Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Altruizmi, kjo dashuri abstrakte e njerezimit, pothuasje gjithnje,s`eshte gje tjeter vecse egoizem.
--- Dostoievski

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hasan Moglica
Nė 20 qershor 1915 u nda nga jeta patrioti Hasan Moglica nga Okshtuni i Dibrės, I cili pati marrė pjesė nė tė gjitha betejat e zhvilluara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit; hapi shkollėn e parė shqipe nė fshatin e tij; si dhe ishte delegat nė Kongresin e Manastirit. U vra nga serbėt.

Nexhat Hakiu
Nė 20 qershor 1917 u lind nė Vlore poeti dhe studiuesi Nexhat Hakiu. I pėrket brezit tė shkrimtarėve tė viteve '30; mė pas nė vitet '40 drejtoi Revistėn Letrare. Veprat e tij mė tė mira janė: "Kėngė gjaku", "Fjala ime", "Zėri i fyellit", "Njė lule mbolla" etj. Vdiq nė vitin 1978.

Jozef Vacllav Mysbek
Nė 20 qershor 1848 u lind skulptori i madh ēek Jozef Vacllav Mysbek, njėri nga themeluesit e shkollės sė skulpturės nė vendin e tij, nė veēanti i skulpturės sė kohės sė re, si dhe autor i veprave madhore: pėrmendores sė Jan Zhishkės-heroit kombėtar ēek, Grupit tė figurave tė urės sė madhe Palacki, i godinės sė Teatrit tė Prages etj. Vdiq nė vitin 1992.
Histori :: 7 prill 2009 - Dita e Anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO
Postuar nga: Albo

Histori Urimet mė tė pėrzemėrta pėr tė gjithė shqiptarėt kudo nė botė me rastin e anėtarėsimit tė Shqiperisė si anėtare me tė drejta tė plota ne Aleancėn Ushtarake tė Atlantikut tė Veriut, NATO. Kjo ėshtė njė ditė historike pėr mbarė popullin shqiptar pasi nėnvizon jo vetėm arritjet e Shqipėrisė nė kėto dekadat e fundit, nėnvizon edhe integrimin e popullit shqiptar ne familjen e madhe tė popujve tė qytetėruar, popujve qė mbi tė gjitha vlerėsojnė atė tė shenjtėn, jetėn nė liri. Misioni i NATO ėshtė pikėrisht mbrojtja e paqes dhe lirisė.

Mė poshtė do tė lexoni, dėgjoni dhe reagoni mbi kėtė ditė historike. Jemi pėrpjekur tė dokumentojmė pėr brezat e rinj tė shqiptarėve kėtė moment historik qė ne tė gjithė pėrjetuam.

Fjala e Kryeministrit Berisha nė ceremoninė e ngritjes sė flamurit tė NATO-s, nė Shqipėri

Sot, nė orėn 11.00, u zhvillua nė selinė e Kėshillit tė Ministrave, nė prezencė tė Kryeministrit Berisha dhe anėtarėve tė qeverisė, ceremonia e ngritjes sė flamurit tė NATO-s, nė Shqipėri.

Nė pėrshėndetjen e tij me kėtė rast, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Tė nderuar zotėrinj ministra,
Tė dashur qytetare e qytetarė shqiptarė,

Nė kėtė moment solemn, tė ngritjes sė flamurit tė NATO-s, si njė vend anėtar i saj, dėshiroj t’ju pėrshėndes pėrzemėrsisht dhe t’ju uroj edhe njėherė: Gėzuar kėtė arritje historike, gėzuar anėtarėsimin nė NATO!.



Zonja dhe zotėrinj,

Sot, ne ngritėm nė Tiranė, nė Shqipėri, flamurin e NATO-s , Aleancės mė tė fuqishme politike dhe ushtarake qė kohėrat kanė njohur, flamurin e lirisė.

E themeluar 60 vite mė parė nė Washington nga Presidenti Truman, me qėllimin e madh tė mbrojtjes sė vlerave tė lirisė qė vendet themeluese ndanin, tė shndėrrimit tė armiqve tė djeshėm nė miq dhe aleate, Aleanca e Atlantikut te Veriut vjen sot, nė kėtė 60 vjetor , me flamurin e saj mė madhėshtor, mė tė lavdishėm se kurrė nė tėrė ekzistencėn e saj. Aleanca, nėn udhėheqjen e Shteteve tė Bashkuara, u shndėrrua nė faktorin pėrcaktues tė frenimit tė ekspansionit tė ēmendur sovjetik nė Europė, tė parandalimit tė sovjetizimit tė Europės.

