Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mund te jesh me e forte se nje femer vetem po te jesh me femer se ajo.
--- Larcher

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 159 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Letersi :: PERBINDESHI - (nga Ismail Kadare)
Postuar nga: ReEdD

Letersi Vazhdojme me romanin PERBINDESHI i shkrimtarit Ismail Kadare.

Per te qene ne dijeni te ngjarjeve mund te lexoni kapitujt e meparshem:
Kapitujt I, II

Kapitujt III, IV, V.


Ne vazhdim mund te lexoni Kapitujt VI, VII

Lexim te kendshem.



VI

Si zakonisht tė shtunave nė mbrėmje, «Kafe dimėrore» ishte plot. Xhamat ishin veshur me avull dhe po tė vėshtroje nga jashtė, brenda kafesė tė dukej se gjithė grumbullin e klientėve atje e lidhte dicka intime. Gotat e vogla tė pijes, filxhanėt e kafesė dhe syzet e njerėzve jepnin e merrnin vezullime me njėra-tjetrėn, kurse tė kuqtė e buzėve tė grave me nuancėn pakėz tė mbyllur, plot mirėkuptim, nuk ishin ndodhur kurrė kaq pranė gojėve tė burrave, qė dicka flitnin.
Genti me Lenėn ishin ulur pranė qelqeve tė mėdhenj, prej nga dukej njė pjesė e udhėkryqit.
— Kėtu ėshtė bukur, — tha ajo.
Herė-herė kthente kokėn nga qelqnaja dhe kundronte pėrjashta pamjen e mjegulluar tė rru-gės. Ai kishte qejf ta shihte kėshtu nė profil, sidomos kur sytė e saj bėheshin tė menduar. Kur nė anėn e pėrtejme tė rrugės ndizeshin gėrmat e fjalės «Farmaci», fytyra e saj merrte njė nuancė tė kaltėreme, tė largėt, sikur t'i pėrkiste njė bote tjetėr. Atėherė, gati me padurim, ai numėronte njė, dy, tre, katėr derisa ndizeshin germat e kuqe tė dyqanit tė mobilerisė dhe fytyra e saj merrte njė shprehje tė ngrohtė, sikur tė ishte pranė zjarrit tė oxhakut. Ajo papritur bėhej e afėrt pėr tė, por kjo vazhdonte vetėm tri sekonda, pastaj gjithēka pėrsėritej.
— Tė kujtohet? — i tha ai. — Atė mbrė-
mje kur u njohėm, ti i kishe krehur flokėt tamam
si sonte.
— Po, — tha ajo ngadalė.
— E cuditshme ishe atė mbrėmje. Me sa
duket, nė prag tė kthesave tė mėdha gratė bėhen
mė tė bukura.
— Ndoshta.
Si gjithė tė dashuruarve, atyre u pėlqente tė riktheheshin te dita e parė e njohjes sė tyre, thua se donin tė rizbulonin apo ndoshta tė ndreqnin atje dicka.
Njė copė herė rikujtuan detaje tė ndryshme, motivin qė lozte orkestra nė ēastin kur dolėn pėrjashta, tė puthurėn nėn hėnė, vėshtrimin e tij tė egėrsuar mė vonė, kur ajo donte tė largohej prej tij.
— Me siguri ti mendove: c'qenka kjo vajzė
e shthurur qė i hidhet nė qafė njė tė panjohuri.
Ai rrotullonte gotėn e vogėl me gishta.
— Tė them tė drejtėn ashtu mendova, ve-
tėm se nuk tė quaja tė shthurur, por tė ēuditshme.

Ajo qeshi.
— Kam vėnė re se fjala «e ēuditshme» mund tė zėvendėsojė shumė fjalė tė tjera.
Qeshėn tė dy, pastaj ai tha:
— Sidoqoftė, ti arrite shumė shpejt tė bėsh
korrigjimin.
Lena ishte e para qė e largoi bisedėn nga ajo mbrėmje. Megjithatė nuk mundėn tė shkojnė mė larg se dita e fejesės sė saj. Ishte gjithmonė ai qė nuk i pėlqente tė ikte nga ato ditė, kurse ajo kishte njė lloj nevoje pėr harresė. Taksia na pret pėrjashta, mbretėreshė, pėrsėriti ajo fjalėt e tij.
— Nė taksi ti dridheshe, — tha ai. — Tė
kujtohet?
— Turbull.
— Pastaj e humbe fare. Flisje gjėra pa
shumė lidhje, gati pėrēart.
— Po. Ma ke thėnė.
— Thojshe ca fjalė tė ēuditshme, me dy
kuptime. Edhe stili i frazave ishte i vjetėr, njė
mėnyrė tė foluri e pazakontė, me njė ritėm tė
panjohur.
Lena mori frymė thellė.
— Gjithė atė vit nė fakultet kishim bėrė
letėrsi antike. Ndoshta ishte ndikimi i saj. Veē
kėsaj ai, siē e di ti, merrej me muzetė dhe herė
pas herė mė tregonte mbishkrime tė moēme. Por
ta lėmė mė mirė kėtė bisedė. Nuk dua ta kuj-
toj mė atė, mė kupton? Ende tani mė kalojnė
mornica nė trup.
— Mirė, — tha ai. — Le tė kujtojmė diēka
mė tė gėzueshme.
Te hyrja e kafesė kishte njerėz qė prisnia tė lirohej ndonjė vend pėr t'u ulur.

— Ja njė vajzė qė tė ngjet ty, — tha Genti
duke treguar me kokė andej. — Kam vėnė re,
ose ėshtė thjesht njė pėrshtypje imja, se kohėt e
fundit leshverdhat po shtohen nė Shqipėri.
Ata u kthyen prapė te mbrėmja e njohjes sė tyre dhe te pėrqafimi i tyre i parė dhe kur ajo e pyeti se a ishin tė ngrohta vajzat e Moskės, dhe ai iu pėrgjigj «po>>, ajo i tha:
— Kurse ti, pas atij pėrqafimi tė parė, aq
tė vrullshėm, ke menduar se kushedi se ē'femėr e zjarrtė isha unė, apo jo?
Ai pohoi me kokė.
— Pastaj u zhgėnjeve, — tha ajo me pikėllim.
— Jo.
Ajo i buzėqeshi hidhur.
— Pse nuk je i sinqertė?
— Unė jam i sinqertė, nuk u zhgėnjeva.
— Ti u zhgėnjeve, — tha ajo me pikėllim.
— Jo.
— Ti u zhgėnjeve, — nguli kėmbė ajo. —
Ti fare mirė e kupton pėrse. Ti kujton se nuk e
di qė jam e ftohtė?
— Histori e njohur, — tha ai. — E ftohtė,
e ngrohtė. Pėr mua s'ka shumė rėndėsi,
— Megjithatė duhet ta pohosh qė u zhgėnjeve.
Pėr mua s'ka rėndėsi, mendoi Genti. Ai deshi t'i thoshte asaj se ishte e natyrshme qė tė ishte e ftohtė, pėrderisa... pėrderisa... Nė mendjen e tij thirrjet e kalamajve tė provincės: Helenė e Trojės, Helenė e Trojės, ashtu siē ia kishte treguar ajo vetė, sė bashku me idenė e bukuroshes sė fjetur qė zgjohet pas tri mijė vjetėsh (natyrisht, e ftohtė tashmė), pėrpiqeshin tė mbrunin njė mendim, por pati frikė se ajo nuk do t'ia kuptonte shakanė.
Nė tė vėrtetė, pėr shkak tė shėnimeve qė shkruante, atij i pėlqente njėlloj si kalamajtė e provincės ta pėrfytyronte Lenėn tė tillė, duke krijuar herė pas here midis tij dhe asaj dialogė fantastikė, si midis njė njeriu tė sotėm qė intervistonte mbretėreshėn e dikurshme. Qysh se i kishte treguar pėr shėnimet, ajo hynte herė pas here nė lojė dhe e ndiqte shakanė e tij, por kjo vazhdonte njė kohė tepėr tė shkurtėr nė krahasim me kohėn qė i kushtonte kėsaj gjėje mendja e tij.
Radioja e vendosur te banaku po jepte lajmet e orės tetė dhe me siguri edhe sonte, ashtu si nė lajmet e ēdo mbrėmjeje, qysh se ajo ishte shpikur kishte shantazhe tė njėrit shtet kundėr tjetrit, ankime, kėrcėnime tė hapta ose tė fshehta pėr shpallje lufte, pėr tė mos thėnė vetė lajme nga luftėrat qė tashmė kishin nisur.
Pėrbri tyre u lirua njė tryezė dhe dy tė rinj qė prisnin te hyrja, pikėrisht vajza leshverdhė qė Gentit i qe dukur se i ngjiste Lenės, erdhėn e u ulėn gjithė gėzim.
Vajza lėshoi mbi tryezė njė paketė me shumė pulla postare sipėr dhe me emrin e adresėn e shkruar me shkronja tė mėdha. Pa e pasur mendjen, Genti lexoi adresėn: Ana Shundi. Laborante nė NI-Kimike, Tiranė.
— Nė mesjetė leshverdhat duhet tė kenė qenė mė tė shpeshta nė Shqipėri, — tha Genti. — Mė pas, pas dyndjes otomane, si nė krejt Gadishullin, nisėn tė rrallohen.

