Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gazetat jane hekurudha e genjeshtres.
--- D`Aurevilli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 85 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hasan Moglica
Nė 20 qershor 1915 u nda nga jeta patrioti Hasan Moglica nga Okshtuni i Dibrės, I cili pati marrė pjesė nė tė gjitha betejat e zhvilluara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit; hapi shkollėn e parė shqipe nė fshatin e tij; si dhe ishte delegat nė Kongresin e Manastirit. U vra nga serbėt.

Nexhat Hakiu
Nė 20 qershor 1917 u lind nė Vlore poeti dhe studiuesi Nexhat Hakiu. I pėrket brezit tė shkrimtarėve tė viteve '30; mė pas nė vitet '40 drejtoi Revistėn Letrare. Veprat e tij mė tė mira janė: "Kėngė gjaku", "Fjala ime", "Zėri i fyellit", "Njė lule mbolla" etj. Vdiq nė vitin 1978.

Jozef Vacllav Mysbek
Nė 20 qershor 1848 u lind skulptori i madh ēek Jozef Vacllav Mysbek, njėri nga themeluesit e shkollės sė skulpturės nė vendin e tij, nė veēanti i skulpturės sė kohės sė re, si dhe autor i veprave madhore: pėrmendores sė Jan Zhishkės-heroit kombėtar ēek, Grupit tė figurave tė urės sė madhe Palacki, i godinės sė Teatrit tė Prages etj. Vdiq nė vitin 1992.
Ceshtje Kombetare :: Vizioni amerikan pėr Kosovėn dhe Ballkanin
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Qė nga rėnia e komunizmit nė vitin 1989, treshja e presidentėve amerikanė Xhorxh Bush, Klinton e Xh.W. Bush, kanė patur tė njėjtin vizion pėr Evropėn. Kjo ambicie ėshtė qėllimi mė i rėndėsishėm i politikės sė jashtme tė vendit tonė nė 100 vitet e fundit. Kjo, sepse tė dyja luftėrat e botėrore dhe luftėn e ftohtė, i kemi zhvilluar duke pritur ditėn, kur Evropa do tė ishte pėrfundimisht e lirė, nė paqe dhe e pandarė. Ky qėllim , nuk mund tė realizohet pa paqe e stabilitet nė Ballkan.

Gjatė njė dekade e gjysmė, SHBA kanė luajtur pa ndėrprerje, rolin qendror nė pėrfundimin e luftėrave pėr trashėgiminė jugosllave dhe ruajtjen e paqes. Me tė drejtė, presidenti Klinton ndėrhyri nė Bosnjė nė vitin 1995, me tė cilėn pėrfundoi ajo luftė e tmerrshme. Me tė drejtė, nė fund tė viteve ‘90 kundėrshtuam pėrpjekjen e Millosheviqit pėr tė pastruar etnikisht mbi njė milionė shqiptarė tė Kosovės. Me tė drejtė, sė bashku me aleatėt e NATO-s, dėrguam ushtarė nė Bosnjė e Kosovė pėr tė ruajtur paqen. SHBA kanė arritur suksese nė Ballkan dhe kanė ndihmuar njerėzit qė ti shmangen tiranisė dhe tė gjejnė paqen.

Tani duhet tė veprojmė shpejt, gjatė javėve dhe muajve tė ardhshėm, pėr ta pėrfunduar punėn dhe pėr ta ndihmuar Kosovėn qė tė arrijė pavarėsinė. Tashmė, guri i themelit i politikės tonė nė kėtė rajon, ėshtė premtimi i integrimit tė vendeve tė Ballkanit nė NATO e BE, e cila ėshtė mėnyra mė e mirė, qė vendet e Evropės Juglindore tė realizojnė rindėrtimin, rritjen ekonomike e vendosjen e marrėdhėnieve tė reja paqėsore me fqinjėt.

Shumica e vendeve tė dala nga shpėrbėrja katastrofike dhe e pėrgjakshme e Jugosllavisė, tani ėshtė nė rrugėn e anėtarėsimit nė BE e NATO. Po ashtu, pas luftėrave disavjeēare, vizioni amerikan ėshtė prekur me dorė. Por, rajoni nuk mund tė pėrparojė, nė se nuk zgjidhet ēėshtja madhore e fundit, qė lidhet me rėnien e ish Jugosllavisė: Statusi i Kosovės.

