Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Per ate qe eshte shume i vetmuar, edhe zhurma eshte nje ngushellim.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Sport :: Shqiperi - Holandė = 0 - 1
Postuar nga: Albo

Sport Shqiperi - Holandė, miqte fitojne mes polemikash

Kanė ndodhur nga tė gjitha nė “Qemal Stafa”, arbitri Majkėll Raili nė njė moment tejet tė dyshimtė ka shkuar deri nė anulimin e autogolit, ndėrkohė qė ndeshja ėshtė mbyllur dy minuta para kohe pėr shkak tė njė shashke qė ka rėnė pranė Mario Melkiot

Takimi Shqipėri-Holandė mbyllet me polemika dhe me njė fitore aspak tė merituar tė skuadrės mike, qė nė njė ndeshje tė mbushur me tension, pa mė tė voglin dyshim nuk ishte mė e mira nė fushė. Kanė ndodhur nga tė gjitha nė “Qemal Stafa”, arbitri Majkėll Raili nė njė moment tejet tė dyshimtė ka shkuar deri nė anulimin e autogolit, ndėrkohė qė ndeshja ėshtė mbyllur dy minuta para kohe pėr shkak tė njė shashke qė ka rėnė pranė Mario Melkiot.

Lojtari holandez ka stimuluar mjaft bukur, duke e detyruar arbitrin tė fishkėllejė pėrfundimin e takimit, nė sytė e rreptė tė vėzhguesit tė UEFA-s dhe gjaknxehtėsisė sė tifozėve shqiptarė pėr shkak tė njė gjykimi, qė nė mos i njėanshėm, ishte pa mė tė voglin dyshim jo nė lartėsinė e ndeshjes. Kuqezinjtė kanė dhėnė gjithccka nė fushėn e lojės, por ndeshja duket se u vendos 5 minuta para fundit, nga njė karton i kuq i Lorik Canės qė nė fillim u pėrplas me Shnajder dhe mė pas goditi me kokė Van Nistelroin.

Nė minuėtn e 6-tė Shqipėria ka rastin mė tė mirė, duke mos arritur tė shėnojė me anė tė Kapllanit. Nė tė 24-tėn, Duro godet jashtė, ndėrsa pak minuta mė vonė Van Persi merr karton tė verdhė poėr njė ndėrhyrje ndaj Vangjelit. Pjesa e parė mbyllet me njė sherr tė Baricit me arbitrin Raili pėr anulimin e golit, ndėrkohė qė nė tė dytėn Bushi futet nė vend tė Kapllanit.

Shqipėria rezistoi mjaft mirė deri nė minutat e fundit, kur Cana mori kartonin e kuq. Van Nistelroi shėnoi pas njė krosi nė zonė, me gjysmėrrofeshatė, duke riukthyer gėzimin nė kampin portokalli. Ndeshja u mbyll para kohe pėr shkak tė njė shashke ndaj Melkiot, hedhur nga tribuna karshi. Pas kėsaj ndeshje, Shqipėria mbetet me 9 pikė nė grup, ndėrsa Holanda shkon nė 20. (news24/balkanweb)


Van Basten: Goli i Shqiperise i rregullt, patem fat

E Premte, 14 Shtator 2007

Marko Van Basten te pakten arrin te pranoje te verteten. Pavaresisht se kjo nuk i prish asnje pune, sepse 3-piket i ka tashme ne xhep, tregon objektivitet duke deklaruar se autogoli i Mario Melhiotit ishte gol i rregullt per Shqiperine. “Pashe pamjet filmike, - tha ai per “De Telegrafin”, - dhe kuptova qe goli qe shenuam ne porten tone ishte i rregull. Nuk kishte asnje parregullsi. Prandaj duhet te pranojme se patem fat ne Shqiperi”. “Perfaqesuesja holandeze e arriti fitoren ne Tirane vetem duke kaluar “ne vrimen e gjilperes, shkruante “De Telegrafi”, - Rud Van Nistelroi shenoi ne kohen shtese, por mund te kishte shkuar krejt ndryshe. Gjyqtari Majkell Rajli anulloi me nje vendim qe vetem ai mund ta merrte autogolin e Mario Melhiotit”.

Ndeshja, 3 milione holandeze para televizorit

Ndeshja Shqiperi-Holande eshte ndjekur ne menyre masive ne Holande. Sic ben te ditur gazeta “De Telegraf”, numri i holandezeve qe ndoqen ndeshjen direkt ne televizion (RTL4), ishte 2 915 000. Gazeta nuk jep shifra sesa perqind e shikuesve po ndiqte ndeshjen, ne krahasim me programet e tjere, por kjo perqindje duhet te jete e madhe, duke pasur parasysh se Holanda ka rreth 14.5 milione banore.

Herr Oto: UEFA s’donte qe Holanda te ndalej ne Shqiperi

Ne intervisten e tij per “Vecernjin”, Baric akuzoi drejtperdrejt UEFA-n per njeanshmeri dhe perkrahje te Holandes. “Te merkuren kemi luajtur ndeshjen me te mire te eleminatoreve deri tani, - u shpreh shefi kuqezi, - I patem holandezet ne dore. Ata kishin ardhur me gjithe yjet e tyre me te medhenj dhe nuk munden te benin asgje ndaj nesh. Jam shume i zhgenjyer”. “Per fat te keq serish ishte gjyqtari qe dha vendimin perfundimtar. Ne fund te pjeses se pare Matejsen (ne fakt Melhiot) tundi rrjeten e tij dhe nisem te festonim golin, por gjyqtari e anulloi. Situate e ngjashme si ne rastin e penalltive per Verderin ne “Maksimir” (ndaj Dinamos se Zagrebit). Faull qe vetem gjyqtari anglez e pa”.

“Me Shqiperine kemi bere perparim te madh, - thote, - kam marre ne ekip disa lojtare te rinj, kemi krijuar nje ekip te shkelqyer. Por UEFA nuk donte qe Holanda e madhe te pengohej ne “ndonje“ Shqiperi dhe te mos shkonte ne Kampionatin Europian”.

Armand Duka: Oto, shaje gjyqtarin, e paguaj une gjoben

Sipas “Vecernjit”, Oto Baric e kishte “viston” nga presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit (FSHF) qe t’i thoshte cfare fjalesh te donte gjyqtarit Rajli. “Presidenti me pergezoi per ndeshjen, po ashtu publiku brohoriti per ne, por kjo nuk ma hoqi zhgenjimin, - tregoi kroati, - madje, presidenti erdhi dhe me tha “Oto, thuaji gjyqtarit cfare te duash, gjoben do ta paguaj une”. Por cfare do te fitoja me kete. UEFA qe tani me ka ne shenjester”.


Kortezi e Balkanweb dhe Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.