vijėn e demarkacionit e vėnė afėr qytetit tė Dibrės. Atėherė populli dibran i emigruar u kthye nė vendin e vet duke e gjetur atė tė transformuar nė shkrumb e hi. Me ardhjen e Vidit nė Shqipėri, edhe nė Dibėr u formua qeveria lokale dhe si prefekt I Qarkut emėrtohet Jusuf Hipen Agolli. U for-mua dhe xhandarmėria e vendit duke pasur, si shenjė dalluese, njė shirit kuq e zi nė krah, tė cilėt (xhandarėt) populli ende i thirrte zapite. Serbėt donin tė formonin njė qeveri tė tipit tė Zografosit, qė tė pėrfshinte Dibrėn e Matin, duke futur nė dorė Qafėn e Murrės, atė tė Bullit dhe Shkallėn e Lumnikut, qė kishin njė rėndėsi tė madhe strategjike. Pashiqit, kryeministrit serb, i duhej njė vegėl qė ta pėr-dorte pėr kėtė qėllim tė cilin e gjeti nė person-in e Arif Hiqmetit, shqiptar prej Kumanove, njė tip i zgjuar dhe aventurier i klasit tė parė. Ky ka qenė 2-3 vjet rresht sekretar I Prefekturės sė Dibrės para Luftės Ballkanike
dhe mė 1905-1906 ishte sekretar i tretė I Hysen Hilmi Pashės, inspektorit tė pėrgjithshėm tė tre vilajeteve dhe kryetarit tė komisionit qė pėrfaqėsonte Fuqitė e Mėdha pėr reforma nė Maqedoni. Kėtė person e kam njohur nė atė kohė nė Manastir, dhe kam vėnė re se nuk ka pasur aspak ndenja patri-otike. Arif Hiqmeti nė Dibėr, nuk gjeti as mė tė voglėn pėrkrahje. Vetėm me anėn e shumė tė hollave mundi tė bėjė vegėl familjen Lleshi, Halit e Liman Lleshi, si dhe njė farė Ismail Lazri, njė tip tjetėr tė zgjuar. Me ndihmėn e kėtyre dhe me sasi shumė tė mėdha tė hol-lash, mundi tė blejė tek-tuk njerėz nė disa fshatra tė Dibrės. Qeveria serbe qėndronte prapa perdės, duke dashur tė tregohet se gjoja nuk pėrzihet nė kėto punė. Halit Lleshi pasurohet mjaft dhe duke pasur pėrkrahjen e fuqisė armike mundi tė bėjė pėr vehte njė pjesė tė vogėl tė popullit dhe kėshtu del nė shesh njė parti kundėrshtare me Arif Hiqmetin nė krye. Ky me kėtė pakicė, I pėrkahur nga armiku, mundi ta pushtojė gjithė Dibrėn dhe posa kaloi vijėn e demarka-cionit fillon lufta, sė pari me xhandarmėrinė lokale, tė cilės i vinė nė ndihmė patriotėt dibranė. Kėshtu fillon lufta civile e cila vazh-doi 3-4 muaj. Arif Hiqmeti njė ditė duke shkuar prej Dibre nė Shkup, pranė fshatit Zharmonic tė Rekės, u vra prej njė grupi patriotėsh dibranė tė pėr-bėrė nga Hasan Pallanza, Izet Maqellari, Maliq Kėrēishti, Qamil Daci, etj. Lufta mori fund me fitoren e patriotėve dibranė dhe me vrasjen e A. Hiqmetit, grupi I tij u shkatėrrua krejt. Pas vrasjes sė A. Hiqmetit qeveria serbe dėr-goi po me atė mision njė farė Xhemal Kosturi dhe Nikoll Kėrēishtin, por edhe kėta tė dy fal-imentuan nė misionet e tyre.

(vijon)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.