Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kjo metode stoike e te plotesuarit te nevojave tona duke nenshtruar deshiren, i ngjan prerjes se kembeve per te mos patur me nevoje per kepucet.
--- Swift

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Lajme :: Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi, vizitė zyrtare nė Kosovė
Postuar nga: Albo

Lajme Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Prof. Dr. Bamir Topi pėrfundoi vizitėn e tij tė parė zyrtare nė Kosovė, njė vizitė tre ditore. Mė poshtė mund tė lexoni fjalimin e tij tė plotė pėrpara Kuvendit tė Kosovės dhe intervistėn e tij me RTK.

Fjala e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė Bamir Topi nė Kuvendin e Kosovės mė 25 janar 2008.



I nderuar zoti Kryetar,
I nderuar Zoti Kryeadministrator i Kosovės,
I nderuar Zoti President i Kosovės,
I nderuar Zoti Kryeminister i Kosovės,
Tė nderuar deputetė tė Kuvendit tė Kosovės,
Tė nderuar perfaqėsues tė prezencės ndėrkombėtare,
Tė nderuar tė ftuar,
Zonja dhe Zotėrinj,

Jam shumė i lumtur qė sot ndodhem nė Kosovė, jam shumė i nderuar qė nė kėto momente tė rėndėsishme e historike pėr Kosovėn dhe popullin e saj, unė, ju drejtohem nga kjo foltore e nderuar. Ju pėrcjell, nė emėr tė qytetarėve tė Shqipėrisė, pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta juve dhe gjithe popullit te Kosoves, duke ju siguruar mbėshtetjen e pakursyer.

Ndihem i privilegjuar qė vij nė Kosovė vetėm pak ditė nga pėrfundimi me sukses i zgjedhjeve tė 17 nėntorit, tė vlerėsuara e certifikuara nga faktori ndėrkombėtar, si dhe nga formimi i institucioneve te saj demokratike.

Gjej rastin tė pėrshėndes Kryeadministratorin Ryker dhe rolin e UNMIK-ut pėr pėrgatitjen dhe zhvillimin e tė gjithė procesit zgjedhor si dhe atė tė forcave tė KFOR-it pėr sigurinė dhe mbarėvajtjen e tyre.

Dėshiroj tė rikonfirmoj mbėshtetjen time pėr Presidentin e Kosovės, Parlamentin e ri, Kryeministrin dhe Kabinetin qeveritar gjithėpėrfshirės, dhe, njėherėsh, tė shpreh angazhimin tonė maksimal pėr njė bashkėpunim tė ngushtė e tė frytshėm me to.

Pėrfundimi me sukses i procesit zgjedhor dhe i formimit tė institucioneve tė reja pėrfaqėsuese ėshtė shembulli mė i prekshėm i progresit qė ka bėrė Kosova deri mė sot. Gjej rastin tė pėrgėzoj edhe njė herė qytetarėt e Kosovės, t’ju pėrgėzoj juve dhe gjithė faktorin politik, institucionet vendore dhe ndėrkombėtare pėr zhvillimin e kėtyre proceseve nė pėrputhje me standardet e njohura ndėrkombėtarisht.

Njėkohėsisht, vlerėsoj se zhvillimi me qetėsi, maturi dhe nė unitet tė plotė i kėtij procesi dėshmoi se ecuria e proceseve demokratike nė Kosovė ėshtė e pakthyeshme, se arritjet e deritanishme janė tė konsoliduar, dhe se Kosova ka kapacitetet e duhura shtetformuese. Ajo ėshtė e gatshme tė ndėrmarrė hapin e nevojshėm dhe vendimtar, nė bashkėrendim me komunitetin ndėrkombėtar, pėr shpalljen e pavarėsisė sė saj, dhe krijimin e kushteve tė duhura qė shteti i ri i Kosovės tė bėhet pjesė e familjes sė madhe tė kombeve.

