|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 "Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.
Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.
Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.
Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
|
|
|
| |
|
Arkivat e Bashkisė sė kryeqytetit tė Shqipėrisė zbulojnė se si njė treg bujqish ėshtė ngritur nė njė qytet tė bukur, me sheshe e rrugė tė gjera, qė edhe sot e zbukurojnė
Tirana u themelua pėr tė qenė njė qendėr modeste shkėmbimesh pėr njė popull bujk qė vuante mungesėn e njė tregu tė afėrt, tregon njė buletin i botuar nė Tiranė nė vitin 1937. Me kalimin e viteve nė dokumetet e shkruara tė kohės janė fiksuar ngjarjet mė tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me planin rregullues tė kryeqytetit tė ardhshėm dhe godinat qė do tI rezistonin kohės akoma dhe pėr shumė vjet tė tjera. Tė gjitha tė dhėnat do tė hidheshin nė pjesėn edilike tė njė albumi shkruar nga Osman Myderizi, tė cilat vazhdojnė tė ruhen ende nė njė prej regjistrave tė seksioneve tė Bashkisė sė Tiranės.
Plani i parė rregullues
Mė 1922 me urdhrin e ministrit tė Punėve tė Brendshme u zhdukėn varrezat qė gjendeshin pranė ēdo xhamie e qė pengonin jo vetėm rregullimin e tregut por dhe atė tė gjithė qytetit. Nė kėtė vit u hap dhe Rruga e Durrėsit, e cila u pagėzua me emrin Nana Mbretneshė qė prishi shumė shtėpi dhe kopshte mbasi ajo e vjetra qė shkonte nga Hotel Durrėsi nuk lejonte tė shihej nga larg qendra e qytetit - thuhet nė dokumetet e kohės. Sipas tė dhėnave, nė fund tė kėsaj rruge qė bashkonte Tiranėn dhe Durrėsin nė vitin 1930 italianėt filluan punimet pėr ndėrtimin e Hangarit madhėshtor (kėshtu u quajt Aeroporti i Rinasit). Sipas tė dhėnave ai i pėrkiste shoqėrisė italiane Ala Littoria, ndėrtim krejt me skelet hekuri dhe i mbuluar nga llamarinat e hekurta qė mbulonte njė sipėrfaqe prej 5000 metra katrorėsh dhe kishte njė lartėsi rreth 35 metra. Nė tė njėjtin vit - sipas buletinit tė Bashkisė - u zgjerua dhe rruga 28 Nėntori, u prishėn njė varg dyqanesh tė bukura dhe u formua e njėjta rrugė qė vazhdon tė jetė dhe sot. Pėr herė tė pare ėshtė hartuar njė plan rregullues nga inxhinier Eshref Frashėri dhe qyteti vazhdoi tė ndėrtohej sipas njė plani tė studiuar.
Tirana kryeqytet
Me shpalljen e Tiranės kryeqytet nė vitin 1920, pjesa mė e madhe e nėpunėsve filluan ndėrtimin e shtėpive tė reja, ndėrsa Bashkia vazhdoi projektet pėr hapjen e rrugėve tė reja dhe rregullimin e atyre ekzistuese. Nė 1926-1927, sipas dokumenteve qė sot ndodhen nė Arkivin e Shtetit, u hap pėr herė tė parė rruga Mbretėnore (rruga e Barrikadave) e cila Brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr do tė bėhej njė nga rrugėt mė kryesore. Nė vitin 1928-1929 u zgjerua dhe u sistemua bulevardi Mussolini (sot rruga e Kavajės), e cila u bė njė nga arteriet kryesore tė kryeqytetit. Nė fillimin e kėtij bulevardi u ndėrtua Pallati Qendror I Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, i cili zinte njė sipėrfaqe prej 1500 metra katrorėsh dhe qė kushtoi 600000 franga ari. Sipas dokumenteve, mė 1930 u ndėrtua dhe ajo qė do tė quhej rruga mė e bukur dhe mė e rėndėsishme e Tiranės bulevardi Zogu i Parė, qė fillonte nga Kodra e Pashės deri nė Brrakė. Tė gjitha arteriet nė pjesėn mė tė madhe tė tyre ishin tė shtruara me pllaka asfalti nė mėnyrėn mė moderne dhe ishin zbukuruar me drunj ekzotikė dhe e ndėrtuar me mijėra shtėpi tė cilat i dhanė kryeqytetit tė ri pamje shumė tė mirė.
Projektet italiane
Nė qendėr tė bulevardit Zogu I Parė nė bazė tė planit tė projekteve tė arkitektit Italian Florestano de Fausto u ndėrtuan gjashtė pallatet e ministrive nė vitin 1931 dhe pallati i Bashkisė mė 1929-1931, u sistemua sheshi Skėnderbej nė njė park modern nė 1936-1937 i cili do tė shtrihej deri nė lagjen e Tiranės sė re tek blloku i Shallvareve. Sipas dokumenteve tė shkruara tė kohės, I gjithė qyteti banohej nga 24.407 banorė definitivė dhe 11.693 banorėve provizorė. I gjithė qyteti pėrfshinte njė sipėrfaqe prej 8 kilometrash, kurse nė 1912 ai ishte vetėm 3 kilometra katrorė. Nė tė njėjtėn kohė janė ndėrtuar dhe asfaltuar dhe shumė rrugė tė tjera tė kryeqytetit tė cilat vazhdojnė tė kenė tė njėjtėn pamje dhe pėrmasa qė kanė pasur qė nė vitin 37.
Ndriēimi i qytetit
Para vitit 37, Tirana pėr shumė kohė ndriēohej prej llampave me vojguri. Kjo gjendje e papajtueshme me zhvillimin qė kishte filluar tė merrte kryeqyteti i Mbretnisė sonė - thuhet ne regjistrat e Bashkisė - nuk mund tė vazhdonte, ndaj dhe autoritetet epnore u kujdesėn pėr plotėsimin e kėsaj mungese. Nė vitin 27 koncesioni i ndriēimit elektrik iu dha shoqėrisė anonime shqiptare Sita dhe u ndėrtua nė hyrje tė qytetit kur vjen nga Durrėsi Centrali Elektrik me 1150 kuaj fuqi kompesive dhe u shpėrnda drita elektrike nė tė gjithė qytetin. Pas ndriēimit, Bashkia do tiu jepet fund tė gjitha ndėrhyrjeve qė kishin tė bėnin me pamjen e Tiranės, pėr tiu kushtuar mė vonė instituteve shėndetėsore dhe higjenike, pėr tė plotėsuar njė nga nevojat e tjera urgjente.
ARIOLA BEKTESHI/ATSH
|
|
|
|