Lena ktheu kokėn me kujdes pėr tė parė vajzėn qė sipas Gentit i ngjiste, por sytė e saj rrėshqitėn anash sapo ndeshėn vėshtrimin e tjetrės. Pas pak, edhe mė kujdesshėm, ajo u pėrpoq ta shikonte prapė, por kėtė herė u bind se ajo rrėshqitje sysh s'kishte qenė e rastit. Tjetra e vėshtronte me ca sy tė ngrirė, tė trembur.
Lena u pėrpoq ta hiqte mendjen. Nervat i qenė acaruar, kohėt e fundit dhe tė dy, ajo e Genti, kapnin tani ca gjėra qė mė parė s'i vinin re.
— Ē'trysni, — tha Genti duke tundur kokėn. E kishte fjalėn me siguri pėr ndonjė lajm qė sapo kishte dhėnė radioja.
Pėr herė tė tretė ajo ktheu kokėn nga fqinja. Fytyra e vajzės sė panjohur iu duk jo vetėm e trembur, por e zverdhur nga tmerri.
Ē'ėshtė kėshtu, tha Lena me vete duke vėshtruar pėrreth. Por sytė e sė panjohurės i qenė ngulur asaj dhe ishte e kotė tė mendoje se tjetėrkush ia shkaktonte ankthin.
Mendjen e Lenės e pėrshkuan me shpejtėsi pandehma nga mė tė ndryshmet: farefisni e Ma-ksit? Njė lidhje e mėparshme e Gentit? Dikush qė kishte njė tė fshehtė, njė parandjenjė tė keqe?...

Duart e sė panjohurės trazonin me nervozizėm ēantėn dhe, gjatė lėvizjeve, dy-tri herė e zhvendosėn njė paketė postare me emrin dhe adresėn sipėr saj. Lena me vėshtirėsi lexoi shkronjat ngaqė i kishte kokėposhtė:
Kimike - NI. Laborante. Ana Shundi.

Ē'pate, deshi t'i thoshte sė panjohurės.
S'ishte aspak e qetė pėr ta menduar gjakftohtėsisht. Por edhe po tė ishte ashtu, vėshtirė se do t'i gjendej njė shpjegim ankthit qė tjetra kishte mundur t'ia rrezatonte.
Me vrull, si njeriu qė vendos mė nė fund t'i japė fund torturės, duke e pyetur tjetrin: ē'ke qė m'i ke ngulur sytė ashtu, ē'tė kam bėrė, ajo u kthye prapė, por tryeza kėtė herė ishte e zbrazėt.
S'jam mirė, tha me vete.
Genti, pa vėnė re asgjė, po pėrpiqej midis zhurmėrisė sė kafesė tė kapte zėrin e spikerit. Akoma asnjė fjalė pėr pėrēarjen brenda kampit socialist. Megjithatė, nė tė gjitha lajmet ndihej njė farė acarimi. Kėshtu qenė pėrhapur atėherė gojė mė gojė lajmet pėr acarimin greko-trojan. Dhe pas tyre, kthimi i studentėve trojanė qė studionin nė qytetet greke. Ikja nga Troja e specialistėve grekė, qė kishin ardhur ndoshta pėr t'u mėsuar trojanėve pėrdorimin e «zjarrit grek». Deklaratat e fundit tė ashpra tė tė dy palėve pėrpara tėrheqjes sė ambasadorėve...
Befas, nė sytė e Lenės kaloi njė hije frike. Ajo diēka mėmėriti nėpėr dhėmbė.
— Ēfarė? — pyeti ai.
— Tė ikim qė kėndej, — tha ajo me zė tė
ulėt.
Ai i zuri dorėn dhe ia shtrėngoi lehtė.
— Pse?
— Tė ikim, — pėrsėriti ajo dhe me sytė e
trembur vėshtroi nė tryezėn fqinje.
— Prapė ai psikopati? — Genti ktheu kokėn
dhe pa njeriun qė ishte ulur nė tryezėn e porsaliruar dhe u kishte ngulur sytė. Ishte po ai i herės tjetėr, vetėm se fytyrėn e kishte mė tė ver-dhė, kurse sytė i shkėndijonin nga po ai zjarr i sėmurė.
— Mos tė njeh? — pyeti Genti. — Apo mos
e ke njohur diku?
— Nuk e di. Nganjėherė mė duket se diku
e kam parė.
— Na i ka ngulur sytė si dreqi, — tha Ge-
nti. — Do t'ia thyej turinjtė.
Lena i vuri dorėn te krahu butėsisht.
— Eja tė ikim mė mirė.
— Kurrsesi.
— Gent, tė lutem. Bėje pėr mua.
Gentit iu duk njė idiotėsi tė iknin pėr shkak tė njė psikopati, por ajo nguli kėmbė si asnjėherė tjetėr, tha se nuk mund tė rrinte kurrsesi, se i filloi njė dhimbje koke e tmerrshme etj. etj. dhe ai u detyrua tė thėrriste kamerierin pėr tė paguar.
Kur ata u ngritėn fytyrėverdhi i ndoqi me sy derisa dolėn.
— Ē'idiot, — shkrofėtiu Genti kur u gjen-
dėn nė rrugė.
Ajo nuk u pėrgjigj.
Jashtė ishte ftohtė. Ata ecėn nė trotuar, ndanė vitrinave tė mėdha tė ndricuara fort nga neoni. Nė rrugėt qė shkonin drejt qendrės kishte akoma shumė njerėz. Megjithatė, ndihej se si mbi qytet po binte dalngadalė heshtja. Nga udhėkryqet qė po boshatiseshin, heshtja futej nėpėr rostiēeritė ndanė udhės, qėndronte pranė hyrjeve tė kinemave, ku afishet dhe reklamat e filmave ngjanin si tė shkretuara, hipte nėpėr autobusat e shėrbimit urban, para qelqeve tė sė cilave njerėzit dukeshin tani tė menduar e seriozė dhe fatorinot nuk e kishin mė gjallėrinė e orėve tė pasdites.
— Pėrse u trishtove kėshtu papritur? — i
tha ai, kur arritėn nė qendėr.
— Nuk u trishtova, — u pėrgjigj Lena, —
vetėm u mėrzita pak.
— Nga ai psikopati atje nė kafe?
— Po.
— Po cuditem, Lena. Ti the se nuk e njeh
ose, sė paku, nuk e mban mend fare se kush ėshtė. Pėrse atėherė i jep kaq rėndėsi?
— Mė trembi ajo fytyra e tij e verdhė, —
tha ajo me zė tė dobėt.
— Ndoshta kishte dalė nga spitali. Ndoshta kishte verdhėzėn.
— Pastaj sytė. Ca sy si tyrielė. A nuk i vure re? Sa tė frikshėm i kish.
— Ti je si fėmijėt, — tha ai dhe i vuri dorėn mbi supe.
Ata qėndruan njė copė herė pėrpara afisheve tė filmave dhe kur ajo eci pak hapa pėrpara tij, duke pritur sa tė vinte, ai vuri re kėmbėt e saj tė bukura pėrmbi takat e lehta dhe mendoi se sa brengosėse ėshtė qė tė tė lėrė njė femėr e tillė dhe se si vite me rradhė ato taka tė mprehta do tė trokasin e tė ngulen mbi tėrė qenien tėnde. Atij gati sa nuk i erdhi keq pėr ish-tė fejuarin e saj.
— Paskan dalė makina larėse tė njė tipi tė
ri, — tha ajo, kur ata kaluan pėrpara vitrinave
tė njė magazine tė madhe. — Kam shumė qejf tė
eci ndanė vitrinave, — vazhdoi ajo, — sidomos
kur ka aparatura tė tilla. Ah, ja dhe pluhur larės, — tha papritur dhe pėrsėri u bė serioze-