Ėshtė pikėrisht fryma e integrimit dhe e bashkėjetesės paqėsore qė duhet tė rrezatojė ky Kuvend dhe veprimtaria juaj, si pėrfaqėsues tė tė gjithė popullsisė qė jeton nė Kosovė. Ky forum duhet tė shndėrrohet nė laborator ligjesh pėr tė vėnė nė jetė parimet themelore tė Planit Ahtisaari, tė cilat garantojnė plotėsisht dhe nė mėnyrė tė paprecedentė tė drejtat e komuniteteve pakicė.

Unė e kuptoj se integrimi i tė gjitha komuniteteve etnike nė shoqėrinė kosovare dhe nė jetėn politike ėshtė njė sfidė e vėshtirė e cila duhet tė pėrballohet me sukses. Unė vlerėsoj dhe mbėshtes angazhimin dhe pėrkushtimin e lidershipit tė Kosovės pėr pėrmirėsimin real dhe konkret tė jetės sė pėrditshme tė minoriteteve.

Por ndėrtimi i njė shteti ligjor dhe i njė shoqėrie multietnike kėrkon kontributin e tė gjithė komuniteteve qė jetojnė nė Kosovė. Nė kėtė kuadėr, prania e deputetėve tė pakicave kombėtare nė Kuvend, si shenjė e angazhimit tė tyre nė kėtė drejtim, mė bėn optimist. Ky ėshtė modeli demokratik i pėrfaqėsimit tė qytetareve tė lirė nė njė shoqėri tė barabartė dhe multietnike, e ardhmja e tė cilėve ėshtė dhe do tė jetė nė Kosovė.

Zoti Kryetar,
Tė nderuar deputetė,

Kosova ndodhet nė ēastin mė tė rėndėsishėm tė historisė sė saj. Koha pėr marrjen e pėrgjegjesive dhe vendimeve tė rėndėsishme ka ardhur dhe tė gjithė duhet tė provojnė se janė tė aftė pėr njė fillim tė ri: Ndėrtimin e njė shteti evropian brenda kufijve tė Evropės moderne. Pėrmbushja me dinjitet e misionit tuaj tė lartė mbetet realizimi i aspiratės shekullore tė qytetarėve tė Kosovės pėr shtetin e pavarur, demokratik, plotėsisht funksionues dhe tė integruar nė strukturat europiane dhe euroatlantike.

Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se mė nė fund, pas shumė pėrpjekjesh, vuajtjesh, lotėsh dhe gjaku tė derdhur, procesi i zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė Kosovės ka mbėrritur nė stacionin e tij tė fundit.

Tė gjithė ne kthejmė me mirėnjohje dhe respekt mendimin tonė drejt ikonės sė rezistencės, tė mbijetesės, tė vuajtjes por edhe tė shpresės sė popullit tė Kosovės. Urtėsia, mirėnjohja njerėzore, shpirti i tij i paqes, durimi, por dhe besimi tek e drejta e udhėheqėsit Ibrahim Rugova, mbeten parime dhe vizione projektuese pėr tė ardhmen e vendit tuaj.

Nė kėtė rrugė tė gjatė e tė mundimshme, Shqipėria ka qenė faktor i rėndėsishėm, aktiv dhe konstruktiv, kėshtu do tė jetė nė vazhdimėsi, kėshtu do tė jetė dhe nė fazėn pėrmbyllėse, nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, i tillė do tė mbetet edhe nė tė ardhmen.

Dėshiroj tė vlerėsoj, me kėtė rast, edhe tė gjithė faktorin shqiptar i cili, njėzėri, kudo ku ai jeton nė vendet e rajonit, u bė pjesė dinamike, shumė e pėrgjegjshme, moderuese dhe demokratike, nė bashkėpunim me partnerėt ndėrkombėtarė, nė procesin e vėshtirė jo vetėm tė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės por edhe nė proceset e rėndėsishme euroatlantike tė rajonit tonė. Kam tė gjithė garancinė, se ky qėndrim, do tė jetė i palėkundur edhe nė kėto momente si i vetmi qė ndihmon tė ardhmen evropiane tė Kosovės dhe tė rajonit tonė.

