|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Shpesh nje gezim fallco vlen me shume se sa nje trishtim qe ka arsye te vertet.
--- Descartes
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Letersi :: Rrugėve
Postuar nga: Fiori |
|
Pėrsėri krijimtari nga Alban Tartari. Kete rradhe nje poeme kushtuar mėrgimit. E trishtuar, e vertete, e bukur.
Per vizitoret e apasionuar pas letersise shqiptare dua te kujtoj lidhjen e letersise e cila ndodhet ne krye te faqes.
Rrugėve
I "Tash jam larg diku, larg teje larg vedi..." A.Shkreli
Ecim, megjithatė. Me udhėt ngatėrruar nėpėr kėmbė udhėt si litarė tė gjatė kėmbėt na i lidhėn nyjė nė kthesat e jetės sė shtrembėr, njė pret tė dalė e tjetri tė hyjė nuk di ku kam majė e thembėr, dhe jeta nė ē'udhėkryq do mė shtyjė.
Pak nga pak i harroj udhėkryqet ato qė kaluam vetėm e me tė tjerė, ku lamė rininė-vitet pa thinja i ngatėrroj tashmė tokitjet nė derė nė zemrat nė mendjet nė shpirtrat xunkth si dėllinja...
Dhe ngaterrohemi udhėve e udhėve pengohemi, dikush na ngre me shkelm na bie tjetri dhe prapė harrojmė e me botėn dashurohemi, e fshijmė mendjeje atė qė ka thėnė i vjetri:
"dynjaja kujt i mbeti!?!"...
prapė nisemi udhėve, me baulat ngarkuar, me halle me malle me vjetė, dhe thinjat kokėn na kanė zaptuar, si malet zbardhur nga bora nga koha nga retė.
Ecim,magjithatė. Prapė endemi pafundėsisht rrugėve, nyje na i lidhėn kėmbėt kėto tė shkreta, sa mė shumė e duam aq mė shumė...frymėn na zė jeta.
II
"Mos vdis, se mbas shirave arėn e mbushi bari..." D.Agolli
Gjurmė devesh kam tej e tej shpirtit. mbi flokė pluhuron ................rėrė e shkretėtirės, kėmbėt plagė me dhembin plaget e pėrgjakura tė Krishtit, tash tri ditė tash tri net ...............vdes e ngjallem tinėz.
Shkoj e vij botėrash, kthehem vrulltaz rrugėve vdes rrugėve ngjallem. ndėrsa me percjellin mbas shpine ......................sytė e qulltė qė s'di kur do thahen, si pellgje nė janar a shkurt.
Vdes sa herė qė shkoj kendej. Kur marr heshturazi lutjet e gjyshes; ...............Bekimin... dhe nėpėr gjurmė devesh shpirtit tej e tej, ēapitem si Muhamedi nėn thesin qė mbushi hidhėrimi.
Karvanet mė shkojnė tinėz nėpėr shpirt. Une iki. Tash tri ditė tash tri net vdes e ngjallem trup plagė si Jezu Krishti zemėr copė si profeti Muhamet.
Mė degjon? Jam ende rrugėve.
Si Moisiu mbėshtetur mbi shkop iki... Iki krusarak muzgjeve.
III
Kthehem e stėrkthehem me trena tė prishur harresash me kepucėt dhe mendimet ....................tėrė baltė vij e stėrvij as iki,as rri nisem pėr tu tretur sėrish n'arrati nė dritė mėngjesesh, nėpėr botėn e vrazhdė
Dehem nga ėmbėlsia jote ti je vera e ndaluar ti je cmenduria- mekati! Me kembėt qė mė merren rrugicave tė tua kotem tė zgjoj, ėndėrrave tė nisemi tė degdisemi, Kali jashtė ėshtė gati...
Kthehem e stėrkthehem vij esėll dhe dehem se rrugėt mė lodhėn mė tretėn si njė pikėz loti nė gushėn tėnde...
Mė ler tė prehem hejbet e mallit rrugėve mbetėn hejbet mbushur qėmoti.
Tė marr pėr qafe, si bleta njė lule, dhe sytė e tu shohin kaltėrsisht detin. Nė sytė e tu enden rruget e mia Sidbad Detari do ma kish zilinė; Marko Polot nė kėta sy kėrkojnė tė vdesin.
Ja ku kthehem e stėrkthehem se edhe vetmitė njė ditė vdesin rrugėve pelerinėn ma merr era, Ja, aty, te dera, Sytė e ty kaltėrsisht mė presin...
©Alban Tartari, 2000-2001
|
|
|
|