Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 81 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Sport :: Kuqezinjtė e mbyllin me turp eleminatorin Euro 2008
Postuar nga: Albo

Sport Kombėtarja shqiptare e futbollit i ka mbyllur me turp ndeshjet eliminatore pėr Euro 2008. Ajo ka humbur me rezultat tė thellė dy ndeshjet e fundit ndaj Bjellorusise dhe Rumanisė; ka humbur trajnerin Bariē i cili dha dorėheqjen dhe mbi tė gjitha ka humbur mbėshtetjen dhe respektin e qindra mijėra tifozėve tė saj anembanė botės qė i konsiderojnė ndeshjet tė shitura.

Mė poshtė do tė njiheni me rezultatet e dy takimeve tė fundit dhe shortin e sapohedhur pėr kampionatin botėror 2010.

Rumania e mbyll e para, kuqezinjte te pestet

Ne grupin G kane perfunduar te gjitha ndeshjet per kualifikimet ne Euro 2008. Sic u pa, qe ne ndeshjet e parafundit, dy ekipet qe do te marrin pjese ne Kampionatin Evropian, u percaktuan, ku do te ishin Rumania dhe Holanda. Rumunet kane mundur ta mbyllin ne vendin e pare me 29 pike, ku tri piket e fundit i moren nga takimi i djeshem me Shqiperine, qe fituan me rezultatin e thelle 6-1. Holanda, e cila eshte ne vendin e dyte me 26 pike, edhe kjo e kishte siguruar evropianin, ka humbur dje ne perballjen e saj me Bjellorusine, ne shifrat 2-1. Te paret qe kane shenuar ne kete takim, kane qene te zotet e shtepise, me anen e Vitali Bulujgas, i cili shenoi ne pjesen e dyte ne minuten e 49, pasi pjesa e pare kishte perfunduar ne barazim 0-0. Goli i dyte, per sa i perket ketij takimi, mban emrin e Vladimir Koritkos. Rrjeta e tij e realizuar ne te 65-en, jo vetem qe u dha siguri vendasve, por dhe loja u be me e bukur, pasi miqte kane kerkuar te shenonin me cdo kusht. Holandezet kane reaguar vetem ne kohen shtese te takimit. Ka qene Rafael Van Der Vart, ai qe ka shkurtuar diferencen dhe ka nderuar tulipanet. Bjelloruset me kete fitore, kane mundur te dalin ne vendin e 4, me 13 pike. Ata moren maksimumin e pikeve ne keto dy ndeshjet e fundit, ku fitoren e pare e moren ndaj kuqezinjve tane ne “Qemal Stafa” dhe nje tjeter ne fushen e tyre, qe ishte ajo e djeshmja.

Bullgaria, ku edhe kjo luajti takimin e saj te 12-te, ne ndeshjen e saj ne transferte, kunder slloveneve, ka arritur te marre nje fitore te paster ne shifrat 2-0. Nje fitore, qe i vlente vetem per statistike, pasi gjithcka u vendos me fitoren e Holandes ne ndeshjen e kaluar. Pjesa e pare, per kete takim, perfundoi ne barazim 0-0. Gjithcka u zhvillua ne 45 minutat e dyta, ku erdhen dhe dy golat. Te dy jane shenuar ne harkun kohor te tre minutave. I pari eshte realizuar ne minuten e 81-te, me anen e Blogoy Georgiev dhe i dyti eshte shenuar nga Dimitari Barbatov.

Ne e kemi mbyllur ne vendin e 5-te, dhe gjithsej kemi mundur te marrim 2 fitore, 5 barazime dhe po aq humbje. Pas nesh renditen sllovenet. Ata kane te njejtat pike me ne 11, por gjithcka eshte vendosur nga golavarazhi dhe ne e kemi mbyllur nje vend me lart se ta. Per sa i perket vendit te fundit, ai mbahet nga Luksemburgu me tre pike, ne 12 ndeshje. Pike qe i ka marre ne transferte ne fitoren e saj ndaj Bjellorusise.