Ai vėshtronte profilin e saj tė dashur. Ē'ishte ky interesim pėr pluhurin larės?
— M'u kujtua diēka e ēuditshme, — vazh-
doi ajo.
— Ma thuaj.
— Diēka qė mbeti pėr mua e pashpjegueshme.
— Ti, enigmatikja ime e vogėl, — i tha ai.
— Gjithmonė tė kujtohen ca gjėra misterioze.
— Ėshtė vėrtet e ēuditshme, — tha ajo. —
M'u kujtua pikėrisht kur pashė pluhurat larės
nė vitrinė. Njė ditė, unė desha tė laja kėmishėt e
tij, tė Maksit pra, me njė pluhur tė tillė. Ishte
hera e parė qė e pėrdorja. Mė kishin thėnė se i
zbardhte kėmishėt shumė mirė dhe kisha qejf ta
provoja sa mė parė. Kėshtu, mora valixhen ku
ishin kėmishėt dhe e hapa. Kur po i nxirrja me
radhė, befas mbeta e mahnitur. Nė valixhe, mi-
dis kėmishėve tė bardha, ishte dhe njė kėmishė
e hekurt.
— Kėmishė e hekurt?
— Po. Tamam nga ato kėmishėt e vjetra
prej hekuri qė mbanin nė lashtėsi. Nga ato qė
mund tė shikosh vetėm nėpėr filma.
— Ndoshta e kishte gjetur gjėkundi dhe ,
kishte ndėrmend t'ia dorėzonte ndonjė muzeu, —
tha ai. — Ai merrej me kėtė punė apo jo?
— Megjithatė, unė u habita shumė. Nuk iu
besova syve. E mora nė duar, ishte plumb e rėn-
dė. E rėndė dhe e ftohtė. Dhe e ndryshkur nga
koha. Nė mbrėmje kur u takuam, e pyeta.
— Ēfarė tha?
— Asgjė. Vetėm u drodh i tėri dhe m'u ngėrdhesh nė mėnyrė tė frikshme. Nuk guxova tė pyes mė.
— Dhe asnjėherė nuk ta sqaroi ē'ishte ajo
kėmishė?
— Asnjėherė.
— E shkreta ti, — i tha ai. — Paske pasur
tė bėsh me njė psikopat.
Ata ecnin tani nėpėr njė rrugė me blire nga tė dy anėt e sė cilės, nė thellėsi, coheshin vila banimi. Kangjellat e hekurta tė kopshteve ishin tė lagėta. Diku dėgjohej muzikė.
— Sa rrugė e bukur, — tha ajo. — Nuk
kam kaluar kurrė kėndej.
Qė prapa blireve tė zhveshur hėna ndriconte ftohtė nė horizont. Ishte njė hėnė e madhe dimri qė dukej si e ngrirė nė xhelatinė.
— U larguam mjaft nga qendra, — tha ajo.
— Ku po shkojmė kėshtu?
— Ku tė na shpien kėmbėt. Ti the se rru-
ga ėshtė e bukur. Nuk tė pėlqen mė?
— Mė pėlqen. Megjlthatė, mė pėlqejnė mė
shumė rrugėt me zhurmė tė qendrės. Atje njeriu sikur e ndien veten tė sigurt.
— Ti ke frikė nga vagabondėt?
— Jo nga vagabondėt. Nė pėrgjithėsi, mė
kap njė shqetėsim kur rrugėt nisin e boshatisen
nė mbrėmje. Tregu i fshatarėve dhe merkatot
zbrazen tė parat. Njerėzit duken sikur gėlltiten
nga autobusat, restorantet dhe hyrjet e apartame-
nteve. Ndėrkaq, diku tė duket sikur bie vazhdi-
misht njė kėmbanė, sikur thotė «ikni, ikni, ik-
ni». Njerėzit ikin tė gjithė dhe vetėm ti mbetesh
pėrjashta, e trembur dhe e pafuqishme, si nė njė
ėndėrr tė keqe, ku do tė vraposh pėr t*i shpetuar vetmisė, por nuk shikon asnjė frymė njeriu, vetėm shkretėtirė dhe ftohtėsi dhe parandjenjė tė keqe. Ah, sa i trembem kėsaj! — tha ajo me njė ton tė pėrvajshėm dhe u struk mė shumė nė krahun e tij.
Ai i shtrėngoi supet.
Pėrsėri njė copė rrugė e bėnė pa folur. Bliret e zhveshur fėrfėrinin nga era e natės. Kjo ishte njė fėrfėritje monotone dhe e gjatė si hijet e trupave tė tyre mbi rrugė.
Pranė u kaloi autobusi urban. Ai ndaloi me tutje, te kthesa dhe njerėzit qė zbritėn u shpėrndanė me shpejtėsi.
— Ky ėshtė vendqėndrimi i fundit i autobusit, — tha ai.
— Pėrse nuk hipėm?
;— Shėtisim edhe ca. Mos ke ftohtė?
— Jo.
Ata lanė prapa ndėrtesat e fundit dhe vazhduan tė ecin nė xhadenė e errėt. Tek-tuk dukej ndonjė dritė e vetmuar. Mė tej fillonte fusha,
— Ne po dalim jashtė qytetit, — tha ajo,
— eja tė kthehemi.
— A ēlodhemi pak? Kėtu pranė ėshtė njė
lulishte e vogėl ku ka stola prej druri.
— Mirė, atėherė.
Ai e tėrhoqi pėr dore nė lulishten e braktisur buzė xhadesė.
— Nė verė kėtu dansojnė. Ėshtė vend i bukur.
— Vėrtet? Tė vijmė ndonjėherė.
— Patjetėr.
U ulėn nė njė stol dhe ai i hodhi krahun mbi sup.

- Ke ftohtė?
— Jo pra, tė thashė.
Ai ndezi njė cigare.
— Dėgjo si fėrfėrijnė bliret, — tha ajo. —
Kushedi sa bukur ėshtė kėtu nė verė. Bie orkestra, vrapojne kamerierėt nga tė gjitha anėt. Dansojnė. Nuk do tė barrosh tė mė sjellėsh?
— Ne asnjė mėnyrė.
— Kemi pėr tė shkuar nė shumė vende bshkė. Sikur po lakmojmė shumė.
— Pse? Ne kemi kaq ditė dhe net pėrpara:
Tė gjitha ato janė tonat. Na mjaftojnė tė shkojmė kudo.
— Disa herė jeta tė duket e shkurtėr, —
tha ajo. — Por disa herė, papritur, tė duket e
gjatė, e gjatė. Ke pėrshtypjen se ke shekuj qė
jeton nė kėtė tokė. A nuk ėshtė kėshtu?
— Ndoshta, — ia bėri ai. Kurse me vete
tha: «S'ka si tė jetė ndryshe pėr ty, bukuroshe
e fjetur.»
— Dėgjo, atje nė kafe... nuk e di a e vu-
re re, — tha ajo.

— Oh, mos ma kujto atė psikopat.
— S'e kam fjalėn pėr tė, — tha ajo. — De-
sha tė them pėr atė vajzėn qė ti the se mė ngjiste
mua. Pata pėrshtypjen se u tremb nga unė.
— Ah, ashtu? I paske futur edhe ti frikėn
dikujt?
Genti qeshi me zė.
— S'ka ndonjė gjė pėr tė qeshur, — tha ajo.
— E kam seriozisht Tė thashė se ajo vajzė u
tremb prej meje, kurse nė tė vėrtetė pata pėrshtypjen se fytyra e saj ishte e mpirė nga tmerri.
Ai ngriti supet.

— Ndoshta tė ėshtė dukur.
Lena mori frymė thellė. Njė copė herė trazoi togzėn e ēantės. Pastaj tha:
— Ndoshta. Nė tė vėrtetė ti ke tė drejtė.
Nė njė rast tė tillė tė njėjtėn gjė do tė thosha
edhe unė.
Ai e puthi tė tėmthat, duke i ēuēuritur fjalė tė ėmbla. Pėrherė i qe dukur se ai ishte vendi mė i pėrshtatshėm pėr t'i kaluar femrės me mė pak humbje fjalėt qetėsuese.
Qė nga stoli ku ishin ulur, dukej fusha e pafund. Ndriēimi i hėnės kishte mundur ta squllte errėsirėn, por nga prekja me tė qe prishur edhe vetė. Hapėsira dukej dyfish e shkretuar mbi atė ndriēim tė mekur.
Ajo vėshtronte pėrhumbshėm andej.
— A e di c'kėrkoj me sy? — tha pas pak. —
Kalin tėnd tė Drunjtė.
Ai qeshi.
— Vėrtet?
— Ja atje, nga e djathta, duket njė njollė e
mėnjanuar e zezė. Ndoshta ėshtė ai?
— Ndoshta, — tha Genti.
— Nė fakultet dje flitej hapur pėr pėrcarjen brenda kampit. Si shkon ajo... doktorata?
Ai qeshi.
— Ke tė drejtė tė bėsh humor.
Ajo u shtrėngua edhe mė fort pas krahut tė tij.
— Nuk bėj humor, jo. Nganjėherė e mendoj seriozisht. Sikur Kali i Drunjtė tė shfaqej
njė mėngjes pranė qytetit.
— Po ai ėshtė shfaqur, — tha Genti.
— Jo nė kuptimin figurativ, por vėrtet, me... desh thashė me mish e me kocka, — qeshi ajo,
— me trarė e me gozhdė ashtu si atėherė.
— Ėshtė e njėjta gjė, — tha ai.
— Qysh se ti mė tregove pėr shėnimet qė
po shkruan, e kam menduar disa herė kėtė gjė:
sikur kali tė shfaqej dhe, brenda tij, midis tė tjerėve tė ishte vėrtet ish-i fejuari im, me atė kmishėn e hekurt. Ē'tmerr qė do tė ishte, apo jo?
Ai qeshi pa thėnė asgjė.
— Kur tė ra ndėrmend sė pari tė shkruash
pėr tė? — pyeti ajo.
— Afėrsisht nė kohėn qė u njohėm bashkė,
— u pėrgjigj Genti. — Por me sa dukej ideja rrinte prej kohėsh e fjetur nė ndėrgjegjen time. Mė kujtohet kur isha nxėnės, sa herė qė nė orėt e letėrsisė antike mėsuesi fliste pėr rėnien e Trojės, provoja njė brengė tė thellė. Mėsuesi shpjegonte dinakėrinė e grekėve dhe unė thosha me vete: ah, sikur trojanėt tė mos e futnin brenda kalin, ah, sikur ta shkatėrronin pėrbindėshin prej
druri, t'i vinin zjarrin, ose sė paku ta linin pėrjashta, derisa tė kalbej nė erė e nė shi.
— Shumė bukur do tė ishte, — tha ajo.
— Edhe ty tė ka shkuar mendja? Unė besoj se shumica e nxėnėsve nė mbarė botėn, kur
bėjnė nė letėrsi Homerin e provojnė njė keqardhje tė tillė.
— Me siguri.
Tri mijė vjet keqardhje pėr Trojėn, mendoi ai. S'do tė ishte nėntitull i keq pėr pėrsiatjet e tij.
— Nga tė gjitha fatkeqėsitė qė mund tė pė-
sonte Kali i Drunjtė, mė pėlqente mė shumė lėnia e tij pėrjashta portave tė qytetit njė vit, dy,
njėqind, njė mijė vjet, — vazhdoi Genti. — Dhe pastaj tė vinte njė ditė dhe tė shqyenin ca dėrrasa pėr tė parė ē'kishte atje brenda dhe tė gjenin nė tė vetėm ca eshtra. Eshtrat e Odiseut, tė Menelaut...
— Brr, mė ngjethe mishtė, — tha ajo.
Ai nisi t'i tregonte asaj tė gjitha hamendjet pėr interpretimin e mitit dhe, sic i ndodhte zakonisht nė kėto raste, gjatė kohės sė tregimit i lindnin ide tė reja. Ai mendonte se si vallė mund ta fuste nė shėnimet e tij bisedėn e kėsaj mbrėmjeje, duke i bėrė transformimet e nevojshme dhe duke e pėrfytyruar veten e tij dhe Lenėn pėrpara Kalit tė pėrjetshėm. Nė tė vėrtetė, ishte i bindur se midis skenave me personazhe arkaike qė ai kishte shkruar, si dhe midis shėnimeve e projekteve tė zbėrthimit tė mitit, qė disa herė u ngjanin formulimeve matematike, ishte tepėr e nevojshme futja e skenave tė gjalla njerėzore, tė ngjashme me bisedat e turistėve pėrpara gėrmadhės trimijėvjecare tė monumentit. Nė kohėn qė ata vazhduan tė flisnin pėr kalin, me sytė tė drejtuar nė hapėsirėn e fushės sė errėt, ku ndoshta gjendej furgoni i braktisur, pjesė tė tėra tė bisedės sė tyre ndryshonin aty pėr aty nė mendjen e tij, si nė njė transformator.
(«Sa gjė ogurzezė», tha ajo pa i hequr sytė nga pėrbindėshi i drunjtė. «Rri aty ditė e muaj me radhė dhe pret', pret. ...Ē'pret vallė akoma? Nuk e kupton qė s'e duam?»
«Siē duket ka akoma shpresė», 'tha ai. «Ndoshta ka qė e duan».
«Ti ke tė drejtė. Ka me siguri nga ata qė e duan».