Mė lejoni, zotėrinj deputetė, tė theksoj se qėndrimi i Shqipėrisė ėshtė i qartė dhe i palėkundur. Ne gjykojmė, se tashmė potenciali i negociatave mes palėve ėshtė ezauruar tėrėsisht, dhe se ka njė rezultat tė mirė dhe gjerėsisht i pranuar: ai ėshtė Plani Ahtisaari. Nė tė tilla kushte, ēdo zgjatje ėshtė e panevojshme dhe nuk i shėrben aspak tė ardhmes sė rajonit tonė. Pėrkundrazi, shtyrje tė mėtejshme rrezikojnė paqen dhe sigurinė jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė tėrė rajonin, duke vėnė nė pikėpyetje arritjet e kėtyre viteve, si dhe vetė procesin e integrimit euroatlantik.

Shqipėria ėshtė e bindur se vetėm njė Kosovė e pavarur, demokratike, brenda kufijve tė tanishėm, dhe e orientuar nga Brukseli, ėshtė parakusht pėr t’u shkėputur pėrfundimisht nga e kaluara e hidhur e rajonit. Ne jemi tė bindur qė njė zgjidhje e tillė do t’i hapė rrugėn ndėrtimit tė njė Ballkani tė ri, dhe do tė jetė burim paqeje, stabiliteti, prosperiteti dhe mirėkuptimi mes popujve, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike apo fetare. Ėshtė pikėrisht kjo frymė tolerance, bashkėpunimi dhe mirėkuptimi qė duhet tė udhėheqė angazhimin e vendeve tė rajonit nė tė ardhmen, pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt.

Procesi i pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės ėshtė pjesė e rėndėsishme e kalendarit politik e diplomatik tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė vendeve tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ėshtė njė proces i ndėrtuar me shumė vendosmėri, pėrgjegjshmėri, besueshmėri. Tė gjitha kancelaritė botėrore, tė cilat, me vullnetin e tyre tė mirė mbėshtetėn kėtė ēėshtje tė drejtė, kėrkojnė domosdoshmėrisht qė vendimi pėr pavarėsinė e Kosovės tė merret nė koordinim tė ngushtė me to. Kjo frymė besimi reciprok do tė jetė njė bazė e qėndrueshme dhe e sigurt pėr njė partneritet tė ardhshėm tė Kosovės me vendet euroatlantike dhe mė gjerė. Vetėm nė kėtė mėnyrė, mbyllet njė herė e pėrgjithmonė hallka e fundit e zinxhirit tė konflikteve qė ka pėrjetuar rajoni ynė kėto 18 vitet e fundit.


Tė nderuar deputetė,
Zonja dhe Zotėrinj,

Gjatė kėsaj vizite po konstatoj qė nė orėt e para me kėnaqėsi progresin e dukshėm qė ka bėrė shoqėria dhe institucionet kosovare, nė drejtim tė njė tė ardhmeje mė tė mirė dhe evropiane. Ju pėrgėzoj pėr rezultatet mbresėlėnėse nė ruajtjen e stabilitetit, rendit dhe nė realizimin progresiv tė standardeve tė kėrkuara nga faktori ndėrkombėtar, nė funksion tė shtetit ligjor dhe njė shoqėrie multietnike.

Nė kėtė drejtim, Shqipėria vlerėson maksimalisht arritjet pozitive nė pėrmirėsimin e ndjeshėm tė kushteve tė sigurisė dhe tė lirisė sė lėvizjes sė komunitetit serb. Ndajmė tė njėjtin shqetėsim pėr deklaratat e herėpashershme nga qarqe tė caktuara qė rrezikojnė tė krijojnė njė klimė tė frikės dhe pasigurisė tek qytetarėt e Kosovės, veēanėrisht tek ata tė komuniteteve pakicė.

Kėto arritje optimiste janė rezultat i dėshirės dhe impenjimit tuaj tė pėrbashkėt pėr tė ndėrtuar institucione gjithėpėrfshirėse e funksionuese, bazuar nė vlerat perėndimore, qė garantojnė respektimin e tė drejtave dhe lirive tė individit dhe tė pakicave.

