|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.
--- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Dhimitėr Pasko
Nė 4 maj 1966 mbylli syė Dhimitėr Pasko ose shumė i njohuri Mitrush Kuteli, shkrimtar, ekonomist, publicist dhe pėrkthyes. E pati nisur krijimtarinė letrare qysh nė vitet '30, kur botonte "Net shqiptare", "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Ago Jakupi", si dhe hartonte mjaft vepra ekonomike. Pas ēlirimit, Kuteli botoi "Pylli i gėshtenjave", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė" , "Nė njė cep tė Iirisė sė Poshtme", etj, si dhe bėri mjaft pėrkthime tė paarritshme tė shkrimtarėve tė mėdhenj botėrore, qė e vendosin nė piedestalin e pėrkthyesve tanė mė tė mirė.
Alberto Blest Gana'
Nė 4 maj 1830 lindi shkrimtari kilian Alberto Blest Gana', themeluesi i realizmit kritik nė letėrsinė e vendit tė vet dhe nė atė latinoamerikan. Veprat e tij mė tė mira, romane, jane: "Dashuria e parė", "Babai i familjes", "Martin Rives", "Aritmetikė e dashuri", etj. Vdiq nė vitin 1920.
Antuan Augustini
Nė 4 maj 1900 lindi nė Paris Antuan Augustini, skulptor kroat, i cili ndėrmjet veprave tė shumta qė krijoi, u dallua veēanėrisht pėr portretet. Ndėrmjet kėtyre portreteve ėshtė edhe njė portret i heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skendėrbeu.
Xhovani Batista Graci
Nė 4 maj 1925 u nda nga jeta Xhovani Batista Graci, fiziolog, qė u mor mjaft me sėmundjet ngjitėse dhe sidomos me malarjen. Ai pėrshkroi ciklin e plotė tė zhvillimit tė mikrobit tė kėsaj sėmundjeje , duke vėrtetuar se bartėsi i vetėm i tij ishte mushkonja anofele.
|
|
|
|
| |
|
Fluturimet do tė merren pėrsipėr nga shoqėria e re zvicerane Swiss. Zviceranėt: Tragjedi kombėtare Falimenton zvicerania Swiss Air
Kompania ajrore kombėtare zvicerane, Swissair, zhduket nga industria ajrore kėtė fundjavė pasi kompania falimentoi, si pasojė e borxheve shumė milion-dollarėshe, tetorin e kaluar. Sipas BBC-sė, fluturimi i fundit i Swissair-it mbėrrin nė Gjenevė nga Nju Jorku tė dielėn dhe mė pas, fluturimet do tė merren pėrsipėr nga kompania e re zvicerane, Swiss. Mund tė duket e ēuditshme qė njė kompani ajrore tė ketė njė rėndėsi kaq tė madhe pėr identitetin e njė vendi, por populli zviceran ka mbajtur me tė vėrtetė zi pėr rėnien e Swissair-it, duke e quajtur falimentimin e saj "njė tragjedi kombėtare". Swissair u themelua nė vitin 1931 me njė buxhet tė vogėl, por nga vitet 1980 ajo ishte kthyer nė njė kompani kryesore ajrore e njohur nė tė gjithė botėn pėr shėrbimin e cilėsisė sė lartė, saktėsinė dhe klasin e lartė. Por nė fillim tė tetorit tė vitit tė kaluar, pas njė plani shkatėrrimtar pėr t'u zgjeruar nė botė, plus edhe pasojat e tjera pėr linjat ajrore nga ngjarjet e 11 shtatorit, avionėt e kompanisė zvicerane mbetėn nė tokė. Furnizuesit nuk pranuan tė jepnin karburant pėr flotėn e Swissair-it dhe aeroportet nuk u dhanė leje avionėve tė saj tė ulen, sepse kompania nuk mund tė paguante mė faturat dhe taksat e uljes. Mijėra pasagjerė nė tė gjithė globin mbetėn pa udhėtuar dhe u desh tė thirreshin organizatat e ndihmave pėr t'u dhėnė supė atyre qė nuk mund tė shkonin nėpėr shtėpi. Gazetat zvicerane e quajtėn atė "Dita jonė e turpit". Njė paketė shpėtimi prej 1,6 milion dollarėsh nga qeveria, bankat dhe industritė private e ngritėn Swissair-in pėrkohėsisht nė ajėr pėrsėri, ndėrsa u hartua ngritja e njė kompanie tė re mė tė vogėl ajrore e bazuar nė kompaninė rajonale Crossair. Kompania e re Swiss do tė bėj fluturimin e saj tė parė nga Gjeneva nė Nju Jork vetėm tre orė pas fluturimit tė fundit tė Swissair-it. Por me gjithė premtimet se kompania e re do tė jetė po aq e suksesshme sa edhe paraardhėsja e saj, populli zviceran e sheh rėnien e Swissair-it, si fundin e njė epoke nė aviacionin zviceran. G. Osmani
|
|
|
|