|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena. --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 96 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Jeta e Hafiz Ibrahim Dalliut
Rezarta Delisula
TIRANE
Ai ka qenė njė njeri i mbuluar nga harresa, i vuajtur nga pėrpjekja pėr tė mėsuar tė tjerėt, ndėrsa ngadalė, fillon tė pėrmendet gjithkund emri i tij.
Pjesėmarrės nė Kongresin e Manastirit, Elbasanit, Kongresin e Lushnjes, nė shpalljen e Pavarėsisė, themelues bashkė me Luigj Gurakuqin, Aleksandėr Xhuvanin e Sotir Pecin, i Normales sė Elbasanit, tiranasi Hafiz Ibrahim Dalliu radhitet ndėr njerėzit qė janė pėrpjekur mė shumė pėr arsimimin e shqiptarėve, hapjen e shkollave dhe futjen e shėrbesave fetare nė gjuhėn shqipe. Studiuesi kosovar, Ismail Bardhi, ka shkruar libėr mbi figurėn e tiranasit titulluar "Hafiz Ibrahim Dalliu dhe ekzegjeza e tij kur'anore", ndėrsa sė fundmi janė botuar edhe tri tregimet e Hafizit, "Dokrra hini", "Grenxat e kuqe tė Tiranės" dhe "Njė andėr e ime". Po kėshtu sė shpejti do tė shfaqet njė dokumentar mbi figurėn e Hafiz Ibrahim Dalliut, regjizori i sė cilės ėshtė Xhemal Keēi, ndėrsa skenarist Aurel Plasari.
Shkolla e femrave
Hafiz Ibrahim Dalliu ka lindur nė Tiranė mė 1878. Shkollėn fillore e tė mesme e kreu nė athdhe, ndėrsa arsimin e lartė e kreu pjesėrisht nė Stamboll, pasi familja tij ishte nė vėshtirėsi ekonomike dhe nuk mund ta mbante nė shkollė. Hafizi filloi punė nė Tiranė si mėsues nė shkollėn e parė shqipe dhe ndikoi fuqishėm pėr hapjen e shkollės sė parė pėr femra po nė Tiranė mė 1908 nga ku dolėn mėsueset e para tė gjuhės shqipe nė qytet. Viti 1909, Hafiz Ibrahim Dalliun e gjen nė Normalen e Elbasanit, duke e cilėsuar si njė nga themeluesit e saj. "Ishim ne Ibrahim Dalliu, Sotir Peci, Aleksandėr Xhuvani e unė, qė po derdhnim djersėn tonė brenda asaj shkolle". Kėshtu ka shkruar drejtori i parė i Normales sė Elbasanit, Luigj Gurakuqi, me respektin pėr themeluesit e kėsaj shkolle. Mė 5 shtator 1908 filloi historia e persekutimit tė tij, e cila e ndoqi qė nga koha e mbretit Zog e deri nė vitet e diktaturės komuniste. Nė burgjet e tmerrshme, mėsuesit dhe pėrgatitėsit tė qindra arsimtarėve, i shkulnin dhėmbėt, i vishnin rroba grash dhe nė fund e torturonin. Jeta e vėshtirė solli qė burri i menēur tiranas tė vdiste nė vitin 1952.
Pėrkthyesi i Kur'anit
Si teolog, njohės i mirė i arabishtes, Hafizi solli Fjalėn e Zotit edhe nė gjuhėn shqipe mes pėrkthimit tė Kur'anit. Kur'ani ėshtė pėrkthyer qysh nė vitin 1143 nga njė anglez, njohės i mirė i gjuhės arabe e mė pas ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė europiane nė shumė varjante. Nė shqip Kur'ani ėshtė pėrkthyer nė shekullin XX edhe pse pothuaj shumica e shqiptarėve recitonin sure tė Kur'anit. Pėrkthimi i parė ėshtė bėrė nga njė kristian, i cili quhej Ilo Mitko Qafzezi dhe ėshtė botuar mė 1921 nė Rumani. Kur'ani i pėrkthyer nga Qafzezi nuk ėshtė bėrė nga origjinali nė gjuhėn arabe, por nga anglishtja e frengjishtja. Kur'ani i pėrkthyer nga Hafiz Ibrahim Dalliu, ėshtė shtypur mė 1929 nė shtypshkronjėn "Ora e Shkodrės" nė format 23x15 centimetra. Vepra ishte nė formė fletoresh apo fashikujsh, por mė vonė u kompletua me kopertinė. Hafiz Ibrahim Dalliu shėnohet nė listėn e shkrimtarėve, tė cilėt formuan pėr herė tė parė lidhjen e tyre. Nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve shėnohen dy klerikė, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe imzot Prendushi, arqipeshkop nga Durrėsi. Tiranasi Dalliu, ka qenė publicist e shkrimtar, madje kanė qenė shkrimet e tij tė guximshme fillesė e persekutimit shumė vjeēar. Ndėrsa nė poemat e tij shihet njė lloj satire, talljeje me ata qė drejtonin keq popullin, ku janė pėrcaktuar edhe fenomene shoqėrore, mes tyre emigracioni, ku faji sipas vargjeve tė Dalliut rėndon mbi shtetin, i cili nuk hap vende pune pėr popullin. Eshtė pra ky njeri pėr tė cilin nuk ėshtė folur kurrė ndonjėherė, apo tė themi ėshtė folur aq pak sa nuk e njohin, teolog, themelues i shkollave shqipe, pjesėmarrės aktiv nė jetėn politike, pėrkthyes i Kur'anit.
Gazeta Shqiptare 21 Prill 2002
|
|
|
|