Oto Baric jep doreheqjen nga stoli kuqezi

Nuk i ka gelltitur dot dy humbjet e fundit plakushi Oto, ose me mire, e ka kuptuar fare mire mesazhin e tyre. Dy humbjet me Bjellorusine (4-2) dhe Rumanine (6-1), me nje golavarazh te pergjithshem 3-10, ishin nje goditje e rende per ate qe ne 10 ndeshjet e para gezonte nje golavarazh pozitiv 9-8. Baric ka dhene doreheqjen menjehere pas perfundimit te ndeshjes, duke e dorezuar pa kushte punen qe kerkonte ta mbronte me aq fanatizem. Kroati u largua pa buje, sepse kuptoi fare qarte mekanizmin qe funksionin ne futbollin shqiptar dhe qe, cuditerisht, ka te njejtin mekanizem si te kampionet e Shqiperise, Tirana. Kur nuk te duan, te bejne te ikesh!

Rumani-Shqiperi 6-1

Shenues: Dika 22’, 69’, Tamas 53’, Nikulae 64’, 66’, Marika 68’/ Kapllani 65’

Rumania: Lobont, Ogararu, Tamas (Kostantin 78’), Goian, Rat, Petre (Bukur 65’), Margaritesku, Kocis, Nikulae, Marika (Mazilu 73’), Dika

Trajner: Viktor Picurka

Shqiperia: Beqaj, Dede, Curri, Lila, Vangjeli (Kapllani 40’), Haxhi, Lala, Bulku, Duro (Hyka 78’), Skela, Bogdani (Bakaj 82’)

Trajner: Slavko Kovacic

Gjyqatre: Trivkovic, Novosel, Dujela

Kartone te verdhe: Marika, Curri, Dede, Vangjeli

Kartone te kuq: Curri, Dede

Minutat e nxehta

6’- Dika ekzekuton nje goditje denimi nga 19 metra, pret Beqaj

12’- Vangjeli kroson per Duron, i cili gjuan, topi perfundon jashte

20’- Dika merr nje top ne zonen kuqezi, gjuan ne roveshate, jashte

22’- GOOOL Nikulae, futet ne zone, pason per Dikan, i cili eshte lene i lire nga Dede dhe 1-0

27’- Gabojne rumunet. Haxhi pasi kalon dy lojtare kundershtare, pason per Skelen, qe e nxjerr jashte

34’- Nikulae gjuan ne zone shqiptare, topi perfundon jashte

36’- Lala pason per Skelen, i cili gjuan traverse

40’- Bulku merr topin, pason per Duron, qe gjuan pret portieri Lobont

42’- Nikulae ne zonen e miqve gjuan, Beqaj shpeton

43’- Beqaj shpeton perseri porten, pas nje gjuajtjeje te Dikas

45’- Nikulae gjuan nga jashte zones, topi perfundon ngjitur me shtyllen

47’- Kocis merr topin gjuan nga larg pret Beqaj

48’- Marika ne goditje denimi gjuan, jashte

49’- Kapllani merr krahun, pason per Bogdanin, qe gjuan dhe Lobont ben mrekulline duke shpetuar porten e tij

53’- GOOOL Gabriel Tamas ne goditje denimi, gjuan dhe 2-0

54’- Kapllani merr topin, i vetem ne zone gjuan, topi i takon portierit rumun

59’- Dika, pasi merr nje kros nga goditja e kendit, gjuan jashte

60’- Debatik Curri merr te verdhen e dyte, Shqiperia me 10 lojtare

64’- GOOOL Nikulae, pasi merr topin gjuan sakte dhe 3-0

65’- GOOOL Kapllani ne zonen kundershtare shkeputet dhe 3-1

66’- GOOOL Perseri Nikulae, qe merr topin i vetem gjuan dhe 4-1

68’- GOOOL Lila nderhyn keq ne zonen kuqezi ndaj Margariteskut dhe penallti. Gjuan Marika, 5-1.