Kur kam qenė herėn e fundit nė kėtė kėshill, kam folur pėr Kosovėn nė vitin 2005, kam folur pėr nevojėn e kryerjes sė punėve tė mbetura nė Ballkan dhe shpejtimin e procesit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Ndėrkohė, i dėrguari special i Kombeve tė Bashkuara, Marti Ahtisari, u vu nė krye tė pėrpjekjeve themelore gjithėpėrfshirėse me liderėt kosovarė e qeverinė serbe. Ai mė 3 prill i dorėzoi Kėshillit tė Sigurimit tė OKB rekomandimet e tij, duke pėrfshirė aty me detaje, njė varg propozimesh pėr tė ardhmen e Kosovės, me rekomandimin qė Kosova tė bėhet e pavarur dhe pėr njė kohė tė caktuar ajo tė jetė nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare.

Pavarėsi pėr Kosovėn

SHBA mbėshtesin plotėsisht dhe janė tė bindura, se pavarėsia e kontrolluar pėr Kosovėn ėshtė rruga e vetme pėrpara. Pas shpėrbėrjes sė dhunshme tė Jugosllavisė dhe spastrimit etnik qė zbatoi Sllobodan Millosheviqi nė Kosovė, ēdo rezultat tjetėr, jemi tė bindur se do tė ēojė nė administrim jofunksional, nė forcimin e ndikimit tė ekstremistėve dhe do tė ēonte direkt nė luftėra tė reja. Realiteti ėshtė, se lidhjet mes Serbisė e Kosovės tashmė janė dėmtuar qė nė vitin 1999, kur KS me rezolutėn 1244 vendosi qė nė vend tė pushtetit tė Beogradit, tė vihet administrimi i KB mbi Kosovėn. Mė shumė se 90% e qytetarėve tė Kosovės pėrbėhet nga shqiptarėt. Ata kurrė nuk do tė pranojnė administrimin e mėtejshėm tė Serbisė. Janė proamerikanė tė deklaruar, sepse trupat tona i mbrojtėn ata nga masakrat dhe pėrndjekjet. Ata nuk do tė pranojnė asgjė mė pak se pavarėsi. Nė tetė vitet e kaluara, Kosova ka pėrforcuar institucionet e qeverisjes lokale dhe ka zgjedhur kuvendin, presidentin e kryeministrin. Nuk shikojmė asnjė opsion tė besueshėm pėr integrimin e tyre nė institucionet e Serbisė. Pavarėsia e Kosovės do tė shėnonte fundin e vėrtetė tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė dhe do tė mundėsonte sė pari Serbisė, qė tė kapėrcente trashėgiminė e hidhur dhe tragjike tė erės sė Millosheviqit. Pavarėsia ėshtė rezultat legjitim, i drejtė dhe ligjor. Disa thonė se, kjo do tė jetė precedent pėr lėvizje tė tjera seperatiste, por ne e hedhim poshtė plotėsisht kėtė tezė.

Sa i pėrket zgjidhjeve pėr luftėrat e tjera nė lidhje me shpėrbėrjen e Jugosllavisė edhe propozimet e Ahtisarit janė pėrshtatur plotėsisht rrethanave dhe nuk kanė asnjė rėndėsi, pėr asnjė vend tjetėr nė Evropė e kudo tjetėr. Faktorėt e veēantė, qė janė pėrfshirė nė ngjarjet e Kosovės, para sė gjithash, rėnia e dhunshme dhe jokonsensuale e Jugosllavisė, politika e pastrimit etnik e Millosheviqit, vendimi i NATO-s pėr tė ndėrhyrė, vendimi i Kėshillit tė Sigurimit, me tė cilin Kosova u vu nėn administrimin e OKB dhe me tė cilin u parashikua procesi politik me ndėrmjetėsimin e KB, pėr tė vendosur pėr statusin, nuk mund tė gjenden diku tjetėr dhe nuk duket se do tė pėrsėriten.

