Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kurajo nuk mund te fallcifikohet; ajo eshte nje virty qe i shpeton hipokrizise.
--- Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
"Afėrdita"
Nė 2 maj 1908 njė grup atdhetarėsh formuan nė Elbasan shoqėrinė "Afėrdita", e cila krojoi edhe grupin e bandės sė qytetit, ndėrsa kish synim tė ngrinte njė palestėr sportive, dhe tė merrej me botimin e librave shkollorė.

Greva e Bukes
Nė 2 maj 1928 gratė e Korēės organizuan grevėn e bukės, qė ishte njė nga grevat e para tė kėtij lloji nė vendin tonė.

Temo Konomi
Nė 2 maj 1937 u vra pranė Barcelonės Temo Konomi, hero i Popullit, luftėtar i brigadave ndėrkombėtare pjesėmarrėse nė Luftėn e Spanjės.

Nikola Guerra
Nė 2 maj 1855 u lind baletmaestri italian Nikola Guerra, i cili luajti njė rol tė rėndėsishėm nė artin koreografik tė vendit tė tij dhe botės. Gjithashtu ishte pedagog nė mjaft teatro tė Evropės, si dhe regjisor qė vuri nė skenė mbi 30 balete, ku dallojmė: "Prometeu", "Karnevalet e Venedikut", "Marshi triumfal", etj.
Gjuha :: Fjalori shqip, si mund t'i shpetoje piraterise
Postuar nga: Albo

Gjuha Ne korrik hidhet ne treg fjalori i madh i gjuhes shqipe me rreth 35 mije fjale. Si do te perpalloje sfidantin e saj, botimin pirat te para pak muajve ne trojet etnike, kjo veper e Institutit te Gjuhesise ne bashkepunim me shtepine botuese "Toena", e cila ka blere "copyright"-in. Itinerari i botimit dhe spastrimi ideologjik i fjalorit te '84-es

Pasi ka pritur gjashte vjet ne sitaret e Institutit te Gjuhesise dhe nje vit plus per te kaluar ne duart e hartuesve, fjalori i gjuhes shqipe botuar nga "Toena", shtepia botuese qe ka blere te drejten e prodhimit konfirmon se korriku eshte muaji i shumepritur i hedhjes ne treg. Eshte nje fjalor dyngjyresh, nje botim special me shenja dalluese si masa mbrojtese kunder riprodhimit te mundshem. Pak muaj me pare botuesi Fatmir Toci ka bere denoncimin e fjalorit pirat te gjuhes shqipe te vitit '84, qe vinte pertej trojeve etnike, dhe tani ne prag te hedhjes ne treg te fjalorit te ripunuar botuesi deklaron specifiken e botimit, nje lloj antivirusi pirat. Fjalori i ri ka disa shenja dalluese se jashtmi percaktuar nga botuesi, per te cilat do kene dijeni vetem libraret. Ata jane te paret qe mund te bejne dallimin nga fjalori pirat, nje fjalor i fotokopjuar qe ka dale ne qarkullim dhe treg kryesor ka Kosoven. Sipas botuesit Toci personat jane identifikuar. Behet fjlae per dy tregtare letre, shqiptare maqedonas nga Tetova. Fjalori eshte shtypur ne Shkup dhe treg baze kane gjetur Maqedonine, por me shume Kosoven.

"Sensibilizimi i opinionit ka krijuar veshtiresi ne shitje edhe per faktin duke e ditur qe po del nje fjalor i ri. Ka ndryshime te dukshme nga njeri fjalor ne tjetrin, sepse fjalori pirat eshte shtypur keq, eshte i fotokopjuar", thote botuesi i "Toenes". Per kete fenomen jane vene ne dijeni libraret dhe administratat pergjegjese ne kufijte me Kosoven, Maqedonine, e Malin e Zi, prej nga mund te hyje riprodhimi pirat. Sipas tij tregu i Kosoves eshte vertet problematik ne kete profil botimesh. Ndersa ne maqedoni gjendja eshte kaotike. "Nuk eshte vetem fjalori shqip qe provon kete presion, por edhe ata dygjuhesh. Fjaloret jane bere fenomen gangrene per botimet shqiptare", perfundon Toci.

Ky fjalor i gjuhes shqipe eshte nje variant i ripunuar fjalorit te '84-es. Permban mbi 35 mije fjale dhe hartuesit qe kane bere pasurimin e tij sipas zhvillimit qe ka pasur shqipja ne keto dekada, pretendojne se kane realizuar nje nga misionet e ketij varianti profesionistesh, misioni per spastrimin e karakterit ideologjik. Eshte pergatitur nga nje ekip leksikografesh, nje grup pune i perbere nga: dr. Jani Thomai, prof. dr. Mico Samara, as.prof. Josif Kole, dr. Thanas Feka, dr. Pavli Haxhillazi, dr. Hajri Shehu dhe Kornelja Sima. Per realizimin e kesa vepre gjigande, "Toena" i ka blere Institutit te Gjuhes dhe Letersise te drejten e botimit vetem per nje tirazh 30 mije kopje, ne nje vellim te vetem me mbi 1700 faqe. Ne rast ne te kundert rishikohet kontrata.


E.D




Shenjat dalluese

Botuesi i "Toenes" thote se nuk esht e veshtire te dallosh prodhimin pirat te Stambollit, edhe pse ata perdorin nje teknologji te sofistikuar shume afer origjinalit.

Fjalori i gjuhes shqipe do te kete shenjat e veta dalluese. Se pari te gjitha fjalet do te jene dy ngjyreshe. Fjalet baze jane me te kuqe dhe shpjegimet me te zeze. Lidhja do te jete e forte. Ka dhe disa shenja te vecanta qe i di vetem botuesi dhe tregtuesi. Jane shenja shume te veshtira per t'u botuar dhe qe kane nje kosto me vete. Por ky eshte nje botim themeltar i rendesishem. E drejta e autorit eshte botuar 23 milione leke. Shpenzimet per hir te sigurise jane plus. Do te jete nje vellim me tirazh 30 mije kopje. Fjalori ka ardhur nga Instituti me shume probleme. Eshte dashur rishikimi i tij nga e para. Megjithate testi me i forte eshte lexuesi profesionist dhe ai didaktik qe ka jetuar mes dy kohesh kur jane bere fjalori i vjeter dhe i ri. Ai eshte kritizeri me i rendesishem i nje pune shkencore.


Korrieri, 06/21/2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.