Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Une nuk e di se si mund te jete koshienca e nje qelbesire, por di se si eshte ajo e nje njeriu te mire: ajo eshte e frikeshme.
--- Herman

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 168 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Demokraci :: Per ty demokraci
Postuar nga: Albo

Demokraci -kėndon Uollt Uitman-


Uollt Uitman (Walt Whitman) ėshtė poeti i madh i demokracisė sė natyrshme, i asaj qė lind magjishėm dhe vetvetiu, qė aq sa ėshtė humane, ėshtė dhe hyjnore dhe gjendet nė natyrėn e gjerė e tė pafundme e kalon nė shoqėrinė njerėzore e bėhet ligj i fuqishėm, i pazėvendėsueshėm.

Uillmani lindi nė 1819 nė West Hills, u rrit nė Brooklyn, mėsoi nė shkolla tė ndryshme, por mbeti autodidakt "si natyra". Boton me pjesė njė roman, por mė 1855 del nė New York pėrmbledhja me poezi "Fije bari" (Leaves of Grass), tė cilėn e ribotoi herė pas here, gjatė gjithė jetės duke e pasuruar, duke u bėrė kėshtu njė nga librat mė tė shquar nė botė, si njė themel i poezisė moderne, i pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt duke ndikuar kėshtu nė gjeneratė tė tėrė poetėsh tė mėdhenj.

Amerika me Uitmanin u bė me poetin qė mungonte, me kėngėtarin e ri tė asaj bote tė re tė zhvillimit tė vrullshėm superb.

Amerika priste zėrin e tij dhe Ai erdhi. Njė gjuhė e re, e folur ndryshe, si tė thuash "antiletrare", popullore njė paraqitje e sinqertė e realitetit tė veēantė, njė ekzaltim ndaj njeriut, i fizicitetit tė tij.

Witmani pėrmbushi detyrėn principale tė poetit qė krijon dhe i jep shprehje personalitetit tė njeriut, dinjitoz, serioz dhe i madhėrishėm, krenar pėr veten dhe tė tjerėt.

"Uni" i tij, i poezisė sė tij pėrmbledh karakterinn pothuaj mitik tė fuqisė, energjisė genuine e tė pastėr.

Pėr ti kėnduar kėtij "uni" simboli, Witmani i dha jetė njė stili tė ri, njė poezie pa rima, pa metrikė, por tė pasur me ritme e muzikalitet.

Uitmani ėshtė jo adhuruesi, por pjesė e demokracisė sė natyrės qė pa kufij tė dukshėm do ta kalojė nė shoqėrinė njerėzore.

"Xha Uollti" siē e thėrrasin brezat e poetėve tė mėvonshėm, i kėndoi dhe presidentit Abraham Linkoln, zhduksit tė skllavėrisė dhe poemėn "Kur ēeli jargavani vjet nė oborr te porta" e la mbi mermer si degė pėrjetėsisht tė blertė.

Uollt Uitman mbylli sytė pėrgjithmonė mė 1892. Po ai u bė mit jo vetėm nga "Beat Generation" e Allen Ginsberg, por dhe nga poetė tė tjerė tė mėdhenj si Ezra Pound e Hart Crane, Dario e Mir, nga Neruda e vetė Jorge Luis Borges.

Nė vendin tonė Uitmanin e pėrktheu herėt i shquari Skėnder Luarasi dhe megjithėse "Fijet e barit" u la nė harresė e trajtohej nga libraritė si libėr bujqėsor e nė heshjte qė i ndaluar nga diktatura, poezia e tij ndikoi nė brumosjen e poetėve tanė, "nė demokratizimin" e shqiptrave tė lexuesve anonimė.

Zgjodhėm Uollt Uitmanin sot si njė homazh lirisė sė brendshme qė bėhet universale.

Visar Zhiti







Vetėm kėndonj



Vetėm kėndonj – ēdo Njeri tė veēantė, tė thjeshtė;

Po them dhe fjalėn Demokratike, fjalėn En – masse,

Kėndonj Fiziologjinė nga koka gjer te thėmbrat;

Jo vetėm fytyra dhe jo vetėm truri qėnkan tė denja pėr muzėn – them se gjithė

Trupi ėshtė mė i denjė;

Kėndonj Femrėn nė barazi me mashkullin.