Pėrgjithėsisht, Kėshilli i Sigurimit tashmė prej kohėsh e konsideron Kosovėn si rast special, duke e filluar me masat e jashtėzakonshme qė mori nė vitin 1999. Megjithėse separatistėt nė vende tė tjera mund tė insistojnė, qė t‘i lidhin qėllimet e veta me Kosovėn, ne nuk dimė asnjė situatė qė ėshtė e krahasueshme me tė dhe presim qė tė gjitha qeveritė e pėrgjegjshme ta mohojnė kėtė krahasim.

Vendosja e pavarėsisė

Bashkėpunojmė ngushtė me NATO-n dhe BE-nė, anėtarėt e tė cilėve janė dakord me ne, se pavarėsia e Kosovės ėshtė rezultati i vetėm real dhe funksional. SHBA-tė, NATO e BE kanė investuar resurse tė mėdha ekonomike, politike e ushtarake nė Kosovė dhe nė gjithė rajonin-prandaj jemi tė pėrcaktuar nė maksimum, qė kėtij procesi ti shkohet deri nė fund. Kėshilli i Sigurimit tashmė ka filluar tė diskutojė pėr rekomandimet e ndėrmjetėsit Ahtisari. Gjatė javėve tė ardhshme, SHBA do tė sponsorizojnė rezolutėn e re tė KS, qė duhet tė zėvendėsojė rezolutėn 1244 (me tė cilėn ėshtė vendosur regjimi i tanishėm i administrimit ndėrkombėtar nė Kosovė). Kjo rezolutė nuk do tė ofrojė nė tė vėrtetė pavarėsinė Kosovės, por do tė heqė pengesat politike e juridike, nė rrugėn drejt pavarėsisė dhe do tė sigurojė mandatin pėr kontrollin ndėrkombėtar tė Kosovės, pas pėrcaktimit tė statusit, nė pėrputhje me kreun 7 tė dokumentit tė OKB. Presim qė udhėheqja e Kosovės tė shpallė mė pas pavarėsinė. SHBA dhe vendet e tjera, atėherė do ta njohin shtetin e ri tė Kosovės. Qėllimi ynė, ėshtė qė procesi i pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės tė jetė i saktėsuar dhe i pėrfunduar me sukses, deri nė fund tė kėsaj vere. Besojmė se KS do ta kuptojė, se propozimi i Marti Ahtisarit do tė ofrojė pamje mė tė mirė, pėr arritjen e zgjidhjes sė qėndrueshme. Kemi filluar njė varg diskutimesh me qeverinė ruse, pėr ta nxitur, qė ta mbėshtesė kėtė proces, ose tė paktėn tė mos e bllokojė. Kam takuar zėvendėsministrin e Jashtėm rus, Titov dhe i kam paraqitur dy argumente bazė:

Sė pari, i kam theksuar se SHBA dhe Evropa, gjatė kėtyre tetė viteve kanė ofruar kontribut tė madh, nė kuptimin e angazhimit ushtarak, tė parave dhe tė pjesėmarrjes politike nė Kosovė. Forcave tona do t‘u duhet tė pėrballen me trazirat, qė janė tė pashmangshme, nėse KS e hedh poshtė pavarėsinė. Prandaj SHBA dhe Evropa, shpresojnė se Rusia do tė pėrcaktohet pėr bashkėpunim, pėr tė ruajtur stabilitetin e paqen nė rajon dhe jemi tė bindur, se kjo do tė realizohet mė mirė me rezolutė pozitive nė KS tė KB.

Sė dyti, asnjė pėrpjekje pėr tė penguar pavarėsinė e Kosovės nuk do tė ketė sukses, duke qenė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme dhe pėr kėtė jemi tė bindur!