«Megjithatė, s'ka pėr tė bėrė asnjė hap pėr-para drejt qytetit», tha ai. «Aty do tė kalbet, nė fushėn e hapur, gjersa trarėt t'i rrėnohen njėri pas tjetrit dhe bashkė me ta tė rrėnohen edhe skeletet e atyre qė ishin fshehur nė barkun e tij».
«Sikur s'mė besohet», tha ajo.
«E pse?»
«Kanė kaluar kaq kohė dhe as shiu, as era po i bėjnė dot gjė».
«Kėshtu duket nga larg, por o t'i afrohesh do tė shikosh se dėrrasat e tij janė tė ēara vende--vende dhe kėmbėt i janė fundosur nė baltė».
«Ndoshta».
>.
Ajo tundi kokėn nė shenjė mosmiratimi.
>
«Mė duket se kishte dhe muzikė».
«Posi Kishte disa orkestra. pėrveē dhjetėra transistor'eve qė i mbanin djemtė e rinj nėpėr duar. Ēdo gjė ishte aq e gėzueshme, kur befas na doli pėrpara ai».
«Kalamajtė filluan tė thėrrisnin «Kuku nane, ēfarė furgoni!»».
«Mė kujtohet qė nja dy a tre kalamaj thane se ėshtė furgoni i vjetėr i Cen Tufinės, ai qė ishte pėrmbysur para ca kohe nė njė hendek ndanė xhadesė».
«Tani, kur e kujtoj, mė vjen ēudi se si nė fillim pothuaj tė gjithėve, iu duk si karroceria e njė furgoni tė madh e tė braktisur»
«Njerėzit nė pėrgjithėsi ishin moskokėēarės», tha ajo. «Tė kujtohet kur ti pyete njė burrė me syze: «Ē'ėshtė kjo gjė nė fushė?» dhe ai t'u prr-gjigj me inat: «A nuk i ke sytė nė ballė, more djalė, apo do tė tallesh: furgon ėshtė, karroceri furgoni».»
«Ashtu thoshin tė gjithė: «Nga doli ky furgon kėtu nė mes tė fushės?». Vetėm ti fillove tė dridheshe porsa e pe dhe u shtrėngove pas meje. Si tani e mbaj mend kur tė pyeta «Ē'ke kėshtu?» dhe ti fillove tė belbėzoje me zė tė dobėt: «Kjo gjė, atje nė fushė, mua mė duket se ka formen e njė kali prej druri».
«Kurse ti qeshe me zė tė lartė: «Ē'kalė druri!» the, «ky ėshtė njė furgon i zakonshėm». Megjithatė, nė sytė e tu pashė hijen e parė tė dyshimit».
«Nė fillim e mora vėrtet pėr njė furgon, por pastaj edhe mua m'u duk pėr njė ēast sikur prapa pamjes sė jashtme tė furgonit kapa vetėtimthi konturet e njė kali».
«Megjithatė, nuk e bėre veten dhe ngule kėmbė qė ėshtė njė furgon. Bile vazhdoje tė talleshe me mua».
«E bėja qė tė tė hiqja frikėn».
Lena mori frymė thellė.
«Me siguri kishte dhe njerėz tė tjerė qė spikatėn te forma e furgonit atė qė pamė ne», tha ajo. «Kjo dukej nga shikimet e tyre.»
«Ndoshta. Por shumica nuk e ēanė kokėn pėr kėtė gjė. Vinin vėrdallė rreth shitėsve ambulantė dhe qerasnin njėri-tjetrin me birrė dhe akullore».

— Ē'mendohesh? — tha Lena duke pėrkėdhelur flokėt te qafa. — Re nė tė thella.
— Po mendoja sikur kemi qenė bashkė nė
njė piknik. nė tė cilin, nė tė vėrtetė, unė kam
qenė vetėm.
— Vėrtet, kam harruar tė tė them, do tė
mė ēosh njė ditė te furgoni?
— Patjetėr, — tha ai. — Atje ėshtė shumė
bukur, por sa keq qė tani afroi dimri dhe nuk
bėhen mė piknike si nė verė. Tė kam treguar diēka pėr piknikun e asaj te diele. nė kohėn kur
ne nuk ishim njohur akoma?
— Diēka mė ke thėnė.
— E pra, atje mė lindi sė pari ideja pėr ato
shėnimet, Sa keq qė s'ishim bashkė nė atė piknik. Megjithatė, kaq shumė i mendoj gjėrat tė lidhura me ty saqė dhe atje. edhe nė shumė vende
tė tjera, mė duket sikur kemi qenė bashkė.
Ajo vazhdoi t'i pėrkėdhelte flokėt te qafa, ndėrsa mendja e tij vazhdonte tė mbetej si e zėnė nė kurth atje, te fushėtira e piknikut. Ē'ėshtė ky furgon i braktisur mu nė mes tė lėndinės?
thėrriste dikush. Ėshtė nė vete ndėrmarrja e komunales qė lė kėto rrangulla andej-kėndej? Ke tė drejtė, iu kthye njė tjetėr, tė tilla vende janė tė pėrshtatshme pėr tė kaluar natėn hajdutėt dhe keqbėrėsit. Hajdutėt dhe keqbėrėsit? ndėrhyri njė i tretė me shishen e birrės tė pėrgjysmuar nė dorė. Tė futen vetėm ata, ėshtė gjysma e sė keqes. Kam frikė se mos fshihen diversantė apo dreqi e di ē'tjetėr. Pa mbaruar mirė fjalėt e fundit, ai hapi krahun dhe me sa fuqi qe kishle o hodhi shishen nė drejtim tė furgonit. Shishia u bė copė-copė te dėrrasat e tij. Fill pas kėsaj. sikur kjo tė ishte njė sinjal, shumė njerėz, ashtu gazmorė e gjithė qejf siē ishin, nisėn tė pėrplasnin shishet e birrave e tė arancatave pas furgonit. Laokoonti, kishte menduar mė vonė Gent Ruvina. Vetėm se jo njė, si nė mitin e lashtė, por me dhjetėra.
Dora e saj vazhdonte t'i pėrkėdhelte qafėn,
— Ti mendon se krejt kampi socialist do tė
na kthejė krahėt? — tha ajo. — Edhe Hungaria,
edhe Gjermania Lindore?
— Sigurisht, tė gjithė.
Nė zėrin e tij kishte njė keqardhje, pėrzier . me njė shpresė tė turbullt.
— Thonė se specialistėt hungarezė dhe gjermanė sillen pak mė ndryshe.
— Shpresa tė kota, — tha ai. — Kjo punė
mori fund.
Ajo mori frymė thellė.
— Ku qėlloi tani, nė kohėn e njohjes sonė?
— Ti ke frikė? — tha ai.
— S'di si tė them. Ėshtė diēka tepėr e jashtėzakonshme. Jeta jashtė kampit socialist... Mendja e njeriut e ka tė vėshtirė tė mėsohet. S'mund tė them se nuk kam njė farė frike. Apo ndoshta kjo vjen ngaqė tani tė njoha ty.