Jetėn pa fund, me dėshira, damarė e fuqi,

Gazmore – e cila, nėnė ligjet hyjnore, u gatua pėr veprat mė tė lira,

Kėndonj Njeriun e Kohės sė re!





Me imperturbe (Vetė nuk tundem)



Vetė nuk tundem, qėndroj lirisht nė Natyrė,

Zot i tė gjithave. a Zonjė e tė gjithave strumbull nė botė sendesh pa arėsye,

Gatuar si ata – marr, jap a hesht si ata-

Marrė vesh se mjeshtėria ime, varfėria, fama dhe dobėsit e mizorit nuk qėnkan aq fort

tė rėndėsishme sa kujtonja;

Nė vatėr apo zyrė, a shoqėri, a vetėm – nė gjithė kėto

shėrbime; (jo nuk jam shėrbėtor, po qėndronj krah

pėr krah me mė tė mirėt);

Nė detin meksikan, nė Manahata, nė Tenesi, atje larg

nė veri apo nė kontinentin brėnda, si njeri lumi,

pylli, a ēdo lloj bujku nė kėta shtete, nė det, liqenj, a Kanada

Kudo qė mė ēon jeta, nuk tundem para fatit!

O t’u bėsh ballė natės, erės, etjes e uris, e talljes, e sė keqes, e disfatės

-si bėjnė pemėt edhe kafshėt!







Pėr ty, demokraci – njė kėngė



1.

Ej, do ta bėj kontinentin Njė tė pandarė;

Do bėj mė tė shkėlqyeshmen racė qė pa dielli;

Do bėj vise hyjnore magnetike,

Me dashurinė e shokėve;

Me dashurinė jetėgjatė tė shokėve.



2.



Do mbjell vllezėri tok si pemėt gjatė gjithė lumenjve t’Amerikės e buzė liqejve

tėmėdhenj e tejpėrtej gjithė padeve.

Do t’i bėj qytetet tė papėrēarė, me krahėt e tyre pėrqafe njeritjetrit;

Pėr dashurinė e shokėve

Pėr dashurinė burrėrore tė shokėve.



3.



Kėto pėr ty, Demokraci, prej meje! Urdhro, ma femme!

Pėr ty! pėr ty ligjėroj kėto kėngė

Nė dashurinė e shokėve

Nė dashurinė e lartė tė shokėve.







Rri dhe vėshtroj



Rri dhe vėshtroj brengėn e botės, dhe shtypjen e turpit;

Dėgjoj ngashėrima tė fshehta prej djelmoshave

Nė luftė me vetveten, tė penduar pėr punėt e tyre;

Shoh ndėr tė varfėr nėnėn pėrdorur keq nga fėmija,

Tek po vdes e neveritur, e trembur, e dėshpėruar;

Shoh gruan e pėrdorur keq prej tė shoqit –

Shoh mashtruesin e pabesė tė vajzave;

Vė re tėrbimin exhelozisė e tė dashurisė sė shkelur-

Ndėrsa qėndroj i fshehur – i shoh kėto pamje nė botė;

Shoh rrėmujėn e luftės, murtajėn, tiraninė – shoh tė burgosur e dėshmorė;

Vė re urinė nė det – detarėt duke hedhur short

Se kush duhet tė theret qė tė shpėtojnė jetėn tė tjerėt;

Shoh se si njerėz krenarė poshtėrojnė punėtorėt, tė varfėrit, zezakėt e tė tillė;

Tė gjitha – poshtėrsinė dhe agoninė pa fund, e vė re duke ndenjur;

E shoh, dėgjoj, e hesht.





Lotė



Lotė! lotė! lotė!

Natėn, nė vetmi, lotė"

Mbi zallin e bardhė pikojnė e pikojnė, e i thith rėra;

Lotė – asnj’yll s’po ndrin – errėsirė e shkreti;

Sa lotė nga syt e lagur t’asaj koke tė pėshtjellė me ēember tė zi.

