Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēon njė kashtė e tė dalin gjashtė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Haki Stėrmilli
Nė 7 maj 1985 u nda nga jeta shkrimtari Haki Stėrmilli, njė nga penat mė tė fuqishme tė brezit tė viteve '30, qė u bė i njohur veēanėrisht pėr romanin "Sikur tė isha djalė". Vepra tė tjera tė Stėrmillit janė: "Kalorėsi i Skėnderbeut", "Dibranja e mjerueme", "Dashuni dhe Besnikėri", "Burgu", etj.

Jani Minga
Nė 7 maj 1947 mbylli sytė mėsuesi patriot Jani Minga. Mori pjesė nė tė gjitha kongreset arsimore; ishte nismėtar pėr krijimin e klubit atdhetar "Labėria" dhe i hapjes sė shkollės shqipe nė Kaninė, ndėrkohė hartonte edhe tekstet shkollore: "Abetare kombėtare shqip pėrgatitore", "Abetare shqip kėndimore", "Gramatikė e gjuhės shqipe", etj. Nė 1912-n Minga mori pjesė nė Kuvendin Kombėtar qė shpalli pavarėsinė.

Sėr Maki Edgar Lysien Malouan
Nė 7 maj 1904 u lind nė Londėr sėr Maki Edgar Lysien Malouan, njėri nga arkeologėt mė tė suksesshėm europianė qė punoi pėr qartėsimin e origjinės sė qytetėrimit nė Lindjen e Afėrme, dhe u shqua pėr punėn nė qytetein e rrėnuar Nimrad, kryeqyteti i fundit i Perandorisė siriane. Vdiq nė vitin 1978.
Lajme :: Rezoluta e Parlamentit Europian
Postuar nga: Albo

Lajme Sot rezoluta e Parlamentit Evropian: Ja kushtet pėr hapjen e negociatave

BE: Kujdes me Presidentin

"Zgjedhja duhet tė kalojė me stabilitet"



a.k.

BE-ja i kėrkon Shqipėrisė qė tė ruajė stabilitetin edhe nė zgjedhjen e presidentit. Nga ana tjetėr, kėrkohet stabilitet politik dhe shpejtim i reformave, sipas rekomandimeve tė ODIHR-it. Kėshilli i Ēėshtjeve tė Pėrgjithshme ose, ndryshe, Kėshilli i Ministrave tė Jashtėm tė BE-sė e ka vlerėsuar angazhimin e qeverisė shqiptare nė rrugėn e reformave.

Kjo ėshtė bėrė me anė tė njė deklarate tė kėtij kėshilli dhe qė i paraprin mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė. Nė kėtė deklaratė thuhet se konfirmohen konkluzionet e mėparshme pėr hapjen, sa mė shpejt tė jetė e mundur, e negociatave pėr Marrėveshjen e Asocim-stabilizimit. Pritet qė Parlamenti Europian tė paraqesė sot njė deklaratė, pas njė raporti tė Doris Pak, qė nuk ėshtė shumė optimist. Nė lidhje me kėtė raport ministri i Integrimit, Marko Bello, thotė se nuk ėshtė Parlamenti qė vendos hapjen e negociatave pėr Marrėveshjen e Asocim-stabilizimit, por ėshtė mbledhja e Kėshillit tė BE-sė. Sipas tij, kjo mbledhje e ka vlerėsuar Shqipėrinė dhe pritet qė muajin tjetėr, nė mbledhjen e ardhshme, tė mund tė vendoset edhe koha e hapjes sė bisedimeve. Sipas Bellos, deklarata e Kėshillit tė Ēėshtjeve tė Pėrgjithshme, qė pėrfshin ministrat e Jashtėm, ėshtė vlerėsuese, dhe deklarata disi pesimiste pėr hapjen e bisedimeve mes Shqipėrisė dhe BE-sė pėr marrėveshjen ėshtė bėrė nga ana e Doris Pak, kryetare e delegacionit tė Parlamentit Europian pėr Europėn Juglindore. Kryetari i PS-sė, Nano, dhe kryeministri Majko kanė pėrmendur dje faktin, pas njė takimi tė tyre, se e kanė vlerėsuar deklaratėn pozitive dhe se kishin bashkėrenduar punėn nė lidhje me plotėsimin e angazhimeve me BE-nė. Nano pėrmendi si shumė tė rėndėsishme edhe nėnshkrimin e dy marrėveshjeve me Bankėn Botėrore dhe FMN-nė, nė 22 maj. Burime nga Strasburgu bėjnė tė ditur se do tė ketė edhe njė deklaratė nė lidhje me kėtė ēėshtje nga ana e Parlamentit. Por, sipas Bellos, ėshtė Kėshilli i Ministrave qė vendos gjithēka nė lidhje me hapjen e bisedimeve. Nė deklaratėn qė tashmė ėshtė miratuar, thuhet se "Kėshilli mirėpret angazhimin e qeverisė sė re pėr t'u rifokusuar me shpjtėsi nė reformat e nevojshme dhe tė pėrshpejtojė implementimin e tyre, si dhe konfirmon konkluzionet e mėparshme tė dhjetorit 2001 dhe tė 28 janarit 2002 mbi hapjen, sa mė shpejt tė jetė e mundur, e negociatave pėr njė marrėveshje asocimi e stabilizimi". Nga ana tjetėr, u bėhet thirrje autoriteteve dhe partive politike pėr tė forcuar kapacitetet administrative dhe juridike. Njė pikė e veēantė ėshtė situata politike nė vend, pėr tė cilėn thuhet se ėshtė e rėndėsishme qė tė ketė njė ambient politik tė qendrueshėm. "Kėshilli shpreson se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do drejtohen nė mėnyrė tė tillė, qė tė ruajnė stabilitetin politik. Progresi i mėtejshėm nė rekomandimet e ODIHR-it nė menaxhimin e zgjedhjeve, implementimin e shtetit ligjor, pėrfshirė zhvillimin e njė strategjie kombėtare nė reformėn juridike, luftėn kundėr korrupsionit dhe trafikimit tė qenieve njerėzore e ristrukturimin e sistemit tė energjisė, siē ėshtė theksuar, duhet tė arrihen shumė shpejt", thuhet nė kėtė deklaratė.

G. SH


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.