Duhet veprim i shpejtė. Nuk mund tė lejojmė pritje tjetėr. Deri sa gjėrat nuk janė tė qarta, statusi i papėrcaktuar i Kosovės do tė jetė burim i destabilitetit dhe i tensioneve tė forta. Kosova, pėr shkak tė statusit tė pazgjidhur, tani e ka tė pamundur pėrfshirjen nė mjetet kredituese ndėrkombėtare, ndėrsa investimet e huaja janė tė pa stimuluara. Dhe ēfarė ėshtė mė e rėndė, populli i Kosovės, prej njė dekade nuk e di si do tė quhet mė nė fund vendi i vet, ndėrsa bashkėsive etnike nė Kosovė, u ėshtė hequr baza e qartė, mbi tė cilėn mund tė paqėsohen e tė ndėrtojnė marrėdhėnie tė reja reciproke. Sipas gjykimit tonė, shtyrja e mėtejshme, vetėm sa do ta pėrkeqėsonte situatėn dhe do tė pėrforconte ndikimin e ekstremistėve, nga tė gjitha palėt. Nė thelb, jemi tė bindur se rreziku nga dhuna ėshtė shumė mė i madh nėse do ta shtyjmė pavarėsinė e Kosovės, se sa nėse vendosim shpejt pėr tė. Shumica e ekspertėve beson se, Evropa Juglindore mund tė rrėshqasė nė njė luftė tė re dhe nė luftė etnike, qė do tė kėrcėnonte edhe personelin e KB dhe tė NATO-s tė vendosur nė Kosovė, nėse ėndrra e tyre pėr pavarėsi do tė shuhej. Edhe pse shumica e vendeve qė e njohin mirė Kosovėn, mbėshtesin rrugėn drejt pavarėsisė, disa mes tyre si Rusia, ftojnė pėr raunde tė reja bisedimesh mes palėve. Presidenti Ahtisari, bazuar nė pėrvojėn e bisedimeve tė Vjenės, ka konkluduar se, kjo ėshtė e pamundur. Ai nuk beson nė vazhdimin e bisedimeve, tė cilitdo formati qoftė dhe sa do qė tė zgjasnin, nuk do ta kalonin hendekun mes dy palėve. Ne jemi dakord me kėtė. Nėse ky proces do tė vazhdonte pa fund, nė se do fillonin prapė bisedime, nėse do tė hapej prapė ēėshtja e rekomandimeve tė Ahtisarit, ose nė ndonjė mėnyrė tjetėr tė shtyhej statusi i Kosovės, vetėm sa do ta vėshtirėsonte dhe jo ta lehtėsonte, gjetjen e zgjidhjes sė qėndrueshme. Besojmė se ata qė i referohen zgjatjes, janė mė pak tė interesuar pėr gjetjen e bazave tė pėrbashkėta tė pranueshme, se sa pėr pengimin e realizimit tė dėshirės sė shumicės sė njerėzve qė jetojnė nė Kosovė. Nuk duhet tė lejojmė, qė tė ndodhė kjo. Pas kaq shumė vitesh paqartėsie, populli i Kosovės dhe i gjithė rajonit, ka tė drejtė ta dijė se cila ėshtė e ardhmja qė e pret. Kredibiliteti i bashkėsisė ndėrkombėtare, veēanėrisht i OKB, qė kanė rol legjitim dhe tė kahershėm nė marrjen me situata tė ngjashme me kėtė tė Kosovės, tani ėshtė nė provė. Duhet tė hyjmė menjėherė nė aksion.

