|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ashtu qoftė e sherr mos qoftė
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 44 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
"Unė ftoj kryesinė e Partisė Socialiste qė tė hapė negociatat me tė gjitha forcat politike shqiptare, pėr tė gjetur njė president tė pranueshėm nga tė gjithė"
Deklarata e Kryetarit tė PD pas rezolutės sė Parlamentit Evropian pėr gjetjen e konsensusit Berisha: Dialog pėr presidentin "Jam i gatshėm tė nis bisedimet me krerėt e PS"
Ermal Ngjelina
TIRANE
Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, deklaroi dje gatishmėrinė e tij pėr t'u ulur nė tryezėn e bisedimeve me Partinė Socialiste. "Unė jam i gatshėm qė sot qė tė ulem dhe tė bisedoj me pėrfaqėsuesit e PS-sė", tha dje Berisha.
Kreu demokrat ritheksoi edhe njė herė pozicionin e PD-sė pėr kandidatin e opozitės pėr president tė ri tė vendit. "PD-ja nuk ka dhe nuk do tė paraqesė asnjė kandidat tė saj, nė qoftė se nuk do tė merret aprovimi i PS-sė pėr njė president konsensual", tha kryetari Sali Berisha.
Thirrja pėr bisedime
Kreu i PD-sė shfrytėzoi miratimin e rezolutės nga Parlamenti Europian pėr t'i bėrė thirrje Partisė Socialiste pėr hapjen e negociatave pėr tė caktuar kandidatin e ri pėr president. Duke komentuar rezolutėn e miratuar posaēėrisht pėr vendin tonė, kreu i PD-sė, Berisha, tha se "nė rezolutė shprehet qartė se Europa kėrkon zgjedhjen e njė presidenti tė besueshėm nga tė gjithė". Duke u nisur nga ky rekomandim i Parlamentit Europian, Berisha tha: "Unė ftoj kryesinė e Partisė Socialiste qė tė hapė negociatat me tė gjitha forcat politike shqiptare, pėr tė gjetur njė president tė pranueshėm nga tė gjithė". Kryetari i demo-kratėve, Berisha, paralajmėroi partinė rivale tė tij se, nėse nuk do tė reagonte pėr kėtė pikė tė rezolutės, do tė kishte pasoja. "Nėse PS-ja nuk do tė hapė dialogun me partitė, pėr tė gjetur njė president tė pranueshėm, kjo do tė thotė se ajo do tė sakrifikojė dėshirėn e tė gjithė shqiptarėve pėr integrim", tha ai. Ndėrsa pėr qėndrimin e partisė sė tij, Berisha tha se "unė jam i gatshėm qė tė futem nė bisedimie qysh nė kėtė moment, nėse do tė kėrkojė PS-ja". Nė lidhje me ndonjė kandidat tė mundshėm nga radhėt e PD-sė, Berisha bėri tė qartė se nuk do tė ketė asnjė tė tillė, pėr sa kohė kjo nuk ėshtė kėrkuar nga PS-ja.
Presidenti dhe BE-ja
Berisha dha edhe argumentimin e vet pse zgjedhja e presidentit ėshtė e lidhur me integrimin europian. "Ky nuk ėshtė njė rekomandim i thjeshtė", tha Berisha. Sipas tij, "kjo ėshtė njė kėrkesė e Parlamentit Europian pėr tė pasur njė president tė besueshėm nga shqiptarėt". "Vetėm njė president i besueshėm nga shqiptarėt mund tė hapė negociatat, sepse Europa do njė interlokutor tė besueshėm", tha Berisha. Sipas tij, "qeveria nuk mund tė jetė intelokutori i BE-sė me shqiptarėt, pasi kjo qeveri nuk ėshtė e votėbesuar dhe kjo nuk ėshtė nė moralin e BE-sė". Rezolutėn e miratuar nė Parlamentin Europian, Berisha e cilėsoi si "njė platformė tė rėndėsishme pėr hapjen e negociatave me Shqipėrinė". Kryetari i PD-sė bėri thirrje qė kjo rezolutė tė merrej nė konsideratė. "Nėse do tė mbahet njė qėndrim i njėjtė me qeverinė, ne do tė shkojmė drejt Nigerisė dhe jo drejt Europės", tha Berisha. G.SH
|
|
|
|