Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 90 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Elita :: Nderohet shkrimtari Fadil Kraja
Postuar nga: Albo

Elita Nderet qe i takojne nje shkrimtari

Shkoder-"Ne qofte se ne themelet e asaj keshtjelle te madhe te kultures e te artit qe Shkodra i dha Shqiperise kam vene edhe une nje guralec jam dhe do te jem shume i lumtur", keshtu eshte shprehur shkrimtari i njohur shkodran, Fadil Kraja ne diten me te mire per te.

Dramaturgu shkodran eshte vleresuar ne paraditen e te shtunes me dy nga titujt me te medhenj qe mund te marre nje shkrimtar.

Dy tituj nderi i jane akorduar atij nga Keshilli Bashkiak i Shkodres, dhe nga Presidenti ne detyre i Republikes, Rexhep Meidani. Ne ceremonine e organizuar me kete rast kane qene te pranishem Presindeti Meidani dhe ish kreu i Parlamentit, Namik Dokle si dhe autoritetet me te larta te pushtetit lokal. Ne nje spetakel te organizuar nga Agjensia e Spetakleve "Buna 1" dhe me rregji te Edmond Mhillit, Fadil Krajes i jane dhene titujt e larte "Krenaira e qytetit" nga Keshilli Bashkiak dhe "Mjeshter i madh" nga Presidenti i Republikes.

Autori i 40 pjeseve dramatike i dhjetra poezive tregimeve kengeve, profesor Fadili sic e quajne nje brez studentesh qe ai ka pergatitur, eshte vleresuar lart nga bashkeytetaret e tij, nga artistet, dhe nga majat me te larta te shtetit shqiptar.

Ne skenen e pergatitur rishtazi per kete ngjarje jane ngjitur si ne nje prolog fantastik nje pjese e personazheve te krijuar te Fadil Krajes. Nenemadhja e Tinka Kurtit, Rina e Paskualina Grudes, Pali i Bruno Shllakut qe te tre te ftuar nderi ne kete spetakel kane marre lejen dhe bekimin e shkrimtarit te jene ne skene. "Kudo qe jemi ne, kudo qe eshte pena e Fadil Krajes ne jemi krijesat e tij", eshte shprehur artistja Tinka Kurti. Per minuta te tera ne skenen ku Kraja i dha jete krijimeve te tij, jane interpretuar nga aktoret Tinka Kurti, Bruno Shllaku, Paskualina Gruda, Ndreke Prela, Gjon Kola, Agron Dizdari fragmente nga dramat e Fadil Krajes, "Gjaku i Arberit", "Ceshtja e Blertes". Ndersa montazhet poetike dhe fragmentet dramatike jane gershetuar me interpretimet klasike muzikore te Irena Mhllit, Mimoza Rakaj, Fatos Mataj e Romina Drasatit duke i dhene keshtu spetaklit ate klas qe i mungonte prej kohesh skenes te "Migjenit".