Vizioni ynė pėr Kosovėn

Vizioni ynė pėr Kosovėn, ėshtė vizioni i shtetit demokratik, multietnik e paqėsor, qė gjendet nė rrugėn pa kthim drejt anėtarėsimit nė NATO e BE. Qė nga 1999, Kosova ka realizuar pėrparim tė rėndėsishėm nė rindėrtimin nga lufta. Nėn drejtimin e KB, ajo tani ka qeveri funksionale, ka organizuar zgjedhje tė drejta e tė lira dhe ka polici mulktietnike profesionale. Kjo ėshtė shoqėria qė ka pėrparuar. Do tė donim, pra, tė shohim pėrparim mė tė madh nė njė fushė kryesore: nė mbrojtjen e pakicave nė Kosovė. Serbėt e Kosovės akoma pėrballen me abuzime e diskriminim. Kjo ėshtė e papranueshme. Disa herė kam vizituar bashkėsitė e pakicave dhe pėrfaqėsuesit e tyre nė Kosovė. Nė tetor 2005, kam vizituar njė grup familjesh serbe nė Obiliq. Shumė prej tyre kanė qenė tė pėrzėnė me forcė, nė trazirat e marsit 2004. Njė ēift tė moshuarish kishte ndėrtuar shtėpinė e tyre nė kėtė qytezė historike nė fillim tė viteve 60. Fėmijėt ishin shpėrngulur nė Serbi, por ata donin tė rrinin nė Obiliq. Shpesh, ndiheshin tė kėrcėnuar nga fqinjėt e tyre shqiptarė tė Kosovės. Sigurisht, u duhet dhėnė e drejta dhe mundėsia qė ata tė qėndrojnė. Historia e tyre pėr luftėn dhe dėshira pėr tė jetuar nė paqe, mė ka treguar qartė, se duhet tė bėhet mė shumė pėr tė mbrojtur kėtė popullsi tė ndjeshme. Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku dhe presidenti Fatmi Sejdiu, nė mėnyrė tė admirueshme insistojnė pėr tė vendosur kontakte me tė gjitha grupet etnike nė Kosovė. Gjatė gjashtė muajve tė fundit, kanė realizuar pėrparim tė vėrtetė nė disa nga standardet prioritare. Ka mbetur akoma shumė pėr tė bėrė. Tė gjithė liderėt kosovarė kanė pėrgjegjėsi tė madhe dhe tė pashmangshme, qė tė merren me kėto probleme. Ata duhet tė bėjnė mė shumė pėr mbrojtjen e tė drejtave, sigurisė e pasurisė sė pakicave kosovare, si dhe nė fushėn e kontrollit tė ekstremistėve e pengimit tė trazirave sociale.

Zgjidhja e Ahtisarit

Gjatė mė shumė se njė viti bisedimesh, presidenti Ahtisari ka synuar kompromisin mes palėve pėr shumė ēėshtje, qė janė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės, para sė gjithash nė kėndvėshtrimin e mbrojtjes sė serbėve tė Kosovės. Nėn drejtimin e tij, palėt kanė diskutuar pėr decentralizimin e pushtetit lokal, mbrojtjen kushtetuese tė pakicave etnike, ēėshtjet ekonomike dhe mbrojtjen e trashėgimisė kulturore. Pėrfaqėsuesi i Sekretarit tė Shtetit Amerikan pėr bisedimet pėr statusin, ambasadori nė pension Frenk Vizner, ka marrė pjesė nė shumė prej kėtyre diskutimeve dhe i ka nxitur palėt qė tė jenė mė elastike. Edhe pse pala serbe nuk ėshtė angazhuar nė mėnyrė kontruktive nė shumė diskutime, presidenti Ahtisari, ka qenė mbėshtetės pėr tė identifikuar paralelizmin nė qėndrimet e tė dyja palėve.

Mbi bazėn e propozimeve qė paraqiten tė dyja palėt dhe duke u mbėshtetur nė pėrvojėn e vet tė rėndėsishme nė ndėrmjetėsimin edhe nė konflikte tė tjera tė ndryshme ndėrkombėtare, ai ka propozuar njė varg rregullimesh pėr administrmin e Kosovės. Nė thelb tė kėsaj zgjidhje, qėndron nevoja pėr arritjen pėrmirėsimit tė pashmangshėm tė jetesės sė pakicave nė Kosovė. Kjo zgjidhje u ofron serbėve dhe shqiptarėve themelin pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve tė reja, qė do tė bazohen nė besim e bashkėpunim. Propozimi i tij pėr pavarėsi tė kontrolluar, paraqet kompromis tė madh mes pavarėsisė sė pakushtėzuar dhe kthimit tė pamundur nė status quo-nė e mėparshme. Sa i pėrket kompromisit, as kėtu asnjėra palė nuk mund tė jetė plotėsisht e kėnaqur. Ndėrsa unė jam i kėnaqur, se Kuvendi i Kosovės tashmė ėshtė detyruar ta zbatojė plotėsisht zgjidhjen e presidentit Ahtisari. Kjo ėshtė shenjė e pjekurisė sė madhe.

