Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndjej perbuzje per ate qe ecen me kenaqesi ne rrjesht e ne formacion nen tingujt e bandes; ai gabimisht ka marre nje tru sepse do ti kish mjaftuar vetem palca e kurrizit.
--- Albert Einstein

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Haxhia: "Plani pėr tė vrarė Sali Berishėn"
Postuar nga: Albo

Lajme Ismet Haxhia: "Shkaku i vėrtetė arrestimit tonė, ėshtė sepse ne nuk likuiduam fizikisht ish-Presidentin Sali Berisha"


Ismet Haxhia zbulon planin e strukturave sekrete: Pėr tė arritur qėllimin tentuan tė na fusnin nė kurth


Haxhia: Tė implikuar dhe shėrbimet sekrete italiane

E pabesueshme. Shėrbimi Sekret Shqiptar ka organizuar njė plan pėr tė eliminuar Kryetarin e Opozitės, Sali Berisha. Plani, qė padyshim rėndon tej mase strukturat sekrete, ėshtė zbardhur dje nga Ismet Haxhia njė nga tė akuzuarit pėr pėrfshirje nė vrasjen e Azem Hajdarit. Por, Ismet Haxhia betohet pėr tokė e qiell se kėto janė tė vėrteta, madje ai implikon edhe shėrbimet sekrete italiane. Ja episodi i plotė i Haxhisė.

Zotėrinj gjyqtarė!
Me tė drejtė kushdo qė tė ishte nė rolin tuaj, do tė pyeste:


Cili ėshtė shkaku qė u arrestuat pikėrisht ju dhe jo dikush tjetėr?


Shkaku i vėrtetė i kėtij arrestimi, ėshtė sepse ne nuk likuiduam fizikisht ish-Presidentin Sali Berisha. Dikush qė e dėgjon kėtė deklarim, pėr momentin do tė mendojė qė ėshtė ndonjė taktikė mbrojtje, me qėllime hakmarrėse, por Ju betohem kėtu pėrpara Zotit dhe Jush, se kėto qė do tė shpjegoj janė aq tė vėrteta sa dhe drita e diellit.


Nė datė 6 maj 2000, nga dreka vjen mė takon gjatė kohės qė isha me shėrbim nė rrugėn e Sukthit, djali i tezes tim, i cili kishte gjithė ditėn qė mė kėrkonte, pėr tė mė thėnė se, duhej tė shkoja sa mė shpejt nė Tiranė, pėr tė takuar Agim Bajraktarin, pėr njė problem shumė serioz. Nė kėto kushte rreth orės 19.00 jam nisur nga Durrėsi dhe jam takuar para Bankės Amerikane nė Tiranė, me Agim Bajraktarin, kushėririn tim, i cili menjėherė mė tha se unė dhe vėllezėrit e mi ishim shumė tė rrezikuar pėr jetėn, pasi Sali Berisha po pėrgatiste likujdimin fizik tonin, gjė qė ishte shumė e vėrtetė, sepse ia kish thėnė Gėzim Starova, agjent i Shėrbimit Informativ qė punonte nė Ambasadėn Italiane, nė rolin e pėrkthyesit tė Shefit tė Shėrbimit Sekret, tė kėsaj Ambasade…


…Pėr tė shpėtuar nga tragjedia Starova, mė rekomandoi dy variante:


Ose tė largoheshim familjarisht nga Shqipėria;


Ose tė hiqnim qafe Berishėn, pasi ndryshe nuk shpėtonim dot.


Pėr ta bėrė sa mė tė besueshme kėtė situatė kėrcėnuese ai mė dha njė shembull, ku sipas tij Berisha kish dashur t'i vriste tė vėllain, i cili pėr kėtė shkak ish detyruar tė emigronte.


Pas falenderimit tė rastit i pyetur nga ana ime pėr vėrtetėsinė e kėtij fakti, Gėzim Starova, mė paraqiti njė material pėrgjimi telefonik, rreth 40 faqe, ku sipas tij ishte zėri i njė politikani shqiptar, gjatė njė bisede me njėrin nga pjesėtarėt e grupit, material tė cilin ai po ia pėrkthente shefit tė Shėrbimit Sekret Italian i ngarkuar pėr Shqipėrinė, pranė Ambasadės Italiane, kėtu.