(«Ti ke frikė?», i tha ai.
«S'di si tė them», tha ajo. «Kur e pashė pėr herė tė parė kėtė kalė, njė zė i brendshėm mė tha: «Ky ėshtė kali yt i dasmės, Helenė. Ky kalė ka ardhur pėr ty».
«Po ti e di qė s'ėshtė ashtu. Ti e di qė ky kalė erdhi kėtu pėr tė gjithė ne».
«Nė fatkeqėsinė e pėrgjithshme unė kam pjesėn time», tha ajo. «Nganjėherė trembem», vazhdoi me zė tė ulėt. «Trembem sidomos natėn. Mė duket sikur, atje larg nė fushė, ai fillon papritur tė lėvizė dhe tė avitet ngadalė nėn dritėn e hėnės me ato gjymtyrėt e tij tė ngathta vigane. Stuk--Stuk-Stuk, dėgjohen patkonjtė e tij prej druri».
«Sa budallaqe bėhesh», i tha ai duke qeshur. «S'bėn mirė qė e ushqen fantazinė me gjepura tė tilla».
Helena psherėtiu.
«Ata duan tė mė marrin mua mbrapsht», tha ajo. «Tė mė heqin kėndej, duke mė zvarritur pėr flokėsh».
«Mjaft, Helenė».
«Ti vetė the se nė atė Kalė tė Drunjtė ėsh-tė fshehur, midis tė tjerėve, edhe ish-i fejuari im».
«Atje ėshtė gjithė vjetėrsia e botės».
«E pra. Prandaj, nganjėherė, mė duket se ai ėshtė kali im, qė kėrkon tė mė marrė».
«Mjaft, Helenė. Ky kalė nuk do tė lėvizė kurrė asnjė hap. Do tė kalbet e do tė rrėnohet nė atė vend ku u ngrit. Sepse ai ėshtė njė kalė prej druri dhe njė kalė prej druri nuk mund tė lėvizė kurrė vetė».
«Mund ta tėrheqin», tha ajo.
«Ky rrezik ishte nė fillim, atėherė kur njerėzit mund tė gėnjeheshin, tė tėrhiqeshin nga pamja e tij. Por kjo tashmė kaloi.»
«Por ndoshta do tė vijnė tė tjerė njerėz, njė tjetėr brez qė do t'i pėlqejė ta tėrheqė kalin nė qytet. Ē'do tė ndodhė atėherė?».
«Ēdo brez pėrgjigjet kryesisht pėr fatin e tij dhe pastaj tė pasardhėsve tė tij.
«Kurse ne... Oh, njė pjesė e jetės sonė do tė
kalojė me tė, pėr tė mos thėnė e gjitha. Sa keq
qė ai u shfaq tamam tani, nė kohėn e njohjes
sonė». '
«Helenė, unė ta kam thėnė... Kali do tė kalbet aty nė fushė».
«Po nė qoftė se kjo vazhdon gjatė? Nė qoftė se ai, me kalimin e viteve, bėhet pjesė e pandarė e horizontit, aq sa tė vijė njė ditė e ne tė mos e kuptojmė dot horizontin pa tė? Ai do t'i shtypte e do t'i bėnte petė shpirtrat tanė».
«Ai do tė rrėnohet pa arritur ajo ditė».
«Do tė rrėnohet... Por kur do tė ndodhė kjo? Mos do tė thuash pas tri-katėr dekadash, atėherė kur ne do tė jemi plakur dhe kohėn mė tė bukur tė jetės ta kemi kaluar nėn terrorizimin e kėtij pėrbindėshi? Sa keq qė ai u shfaq pikėrisht tani».
«Ndoshta po tė mos qe shfaqur ai, ne tė dy nuk do tė ishim njohur».
Ajo ktheu kokėn, duke kėrkuar sytė e tij nė terr.

«A s'kam tė drejtė?», tha ai.
Ajo i vuri kokėn nė sup. Frymėmarrja e saj ishte e qetė. Herė-herė atij i dukej se brenda saj mezi ndihej njė frymėmarrje tjetėr, mė e largėt.
Befas ajo ktheu fytyrėn nga ai. Sytė e saj duhej tė ishin fare pranė, pothuajse ngjitur me sytė e tij si pėr ta kaluar pa humbje gjithēka.
«E sikur e gjithė kjo tė mos jetė e vėrtetė?», tha me zė tė akullt.
«Ēfarė? Ē'gjė tė mos jetė e vėrtetė?», pyeti Genti.
«Gjithēka qė na rrethon: Kali i Drunjtė, acarimi, rreziku. Sikur tė gjitha kėto tė jenė tė shpikura?»
«Tė shpikura nga kush?», pyeti ai me zė tė butė.
«Nuk e di», u pėrgjigj ajo nervoze. «Nuk e di as vetė. Ndoshta po flas marrėzira».
Ai ia lėmoi flokėt qetėsisht, duke u pėrpjekur t'ia mbėshtesė kokėn te supi i tij.
«Ti mė ke thėnė se tė vjetrit dyshonin shpesh pėr pamjet qė kishin pėrpara. Madje, e mbaj mend, mė ke treguar se qe dyshuar pikėrisht edhe pėr Helenėn».
«Ah, po. Ka njė motiv tė tillė tė poetit tė vjetėr: qė nė Trojė s'kishte mbėrritur Helena, por shėmbėlltyra e saj».
«Pikėrisht».
«Por kjo mund tė shpjegohet njėfarėsoj», vazhdoi ai. «Grekėt e kishin kėrkuar tė ikurėn disa herė, pėrpara se Paridi tė mbėrrinte bashkė me tė nė Trojė. Ngaqė kishte frikė nga i ati mbret, pėr proēkėn qė kishte bėrė, Paridi qe vėrtitur njė kohė tė gjatė andej-kėndej me Helenėn». — Ndėrsa fliste, atij iu kujtuan dy ditėt e tyre nė hotelin e trishtė provincial, nė kohėn qė babai i Gentit kishte marrė ndėrkaq telegramin e parė kėrcėnues. — «Ishte e kuptueshme qė tė dėrguarve grekė, tė cilėt kėrkonin kthimin e mbretėreshės sė ikur, trojanėt t'u pėrgjigjeshin, madje, tepėr sinqerisht: A jeni nė vete, apo shikoni ėndrra me sy hapur?! Nuk ka mbėrritur asnjė Helenė kėtu, veē nė ka ardhur hija e saj.»»
Ajo qeshi.
«Nuk m'i ke thėnė ndonjėherė kėto hollėsi.
E pastaj?»
«Pastaj Helena mbėrriti vėrtet. Por thashethemet pėr tė qenė pėrhapur ndėrkaq kaq shumė (nė mejhane trojanėt e thjeshtė shumė herė do tė kenė folur me njėri-tjetrin: More, flitet se princi ynė ka rrėmbyer njė mbretėreshė greke, tė jetė e vėrtetė thua? Profka, do tė jetė pėrgjigjur tjetri, shpifje dashakeqe nga ata qė duan tė hedhin baltė kundėr shtetit!), pra kjo bisedė islnte bėrė kaq shumė, saqė edhe kur Helena erdhi vėrtet, diēka nga shija e mėparshme mbeti».
«Zbavitėse», tha ajo. Pastaj psherėtiu. «Nė gjithė ngjarjet e vjetra ka gjithmonė njė anė tė kėndshme. Veē kur dėgjoj pėr Kalin prej Druri, unė ngrij e gjitha. Atje mbaron ēdo dritė dhe nis tmerri. Ndėrsa ti fiisje pak mė parė, unė rae-ndoja: nga ē'zona tė pashpresa kishte dalė vallė ai kali i zi?»
Ai vazhdonte t'i pėrkėdhelte flokėt, kurse nė sy rrekej tė gjente njollėn e errėt nė horizont.


Pėrse i le gėrmadhat e Ilionit, ē'kėrkon qė midis kohėrave tė tjera endesh si
sonambul?
S'tė mjaftuan zjarret, tempujt, klithmat
e Trojės? Pėrbindėsh! Me mish qytetesh u mėsove.

I kishte lexuar gjėkundi kėto vargje apo ato ishin krijuar vetvetiu nė ndėrgjegjen e tij, si shtresa e myshkut nė faqen e njė muri?
«Jo, Helenė, tha ai. Nga asnjė mit dhe nga asnjė gropė kohėrash nuk doli ky kalė. Ai u poll nė kohėn tonė, vetėm formėn e huajti andej, sepse format janė zakonisht ato qė merren hua».
«U bė shumė vonė», tha ajo.


— U bė vonė, — tha Lena. — Rojtari i konviktit pėrsėri do tė bėjė fjalė. Eja tė ikim.
U ngritėn nga stoli, dolėn gjer te xhadeja dhe ecėn tė pėrqafuar. Tani i kishin kthyer shpi-nėn fushės dhe hijet e tyre tė sajuara nga hėna zgjateshin e lodronin tutje nė asfaltin e zi, sikur tė mos kishin asnjė lidhje me ta.
Kur hynė nė qytet, rrugėt ishin fare tė boshatisura. Njė polic, mbėshtjellė me mushama tė zezė, pinte cigare pėrpara portės sė njė ambasade. Diku thellė, nga ca rrugė anėsore, dėgjoheshin zėra.
— Po dalin fshesaxhinjtė, — tha ai. — Me
siguri ėshtė mesnatė.
Mė tutje, njė grup i vogėl njerėzish, qė ndoshta ktheheshin nga ndonjė darkė, po ndaheshin me njėri-tjetrin gėzueshėm. Qysh tani Gent Ruvina po mendonte frazat e para tė kapitullit tė ri tė librit, dhe tė gjitha ato, kushedi pse, ndoshta per arsye te zėrave tė fshesaxhinjve apo darkėtarėve qė po ndaheshin, kishin brenda tyre fjalė tė tilla si «Natėn e mirė» ose «Mirėmbrėma», apo formula pėrshėndetjeje tė ngjashme.


VII


:— Mirėmbrėmani, — tha Akamanti, duke nxjerrė trupin nga zgavra e kėmbės sė prapme tė
kalit.
— Mirėmbrėma, — iu pėrgjigjėn tė tjerėt.
Ai nxori nga xhepi gazetat si zakonisht dhe,
pasi i hodhi nė mes, u ul mbi cepin e njė trari.
Odisea K. i mori gazetat dhe u tėrhoq mė-njanė te llamba me vajguri.
— S'kishte gjė? — pyeti pa i hequr sytė nga
faqja e katėrt e gazetės qė po shfletonte.
— Asgjė, — tha Akamanti, — njė mbrėmje
e shtunė e zakonshme.
Akamanti vėshtroi me radhė sytė e skuqur tė Maksit dhe sytė e Milloshit qė kishin njė shpre-hje lutėse.
— Nė rrugė kishte gra dhe vajza tė bukura
si gjithmonė, — tha me tė tallur. Pastaj fytyra iu bė serioze dhe sytė e tij u ndeshėn gjatė me sytė e Maksit.
— E pe? — pyeti mė nė fund Maksi, duke
mbyllur tranzistorin.
Akamanti bėri «po» me kokė.
— Nė kafe?
— Ishin nė kafe, pastaj mė duket se ajo mė njohu dhe u ngritėn e dolėn. Tani me siguri shėtisin nė ndonjė park.
— Me atė?
Akamanti pohoi me kokė.
— Akamant, pyete pėr librat qė tė thashė?
— pyeti Konstruktori.
— Pyeta, — tha Akamanti. — Mė thanė se
pas dy javėsh do tė dalin libra tė rinj pėr atė
ēka tė intereson ty.
— Domethėnė, pėrsėri me atė.
— Ta thashė, pra.
— Ishte e bukur si mė parė?
— PO.
— I buzėqeshte atij me dashuri?
— Sigurisht.
— Lavirja.
— Domethėnė, asgjė me rėndėsi, — tha Odi-
sea K. me pėrtim, duke lėnė gazetat mėnjanė.
— Pothuajse asgjė, — u pėrgjigj Akaman-
ti. — E di? — iu drejtua ai Milloshit. — Mora
vesh se sė shpejti pėrpara teatrit tė prozės do t'i
ngrenė njė skulpturė atij mikut tonė.
— Ē'mik? — ia bėri Milloshi.
Akamanti i shkeli syrin.
— Atij mikut qė i punuam qindin atė na-
tė. Kaq shpejt e harrove?