Pena e dramaturgut ne syrin e regjisorit

"Nese ne dramaturgjine shqiptare nuk do te kishte nje Fadil Kraje, atehere drama ne vendin tone nuk do te kishte keto nivele". Keshtu thuhet ne nje nga tekset e letersise ne Universtet. Ne te vertete Fadil Kraja eshte nje nga penat me te ndritura te dramaturgjise tone kombetare. Askush me mire se miku dhe bashkepunetori i tij me i mire, regjisori Serafin Fanko nuk mund te bente nje permbledhje te asaj qe permbledh ne vetvete emri i Fadil Krajes. "Dy vite me pare Fadili me dhuroi nje nga veprat e tij. Ne autograf thuhej: Mikut dhe vellait tim me te mire Serafinit. Dy vjet me vone une keshtu dua t'i drejtohem Fadil Krajes. Mikut dhe vellait tim Fadil Krajes. Te dyve na bashkoi puna jeta gezimet dhe emocionet, perushtimet dhe suksestet e skenes. Me kujtohet se kur nisa studimet per regjizure i dhashe premtimin Fadilit se drama e pare qe do te ve ne skene do te jete e tij. Ne 1967 vume ne skene "Fisheku ne paje" qe na garantoi nje sukses te madh qe te dyve", eshte shprehur regjizori Fanku. Fadil Kraja e ka nisur jeten e tij artistike si poet dhe si i tille eshte bere i njohur ne rrethet letrare te kohes. Pas nje fare pjekurie artistike autori i dedikohet dramaturgjise ku dhe do t'i jape skenes shqiptare pjese te mrekullueshme te interpretuara nga Ndreke Luca, Tinka Kurti, Ndreke Prela, Lec Bushati, Vitore Nino, Paulin Lacaj, Rikard Ljarja Tano Banushi. "Baca i Gjetajve", "Dashuria e trojeve tona", "Gjaku i Arberit", "Ceshtja e Blertes", "Luani i shtepise" per 30 vite do te marrin duartrokitjet e fuqishme te spektatoreve shqiptare dhe jo vetem te atyre. Zelli dhe emocioni i poetit do te transmetohen tashme ne drama. Madje ne drama autori vednos plot momojoge ne vargje cka deshmojne edhe talentin e tij te ralle. DRamat e Fadil Krajes japin historine e shqiptareve, pershkohen nga ndjenja patriotike, nga etja per liri dhe per dinjitet njerezor larg te keqes dhe antivlerave te kohes. "Me kujtohet premiera e "Baces te Gjetajve". Jepej me 16 prill 1979 te nesermen e termetit te madh. Salla e Teatrit "MIgjeni" ishte e tejmbushur. Ne mes te shfaqjes ndodhi nje lekundje e vogel termeti. As njerezit as aktoret nuk u kujtuan per te. Perkundrazi cdo gje vazhdoi e qete. E dhame ate drame ne 27 qytete shqiptare dhe nje vit me vone ne Gjakove. Salla atje ushtonte nga thirrjet. Ne Presheve nje plak i ndezur nga batutat e Fadil Krajes te interpretuara nga i madhi Ndreke Luca doli ne skene dhe i vuri qeleshen e ti aktorit. Ndreka e mbajti ate qeleshe dhe ate dite tha "Dua te varrosem me kete qeleshe". Amaneti u mbajt" tregon Serafin Fanko. Ne skene FAdil Kraja ka krijuar me mijera personazhe.

Por nuk jane vetem dramat pjese e vetme e krijimtarise te Fadil Krajes. Ai eshte edhe tregimtar. "Kandidatja e fundit" dhe "Heshtje qe te ther shpirtin" jane dy prej vellimeve me tregime te tij ndersa e provoi penen e tij edhe ne zhanrrin e romanit. "Britma e nje gruaje" eshte romani i tij qe u vleresua shume nga kritika. Po keshtu Fadil Kraja shkruan dhe boton me sukses ne gjuhen italiane veprat "L'aquila ferita" dhe "La gravidanza ferita" te botuara ne Rome dhe ne Firence.

Nder dhe vleresim

Dramaturgu Kraja ka marre nje pjese te atij vleresimi qe meriton. Keshilli Bashkiak i qytetit i ka dhene atij titullin e larte " Krenaria e qytetit". Titulli i eshte dorezuar nga nenkryetari i Keshillit Bashkiak Xhemal Shqau. Ne motivacionin e ketij titulli thuhet: "Shkrimtarit, dramaturgut qytetairt qe me vepren e tij shenoi vazhdimesine e tradites dhe te vlerave te kultures shkodrane".

Nderkohe qe Fadil Kraja ka marre edhe dekoraten tjeter te dorezuar nga Presidenti i Republikes Rexhep Mejdani. Ne Urdherin "Meshter i nadh" thuhet "Per nje veprimtari te shquar letrare si shkrimtar, dramaturg dhe krijues i mbi dyzet pjeseve te shfaqura ne Shqiperi, KOsove, Maqedoni, Mal te Zi dhe ne diaspore duke ngirut lart traditat e kutures dhe te artit atdhetar te Teatrit te Shkodres dhe te gjithe Shqiperise". Ndersa Presidenti Mejdani nuk ka kursyer komplimentet per shkrimtarin. "Suksese per talentin , perkushtimin vene ne dispozicion te qytetarise shkodrane. respekt force dhe lavdi per qytetarin shkodran dhe per qytetarine shkodran.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.