-O kush ėshtė ajo hije – fantazmė qė qan nė terr?

Ē’ėshtė ay mollok pa formė i kurrusr nė kum?

Lotėt i venė ēurgė – me ngashėrime – me dhimbje q’i mbytin ulėrima t’egra;

O stuhi, qė linde, u rrite, e turresh posht e lart gjatė zallit;

O stuhi, natė e marrė e tmershme! O furtunė e tėrbuar!

O hije qė je ditėn aq e hijėshme, e me sjellje tė mira,

me fytyrėn tė qetė e capet tė rregulltė;

Po natėn kur shpėton e nuk vė re se ē’ka-

O ahere se ē’oqean i ēliruar

Lotėsh! lotėsh! lotėsh!





Dhiata ime



Reshperi i pasur, afaristi i madh,

Pas vjetiėsh pune tė paprerė, duke llogaritur fitimet e

duke u pregatitur t’i lėrė shėndet botės

U lė shtėpi dhe lėng fėmijėve – le mall e pronė trashėgim – fonde pėr shkolla dhe spitale,

U lė para shokėve tė blejnė peshqeshe xhevahirė dhe florinj,

I ndan tė gjitha me kujdes – pastaj, pėr tė ndaluar grindjet,

E shėnon emrin zyrtarisht nė dhiatė.

Por unė, duke llogaritur jetėn,

Askujt s’i lė trashėgim nga gjithė kėtu vjetė tė ē‘kujdesur,

As shtėpi as tokė – as peshqesh xhevahirė e florinj pėr miqt e mi,

Vetėm kėta kujtime tė Demokracisė – kėto kėngė-

Tė lė ty kushdo qofsh, (e lanj, e ngjyenj kėtė fletė posaēėrisht me frymėn time – e

shtyp pėr njė ēast me duart e mija;

Pa shih kėtu! Si mė rreh pulsi i dorės! Si mė bymehet gjaku i zemrės, si mė mblidhet)!

Tė bėnj trashėgim nė to vehten time e tė zotohem tė mos tė neverit kurrė.

Dhe shėnoj emrin tim nė kėtė dhiatė.









Kėngė pėr veten time



1.



Lavdėronj e kėndonj veten time;

Dhe ē’tė kem unė do ta kini ju;

Se ēdo gricė qė mė pėrket mua, ju pėrket juve.

E kam tė kremte dhe ftonj shpirtin sot;

Rri shesh e prehem duke kqyrur njė fletė bar tė verės.

Gjuha ime dhe ēdo atom i gjakut tim janė krijuar nga ky truall e nga ky ajr;

I lindur kėtu nga prindėr tė lindur kėtu nga prindėr gjithashtu tė lindur kėtu nga

prindėrit e tyre,

Unė tani 37 vjeē nė shėndet tė plotė fillonj kėtė kėngė,

Me shpresė qė tė mos pushonj para vdekjes.

Dogmat e shkollat le tė presin,

Le tė ngelin pakė prapa tė kėnaqura, po s’do t’i harrojmė,

Unė e pranoj natyrėn si ē’ėshtė,

E lejonj cdo kohė pėrherė

Tė flasė pa pengesė m’energjinė origjinale.



6.



Njė foshnjė tha, Ē’ėshtė bari? dhe mė solli njė tufė;

Si t’i pėrgjigjesha foshnjės? Se mos e di unė mė mirė nga ajo?

Besonj se ėshtė flamur i ndjenjave tė mia, i thurur me rroba tė gjelbra – nė ngjyrėn e shpresės.

Ose ndoshta ėshtė mandile e Perėndisė,

Dhurata aromatike, e flakur nergut pėr kujtim,

Diku nė ēip mban emrin e tė zotit, qė ta shohim e pyesim " E kuja ėshtė?"

A ndoshta bari ėshtė vetė foshnja, pinjoll i rritur prej blerimit,

A ndoshta ėshtė hieroglif i padyshuar,

Qė do tė thotė "Duke mbirė kudo, nė vis tė gjerė e nė vis tė ngushtė.

