|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses --- Populli
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Grupi karakteristik 'Lira'
Nė 22 tetor 1922 u dha nė Korēė njė koncert nga njė grup i veēantė kėngėtarėsh dhe me njė repertor po aq tė veēantė: me kėngė patriotike dhe kėngė popullore korēare tė pėrpunuara. Kėshtu u themelua Kori i Pleqve ose Grupi karakteristik Lira, njė formacion muzikor, i cili ende ėshtė ndėr mė tė pėlqyerit.
Shyqyri Ishmi
Nė 22 tetor 1942 mbylli sytė i riu 20-vjeēar Shyqyri Ishmi, hero i Popullit (U var pas torturash nė burgun nazist.).
Franc List
Nė 22 tetor 1811 lindi kompozitori i madh gjerman Franc List. Qė fėmijė nisi karrierėn muzikore, kur debutoi pėr herė tė parė nė publik si pianist, pėr tė shkėlqyer mė pas si njėri nga mjeshtrit e mėdhenj tė muzikės botėrore edhe me veprat e tij: Rapsodi, poemė simfonike, prelude, etyde etj. Vdiq nė vitin 1886.
Vatikan
22 Tetori ėshtė dita e festės sė Selisė sė Shenjtė (Vatikanit).
|
|
|
| |
|
Shqiperia ngec 11 metra larg fitores
Shqiperia: Beqaj, Curri, Dallku, Dede, Vangjeli, K.Duro, Haxhi (46 Mukaj) , Lala, Skela, Salihi (74 Bulku), Bogdani
Trajner: Oto Baric
Bullgaria: Petkov, Tomasic, Iliev, Angelov, Kishishev, Petrov (46 Yankov), Vagner, Telkiski (46 Georgiev), Berbatov, Petrov, Popov (71 Ivov).
Trajner: Dimitar Penev
Gjyqtare: Fritz Stuichlik, Bernhard Zauner, Andreas Felinger
Kartone te verdhe: Beqaj, Dallku, Haxhi, Salihi / Angelov, Venger
Shqiperia nuk mundur dot te shkoje me larg se nje barazim ne nje takim vertet emocionues ndaj Bullgarise. Kuqezinjte kane tentuar ta mbyllin takimin me rastet e shumta te krijuara, por jane arritur nga Berbatov ne minuten e 88-te. Ne te 89-en Skela humbet rastin me te mire, teksa shperdoron nje 11 metersh.
Pjesa e pare nis menjehere me diktatin e lojtareve kuqezinj, te cilet marrin nen kontroll ndeshjen dhe ushtrojne presing ne cdo cep te fushes. Traversa e Ervin Skeles lajmeron se kuqezinjte duan te fitojne. Loja e drejtuar nga fantazisti kuqezi orienton me sukses aksionet sulmuese dhe nderthur me se miri sulmin me pjesen tjeter te skuadres. Shpejt, kuqezinjte zbulojne se krahu i djathte i mbrojtjes bullgare eshte me delikati dhe synojne shpesh aty duke u shfaqur vertet rrezikshem perpara portes. Bogdani, Salihi, Skela e Dallku kane raste te arta, por eshte Duro ai qe me nje goditje denimi shenon golin e avantazhit. Topi i goditur prej tij devijohet lehte nga Kishishev dhe prehet pas shpines se Petkov. Fraksioni i pare mbyllet me nje Shqiperi krejt te hedhur ne sulm dhe shume agresive.
Ne 45 minutat e dyta vrulli i lojes kuqezi bie dhe bullgaret nisin te qarkulojne me lirshem topin. Nderrimi i detyruar i Haxhit me Muken e ben krahun tone te djathte me te dobet dhe Martin Petrov gjen me shume hapesira. Megjithate, edhe ne kete pjese lojtaret tane kerkojne te fitojne, por kane edhe fat, kur Vangjeli largon nje top qe po kalonte vijen fatale dhe Beqaj pret ne tre kohe qe goditje te kundershtarit. Megjithate, goditja fatale vjen ne fundin e takimit. Berbatov gjendet i cmarkuar ne zone dhe mposht Beqajn me nje goditje te fuqishme. Por asgje nuk ka mbaruar me kaq. Ne aksionin pasardhes, nje kundersulm kuqezi nxjerr te lire Ervin Bulkun, qe godet, por topi ndalet me dore nga mbrojtja. 11 metersh i paster, te cilin e ekzekuton Skela, por ka grushtuar ne kendore Petkov.
Nje ndeshje qe mbyllet ne barazim. Nje sfide qe duhej fituar nga Shqiperia, por gjithcka mbetet nje enderr. Megjithate, pika e marre dje eshte nje tjeter hap pozitiv, sepse barazohet Sllovenia dhe do te synohet qe te kalohet ne ndeshjet e mevonshme.
