Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe ai qė u martua edhe ai qė s'u martua, tė dy pishman u bėnė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Ceshtje Kombetare :: Kuvendi i Kosovės shpall pavarėsinė - lind Republika e Kosovės
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės

Tė mbledhur nė mbledhje tė jashtėzakonshme mė 17 shkurt 2008, nė kryeqytetin e Kosovės, nė Prishtinė,

Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė popullit pėr tė ndėrtuar njė shoqėri qė respekton dinjitetin njerėzor dhe afirmon krenarinė dhe synimet e qytetarėve tė saj,

Tė zotuar pėr t’u pėrballur mė trashėgiminė e dhembshme tė sė kaluarės sė afėrt nė frymė tė pajtimit dhe faljes,

Tė pėrkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit tė diversitetit tė popullit tonė,

Duke riafirmuar dėshirėn tonė pėr t’u integruar plotėsisht nė familjen euroatlantike tė demokracive,

Duke vėrejtur se Kosova ėshtė njė rast special qė del nga shpėrbėrja jokonsensuale e Jugosllavisė dhe nuk ėshtė presedan pėr cilėndo situatė tjetėr,

Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunės nė Kosovė qė shqetėsuan ndėrgjegjen e tė gjithė popujve tė civilizuar,

Mirėnjohės qė bota intervenoi mė 1999 duke hequr nė kėtė mėnyrė qeverisjen e Beogradit mbi Kosovėn, dhe vendosur Kosovėn nėn administrimin e pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara,

Krenarė qė Kosova qė atėherė ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike tė demokracisė qė shprehin lirisht vullnetin e qytetarėve tanė,

Duke rikujtuar vitet e negociatave tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės mbi ēėshtjen e statusit tonė tė ardhshėm politik,

Duke shprehur keqardhje qė nuk u arrit asnjė rezultat i pranueshėm pėr tė dyja palėt pėrkundėr angazhimit tė mirėfilltė tė udhėheqėsve tanė,

Duke konfirmuar se rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnė Kosovės njė kornizė gjithėpėrfshirėse pėr zhvillimin e saj tė ardhshėm, dhe janė nė vijė me standardet mė tė larta europiane pėr tė drejtat tė njeriut dhe qeverisjen e mirė,

Tė vendosur qė ta shohim statusin tonė tė zgjidhur nė mėnyrė qė t’i jipet popullit tonė qartėsi mbi tė ardhmen e vet, tė shkohet pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė realizohet potenciali i plotė demokratik i shoqėrisė sonė,

Duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn,

1. Ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpallim Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonė dhe ėshtė nė pajtueshmėri tė plotė me rekomandimet e tė Dėrguarit Special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithėpėrfshirės pėr Zgjidhjen e Statusit tė Kosovės.

2. Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes sė barabartė sipas ligjit. Ne do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė dhe krijojmė kushtet e nevojshme pėr pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse.

3. Ne pranojmė plotėsisht obligimet pėr Kosovėn tė pėrmbajtura nė Planin e Ahtisarit, dhe mirėpresim kornizėn qė ai propozon pėr tė udhėhequr Kosovėn nė vitet nė vijim. Ne do tė zbatojmė plotėsisht ato obligime, pėrfshirė miratimin prioritar tė legjislacionit tė pėrfshirė nė Aneksin XII tė tij, veēanėrisht atė qė mbron dhe promovon tė drejtat e komuniteteve dhe pjesėtarėve tė tyre.

4. Ne do tė miratojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundshme njė kushtetutė qė mishėron zotimin tonė pėr tė respektuar tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore tė tė gjithė qytetarėve tanė, posaēėrisht ashtu siē definohen me Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do tė inkorporojė tė gjitha parimet relevante tė Planit tė Ahtisaarit dhe do tė miratohet nėpėrmjet njė procesi demokratik dhe tė kujdesshėm.

5. Ne mirėpresim mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zhvillimin tonė demokratik nėpėrmjet tė pranive ndėrkombėtare tė themeluara nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999). Ne ftojmė dhe mirėpresim njė prani ndėrkombėtare civile pėr tė mbikėqyrur zbatimin e Planit tė Ahtisaarit dhe njė mision tė sundimit tė ligjit tė udhėhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmė dhe mirėpresim NATO-n qė tė mbajė rolin udhėheqės nė praninė ndėrkombėtare ushtarake dhe tė zbatojė pėrgjegjėsitė qė i janė dhėnė sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999) dhe Planit tė Ahtisaarit, deri nė atė kohė kur institucionet e Kosovės do tė jenė nė gjendje tė marrin kėto pėrgjegjėsi. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht mė kėto prani nė Kosovė pėr tė siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin nė tė ardhmen nė Kosovė.