69’- GOOOL Dede nderhyn keq ne zone kundrejt Dikes dhe perseri penallti, ku shqiptari ndeshkohet me te verdhin e dyte. Eshte Dika, ai qe gjuan 11-metershin dhe 6-1

80’- Rast per rumunet, pret Beqaj

82’- Bogdani arrin te dale i vetem me portierin kundershtar, gjuan pret Labont

87’- Perseri rrezikojne rumunet me anen e Marikes


Grupi G

Rumani – Shqiperi 6-1

Bjellorusi – Holande 2-1

Slloveni – Bullgari 0-2


Renditja

Skuadrat N F B H G P

1 Rumani 12 9 2 1 26-27 29

2 Holande 12 8 2 2 15-5 26

3 Bullgari 12 7 4 1 18-7 25

4 Bjellorusi 12 4 1 7 17-23 13

5 Shqiperi 12 2 5 5 12-18 11

6 Slloveni 12 3 2 7 9-16 11

7 Luksemburg 12 1 0 11 2-23 3






Shqiperi-Bjellorusi 2-4

Shenues: Bogdani 39’, Kapllani 43’/ Kutuzov 45’, 54’, Romashenko 28’, 63’ (pen)

Shqiperia: Beqaj, Curri, Dede, Rrustemi (Vangjeli 37’), Dallku, Lala (Bushi 76’), Cana, Duro, Skela, Kapllani (Salihi 70’), Bogdani

Trajner: S.Kovacic

Bjellorusia: Zhevnov, Omeljanshuk, Filipenko, Plaskoni (Sverniuk 65’), Kirenkin, Kulshi, Kalashev (Korithko 75’), Romashenko, Hleb, Buliga, Kutuzov

Trajner: B.Stange

Gjyqtar: Demirelk (Tur)

Kartone te verdhe: Dallku, Cana, Skela, Kulshi, Filipenko, Omeljanshuk, Kalashev, Kirenkin.

Nje turp kuqezi! Ky do te ishte percaktimi me i mire per ate qe dhane ne fushe lojtaret e Kombetares sone. Endrra te hedhura ne plehra, tifoze te zhgenjyer dhe shume brenga lane sot te gjithe ata qe bertiten “Shqiperi, Shqiperi!”. Mes shiut te rrembyer te ketij nentori, ishin te shumte ata qe neper dhembe krahasuan lojtaret me pulat e lagura.

Gjithcka nis ters per te besuarit e Baricit, qe ndjek me ankth ndeshjen pas xhamave te nje kabine transmetimi. Bjellorusia eshte e afte qe me pak mund te depertoje fare lehtesisht ne mbrojtjen e hallakatur kuqezi dhe te krijoje panik. Mesfusha nuk mbush hapesirat dhe Lala lihet vetem nga Cana, qe ishte dje ne ndeshjen e tij me te keqe. Minuta e 28-te sjell golin e pare per miqte. Romashenko driblon dy kundershtare, gjuan nga larg dhe ka bashkepunimin e terrenit qe genjen Beqajn, 0-1. Minutat qe pasojne jane nje kaos i vertete per Shqiperine, por qe arrin te rikuperoje, duke bere mrekulline ne 4 minuta. Bogdani me pare, e me pas Kapllani, shenojne golat e avantazhit te perkohshem. Ishte Skela ai qe filtroi ne menyren me te mire topin per shtatlartin kuqezi, qe godet sakte, duke mposhtur Zhevnovin. E njejta skene, por me golashenues tjeter. Eshte serish Ervin Skela qe leshon nje top te sakte ne zone per Kapllanin dhe vjen goli i dyte. Kur te gjithe prisnin vershellimen perfundimtare te kryesorit turk, ka menduar Kutuzov te vere ne baraspeshe gjithcka, duke shfrytezuar me se miri sponden e bere nga Kalashev.

Pjesa e dyte eshte akti i turpit te vertete! Dy gola te bjelloruseve do te shkundin nga themelet endrren e Baricit per fitore. Kutuzov ne minuten e 54-et dhe serish Romashenko me 11-metersh i kane vene kapak fitores se Bjellorusise qe pas disfates ne shtepi me Luksemburgun, ben cmendurine e radhes, duke fituar ne Tirane. Kuqezinjte nuk dine te orientohen, humbasin cdo dyluftim dhe u lene aq hapesira kundershtareve qe na falin shume, vertet shume. Perfundimit 2-4 dhe kuqezinjte lene fushen e qullosur te “Qemal Stafes” mes diasprovimit te tifozeve, qe duartrokasin Bjellorusine per paraqitjen e mire qe beri.

Tifozet ne kor: “E shitet!”