Unė rritem ndėr tė zest e ndėr tė bardhėt",

Kanuku, Tukahoni, deputeti, Kufi, tė gjithė pėr mua janė njėsojė,

Dhe tani mė ngjan si flokė tė bukura tė paqethur varri

Bar kucurrel, po tė lėmonj me dashuri;

Mbase rritesh nga krahror i djelmoshave,

Ndoshta po t’i kisha njohur do t’i kisha dashur;

Mbase rritesh nga pleq a plaka, a nga fėmijė kėrthi qė sapo u ēkėputėn prej gjirit tė nėnės;



Dhe mbase je ti gjiri i nėnės.

Ky bar ėshtė fort i zeshkė e s’mund tė rritej nga kryet e thinjur tė nėnave,

Eshtė mė i zeshkėt se mjekra pa ngjyrė e pleqve;

Eshtė i zeshkė e s’mund tė ketė ardhur nga buzė ngjyrė trėndafili;

O se ē’po shoh plot gjuhė qė po flasin!

Dhe shoh se s’vinė kot nga gojėt njerėzore.

Do tė desha tė di se ē’thonė pėr tė rinj e tė ratė qė kanė vdekur,

Dhe ē’thotė pėr pleqt e pėr nėnat e fėmijėve q’u ēkėputėn aqė nga gjit’e tyre,

Ēmendoni se ka ngjarė me tė rinjt e pleqtė?

Dhe ēmendoni se ka ngjarė me grat e fėmijėt e vdekur?

Diku janė gjallė e mirė;

Mė i vogli vrastal tregon se vdekje s’ka nė tė vėrtetė,

Dhe po tė kishte do ta merrte me vete jetėn, e s’do tė priste ta rrėmbente mė nė fund.

Ajo vdes posa ēfaqet jeta.

Ēdo gjė shkon pėrsėmbari – s’humb asgjė.

Tė vdeē nuk ėshtė keq, si ke pandehur po mė mirė.



50.



Eshtė dicka tek unė – nuk e di se ēė – por e di qė ėshtė –

Trupi i im, me djersė dhe i munduar – atėherė bėhet i qetė dhe i ftohtė,

Unė fle – fle pėr shumė kohė.

S’e njoh – s’ka emėr – ėshtė fjalė qė s’thuhet,

S’e gjen n’asnjė fjalor – s’ėshtė fjalė e urtė, as simbol.

Diēka mbi tė cilėn lėkundet mė shumė se taka mbi tė cilėn lėkundem unė,

Pėr atė gjithėsija ėshtė mik, pėrqafimi i tė cilit mė zgjon mua,

Ndofta mund tė thosha mė shumė. Vetėm vija tė pėrgjithėshme!

Do tė mbronj tim vėllezėr e time motra.

A e shihni, o vėllezėr e motra tė mija?

Kjo s’ėshtė kaos, as vdekje – ėshtė rregull, bashkim, plan –

Eshtė jeta e pėrjetėshme, ėshtė lumtėrija.



51.



E kaluara dhe e tashmja zhduken – unė i mbusha dhe pastaj i zbraza.

Dhe tani vete tė mbush radhėn tjetėr tė sė ardhėshmes.

Ti qė dėgjon kėngėn time! Ē’tė fshetė ke tė ma besosh mua?

Mė shiko drjet nė sy, gjersa tė marrė frymė edhe kėtė natė,

("Mė thuaj tė vėrtetėn, s’na dėgjon njeri –

Nuk mund tė ndal mė shumė se njė minutė.")

Si, mos tė kundėrshtuakam unė ty?

Ahere domethenė kundėrshtonj veten time.

(Unė jam i gjėrė, unė nxė nė vetėveten shumė njerės tė ndryshėm)

Unė u jap gjithė fuqinė time vetėm atyreve qė janė afėr-

Unė tė pres te pragu i derės.

Kush e mbaroi punėn e ditės? Kush e mbaroi darkėn para tė tjerėve?

Kush do tė shėtisė me mua?

A do tė flaē para se tė nisem? Apo mos erdhe tepėr vonė?





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.