— Ah, atij qė e vramė bashkė me fėmijėt?
— Si? — tha Roberti. — Njė skulpturė pėr
njeriun qė ka goditur kalin tonė?
— Ti je i trashė Akamant, — tha befas
Odisea K. — Ti nuk e kupton se ky lajm ėshtė
shumė i rėndėsishėm pėr ne.
— I rėndėsishėm? S'mė duket.
— Nuk ėshtė vėshtirė ta kuptosh, — tha
Roberti. — Ata duan tė pėrjetėsojnė kujtimin e
njeriut qė fyejti i pari kalin tonė. Kjo tregon
qėndrimin e tyre ndaj nesh nė castin e tanishėm
— Ah, s'ma paska prerė mendja, — tha
Akamanti me ironi. — Mė vjen ndoresh mė shumė tė pėrdor thikėn se sa sofizma tė tilla.
— Nė c'film i ke dėgjuar kėto fjalė? — u
tall Odisea K. — Ti je i vetmi nga ne qė shikon
filma.
Akamanti kėrciti nofullat.
— Mė lini tė qetė^ — thirri papritur. — Une
jam i lodhur, dreqi e mori.
— Ēlodhu, — tha Odisea K. — Askush
s'tė pengon.
U bė njė heshtje e gjatė dhe, njė copė herė, u dėgjua vetėm zhurma e batanijes sė vjetėr me tė cilėn u mbėshtoll Akamanti nė njė qoshe. Odi-sea K. mori pėrsėri grumbullin e gazetave dh u afrua te llamba.
— Besoj se ėshtė e cuditshme tė shikosh tė
derdhur nė bronz njeriun qė e ke vrarė me do
rėn tėnde, — tha Milloshi. — Po tė mė ndodhte
mua njė rast i tillė, padashur do tė nxirrja thikėn
— Dhe do t'i suleshe? — pyeti Konstruktori.
— Ndoshta.

— S'ėshtė kaq e lehtė tė shposh metalin.
— Sė paku do ta shėmtoja, — tha Milloshi. Konstruktori buzėqeshi.
— Je i ri, — tha, — tė vlon gjaku. Ti i
qėllove fėmijėt? — pyeti pas pak.
— Jo, Akamanti. — Milloshi uli sytė. — Ne
e kishim bėrė me fjalė qė t'i hidheshim nė fillim
qė tė dy atij dhe pastaj secili tė vriste nga njė
fėmijė. Mirėpo, kur ai u rrėzua i vdekur nė tokė
dhe Akamanti kapi pėr flokėsh njėrin nga fėmijėt dhe e goditi me thikė nė zverk, unė qė kisha
kapur tjetrin, nuk e di si u stepa, dhe e shtyva
trupin qė dridhej nė duart e Akamantit. Atėherė
ai e mbaroi dhe tjetrin dhe ne vrapuam nėpėr
rrugicėn e errėt.
— Fėmijėt ndoshta nuk kishin faj, — tha
Konstruktori, — por, megjithatė, ne vepruam
drejt. Njeriu qė fyejti kalin duhej dėnuar nė mėnyrė tė kobshme, ashtu siē ishte e kobshme fyerja e tij.
— Unė atėherė nuk isha kėtu, por e kam
dėgjuar, — tha Milloshi.
— Po. Ti atėherė akoma s'kishe ardhur te
ne.
Konstruktori mori frymė thellė.
— Ajo duhej tė ishte dita mė e lavdishme
e jetės sonė, por fati befas na ktheu krahėt. Nuk
ke gjumė? Rri atėherė tė tė tregoj.
— Tregomė, — tha Milloshi.
Konstruktori tregoi pėr natėn e errėt e tė
lagėsht, kur u ndėrtua kali, pėr njerėzit qė mbartnin e mbėrthenin dėrrasat dhe trarėt prej bredhi dhe pėr veten e tij, qė komandonte mbi kaosin e asaj nate. Ai tregoi si erdhi mėngjesi dhe se si, nė gjysmė errėsirėn e ftohtė, kali u shfaq madhėshtor dhe i tmerrshėm pėrpara qindra syve tė buhavitur.
— Dukej sikur nga thellėsia e epokave parahistorike na erdhi befas ky mysafir i kobshėm, qė qėndroi te kjo rrafshinė i ngulur mbi katėr kėmbė vigane. Atėherė Odisea dha urdhėr tė largoheshin tė gjithė, me pėrjashtim tė atyre qė ju ra shorti tė futen nė barkun e kalit. Tė gjithė ikėn dhe mbetėm vetėm ne tė pestė. Dukeshim tė vegjėl dhe si tė humbur nė shkretėtirė. Atėherė ata tė katėr u ngjitėn njėri pas tjetrit dhe u mby-llėn brenda. Unė qėndrova pėrjashta. Po gdhihej. Mjegulla kish filluar tė shpėrndahej dhe nga lindja po vinte mėngjesi i ngrysur. E vėshtrova dhe njė herė veprėn time, vėshtrova qiellin dhe horizontet qė poshtė kėmbėve tė tij dhe kuptova madhėshtinė e asaj qė kisha krijuar. Isha i lodhur, gjymtyrėt e mi thėrrisnin pėr gjumė, por mua nuk mė ikej. Rrija pėrpara tij, me duar tė kryqėzuara nė gjoks dhe mendoja pėr lavdinė ti me tė ardhshme. Unė isha njė konstruktor i madh. Kisha projektuar njė gjė unikale, tė re dhe tė papėrsėritshme nė historinė e njerėzimit. Ēishte muri kinez? Ē'ishin, nė fund tė fundit, piramidat e faraonėve tė Egjiptit, pėrpara asaj qė kisha krijuar unė? Tė gjitha kėto pallate, autostrada, kulla tė Eifelit, tempuj, kėshtjella, ura, gradaēiela, katedrale, s'ishin gjė tjetėr veēse masa guri dhe hekuri qė imitonin njėra-tjetrėn, masa tė ngathta dhe statike tė ngulura njėherė e pėrgjithmonė nė tokė, tė dėnuara tė ktheheshin nė gėrmadha atje ku lindnin. Kurse unė konstruktova diēka gjeniale, diēka midis realitetit dhe ėndrrės, midis tė pėrkohshmes e tė pėrjetshmes. Kali qė ngrita unė, ishte njė makinė me kėmbėt nė mitet e me kokėn nė kohėrat moderne. Njė makinė frike, qė do tė mund t'i pėrshtatej cdo kohe pėr tė punuar me frikėrat e ēdo brezi njerėzor. Duke pėrbuzur ligjet e mekanikės, ai do tė ngrihej e tė zhvendosej nė ēdo epokė. Kurdoherė qė ta lypte nevoja, do tė shfaqej befas nė horizont tė popujve dhe qyteteve tė panėnshtruar, do tė rėndonte e do tė bėnte hije mbi ndėrgjegjen e tyre, duke ngjallur papushim dyshime, trysni dhe ankth. Asnjė hordhi barbare, epidemi murtaje apo diktaturė s'do tė mund ta bėnte kėtė sa ky kalė. Pesha shtypėse e piramidave qe zbehur me kalimin e mijėvjeēarėve, gijotina e revolucionit qe kthyer shumė shpejt nė relikte e kėshtu me radhė, tė gjitha mekanizmat, doktrinat e veglat e tiranėve qenė tė gjykuara tė vdesin ose tė demaskohen shpejt. Pėr shkak tė konkre-tėsisė sė tyre, mė kupton? Kurse kali im ishte tjetėr gjė. Ai ishte i kapshėm e i pakapshėm njėkohėsisht, brenda dhe jashtė njerėzve, i keq dhe i mirė, i tillė qė zgjasje dorėn ta godisje dhe befas e pėrkėdhelje. Ai s'dihej asnjėherė ku ishte dhe ku s'ishte. Mund tė shfaqej pas ēdo forme dhe po ashtu mund tė tretej pa gjurmė. Njerėzit do ta kėrkonin tė keqen aty ku s'gjendej dhe s'do ta shihnin kur ta kishin mu nė sy. Je ti, do t'i ulėrinin njėri-tjetrit. Sepse do tė vinte dita qė dyshimi tė ishte aq i madh, saqė secili mund tė ishte djalli nė sytė e tjetrit... Nė botėn ku dukej se tė gjitha kobet ishin shpikur ndėrkaq, unė krijova njė tmerr tė ri, mė totalin e tė gjithėve, tmerrin politik... Unė pra kisha projektuar kalin madhėshtor prej druri, patkonjtė e tė cilit do tė tingėllinin me shkėlqim dhe tmerr pėrmbi epokat njerėzore... Tė gjitha kėto i mendova nė ato ēaste. Pastaj, kur pashė se u gdhi dita, u ngjita dhe unė dhe u futa nė barkun e krijesės sime. Shokėt po flinin pranė armėve, ja si tani, shtrirė pa kujdes mbi dėrrasat dhe trarėt e fre-skėt. Kali mbante erė tė fortė rrėshire. Nga tė carat e shumta filloi tė hynte drita e hirtė. U shtriva dhe unė nė brinjėt e tij e gjumi mė zuri menjėherė. Ishte njė gjumė i rėndė plumb. Nuk di sa fjetėm kėshtu. Na zgjoi njė zhurmė e largėt, e mbytur, qė vinte nga jashtė. U ngritėm njėri pas tjetrit dhe u afruam tė shikonim nėpėr plasaritjet. «Po vijnė!», thirri i pari Akamanti. qė ishte ngjitur te koka dhe po pėrgjonte nėpėrmjet vrimave tė syve tė kalit. Tutje nė fushė, u duk ijė turmė e madhe qė sa vinte shtohej. Bashkė me tė afrohej dhe zallahia. «Po vijnė, po vijnė!» thirrėm ne tė gjithė tė tronditur. Lodhja e madhe na iku si me magji nė cast. Gjymtyrėt tanė u bėnė tė lehtė, zemrat na rrihnin me forcė, ndonjerit iu mbulua balli me djerse.Po afrohej ora vendimtare, ora e triumfit tė madh tė Kalit tė Drunjtė. E ndieva se si pėr njė cast m'u drodhėn duart dhe Roberti mė tha se isha zverdhur nė fytyrė. Kisha arsye. Balli i turmės ndėrkaq u afrua dhe qėndroi dhjetė hapa larg. Nė tė kishte burra, gra, fėmijė, djem e vajza tė reja. Dukej sikur kishin dalė pėr piknik. Tė gjithė ngrinin sytė me habi, tregonin me dorė, tundnin kokėn, flisnin me njėri-tjetrin, mahniteshin. Mė tej dukeshin qindra tė tjerė qė po aviteshin. Ishte njė rrėmujė e vėrtetė Ne rrinim si tė ngrirė pranė tė ēarave dhe vrimave dhe pėrgjonim me nerva tė tendosura. Tani prisnim tė ndodhte ajo qė duhej tė ndodhte. Prisnim qė nga qyteti tė vraponin njerėz tė tjerė duke mbartur shkallė dhe li-tarė, pastaj tė vinin me vrap marangozėt dhe te-knikėt, tė ngulnin rrota apo kushineta nė kėmbėt e kalit dhe tė fillonte tėrheqja e tij drejt qytetit, nėn kėngėt dhe himnet. Por, siē tė thashė, fati na ktheu krahėt. Nė vend qė tė ndodhte kjo, ndodhi diēka e tmerrshme, e paparashikuar. Ai njeriu tė cilit nuk ia mėsuam dot as emrin dhe qė ti bashkė me Akamantin e vratė njė muaj mė vonė, bėri dy-tre hapa nė drejtim tė kalit dhe, duke ulėritur me urrejtje, e qėlloi me shishen e birrės qė mbante nė dorė. Kali u drodh sikur ta kishte goditur njė heshtė vigane. Apo ndoshta neve na u duk kėshtu nga tensioni i madh nervor. Goditja e tij ishte si njė farė sinjali. Njė pjesė e njerėzve filluan tė ulėrinin, tė shanin, tė kėrcėnonin, tė fishkėllenin, tė mallkonin. Disa rrinin mospėrfillės dhe pinin aranēata. Zhurma sa vinte e bėhej e padurueshme. «Ky njeri duhet tė vdesė!», tha Odisea K. pėr goditėsin e parė. Kalin e qėlluan me qindra njerėz, por prej tyre do tė ndėshkohej vetėm njėri, i pari. Rrėmuja rreth e rrotull kalit vazhdoi disa orė. Pastaj njerėzit filluan tė largohen pėrsėri drejt qytetit. Ata mė tė tėrbuarit u larguan tė fundit. Dita po thyhej, kur fusha u shkretua pėrsėri. Nė toke mbetėn vetėm paqeta cigaresh tė shkelura, copa gazetash tė grisura dhe shishe birre e arancatash tė flakura andej-kėndej qė, pėr shumė net me radhė, zbardhėn mė vonė nėn dritėn e hėnės me njė ndriēim tė pikėlluar. Dhe sot akoma, pas kaq vjetėsh, po tė vėshtrosh poshtė, nė ndonjė natė me hėnė do tė takosh aty-kėtu atė shkėlqim tė vetmuar tė qelqeve tė thyer, qė duket sikur rrėzėllojnė ende nga urrejtja. Kjo ėshtė historia e asaj dite, Millosh. E ditės kur filloi kjo pritje e mallkuar, e pafundme. Dhe tani natėn e mirė, mua mė flihet.
— Natėn e mirė, — tha Milloshi.
Ai lėvizi duke u mbajtur pas trarėve dhe, bashkė me tė, lėvizi hija e tij e ērregullt, qė ndėrronte formė e gjatėsi nė ēdo hap qė bėnte. Shkoi e u ul te vendi i tij, por nuk u shtri. S'i lihej. Tė tjerėt i kish zėnė gjumi prej kohėsh. Akamanti gėrhinte lehtė. Vetėm Maksi lėvizte herė pas here nėn batanije. Milloshi u ngrit dhe iu afrua.
— Maks, — i foli me zė tė ulėt.
Maksi nxori kokėn nga batanija. Sytė i kishte mė tė skuqur se zakonisht.
— Ē'ke?
— Hiē, — tha Milloshi, — m'u duk sikur
nuk po flije dhe erdha.
— Nuk po flija.
— Edhe mua s'mė zė gjumi.
— Ē'mė duhet mua? — tha Maksi me nervozizėm. — Unė kam hallin tim.
— Mė fal qė tė shqetėsova, — tha Milloshi,
— natėn e mirė.
Maksi mbuloi kokėn me batanije, por pas njė ēasti e flaku atė.
— Ej, — i thirri me zė tė ulėt Milloshit qė
po ikte, — prit.
Milloshi u kthye.