Njėkohėsisht, gjej rastin tė shpreh mirėnjohjen pėr rolin dhe ndihmėn qė faktori ndėrkombėtar, nė veēanti UNMIK-u dhe NATO, kanė pasur nė rezultatet dhe progresin tuaj. Pa mbėshtetjen, profesionalizmin dhe dedikimin e tyre, vėshtirė se do korreshin rezultate kaq tė dukshme dhe shpresėdhėnėse pėr tė ardhmen e Kosovės. Ėshtė pikėrisht kjo trashėgimi pozitive qė do t’i lehtėsojė punėn Misionit tė ardhshėm tė Bashkimit Evropian, qė pritet tė vendoset nė Kosovė sė shpejti. Nė vlerėsojmė rėndėsinė e pranisė ndėrkombėtare edhe pas zgjidhje sė statusit tė Kosovės, si njė shtyllė qė do garantojė sigurinė dhe zhvillimin e shoqėrisė evropiane tė Kosovės.

I nderuar z. Kryetar,
Zonja dhe Zotėrinj,

Dėshiroj tė nėnvizoj se Shqipėria dhe Kosova mund tė japin shembullin e bashkėpunimit tė shkėlqyer nė rajonin tonė. E ardhmja e tyre dhe e rajonit ėshtė integrimi i plotė nė NATO dhe Bashkimin Evropian. Shqipėria ofron tė gjithė pėrvojėn e saj integruese dhe kapacitetet e saj tė specializuara pėr tė shpejtuar integrimin euroatlantik tė Kosovės. Unė mendoj se Evropa e Bashkuar nuk mund tė jetė e plotė deri sa jashtė saj tė jetė rajoni ynė.

Republika e Shqipėrisė ka mbėshtetur dhe do tė vijojė tė mbėshtesė edhe nė tė ardhmen pėrfshirjen dhe pėrfaqėsimin tuaj nė tė gjitha nismat shumėpalėshe, nė rritjen e shkėmbimeve politike dhe nė zgjerimin e bashkėpunimit tuaj me vendet e rajonit, tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Interesat e pėrbashkėta nė shumė fusha domosdoshmėrisht kėrkojnė angazhim dypalėsh akoma edhe mė serioz nė tė ardhmen. Nėpėrmjet porteve tė Shqipėrisė Kosova do t’i afrohet Bashkimit Evropian. Pėrfundimi i aksit rrugor Durrės-Morinė do i shėrbejė pikėrisht interesave tė integrimit rajonal dhe rritjes sė shkėmbimeve njerėzore dhe tregtare mes vendeve tona. Bashkėpunimi dypalėsh ka nevojė pėr rritje tė intensitetit nė rrafshin e shkėmbimeve tregtare, turistike, investimeve, krijimin e njė rrjeti unik tė energjetikės, si dhe zhvillimin e lidhjeve arsimore, shkencore apo kulturore.

Tė nderuar deputetė,

Nė pėrfundim, mė lejoni t’ju siguroj edhe njėherė mbėshtetjen e plotė tė Shqipėrisė pėr proceset qė tashmė kanė marrė udhė nė Kosovė, me qėllim ndėrtimin e njė shteti tė lirė, tė pavarur, demokratik e multietnik qė garanton dhe respekton tė drejtat e njeriut dhe tė pakicave: njė shteti tė ri tė orientuar drejt integrimit rajonal dhe euro-atlantik.

Faleminderit!





Intervistė e Presidentit Topi pėr Radio Televizionin e Kosovės.

Presidenti i Republikės Bamir Topi nė ditėn e parė tė vizitės sė tij zyrtare nė Kosovės dha njė intervistė pėr Radio Televizionin e Kosovės (RTK).

RTK: Zoti President, faleminderit pėr kėtė intervistė pėr RTK-nė. Si ndjeheni nė kėtė vizitė dhe ardhjen tuaj kėtu nė Kosovė?