Aleanca, me vlerat, me garancinė qė i dha lirisė bėri tė mundur qė sistemi i vlerave tė ngadhėnjejė nė mbarė botėn e lirė. Aleanca e Atlantikut tė Veriut u shndėrrua nė faktorin mė pėrcaktues tė shembjes sė murit tė Berlinit dhe tė ēlirimit tė mbi 400 milion qytetarėve tė Europės dhe Azisė Qendrore, qė lėngonin nėn shtypjen e egėr tė regjimeve totalitare.

Nė kėtė kontekst, ne, qytetarėt shqiptarė, por edhe tė tė gjitha diktaturave tė tjera ish komuniste, i detyrojmė shembjen e sistemit, ēlirimin nga barbaritė e tij, Aleancės sė Atlantikut tė Veriut. Por, nė dallim nga mbarė popujt e tjerė, pėr ne, flamuri i NATO-s, krahas flamurit kombėtar, ėshtė flamuri i shenjtė i shqiptarėve. Ky ishte flamuri, i cili, 10 vite mė parė, ēliroi sė bashku me flamurin kombėtar, 2 milion shqiptarėt qė po pėrjetonin barbaritė, mizoritė mė tė egra nė Kosovė. Me ēlirimin e Kosovės, flamuri i NATO-s ėshtė flamuri i dytė, krahas flamurit kombėtar, ėshtė flamuri i dinjitetit tonė, ėshtė flamuri qė i bėri tė lirė shqiptarėt, u dha atyre tė drejtėn, mundėsinė tė kėndojnė kėngėn e lirisė, tė ndėrtojnė tė lirė tė ardhmen e tyre, nė trojet mijėvjeēare ku jetonin.

Ndaj nė kėtė ditė, tė zotohemi se qeveria e kėtij vendi, institucionet, shoqėria shqiptare, shqiptarėt kudo qė janė do tė konsolidojnė me vendosmėri vlerat e mėdha qė Aleanca ka mbrojtur, parimet e mėdha mbi tė cilat Aleanca ėshtė ngritur e ndėrtuar. Le tė zotohemi se pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesave tė saj, do tė votojmė ēdo ligj, do tė marrim ēdo vendim, do tė programojmė ēdo reformė dhe ne, shqiptarėt, gjithnjė do tė ndodhemi nė lartėsitė e flamurit tonė kombėtar, nė lartėsitė e flamurit tė NATO-s, flamurit tė lirisė.

Do ta mbyll fjalėn time duke u shprehur mirėnjohjen mė tė thellė tė gjithė atyre vendeve dhe institucioneve qė, me bujarinė e tyre, bėnė tė mundur qė dje, nė Bruksel, tė valėvitej krenar flamuri kombėtar i Shqipėrisė, sot, nė Tiranė tė ngrihet e tė valėvitet krenar flamuri i Aleancės sė Atlantikut tė Veriut.

Njė mirėnjohje mė tė thellė, mė tė veēantė qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, kombit tė madh amerikan, Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara, mbėshtetja e tė cilėve nė pėrpjekjet tona ka qenė pėrcaktuese pėr arritjen e kėtij suksesi.

Nga ky shesh, tė pėrshėndesim ushtarakėt tanė, nė Afganistan, nė Bosnje, nė Ēad, kudo qė janė, misionarė tė paqes, tė integrimit, ambasadorė tė shkėlqyer dhe dinjitozė, tė pėrfaqėsimit tė kombit tonė, tė pėrshėndesim edhe njė herė Forcat tona tė Armatosura pėr reformat e thella dhe aftėsinė e tyre, institucionet ligjvėnėse, tė zbatimit tė ligjit pėr vendosmėrinė qė treguan nė shembjen e murit tė krimit tė organizuar, administratėn e vendit pėr reformat e gjithanshme qė ndėrmori, me tė cilėt bėri tė mundur shembjen e murit tė korrupsionit, si dhe tė gjithė ata qytetarė, zyrtarė, politikanė tė tė gjithė spektrit politik qė, me ndjenjėn mė tė lartė tė pėrgjegjėsisė, bashkėpunuan nė reformat e mėdha qė bėnė tė mundur anėtarėsimin e vendit tonė nė NATO.
Faleminderit."

8 Prill 2009


Fjalimi i Kryeministrit Berisha ne NATO (video)

http://www.keshilliministrave.al/index.php?fq=preprog/videoa&video=4035&gj=gj1


Albumi Fotografik i ketyre diteve historike:

http://galeria.albasoul.com/main.php?g2_itemId=18391


Kronologjia e kurorezimit te Shqiperise si Anetare e NATO:

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=92830


Reagimet tuaja ne Forumin Shqiptar:

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=93606




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.