Jeta inskenon drama tė tmerreshme
Nė Brodwey, ndėrsa luante nė skenė Osfaldin e Ibsensit nga drama "Fantazmat", ku djali i sėmurė vdes nė duart e nėnės, para aktit tė fundit Moisiut i dorėzohet njė letėr. Ai e hap letrėn, e lexon. Kafshon buzėt dhe del nė skenė pėr ta vazhduar aktin e fundit. Pas perfundimit tė shfaqjes, deri sa shkonte nė garderobė, Moisiu fillon tė qajė pėr nėnėn qė i kishte vdekur...
Nga ERNEST FERIZI
Nė qershor tė vitit 1919, Moisiu duhej tė aktronte ne Pragė. Mirėpo, Qeveria e Pragės ia ndalon hyrjen, duke dyshuar nė pikpamjet komuniste te artistit. Pas ankeses sė Moisiut, atij I lejohet hyrja nė Pragė, mirėpo, siē thuhet nė deklaratėn e nėnshkruar nga presindenti I atėhershėm i Republikės Ēekosllovake, Masaryk, hyrja I lejohet vetem pėr qėllime artistike. E njejta situatė i perseritet artistit mė vonė, edhe nė Zvicer. Pas shumė pervojave tė hidhura, ai braktis fare angazhimin nė Revolucionin Gjerman. Megjithkėtė, Aleksander Moisiu vazhdon tė ketė telashe politike, siē ndodhi nė Cernovic tė Rumanisė, ku luajti Franc Morin nė dramen e Shilerit "Cubat". Studentėt rumunė hyjnė midis shfaqjės me njė brutalitet tė paparė, rrahin publikun dhe artistėt, duke thėnė se nė tė ardhmen aty do tė luhej vetėm teatri rumun. Pėrkundėr kėtij skandali, Moisiu do tė qendrojė edhe njė javė nė Rumani, duke e prezentuar artin skenik si shenjė protesti kundėr barbarizmit. Edhe pėrkundėr pjesėmarrjes sė Moisiut nė luftė, shpėrblimit me "Kryqin e hekurt" gjerman dhe robėrisė, gjithmonė imponohej pyetja: Ēka kishte nė tė gjermane? Sa gjerman ishte ai dhe a ishte gjerman sa duhej? Luftėn me gjermanizim nuk mundi ta fitonte kurrė. Artisti gjerman i skenės internacionale, Aleksandėr Moisiu, me kohė shkėputet nga Gjermania, me synim tė bėhej "mbret I skenės" nė Evropė dhe Amerikė. Megjithatė, adhuruesit i brohorisin atij nė ēdo qytet gjerman, askund nuk qendron gjatė, sado qė e mirėprisnin. Edhe nė Berlin, nė kryeqytet, si nė qytetet tjera, ndodh e njejta histeri e femrave kur luan Moisiu. Mirėpo, kohet kishin ndryshuar dhe gjatė kohės qė ai aktronte nė ansamblin e Rainhardit, ishte berė artsit i lirė. Nė Vjenė dhe Berlin jep shfaqje njė here nė vit pėr publikun e tij tė pėrhershėm. Moisiu ishte artisti mė i paguar i asaj kohe. Qysh nė vitin 1921, merr 6000 marka gjermane pėr njė shfaqje nė Teatrin Popullor, honorar ky mė i larti qė deri atėherė i ishte paguar njė artisti. Nė turnetė mė tė gjata Moisiut i paguhet nga 3000 marka gjermane pėr shfaqje. Vetėm Albert Basermani fitonte gati tė njejtėn shumė.
I lindur nė njė cast epokal
Tenori Enriko Karuzo dhe kėrcimtari Rudolf Valentino, para se t'i zbulonte filmi, konsideroheshin mrekulli artistike. Ata qenė tė adhuruar, tė dashur, por edhe tė mallkuar nga masa, dhe vdiqėn tė ri. Vdekja e Kruzos dhe lufta pėr jetė e Valentinos, ishin ngjarje botėrore, kriza internacionale, pėr tė cilat shkruanin gazetat ēdo ditė. Kėtu duhet tė permendim gjithashtu njė njeri qė hyn nė radhėt e yjeve dhe qė kishte poashtu fatin dhe fatkeqėsinė e dy tė parėve, e ky ishte rusi Vaslav Nijinski, i cil asokohe quhej "Zoti i kėrcimit modern". Karuzo vdes nė skenė, kurse Valentino, pas njė operacioni tė zorrės qorre, nuk zgjohet mė. Ai vdes nė moshen 31 vjeēare. Nijinski, ndėrkaq, nuk vdes nė moshė tė re, mirėpo largohet shumė heret nga skena, sepse fillon ta humbasė arsyen. Kėshtu, pa i mbushur tė tridhjetat i praqiten shenjat e para tė skizofrenisė, me ēka mbaron edhe karriera e tij skenike. Nė ditarin e tij, ai, midis tjerash, shkruan: "Unė dua tė tregoj si qėndron puna me jetėn dhe vdekjen". Enriko Karuzo, Rudolf Valentino, Vaslav Nijinski vepruan nė kohėn deri sa edhe Moisiu kishte bėrė famė aq tė madhe, sa i biri i Max Rainhardit, Gotfridi, pėr Moisiun thoshte: "Ai mbishndėrritė dhe shndrritė mbi tė tjerėt, jo pse ėshtė mė i miri, por se ėshtė mė i shndėrritshmi."
Lajmi i hidhur
Lajmi pėr vdekjen e nėnės, nė shkurt tė vitit 1929, Moisiun e gjen ku tjetėr pos midis shfaqjes teatrale nė New-Jork. Nė Brodwey ai luante rolin me tė cilin kishte fitur famė nė Berlin gjatė njėzet viteve, Osfaldin e Ibsensit nga drama "Fantazmat". Aty aktronte rolin e djalit tė sėmurė pėr vdekje, I cili nė fund tė skenes vdes nė duart e nėnės. Jeta inskenon drama tė tmerreshme: para aktit tė fundit Moisiut i dorėzohet njė letėr. Ai e hap letrėn, e lexon. Kafshon buzėt dhe del nė skenė pėr ta vazhduar aktin e fundit. Pas perfundimit tė shfaqjės, deri sa shkonte nė garderobė, fillon tė qajė pėr nėnėn qė i kishte vdekur... "Ne nuk dinim asgjė, spse do ta ndėrprisnim shfaqjen", - thoshte drejtori i teatrit kur merr vesh pėr vdekjen e nėnės sė Moisiut, pėr ēka ky reagon": "Sikur ta dinte nėna qė e kam nderprerė shfaqjen pėr te, kurrė nuk do tė ma falte gabimin..."
vijon
|
|