Presidenti Topi: Ndjehem mjaft mirė, i emocionuar pėr mikpritjen dhe nė rast se do tė jepja njė pėrgjigje se si ndjehem psikologjikisht nė kėtė moment qė po realizojmė intervistėn, ndjehem si nė ambientet e Hotel Tirana Interantional nė Tiranė, ē’ka do tė thotė qė ndjehem shumė mirė, midis miqve, ndjehem si nė shtėpinė time dhe besoj ndjehem nė njė atmosferė ku tė gjithė e ndjejnė atė ē’ka do tė vijė shumė shpejt nė Kosovė, ajo qė ėshtė pritur me dekada, ajo qė po pritet me padurim nga tė gjithė qytetarėt e Kosovės qė tė kemi shumė shpejt njė Kosovė tė pavarur, demokratike me institucionet, qė do tė respektojnė standardet e Parlamentit Europian, njė shtet i ardhshėm multietnik, nė respektim tė minoriteteve, nė harmoni fetare, nė respekt tė institucioneve tė kultit dhe njė shoqėri qė nė tėrė kuptimin e fjalės do tė konsiderohej si njė shoqėri e standarteve mė tė larta demokratike.

Nė fakt unė kam ardh nė Kosovė me njė ftesė nga Kryeadministratori zoti Ryker dhe nga Presidenti Sejdiu, ftesė qė e pranova me shumė kėnaqėsi. Nuk ėshtė njė vizitė me njė delegacion tė ngushtė, ėshtė njė delegacion mjaft i gjerė, i strukturuar nė mėnyrė tė tillė qė t’i shkojė pėr shtat kėsaj klime qė ėshtė jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri. Nė kėtė delegacion janė pėrfaqėsues tė jetės politike institucionale, nė mėnyrė shumė tė balancuar, ka personalitete tė jetės sė shkencės, se kulturės, artit, ka njė grup tė rėndėsishėm biznesmenėsh. Gjithsesi, delegacioni nuk presupozohet ai qė ishte nė avion tė posaēėm, sepse delegacioni ka pėrmasa mė tė mėdha falė edhe komunikimit tokėsor, d.m.th. shumė veta kanė dashur tė jenė pjesėtarė tė kėtij delegacioni. Natyrisht ky delegacion ėshtė me shumė pėrfaqėsues.

RTK: Jeni kėtu nė krye tė njė delegacioni shtetėror, nė njė vizitė shtetėrore, nė Kosovė. Dita sotme e juaja ka qenė mjaft agjendė e ngjeshur. Ē’ka do tė veēonit nga takimet qė kishit sot?

Presidenti Topi: Unė do tė vlerėsoja komunikimin me deputetėt nė parlament. Do tė veēoja... . E kam tė vėshtirė tė them “do tė veēoja” sepse tė gjithė takimet kanė qenė mjaft interesante, qoftė edhe me Kryeadministratorin, me Presidentin Sejdiu, me Kryeparlamentarin, atė ceremoni nė senatin e Universitetit tė Prishtinės qė ka nė vetvete njė histori tė begatė nė funksion tė ditėve qė po jetojmė sot. Aty ėshtė dhe njė vlerėsim retrospektiv i Universitetit tė Prishtinės, duke identifikuar personazhe mjaft tė nderuar, qoftė tė botės sė profesoratit, por edhe tė botės studentore, tė cilėt realisht i kanė dhėnė vlera tė mėdha shoqėrisė kosovare, duke i ndarė ato simbol tė kombit pėr sa i pėrket qėndresės dhe pėrsa i pėrket perspektivės sė hapur tė ndritur qė do tė kete shoqėria kosovare.

