|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Ai qė shpejt dashurohet, shpejt dėshprohet
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Sulmi i ashpėr i Meidanit kundėr Kushtetueses dhe Rakipit ėshtė nė njė frekuencė vale me grupimet kryesore nė parlament, pėrfshirė dhe atė tė Berishės
Kreu i shtetit nė linjė me 80 deputetėt qė shkarkuan Rakipin: Kushtetuesja tė bėjė kujdes
"Pėr Prokurorin pranoj vetėm vendimin e Kuvendit" Meidani ka dalė nė fushėn e betejės pėr tė rifituar presidencėn. Deklaratat e tij tė ashpra kundėr Kushtetueses dhe nė favor tė parlamentit dhanė sinjalin e fushatės sė Meidanit pėr tė fituar njė tjetėr mandat presidencial. Pėr herė tė parė pas 5 vjetėsh ai i prerė dhe i qartė, tha pėr shtypin, se nuk do tė merrte parasysh asnjė lloj vendimi tė kujtdoqo-ftė institucioni, pėrfshirė kėtu edhe Gjyka-tėn Kushtetuese, pėrveē Parlamentit. Meidani kėrkoi prej Parlamentit edhe rishikimin e ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese nė mėnyrė qė kjo gjykatė tė ketė kompetenca mė tė qarta.
Meidani shfrytėzoi njė ceremoni tė zhvilluar nė Kamėz, nė Institutin e tokės pėr tė paralajmėruar Gjykatėn Kushtetuese njė ditė para se ajo tė japė vendimin pėrfundimtar pėr ēėshtjen "Rakipi". Meida-ni ėshtė treguar njė mbėshtetės i flaktė i parlamentit, kur nuk duhen mė shumė se dy muaj nga dita qė deputetėt do votojnė se kush do jetė kryetari i shtetit. Sulmi i ashpėr i Meidanit kundėr Kushtetueses dhe Rakipit ėshtė nė njė frekuencė vale me grupimet kryesore nė parlament, pėrfshirė dhe atė tė Berishės.
Pak javė mė parė presidenti Meidani, i bazuar nė njė vendim tė Parlamentit dhe me kėrkesėn e kėtij tė fundit, dekretoi shkarkimin e kryeprokuroit tė atėhershėm, Arben Rakipi. Ky shkarkim u kundėrshtua prej vetė Rakipit, si edhe prej njė grupi deputetėsh socialistė, mbėshtetės tė tij. Ata iu drejtuan Gjykatės Kushtetuese, secili me nga njė kėrkesė, pėr tė marrė prej saj tė drejtėn pėr tė cilėn pretendonin se ishte shkelur. Gjykata Kushtetuese pritet qė sot tė japė njė vendim pėr kėrkesėn e Rakipit, ndėrsa pėr grupin e deputetėve socialistė ajo dha njė vendim nė tė cilin shprehet se procedurat e ndjekura pėr shkarkimin e Rakipit nuk ishin tė rregullta. Njė vendim i tillė, nė qoftė se nuk do tė paragjykohej pėr pasojat, nė minimumin e tij linte me pėrgjegjėsi kryetarin e Kuvendit qė nisi procedurat, si dhe presidentin qė dekretoi shkarkimin e ish-kryeprokurorit Rakipi. Pėr kėtė vendim tė Kushtetueses u shpreh dje Meidani.
"Presidenti i Republikės ėshtė i detyruar tė pranojė vetėm ato gjykime dhe vendime qė merr Kuvendi i Shqipėrisė dhe absolutisht asnjė vendim tė ndonjė institucioni tjetėr brenda apo jashtė vendit", tha Meidani. Me ēka thotė mė sipėr Meidani, bėn tė qartė vendimin e tij pėr tė mos e marrė parasysh interpretimin qė Kushtetuesja u bėri procedurave tė shkarkimit tė Rakipit, tė enjten qė kaloi. Nė tė njėjtėn kohė me kėtė deklaratė Meidani bėn tė qartė se nuk do tė marrė parasysh asnjė vendim tė Kushtetueses. Sot pritet qė Kushtetuesja tė marrė njė vendim mbi kėrkesėn qė Rakipi ka paraqitur pėr tė shpallur dekretin e presidentit si antikushtetues. Nė ndihmė tė pėrcaktimeve tė mėsipėrme vjen edhe fraza nė tė cilėn Meidani thotė se "procesi i emėrimit dhe shkarkimit tė kryeprokurorit kryhet nėpėrmjet dyshes Parlament dhe president i Republikės. Kjo ėshtė shumė e qartė nė Kushtetutė dhe nuk ka vend pėr interpretime apo deformime tė tjera". Qėndrimi pro Rakipit i Kushtetueses solli njė shqetėsim nė tė gjithė spektrin politik. Nė ambientet politike qėndrimi i Kushtetueses u pėrkthye si njė qėndrim i cili do tė kishte pėr pasojė krizėn dhe pėrplasjen e institucioneve. Kjo do tė ēonte nė paralizim tė shtetit. Pėr kėtė Meidani fajėsoi Gjykatėn Kushtetuese dhe hodhi, nėpėrmjet shtypit, edhe formėn pėr tė shpėtuar nga njė rast i tillė. "Gjykata Kushtetuese ka pėr detyrė t'i ndihmojė institucionet dhe nuk mund tė arrijė tė pezullojė veprimtarinė e Kuvendit tė Shqipėrisė", tha Meidani. Mė tej ai vazhdoi me sugjerimin se "do tė ishte mirė qė Parlamenti, si hap tė parė, tė bėjė shqyrtimin e ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese pėr tė pėrcaktuar me kompetencė dhe saktėsi tepėr shkencore kompetencat e Gjykatės Kushtetuese.
Gazeta Shqiptare 23 Prill 2002
|
|
|
|