6. Pėr arsye tė kulturės, gjeografisė dhe historisė, ne besojmė se e ardhmja jonė ėshtė nė familjen europiane. Pėr kėtė arsye, ne shpallim synimin tonė pėr tė marrė tė gjitha hapat e nevojshėm pėr tė siguruar anėtarėsim tė plotė nė Bashkimin Europian sapo qė tė jetė e mundshme dhe pėr tė zbatuar reformat e kėrkuara pėr integrim europian dhe euroatlantik.

7. Ne i shprehim mirėnjohje Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr punėn qė ka bėrė pėr tė na ndihmuar nė rimėkėmbjen dhe rindėrtimin pas lufte dhe ndėrtimin e institucioneve tė demokracisė. Ne jemi tė pėrkushtuar tė punojmė nė mėnyrė konstruktive me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara gjersa ajo vazhdon punėn e saj nė periudhėn nė vijim.

8. Me pavarėsinė vie detyra e anėtarėsisė sė pėrgjegjshme nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne e pranojmė plotėsisht kėtė detyrė dhe do t’i pėrmbahemi parimeve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, Aktin Final tė Helsinkit, akteve tjera tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė, obligimeve ligjore ndėrkombėtare dhe parimeve tė marrėdhėnieve tė mira ndėrkombėtare qė shėnojnė marrėdhėniet ndėrmjet shteteve. Kosova do tė ketė kufijtė e saj ndėrkombėtarė ashtu siē janė paraparė nė Aneksin VIII tė Planit tė Ahtisaarit, dhe do tė respektojė plotėsisht sovranitetin dhe integritetin territorial tė tė gjithė fqinjve tanė. Kosova, po ashtu, do tė pėrmbahet nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės nė cilėndo mėnyrė qė ėshtė jokonsistente me qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.

9. Ne, nėpėrmjet kėsaj Deklarate, marrim obligimet ndėrkombėtare tė Kosovės, pėrfshirė ato tė arritura nė emrin tonė nga Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė ndaj tė cilave obligohemi si ish-pjesė konstituive, pėrfshirė konventat e Vjenės pėr marrėdhėniet diplomatike dhe konsullore. Ne do tė bashkėpunojmė plotėsisht me Tribunalin Penal Ndėrkombėtar pėr ish-Jugosllavinė. Ne synojmė tė kėrkojmė anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare, nė tė cilat Kosova do tė synojė tė kontribuojė pėr qėllime tė paqes dhe stabilitetit ndėrkombėtar.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit nė rajonin tonė tė Europės Juglindore. Pavarėsia jonė e sjell nė fund procesin e shpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė. Gjersa ky proces ka qenė i dhembshėm, ne do tė punojmė pa pushim pėr t’i kontribuar njė pajtimi qė do tė lejonte Europėn Juglindore tė shkojė pėrtej konflikteve tė sė kaluarės dhe tė farkojė lidhje tė reja rajonale tė bashkėpunimit. Pėr kėtė arsye, do tė punojmė sė bashku me fqinjtė tanė pėr tė avansuar tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt europiane.

11. Ne shprehim, nė veēanti, dėshirėn tonė pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjtė tanė, pėrfshirė Republikėn e Serbisė, me tė cilėn kemi marrėdhėnie historike, tregtare dhe shoqėrore, tė cilat synojmė t’i zhvillojmė mė tej nė tė ardhmen e afėrt. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet tona pėr t’i kontribuar marrėdhėnieve tė fqinjėsisė dhe bashkėpunimit me Republikėn e Serbisė duke promovuar pajtimin ndėrmjet popujve tanė.

12. Ne, nėpėrmjet kėsaj, afirmojmė nė mėnyrė tė qartė, specifike dhe tė parevokueshme se Kosova do tė jetė ligjėrisht e obliguar tė plotėsojė dispozitatat e pėrmbajtura nė kėtė Deklaratė, pėrshirė kėtu veēanėrisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Nė tė gjitha kėto ēėshtje, ne do tė veprojmė nė pajtueshmėri nė parimet e sė drejtės ndėrkombėtare dhe rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėrfshirė Rezolutėn 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se tė gjitha shtetet kanė tė drejtėn tė mbėshteten nė kėtė Deklaratė, dhe i bėjmė apel tė na ofrojnė pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e tyre.


Lexoni nė vazhdim:

Kosova nė festė nė Ditėn e Pavarėsisė
Lajmi mė i fundit nga Kosova e Pavarur
Deklarata e Pavaresise se Kosoves dhe reagimet e botės shqiptare mbi tė.
Fjala juaj pėr kėtė ditė historike
Albumi Fotografik i Pavarėsisės sė Kosovės
Qėndrimi zyrtar i shteteve tė huaja mbi pavarėsinė e Kosovės
Shtypi i huaj mbi pavarėsinė e Kosovės
Reagimet kundėr pavarėsisė sė Kosovės


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.