Unė kam kontaktuar me parti tė ndryshme parlamentare, i vlerėsoj tė gjitha takimet me pėrfaqėsuesit serbė, unė ndaj njė mesazh tjetėr, qė ėshtė mesazhi i domosdoshmėrisė sė komunikimit midis etnive tė ndryshme, nė respekt tė vlerave tė gjithsecilit dhe nė funksion tė njė shoqėrie tė hapur demokratike, multietnike sipas standarteve qė kėrkon sot e gjithė bota e pėrparuar. Sigurisht, secili nga ata ka opsionet e veta, por e rėndėsishme ėshtė qė nga shumica pranohet qė “status quo”-ja ėshtė e pamundur tė vazhdojė, duhet qė patjetėr tė arrihet nė pavarėsinė e Kosovės, sigurisht i takon institucioneve tė Kosovės nė konkordancė me institucionet ndėrkombėtare. Unė besoj, koha qė ka kaluar, ka qenė njė kohė mjaft e gjatė, kohė pėrpjekjesh. Ju siguroj qė duhet tė kemi durimin e duhur nė mėnyrė qė gjėrat tė vijnė nė mėnyrė tė natyrshme, sepse ēėshtja e Kosovės, sikurse e kam thėnė nuk ėshtė mė njė ēėshtje e izoluar, ėshtė nė vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar, tė institucioneve ndėrkombėtare dhe duhet konsideruar si njė fat qė sot qytetarėt e Kosovės janė nė qendėr tė gjithė agjendave diplomatike, duke filluar nga atė qė ėshtė shteti kampion i lirive dhe tė drejtave tė njeriut, lidershipi i politikės botėrore, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe i vendeve mė nė zė tė Bashkimit Evropian, tė cilėt kanė nevojė qė tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt, nė mėnyrė qė pėrkrahja pėr Kosovėn e pavarur tė vijė nė mėnyrė tė gjerė, komplekse, integrale dhe tė japė garanci qė Kosova nga ky status tė kalojė menjėherė nė statusin e integrimit dhe kuptohet qė statusi i integrimit ka nė vetvete mbėshtet nė shumė projekte nė devocione nė mėnyrė qė shoqėria kosovare tė kalojė gradualisht nga nevojat pėr marrjen e statusit nė nevojėn e investimeve, tė hapjes sė tregjeve tė uljes sė papunėsisė tė nevojės pėr njė administrim tė mirė dhe efikas tė tė gjitha pushteteve, dhe besoj qė kjo po vjen nė mėnyrė tė natyrshme dhe jam shumė optimist se do tė vijė shumė shpejt.

RTK: Le ta zhvendosim pak bisedėn nė Tiranė. Shqipėria ėshtė para sfidave tė integrimeve euroatlantike. Edhe Tirana zyrtare pret ftesėn pėr nė Bukuresht, pėr nė NATO.

Presidenti Topi: Nė bazė tė tė gjitha komunikimeve qė ne kemi frekuente me faktorėt qė merren mė ēėshtjet e integrimit nė NATO, me vendet anėtare tė NATO-s, me ambasadorėt. sinjalet janė mjaft pozitive. Dhe ne realisht jemi mė afėr se kurrė ftesės pėr anėtarėsim. Shpresojmė qė tė jetė vetėm aspekti formal qė do tė realizohet nė fillim tė prillit nė Samitin e Bukureshtit. Kjo natyrisht ka ardhur si pasojė e gjithė suporteve politike qė vijnė nga gjithė spektri politik, nga njė akord politik nė funksion tė reformave bazale qė duhet tė realizojė shteti shqiptar dhe ka pasur edhe njė rikonfirmim tė kėtij pozicioni nga tė gjitha forcat politike parlamentare pėr tė bėrė reformėn nė drejtėsi, reformėn elektorale, reformat bazė tė ekonomisė dhe unė besoj qė tė gjitha kėto japin garanci politike qė Shqipėria meriton njė ftesė pėr anėtarėsim nė NATO, pėrfshirė kėtu edhe gjithēka qė ėshtė bėrė dhe nė reformimin e Forcave tė Armatosura dhe njė mentalitet bashkėkohor qė vjen jo vetėm nė reformim, por edhe nė pjesėmarrjen e Shqipėrisė nėpėrmjet trupave tė misioneve tė pėrbashkėta me vendet anėtare tė NATO-s. Ne kemi marrė pjesė dhe aktualisht jemi nė Afganistan, jemi nė Irak kemi pas misionin tonė nė Bosnje dhe deri tani ne kemi demostruar qė Forcat tona tė Armatosuara, misionet tona janė jo vetėm tė motivuara, por janė mjaft tė afta profesionalisht pėr tė dhėnė garanci qė ne e meritojmė vėrtet nga tė gjitha pikėpamjet njė ftesė pėr anėtarėsim nė NATO.

RTK:Vėshtruar kėtu nga Prishtina krijohet bindja se tė gjitha institucionet e Shqipėrisė, Presidenca, Kryeministria, diplomacia shqiptare thuajse kanė lėnė pas dore angazhimet pėr Shqipėrinė, duke u angazhuar pėr Kosovėn.