Nuk mund te anashkalohej ky episod, qe solli peshtjellim te te gjithe. Kur rezultati teknik shenoi 4-2, tifozet ne tribunen perkarshi nuk kane ngurruar te akuzojne lojtaret kuqezi per trukim te rezultatit, duke bertitur ne kot “E shitet, e shitet”. Kjo proteste ka vijuar me minuta te tera dhe ka bere qe te pranishmit t’u drejtohen daljeve te stadiumit me shpejt nga parashikimet.

Momentet-gol

28’ Goli i Romashenkos. Maksim Romashenko kalon topin mes dy mesfushoreve tane, pasi ben disa hapa gjuan dhe topi kalon Arian Beqajn dhe tund rrjeten.

42’ Gol i Bogdnit. Erion Bogdani merr topin ne zonen e rreptesise godet dhe goli i pare per Shqiperine 1-1

43’ Kapllani, Ka qene Skela, i cili ka nxjerre nje kros ne zone. Topi pasi ka kaluar nje nga mbrojtesit bjelloruse, kalon para Kapllanit, i cili fluturimthi, kalon Shqiperine ne avantazh 2-1.

45’ Kutuzov. Kalashev nxjerr nje asist per Vitali Kutuzov, i cili gjuan me te majten dhe barazim 2-2.

54’ Kutozov, merr topin i vetem dhe nga nje largesi afersisht 25 metra gjuan dhe 3-2

63’ Romashenko hyn ne zonen kuqezi, por pengohet nga Dallku dhe gjyqtari turk, sinjalizon 11-metersh. Eshte Romashenko qe gjuan dhe 4-2


Botėrori, Shqipėria nė grup me Portugalinė e Suedinė

Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Malta do tė jenė kundėrshtarėt e shqipėrisė nė eliminatoret e kampionatit botėror tė 2010. Kombėtarja shqiptare ėshtė vendosur nė grupin e 1 tė botėrorit. Kėtė e ka pėrcaktuar shporti i hedhur sot nė Durban tė afrikės sė jugut. Me tė gjithė kundėrshtarėt Shqipėria ka luajtur sė fundmi. Mė i afėrt ėshtė takimi me Maltėn tė cilin e fituam 3-0 nė Qemal Stafa. Me Danimarkėn kemi luajtur dy herė pėr kualifikueset e kampionatit botėror tė 2006. Tė dy ndeshjet i fituan danezėt. Edhe Suedia na ka mundur nė 2004 nė njė ndeshje miqėsore 2-1 e luajtur nė Tiranė. Ndėrsa me Portugalinė jemi pėrballur nė Lisbonė dhe takimi nė atė kohė pėrfundoi 5-3 pėr portugezėt. Ndėrsa me Hungarinė nuk jemi takuar qė prej 1950 kur pėsuam edhe humbjen mė tė thellė 12-0. Shanset pėr njė kualifikim tė mudshėm janė minimale. Malta ėshtė i vetmi kundėrshtar inferio i grupit dhe me shumė mundėsi Shqipėria edhe nė kėtė edicion do tė renditet nė vėndin e 5. Shorti i Afrikės sė Jugut nuk na qėlloi ashtu sic donim. Dėshira ishte qė tė kishim nė grup tė paktėn njė skuadėr e madhe. Preference ishte pėr Gjermaninė pasi kjo do tė sillte tė ardhura tė mėdha nė arkėn e federatės sė futbollit. Por Gjermania bėn pjesė tashmė nė grupin e 4 me Rusinė, Finlandėn, Uellsin, Azerbajxhanin dhe Lihtenshteinin. U shpresua tek Italia por skuadra e donadonit ėshtė nė njė grup tė lehtė me Bulgaria, Republic of Ireland, Cyprus, Georgia dhe Montenegro. Grup i fortė ėshtė ai i 6 ku do tė jenė sėrisht pėrballė njėra tjetrės Kroacia dhe Anglia. Vetėm pak ditė mė parė skuadra ballkanase fitoi nė Ėembley 3-2 duke i mohuar tė drejtėn Anglisė tė kualifikohej nė europian. Edhe grupi I 5 do tė ketė ndeshje tė forta. Vec Spanjės dhe Belgjikės do tė jenė pėrballė njėra tjetrės Turqia dhe Armenia, dy shtete aspak nė pardhėnie miqėsore me njėra tjetrėn.


Kortezi e Koha Jone & TV Klan


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.