Gėzim Starova m'u paraqit si pėrkthyes i kėtij tė fundit. Tė shqetėsuar pėr tė sqaruar situatėn e krijuar jam takuar 4 herė radhazi, dy herė prej tė cilave bashkė me vėllanė tim Isamedinin.


Katėr ditė mė pas, mė vjen nė Durrės gjatė kohės sė shėrbimit nė linjė, njė person i dėrguar nga Fatos Klosi, person qė akuza edhe nė kėtė gjykim e kishte si dėshmimtar dhe mė pas hoqi dorė prej saj.


Ajo mė tha se "profesori (kėshtu e thėrrisnin Klosin) jep 20 mijė $ pėr tė blerė njė snajper".


"Si shumė paska dhėnė"- i them unė.


"Ti bleje - mė thotė - ma jep t'ia tregoj Profesorit, qė e blemė dhe merre mbaje nė shtėpi, ndėrsa dollarėt qė teprojnė futi nė xhep".


Duhet tė vinte dita e nesėrme qė media ta hapte lajmin qė Izet Haxhia ka shkuar nė Vlorė dhe duhej tė vinte data 12 maj, kur Rudina Xhunga nė emisionin "Dritare" nė Televizionin Kombėtar Shqiptar, tė konfirmonte qėnien e Izet Haxhisė nė Vlorė qė unė tė kuptoja plotėsisht planin kriminal dhe skemėn politike, tė ndėrtuar nga Fatos Klosi dhe bashkėpunėtorėt e tij.


Gjithēka u kuptua qartė.


Snajperi i Gėzim Starovės, pėrkthyesit dhe transmetuesit tė materialeve tė shefit tė Shėrbimit Sekret nė Ambasadėn Italiane, nuk paskish qenė pėr tė mė mbrojtur nga grupi i pėrgatitur nga Berisha pėr tė mė likujduar mua dhe vėllezėrit e mi.


Por ata kėrkonin qė tė linin nė shtėpinė time kėtė armė tė sofistikuar, qė pasi tė kishin marrė gėzhojat ta kishin tė lehtė realizimin e krimit nė mėnyrė tė hapur dhe mjet pėr realizimin e tij kishin zgjedhur "si kontigjent politik" ne tre vėllezėrit.


Ata pra, do ta kishin tė lehtė tė zbulonin vrasėsit dhe motivin e vrasjes, duke cilėsuar si hakmarrje kanunore mes tropojanėve siē u veprua edhe pėr vrasjen e Azem Hajdarit dhe kur akuza nė pretencė thotė nė fq.12…


Skenare tė tilla do tė vazhdonin pėrsėri deri tek ai i fundit qė mban firmėn e Niko Brahimit e Sokol Bares, qė pasi tė mė dėrgonin nė detyrėn e shefit tė Komisariatit tė Policisė sė Tropojės ku unė do tė kryeja detyra tė rėndėsishme kundėr njerėzve tė opozitės, mė pas tė mė vrisnin, duke ia faturuar kėtė Berishės, me qėllim qė vėllezėrit e mi tė hakmerreshin me Berishėn, ose ēfarė do tė ndodhte mė aps tė na e faturonin neve, njėsoj si vrasjen e deputetit Azem Hajdari.


Dhe vjen momenti qė na u kėrkua tė arrinim njė konsensus me SHIK-un qė Izeti tė depononte kundėr Berishės fakte kompromentuese, me qėllim qė duke e arrestuar ta nxirrnin nga politika, kėrkesė qė ma kėrkoi me insistim Fatos Klosi, nė Marikaj mė 2 qershor 2000.


Dhe sė fundi nė kėtė arsyetim do tė ishte po nė shėrbim tė kėtyre kriminelėve tė veshur me pushtet qė duke na akuzuar ne vėllezėrve, duke patur nė epiqendrėn e penalizimit Izet Haxhinė, tė krijonin bindje se Azem Hajdarin e kanė vrarė Berisha me njerėzit e tij. Kėtė skemė dėshtake tashmė e ruajtėn pėr ta pėrdorur pikėrisht nė prag tė zgjedhjeve politike qė u bėnė nė qershor 2001, kohė e cila pėrkonte me zhvillimin e gjyqit tonė.

Gazeta Shqiptare
11 Prill 2002


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.