Ėshtė e vėrtetė qė krahas angazhimeve qė ne kemi pėr Shqipėrinė gati gjysma e kohės sė axhendės kudo ku kemi qenė, qoftė nė takimet qė kemi realizuar nė Shqipėri, qoftė nė takimet dhe vizitat qė kemi realizuar nė botė, gjysma e kohės i ėshtė kushtuar pavarėsisė sė Kosovės. Ka qenė shumė e nevojshme qė zėrat tė ishin institucionale dhe nė sinkron me ato tė institucioneve mė tė rėndesishme ndėrkombėtare, dhe tė vendeve mė prestigjoze nė arenen globale. Unė mund tė pėrmend kėtu qė me kėtė lloj pozicioni janė tė gjitha institucionet, cilido aktor i politikės, qoftė institucion, qoftė pjesė e spektrit politik parlamentar ėshtė angazhuar dhe une besoj qė gjithe kjo ka bėrė qė tė rritet zėri qė kėrkon pavarėsinė e Kosovės dhe tashmė ėshtė njė ēėshtje qė besoj do tė realizohet shumė shpejt.

RTK: Dhe njė pyetje. Ēfarė duhet tė jenė, cilat duhet tė jenė marrėdhėniet Shqipėri Kosovė pas statusit tė Kosovės?

Presidenti Topi: Do tė jenė marrėdhėnie midis dy vendeve nė respekt tė tė gjitha kontureve kushtetuese qė garantojnė veprimtarinė politike-administrative tė shoqėrive tona. Natyrisht do tė jetė shumė i rėndėsishėm komunikimi nė tė gjitha nivelet institucionale, por dhe krijimi i njė bazamenti tė fortė shkėmbimesh tregtare, komunikimesh tė biznesit, pėr krijimin e njė tregu tė vėrtetė rajonal jo thjesht midis dy vendeve tona, por me tė gjithė nė Ballkan, sepse tregu rajonal presupozon edhe thithjen mė tė madhe tė investimeve dhe kuptohet qė kompanitė e mėdha prestigjoze nuk shkojnė nė tregje tė segmentuara, por shkojnė nė tregje qė japin mė shumė shanse, mė shumė frymėmarrje pėr biznesin, dhe unė besoj qė tregu i Ballkanit Perėndimor shumė shpejt, qė presupozon edhe Shqipėrinė edhe Kosovėn, por edhe Maqedoninė edhe vendet e tjera qė janė buzė Adriatikut, tė jenė atraktive pėr shoqėritė e mėdha tė biznesit.

RTK: Sė fundi, porosia juaj pėr qytetarėt e Kosovės, shikuesit e Radio Televizionit tė Kosovės qė janė kudo nė Evropė dhe nė botė.

Presidenti Topi: Gjėja e parė qė unė do tė doja tė thoja kėtė mesazh nė mbyllje tė intervistės do ishte njė pėrshėndetje e zjarrtė, e sinqertė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės kudo ku jetojnė nė Kosovė apo nė Diasporė, nė emigracion, i ka detyruar jeta qė tė qėndrojnė edhe pa dashur qė tė shkėputen njė sekond nga Kosova, gjithsesi unė mendoj qė tė gjithė kanė kontribuar pėr Kosovėn kudo ku kanė qenė. Dėshiroj t’u them qė nė kėto momente shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr tė ardhmen e gjeneratave tė reja tė Kosovės, duhet tė administrojnė shumė mirė emocionet qė janė tė natyrshme, sepse administrimi me qetėsi i kėtij momenti jep atė garanci qė ka vėnė politka kosovare gjatė gjithė kėsaj periudhe duke demostruar maturi, duke demostruar njė lloj pjekurie qė e kanė, nė substancė vendet me traditė nė fushėn e politikės.

RTK: Zoti President ju faleminderit shume pėr kėtė intervistė. Ishte kėnaqesi t’ju kishim se Ju keni obligime.

Presidenti Topi: Faleminderit! Kėnaqėsia ėshtė e imja.


Shėnim: Vizitoni Forumin Shqiptar pėr tė mėsuar mė shumė rreth vizitės kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.