|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Edukimi ėshtė ēelsi i tė ardhmes, e nesėrmja i pėrket atij qė punon pėr tė sot. --- Malcom X
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 133 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Tė adhuruarit e qiellit vdesin herėt
Gjatė turneut nėpėr Rusi, telegrami pėr vdekjen e tė atit nė Shqipėri. Nė Luftėn e Parė Botėrore, aviator vullnetar, rob lufte nė Francė dhe i dekoruar nga gjermanėt...
Nga ERNEST FERIZI
Tė adhuruarit e qiellit vdesin herėt, kėshtu thotė njė proverb I lashtė. Eshtė viti I paraluftės 1913. Tomas Mani e shkruan librin e tij Vdekja nė Venecie, Igor Stravinski e pėrjeton premierėn skandaloze tė veprės sė tij Sacre du Printemps, Kasimir Malevich pikturon veprėn Katrori i bardhė mbi siperfaqe tė bardhė, ikonėn e artit abstrakt. Ndėrkaq Aleksandėr Moisiu, protagonisti ekzotik i teatrit tė Berlinit, futet nė njė rol profetik skenik qė quhet Kufoma e gjallė, e cila publikun e step, e shtang, kurse perenditė i disponon.
55 sekondat e filmuara tė dramės katėroreshe
Kufoma e gjallė ishte shkruar nga shkrimtari i njohur rus Leon Tolstoi dhe, ndonėse nuk radhitet midis veprave mė tė njohura tė tij, u luajt nė mbi 1500 shfaqje. Dhe, prej gjithė kėtyre shfaqjeve, asgjė nuk ka mbetur, pos disa fotografi, kritika dhe pėrjetime tė dėshmitarėve tė kėsaj shfaqjeje katėrorėshe. Mirėpo, gjatė kėrkimeve tė pareshtura, nė vitin 1998, nė Vjenė, zbulohet njė kuti teneqeje shumė e ēmuar, nė tė cilėn gjendet njė dokumet filmi - Moisiu nė rolin e Fedjas. Nė shiritin prej celuloidi ai leviz, flet, thotė: Unė jetoj gjithashtu. Sytė e tij ndriēojne nė filmin bardhė e zi. Fedja kėndon, me vokalet e gjata tė Moisiut, Unė pi ende... unė pi ende... Njė skenė e shkurtėr, pra, ėshtė e rruajtur nė Arkivin Filmor tė Austrisė. Prezentuesi i materialit filmor kėrkon falje: Nuk janė as dy minuta zoteri, nuk e vlen tė shikohet fare. Mirėpo pritja pėr ta pare Moisiun nė ato dy minuta ėshtė si njė amshim. Dhe nuk janė dy minuta, por gati 55 sekonda, kurse data e xhirimit ėshtė e panjohur. Vetėm 55 sekonda tė njė drame katėrorėshe, e cila u shikua nga njerėzit e Evropės, Afrikės, Amerikės.
Moisiu refuzon tė vdes nė skenė
Sipas autorit tė librit, gjuha e nėnės sė Moisiut ėshtė italishtja, ndėrsa artisti e fliste nė mėnyrė solide edhe frangjishtėn dhe anglishten. Mirėpo, ai kishte gjithnjė probleme me gjuhėn gjermane, madje edhe nė kohėn kur nė Berlin ishte i njohur si ylli i Reinhardit. Ai e studion Tolstoin edhe natėn, dhe pas zgjimit nė mengjes merr menjeherė tekstin, pėrkujton Tervini, e cila ishte partnere e tij nė Kufomen e gjallė . Aq shumė ishte mishėruar me rolin e Fedias, sa ndodhte qė edhe nė shtėpi ta mberthente gazi, apo tė pikėllohej nė menyrė mjeruese, si nė rolin e kryepėsonazhit tė Kufomės sė gjallė. Nė provat gjenerale tė kėsaj shfaqjeje, e luste regjisorin Max Reinhardin shumė herė pėr ndėrprerje, nga se shqetėsohej shumė dhe, fare I emoncionuar, largohej duke qarė nė garderoben e tij. Nė vitin 1911, nderkohė qė artisti Moisiu gjendej nė turneun e tij nepėr Rusi, konkrtetisht nė Petersburg, Moskė, Rigė dhe Odesė, i vjen telegrami mbi vdekjen e babait tė tij, Konstantinit, nė Shqipėri. I piklluar, Mosiu ngushllohet me shpresė se i ati nuk do tė ketė vuajtur shumė. Dhe, mbase I tronditur nga vdekja e tė jatit, Moisu qė vdiste gjithmonė nė tė njejtin mėnyrė, nė njė dramė ku duhej tė vdiste, refuzon tė vdesė, duke klithur: Sot nuk dua tė vdes, nuk dua! Jo sot!
Kryqi i Hekurt gjerman dhe rėnia nė robėri
Eshtė njė ditė e bukur, e kthjellėt e 6 shtatori tė vitit 1915 nė Francėn veriore, kohė e mrekullueshme pėr fluturim. Ndihmėsoficeri Prieve dhe shoqėruesi i tij, togeri Moisiu, fluturonin me avionin luftarak nga Lilli, mbi Belgjikė. Moisiu atė kohė ishte 26 vjeēar dhe artist i njohur. Ai kishte pasur shfaqje nė Rusi dhe tani ndodhej nė uniformėn e ushtarit gjerman nė luftė me Rusinė. Moisiu nė ato momente mendonte pėr Shqiperinė dhe pėr makinėn fluturuese, tė cilėn e kishte imagjinuar si femijė gjatė qėndrimit tė tij nė vendin e shqiponjave. Sa here qė mendote pėr vdekjen, apo pėr fundosjen, mendimet gjithmonė i treteshin tek i ati, gjithmonė e kujtonte tregimin familiar pėr humbjen e 12 anijeve tė babait. Nė kėtė ditė tė herėshme fluturimi, atij i dukej vetja si mbret, fare i paprekshėm. Mirėpo, pėrnjėherėsh mbi avion bie njė re e zezė. Piloti Prieve dhe shoqėruesi I tij Moisiu nuk shohin kurgjė, humbin orientimin e fluturimit dhe, nė vend tė aterimit tė planifikuar, zbresin nė Calais. Nga vendasit, dy gjermanėt sulmohen me gurė, pėshtyhen dhe, nė rremujė tė madhe, dėrgohen nė burgun e anglezėve. Kėshtu, rreth orės 11.30 tė 6 shtatorit 1915, pėr Moisiun mbaron Lufta e Parė Botėrore dhe fillon odisejada e njė tė burgosuri. Ai ishte lajmėruar vullnetarisht pėr luftė nga gushti i vitit 1914. Gazeta Berliner Tageblatt kishte lajmėruar: Aleksandėr Moisiu i teatrit gjerman, i cili menjeherė pas fillimit tė luftės ishte lajmėruar si vullnetar nė njė regjiment tė Berlinit, pėr trimeri tė dalluar nė vijėn e parė tė frontit nė La Bassee, gradohet nė toger dhe nderohet me Kryqin e Hekurt gjerman. Udhėheqėsia e teatrit reagon nė menyrė nervoze. Ylli i tyre nė vijen e parė tė frontit!?
vijon
|
|
|
|