— Ē'po tė pėrralliste Konstruktori? — e
pyeti.
— Gjėra tė kaluara, kujtime.
— E mburri veten e tij?
— Nga pak.
Maksi qeshi me pėrbuzje.
— Kėta intelektualėt janė si zonjushet Kanė qejf t'i pėrkėdhelėsh.
Milloshi nuk u pėrgjigj.
— Domethėnė, tė paska krimbur kokėn me
teorira dhe idera, — tha Maksi. — Ke hak qė
s'tė zė gjumi.
Milloshi e vėshtronte me sy tė humbur. Ai po mendonte diēka tjetėr. Mundohej tė pėrfytyronte se si mjekra e kuqėrremtė e kėtij nje riu kishte prekur dikur qafėn e Helenės sė bukur!
— Ē'mė shikon si guak? Unė e di se c'biseda tė pėlqejnė ty, — tha Maksi — Ti e ke
mendjen te femrat.
Milloshi bėri njė pėrpjekje pėr tė buzėqeshur.
— A do tė tė tregoj punė femrash? — tha
Maksi. — Ulu kėtu.
Milloshi qėndroi nė mėdyshje.
— Ulu po tė them, do tė tė tregoj vėrtet.
Milloshi u ul.
— Pėrse ke qejf tė dish? A do tė tregoj
pėr bordellot?
— Tregomė pėr Helenėn, — tha Milloshi
me qetėsi.
Maksi uli kokėn. Fytyra iu ngrys. Nė tė vėrtetė, ai kishte qejf tė tregonte vetėm pėr Helenėn, por sedra nuk e linte ta thoshte i pari. Kėtė e dinin tė gjithė.

