 |
 |
Thenie-Proverba |
 |
|
 |
Arti duhet tė tė shqetėsojė,shkenca tė tė sigurojė.
--- Gilbert K.Chesterton(1874-1936)shkrimtar anglez
|
|
 |
 |
Reklama |
 |
|
 |
Menuja |
 |
|
 |
Vizitoret e castit? |
 |
|
 |
Kemi 302 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
 |
 |
Perkujtimore |
 |
|
 |
Nje dite si kjo ...
2008 Thimi Mitko
Nė 8 shkurt 1890 mbylli sytė folkloristi Thimi Mitko, njėri ndėr veprimtarėt e Rilindjes kombėtare, i cili u mor edhe me publicistikė, krahas folklorit, qė i kushtoi veprėn "Bleta shqiptare".
Jakov Xoxa
Nė 8 shkurt 1923 u lind nė Fier shkrimtari Jakov Xoxa. Pati njė krijimtari tė pasur nė gjini tė ndryshme letrare dhe ėshtė autor i veprave: "Novela 1 dhe 2", "Buēet Osumi", "Njė dhe dy", romani madhor "Lumi i vdekur", "Juga e bardhė", "Lulja e kripės", etj. Vdiq nė vitin 1979 nė Tiranė.
Mjeēisllav Karloviē
Nė 8 shkurt 1809 u nda nga jeta kompozitori polak Mjeēisllav Karloviē, njėri nga themeluesit e simfonisė klasike polake dhe autor i mjaft kėngėve, romancave, pjesėsh instrumentale, etj.
Zhyl Vern
Nė 8 shkurt 1828 u lind shkrimtari i madh francez Zhyl Vern, njėri nga krijuesit e gjinisė letrare fantastiko-shkencore ; shkroi rreth 70 romane tė kėtij lloji, ku spikasin: "20 mijė lega nėn det", "Bijtė e kapitenit Grant", "Ishulli misterioz", etj.
|
|
 |
|  |
 |
Nė emėr tė gjithė komunitetit, urojmė tė gjithė besimtarėt orthodhoksė shqiptarė, nė ditėn e festės mė tė madhe tė vitit, Ditėn e Pashkės:
Krishti u ngjall! Me tė vėrtetė u ngjall!
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
tė lirė nga frika
Anastasi Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
Klerit dhe popullit shpresėtar Orthodhoks, Bij tė shtrenjtė mė Zotin,
Mos kini frikė (Matth. 28:10)
Mos kini frikė, u tha engjėlli i Zotit grave miroprurėse, tė cilat i kishte pushtuar tmerri dhe habia para varrit tė zbrazur. Sepse e di se kėrkoni Jisuin qė u kryqėzua. Nuk ėshtė kėtu, sepse u ngjall, siē pati thėnė (Matth. 28:6).
Pas pak, vetė Krishti i ngjallur u tha atyre: Mos kini frikė (Matth. 28:10). E mė tej, nxėnėsve tė tij tė frikėsuar: Pėrse jeni tė turbulluar? Dhe pėrse hipin mendime nė zemrat tuaja? (Lluk. 24:38). Dhe duke u treguar shenjat e kryqėzimit nė duar dhe nė kėmbė, i siguroi me praninė e Tij pėr ngjarjen e mrekullueshme tė Ngjalljes sė Tij.
Mos kini frikė!. Mesazhi i Ngjalljes predikon nė mėnyrė diakronike lirinė nga ēdo gjė qė shkakton frikė. Fitorja e Krishtit dėrrmoi zotėrimin e fuqive demoniake, vendosi njė urė mbi ndarjen e madhe qė ekzistonte midis Perėndisė dhe njerėzve dhe rivendosi marrėdhėniet midis tyre. Rėndėsinė ontologjike tė Kryqit dhe Ngjalljes, na e zbuloi me njė mėnyrė unike apostull Pavli. Jisui u bė njeri dhe e pranoi Pėsimin qė tė prishė me anė tė vdekjes atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin, edhe tė shpėtojė tė gjithė ata, tė cilėt pėr frikėn e vdekjes ishin gjithė jetėn e tyre nėn skllavėri (Hebr. 2:14-15). Krishti i ngjallur ėshtė tashmė fillesa e njerėzimit tė ri, i parėlinduri prej tė vdekurve, qė tė bėhet ai i parė nė tė gjitha (Kol. 1:18-22). Me Ngjalljen e Krishtit ka nisur njė formė e re ekzistence pėr njerėzit. Siguria e Ngjalljes, bindja se Atij iu dha ēdo pushtet nė qiell dhe mbi dhč (Matth. 28:19) i ēliroi nxėnėsit e Tij nga ēdo lloj frike dhe ankthi. Dhe i transformoi nė predikues tė guximshėm dhe burrėrorė tė jetės sė re nė Krishtin.