Minutat e nxehta
3 Duro sherben nje top per Skelen, i cili gjuan, traverse. 4 Bullgaret kalojne ne kundersulm, por sulmuesi kundershtar gjuan jashte. 11 Skela nxjerr nje asist per Salihin, i cili eshte i pafat nuk arrin te ule topin, i cili perfundon mbi traverse. 13 Petrov merr nje top ne afersi te zones, gjuan, pret Beqaj. 16 Berbotov gjuan me koke, Beqaj ben perseri mrekulline. 18 Skela pason per Dallkun, qe pasi shmang nje lojtar bullgar, gjuan jashte 25 Oto Baric merr karton te kuq 29 Ne goditje denimi Skela gjuan nderpret muri. 30 Bogdani del vetem per vetem me portierin, gjuan, nderhyn mbrojtja 31 Duro ne goditje kendi, gjuan, devijon nje mbrojtes dhe 1-0 35 Goditje denimi per bullgaret, pret beqar. 38 Perseri goditje kendi per miqte, pret Beqaj 40 Bogdani, gjuan jashte 47 Vangjeli, merr topin nga mbrojtja, 30 metra larg gjuan, topi perfundon ne vijen fundore. 51 Numri 20 i bullgareve gjuan ne brendesi te zones, Beqaj ben mrekulline duke pritur ne dy kohe 67 Salii nga 30 metra larg, leshon nje predhe, pret portieri bullgar, Bogdani gjuan jashte 69 Duro nga 30-35 metra larg gjuan fuqishem pret gardiani i miqve 75 Perse ri Beqaj ben mrekulline pas gjuajtjes se nje sulmuesi Bullgar 86 Barbatov gjuan dhe 1-1 90 Skela merr persiper te gjuaje penalltine, pret portieri
Grupi G
Luksemburg Rumani 0-2 Holande Slloveni 2-0 Shqiperi Bullgari 1-1
Renditja
Skuadra N F B H GSH GP P Rumani 10 8 2 0 20 5 26 Holande 10 7 2 1 13 3 23 Bullgari 10 5 4 1 15 7 19 Shqiperi 10 2 5 3 8 7 11 Slloveni 11 3 2 5 9 12 11 Bjellorusi 10 2 1 7 11 20 7 Luksemburg 11 1 0 9 2 22 3
Deklaruan pas ndeshjes
Baric: Meritonim me shume sesa barazimi
Pas barazimit ne diten e djeshme 1-1 ndaj Bullgarise, trajneri i kombetares kuqezi, Oto Baric eshte shprehur ne deklaraten per shtyp, ku ka pergezuar ekipin dhe gjithashtu ka folur dhe per kartonin e kuq, qe mori ne minuten e 25 te takimit. Meritonim te fitonim por per fat te keq nuk arritem. Kemi bere nje loje te mire si ne fazen ofensive dhe ne ate defensive, madje kjo perballje ka qene me e mire se sa kemi luajtur kunder Holandes. I pergezoj djemte per gjithcka qe dhane ne fushe.
Per sa i perket kartonit te kuq, qe mori vete ai ne pjesen e pare, ose me sakte ne minuten e 25-te, 75 vjecari tha: Me gjyqtarin kam pasur nje problem para 5-6 vjetesh, te cilit i kam thene arrogant. Ndoshta kjo gje ka ndikur. Megjithate ne fund te ndeshjes ai ishte njeriu me i pa lumtur, per ato vendime qe dha.
Ne fund ai ka folur dhe per rinovimin e kontrates se tij, e cila eshte drejt fundit, ku nje nga problemet kryesore te saj eshte mosha e madhe qe ka kroati. Per sa i perket kontrates gjithcka varet nga presidenti. Une kam dhene ate qe kam mundur per kete kombetare. Kam dhe shume gjera te tjera per te dhene. Megjithate kjo gje nuk varet nga une, - ka perfunduar fjalen e tij, trajneri i kombetares Sqiptare Oto Baric.
Penev: Pergezoj Shqiperine, na vuri ne veshtiresi
Pas perfundimit te ndeshjes Shqiperi Bullgari, e cila u mbyll ne shifrat te barabarta 1-1, trajneri i kombetares Bullgare, Dimitari Penev, ka folur pas takimit, ku ka pergezuar skuadren tone per lojen e saj. Ne radhe te pare pershendes Shqiperine, per lojen beri dhe rezultatin qe mori. Ata kane bere nje loje te mire sidomos ne pjesen e pare. Po ashtu dhe ne ne kete pjese kemi bere nje loje mjaft te mire. Lojtaret tane nuk arriten te gjenin rrugen e duhur drejt golit. Ndersa Shqiperia e ka treguar veten e saj ne dy takimet e fundit qe ka bere ndaj skuadres se Holandes dhe ndaj Sllovenise. Te ne kane ndikuar gjithashtu dhe rezultatet e tjera ne sidomos ajo kunder Luksemburgut. Me tej ai ka eshte shprehur se kete ndeshje ndaj kuqezinjve e konsideruar te veshtire. E kam thene qe para ketij takimi se perballja me Shqiperine do te ishte e veshtire dhe ashtu ndodhi. Megjithate ata kane mundur qe edhe ne fushen tone te marrin nje barazim. Gjithashtu ai ka folur dhe per kualifikimin e mundshem te ekipit qe drejton, ku tashme mundesite thuajse jane shuar pas fitores se Holandes. Barazimi me Shqiperine na ka kushtuar shume. Ketu do te na duheshin vetem tre piket, por kjo nuk ndodhi dhe shpresat tona per ne Euro 2008 jane shuar,- ka perfunduar trajneri i Bullgarise, Dimitari Penev.
Kortezi e Koha Jone
|
|
|
|