— Mirė, — tha ngadalė. — Do tė tė tregoj.
Ai u mendua njė copė herė tė gjatė, me kokėn ulur. Pastaj mėrmėriti diēka me zė tė ulėt, shau dikė, tundi kokėn.
— Taksia rrinte vazhdimisht pranė hyrjes,
— filloi tė tregonte papritur, — asnjė nga tė
ftuarit nuk dyshoi pėr asgjė. Ata hynin duke
qeshur dhe duke bėrė shaka si hajvanėt. Por pėr
taksinė asnjėri nuk dyshoi. Po tė kishin mend nė
kokė, do tė dyshonin. Sė paku, ndonjėri do tė
pyeste: Ē'do kjo taksi qė rri ndanė trotuarit? A
pret njeri apo nuk pret njeri? Nė qoftė se pret
njeri, atėherė ku ėshtė ky person qė po vonohet
kaq shumė? Dhe nė qoftė se nuk pret njeri, atėherė pėrse nuk thyen qafėn andej nga ka ardhur?
Ēdo njeri normal do t'i bėnte kėto pyetje. Por
atė mbrėmje tė gjithė ishin bėrė anormalė. Vec
donin tė pinin e tė vallėzonin. Hidheshin si tė
tėrbuar, i bėnin lajka Helenės, mė shikonin mua
me zili: «I lumturi ti». Kėtė frazė e dėgjova shu-
mė herė atė mbrėmje. Unė nuk e kuptoja, isha i
lumtur apo jo. Diēka e turbullt mė shqetėsonte.
Mė trembte ai hutimi i saj. Kishte dicka nė sytė
qė nuk ia kapja dot. Dicka qė i pėrpėlitej mbi
retinė si njė zog i plagosur. E pra, ajo duhej tė
ishte ndryshe atė mbrėmje. Festonim fejesėn to-
nė, tė gjithė ishin mbledhur pėr ne, ajo ishte mė
e bukura. Asnjėherė, qėkur ishim fejuar, nuk e
kisha parė nė gjendje aq tė turbullt. «Ē'ke?», e
pyeta dy-tri herė. Mė shikoi si e habitur. «Asgjė», tha, «jam pak e emocionuar.» Kurse taksia ishte vazhdimisht te hyrja, disa metra larg
nė hije, ndanė trotuarit. Si njė bishė qė pret gjahun. Mė kupton? Njė bishė me lėkurė katrore-katrore. Dhe asnjė nga tė ftuarit, bile dhe ata qė erdhėn tė fundit nuk e vunė re. Ose mė mirė e vunė re, por asnjėrit nuk ia preu mendja tė pyeste: «Ē'dreqin kėrkon kėtu kjo taksi, nė kėte orė?». Sepse tė gjithė e kishin mendjen te tryeza, te sanduiēet dhe te pijet. Oh, c'zezonė! Ē'njerėz tė pistė dhe c'fat pis! Vetėm pastaj, kur gji-thēka kishte marrė fund, shumė prej tyre thė-rrisnin tė habitur: «Pamė njė taksi pėrjashta, por nuk na shkoi mendja pėr keq». Nė atė kohė unė ndodhesha nė kuzhinė. Po i porositja njerė-zit e shtėpisė pėr dicka. Kur u ktheva, ajo nuk ishte nė mes tė tė ftuarve. «Ku ėshtė Helena?», pyeta dy-tri herė. Asnjėri nuk i dha rėndėsi pyetjes sime. Madje, nja dy a tre veta qeshėn me qesėndi. Pastaj unė e kėrkova prapė dhe tė gjithė tė tjerėt filluan ta kėrkojnė dhe, pasi mbyllėn magnetofonin, nisėn tė thėrrisnin: «Helenė, Helenė!>>. Po Helena nuk ishte gjėkund. Atėherė dikush thirri: «Kėtu pėrjashta ishte njė taksi, ta-ksia ėshtė zhdukur». Po, taksia ishte zhdukur vėrtet. Gjithė natėn ajo e kishte pritur Helenėn
time.
Njė copė herė Maksi murmuriti pėrsėri me vete, duke tundur kokėn, pastaj pushoi.
— Ti e urren kėtė qytet, sepse, veē tė tje-
rash, kėtu banon Helena, — tha Milloshi. — Edhe unė e urrej.
— Ti s'mund ta urresh kurrė sa unė.
— E urrej, ndoshta mė tepėr. Mua atje mė
kanė pushkatuar babanė.
— Megjithatė, s'mund ta urresh sa unė.
— Dita kur ne do tė hyjmė nė tė, do ta tregojė kush e ka urrejtjen mė tė madhe.

— Ah, mor djalosh!
U bė heshtje.
— Qė nga ajo kohė i urrej pėr vdekje taksitė, — tha Maksi.
Ata vazhduan t'i tregonin njėri-tjetrit gjėrat qė urrenin mė tepėr nė jetė. Vershėllimėn e erės, ēatitė me tjegulla, oxhakėt, ajkėn e qumėshtit, zgjimin nė mėngjes, kostumet ngjyrė bezhė, qelqin, tė shtunat.
— Ē'kohė ėshtė, vallė? — pyeti Milloshi.
— Ndoshta mesnatė.
— Mė trego ndonjė gjė tjetėr. Dicka tė gėzueshme.
— Po pėrse?
— Pėr... atė... Pra... Helenėn.
— Asgjė e gėzueshme s'mė kujtohet.
— Mė trego pėr trupin e saj, — tha Milloshi me zė tė dredhur. — Mė trego pėr ijet e saj,
pėr kėmbėt.
— Ej, ti, ki mendjen!
— Tregomė, — iu lut Milloshi me njė frymė, — ti ke fjetur me tė, apo jo? Si i kishte
ijet, si i mbante tė brendshmet dhe si zhvishej.
Oh, mė trego si zhvishej.
— Si guxon? — gati sa s'thirri Maksi.
— E pse? Tani tė gjitha ato i gėzon njė
tjetėr. Tani ty s'tė pėrket asgjė.
— I poshtėr.
— Tregomė, Maks. Tė lutem, tregomė.
— Ty tė ndritin sytė si tė ujkut. Sa i pėshtirė mė dukesh.
— Shamė, thuaj ē'tė duash, vetėm tregomė.
Maksi e vėshtroi me pikėllim.


— Ishte e ftohtė, — tha i menduar, — dhe,
veē kėsaj, mė duket se nuk bėnte fėmijė.
— Tjetėr, — tha Milloshi me padurim.
— Ē'tė them tjetėr?
— Mė trego si flije me tė. M'i trego tė gjitha.
— Ē'mizerabėl qė je, — tha Maksi. Pastaj,
si u mendua njė copė herė, nisi tė tregonte gjithēka me hollėsi. Milloshi dėgjonte me vėmendje.
Herė pas here e ndėrpriste, kėrkonte ndonjė
shpjegim mė tė hollėsishėm, nganjėherė rėnkonte.

— Ik, tani, — i tha Maksi, me zė tė lodhur
kur nuk kishte mė ē'tė tregonte.
— Tė flihet?
— Jo. Por dua tė mbetem vetėm.
— Pas pak do tė gdhijė.
— Ti akoma s'ke gjumė?
— S'kam, — tha Milloshi.
— Duhet t'i themi Akamantit tė na sjellė
luminal herėn tjetėr.

— Mua luminali s'mė bėn efekt.
Milloshi psherėtiu thellė.
— Natėn e mirė atėherė.
— Natėn e mirė.
— Shuaje llambėn, — tha Maksi.
Milloshi i fryu llambės dhe kėmbadoras u
zvarrit deri te qoshja e tij. U mbėshtoll me batanije dhe mbylli sytė. Por gjumi nuk i vinte. I dhimbte koka. Filloi tė pėrsėriste me mend pjesėt mė trazuese nga tregimi i Maksit. Pastaj nisi tė ėndėrronte pėr Helenėn. Kujtoi bredhjet e tij tė vetmuara nėpėr fusha dhe nėpėr ato bredhje filloi tė fuste Helenėn.
Por pėrfytyrimet e takimit me tė nuk e kėnaqėn derisa gjeti variantin mė tė pėrshtatshėm qe i pėlqeu. Ishte nata kur ai, i lagur qull nga shiu i dimrit, ndeshi pėr herė tė parė nė errėsirė kalin prej druri qė, nė fillim, iu duk si njė furgon i madh, i vjetėr. Shumė herė e kishte rikujtuar atė natė tė zymtė e tė ftotitė, kur kali i doli papritur pėrpara, sikur tė kish mbirė nga dheu. Atėherė ishte futur nėn kėmbėt e tij pėr t'u mbrojtur nga ujėt, dhe kish ndenjur aty gjithė natėn, duke u munduar mė kot tė kuptonte se ē'ishte ky pėrbindėsh druri nė kėtė fushė tė shkretė. Tani po pėrfytyronte sikur atė natė, diku nė fushė, tė kish takuar Helenėn dhe tė dy bashkė tė futeshin pėr t'u mbrojtur nėn barkun e kalit. Ai do t'i jepte asaj xhaketėn e tij, do ta ngrohte dhe pastaj do tė ngjiteshin tė dy nėpėr kėmbėt e prapme dhe do tė futeshin nė barkun e kalit. Barku do tė ishte i shkretė, i braktisur dhe ata do tė shtriheshin nė krahėt e njėri-tjetrit. Jashtė do tė vėrshėllente stuhia dimėrore, era do tė ulėrinte nėpėr zgavrat e errėta dhe trarėt e mėdhenj do tė pikonin ujė. Ajo do tė trembej dhe ai do ta shtrėngonte nė gjoks pėr ta qetėsuar. Pastaj do tė fillonte ta zhvishte.
Kur erdhi deri te kjo pikė, pėrfytyrimi i tij u ndal. Iu duk sikur e kaloi shumė shpejt bredhjen nė fushė dhe shumė shpejt erdhi te pika mė e bukur, prapa sė cilės mbetej fare pak pėr tė ėndėrruar. Pastaj e nxori pėrsėri veten dhe Helenėn nė fushė, i zgjati endjet nėpėr shi dhe, gjatė kohės sė qėndrimit nėn barkun e kalit, u mundua tė sajonte dhe disa biseda. Bisedat, ē'ėshtė e vėrteta, i dilnin mjaft tė zbehta dhe pa ndonjė kuptim, por kjo nuk ia prishi kėnaqėsinė e pėrfytyrimit. Dikur, nė njė dramė me subjekt dashurie qė kishte parė vite tė shkuara, kish dėgjuar pak a shumė njė dialog tė tillė. Pas kėsaj u futėn pėrsėri tė dy nė barkun e kalit dhe njė copė herė pėrfytyrimi i tij u ndal te vėrshėllima e erės. Pas vėrshėllimės sė erės vinte zhveshja dhe ai u ndal te vėrshėllima ashtu si hamėsi qė fėrkon duart dhe qėndron disa sekonda pa prekur asgjė mbi tryezėn e shtruar plot. Tani duhej ta pėrfytyronte cdo gjė ngadalė, me kujdes dhe saktėsi, sipas pėrshkrimit tė Maksit, nė mėnyrė qė tė mos i shpėtonte asnjė hollėsi, por pėrfytyrimi i tij qe bėrė nervoz dhe nuk i bindej.
Era kishte nisur vėrtet tė kuiste nėpėr zgavrat e Kalit dhe, me sa duket, ajo i prishte cdo gjė. Kjo erė e mallkuar qė s'na ndahet, mėrmėriti ai dhe vuri bėrrylin te veshi pėr tė mos e dėgjuar. Por s'ishte e mundur.








© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.