Mos kini frikė! Nė epokėn tonė janė shumuar frikėrat qė kėrcėnojnė jetėn tonė. Madje, kohėt e fundit janė acaruar edhe pėr shkak tė vuajtjeve qė shkakton kriza ekonomike nė tėrė planetin. Fobi tė reja dhe tė vjetra qarkojnė mendjen tonė dhe na e shtrėngojnė zemrėn. Brenda kėsaj atmosfere tė nderė vjen e kremtja e Ngjalljes qė tė ftojė ēdo besimtar nė njė rrugėtim lirie nga frika:
Nga frika e atyre qė janė armiqtė tanė. Nga frika qė krijon padrejtėsia dhe egėrsia e shoqėrisė sonė. Nga frika e mėkatit shumėformėsh qė depėrton nė qenien tonė dhe na e tjetėrson. Nga frika e dhimbjes, e varfėrisė, e sėmundjes, e vetmisė, e rreziqeve dhe hidhėrimeve qė kėrcėnojnė jetėn tonė. Nga frika e problemeve tė mprehta tė jetės sė pėrditshme. Nga frika e sė panjohurės, e dėshtimit, e pasigurisė pėr tė ardhmen. Kulmi i mesazhit tė Ngjalljes sė Krishtit ėshtė ēlirimi nga frika e vdekjes, e vdekjes sonė dhe e njerėzve tanė tė afėrm, frikė qė na e ndrydh jetėn. E kremtja e Ngjalljes nuk shpall thjesht njė lajm, por na fton tė marrim pjesė nė lirinė qė na fali Krishti.
* * * Kjo liri, sigurisht mbėshtetet nė besimin. Kisha, duke brohoritur nė mėnyrė dhoksologjike Krishti u ngjall!, nuk kėrkon strehė nė argumentime pėr tė imponuar tė vėrtetėn qė predikon. - Sa janė besimtarė! Tė lumur janė tė gjithė ata qė besojnė.... Mjafton, sigurisht, qė siē na thotė apostull Pavli tė qėndrojmė nė besim tė themelosur dhe tė patundur, e tė mos luajmė nga shpresa e Ungjillit (Kol. 1:23).
Ngjallja e Krishtit e shpėrbėn frikėn, sepse bashkėrendohet me njė fuqi tė mrekullueshme, tė cilėn ftohemi ta ndiejmė nė njė mėnyrė tė veēantė gjatė kėsaj tė kremteje tė tėrėndritshme: qė tė njohim madhėsinė e pafund tė fuqisė sė tij (tė Perėndisė), (Efes. 1:19). Kėtė fuqi e tregoi te Krishti kur e ngjalli atė prej sė vdekurish, dhe e vuri tė rrijė nė tė djathtė tė tij nė qielloret, pėrmbi ēdo autoritet e pushtet e fuqi e zotėrim e ēdo emėr qė tė quhet jo vetėm nė kėtė jetė, por edhe nė atė qė vjen (Efes. 20-21).
Kjo liri nga frika, dhuratė e Ngjalljes, duhet ti japė formė pozicionimit tė jetės sonė, sepse ju, vėllezėr, u thirrėt nė liri. Por duke shtuar njė qartėsim nė kėtė rast: vetėm mos e pėrdorni lirinė pėr shkak tė mishit, po me anė tė dashurisė, ti shėrbeni njėri-tjetrit (Gal. 5:13).
Krishti, qė ėshtė dashuria e personifikuar dhe e mishėruar e Perėndisė, me sakrificėn e Tij mbi Kryq dhe fitoren e Ngjalljes shpalli qartė fuqinė unikale tė dashurisė, qė e ēliron njeriun nga ēdo formė frike. Sa janė tė bashkuar me Atė nė besim dhe dashuri, bėhen tė denjė tė jetojnė tė vėrtetėn qė zbulon Ungjillori Joan: Frikė nuk ka nė dashuri, por dashuria e pėrsosur e nxjerr jashtė frikėn, sepse frika ka mundim (pėrmban ndėshkim), dhe ai qė ka frikė, nuk ėshtė i pėrsosur nė dashuri (1 Jn. 4:18).
Vėllezėrit e mi, le tė gėzojmė pra, nė mėnyrė tė veēantė gjatė kėtyre ditėve tė Pashkės, lirinė nga ēdo lloj forme frike, duke e thelluar besimin dhe dashurinė tonė pėr Atė qė mundi vdekjen, Zotin e jetės sonė. Pėr mė tepėr, le tua bėjmė tė ditur edhe vėllezėrve tanė tė frikėsuar se Krishti u ngjall!. Me dashurinė e tėrė shpirtit nė Krishtin e Ngjallur,
+ Anastasi Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
|
|
|
|