Prania ndėrkombėtare

SHBA janė tė qarta se pavarėsia e Kosovės do tė pėrballet me probleme tė mėdha. Institucionet e saj tė reja janė tė dobėta, nuk janė tė afta tė luftojnė kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar e dhunės sė motivuar etnikisht. Kosovės do ti duhet ndihma pėr zbatimin e rregullimeve qė propozoi presidenti Ahtisari. SHBA do tė marrin pjesė nė vendosjen e Zyrės Civile Ndėrkombėtare nė Kosovė, tė cilėn e ka propozuar Ahtisari pėr tė kontrolluar zbatimin e kėsaj zgjidhje. Nė krye tė kėsaj zyre do tė jetė njė zyrtar evropian, ndėrsa zėvendėsi i tij do tė jetė amerikan. Shefi i kėsaj zyre do tė ketė kompetenca ekzekutive pėr tė kthyer ligje, ndėrruar funksionarė ose pėr tė ndėrmarrė ēfarėdo mase, pėr tė garantuar zbatimin e zgjidhjes. Ai do tė paraqesė raport nė Grupit Ndėrkombėtar tė Mbikėqyrjes, nė pėrbėrje tė tė cilit do tė jenė anėtarėt e tanishėm tė Grupit tė Kontaktit, si dhe pėrfaqėsuesit e NATO-s dhe BE-sė.

Pararoja e pėrbashkėt e SHBA dhe BE, tashmė prej muajsh ėshtė nė terren nė Prishtinė dhe po bėn punėn e koordinimit tė tranzicionit. Nė Kosovė do tė vendoset edhe misioni special i BE-sė pėr sigurinė, politikėn mbrojtjes dhe sundimin e sė drejtės. Ai do tė vendoset nė sektorin e policisė e drejtėsisė. Ky mision, do tė ketė gjithashtu kompetenca ekzekutive, qė tė zbatojė disa funksione tė rėndėsishme policore, tė drejtėsisė, si dhe hetimet pėr krimet e luftės e luftėn kundėr krimit tė organizuar. Misioni gjithashtu do tė pėrqendrohet nė ndėrtimin e kapaciteteve tė shėrbimit policor dhe drejtėsisė sė Kosovės, qė institucionet njė ditė tė mund tė marrin tė gjitha pėrgjegjėsitė nga bashkėsia ndėrkombėtare. NATO, qė ėshtė faktori kryesor stabilizuas nė Kosovė dhe nė rajon do tė mbetet aty. KFOR, i cili nė kėtė moment numėron rreth 16.000 ushtarė, pėrfshirė dhe 1600 pjesėtarė tė Gardės Kombėtare Amerikane, do tė vazhdojė tė ruajė sigurinė dhe kontrollojė vendosjen e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, tė armatosur lehtė dhe tė vogla nė numėr. Zhvillimi i tyre ėshtė i rėndėsishėm, pėr ta afruar atė ditė, kur Kosova tė mundė tė marrė nė dorė sigurinė e vet, ndėrsa NATO ti tėrheqė forcat e veta nga rajoni,

Ekonomia

Pavarėsia e Kosovės nuk do tė jetė e qėndrueshme, nėse nuk nxisim shpejt zhvillimin ekonomik. Vitet e konfliktit dhe tė paqartėsisė, kanė shkatėrruar ekonominė kosovare. Banka Botėrore dhe Komisioni Evropian planifikojnė konferencė tė madhe donatore. Presidenti i SHBA, nė buxhetin plotėsues tė 2007-s ka kėrkuar 279 milionė dollarė ndihma pėr Kosovėn, ndėrsa nė buxhetin e vitit 2008, pėr kėtė qėllim janė planifikuar 151 milionė dollarė, qė nė shumatore, pėrbėjnė 22 deri 25 % tė donacioneve tė parashikuara ndėrkombėtare. Me njė pjesė tė rėndėsishme e kėsaj ndihme, synohet tė paguhet pjesa kosovare e borxhit tė Serbisė, qė Kosova si shtet i pavarur, tė mos ngarkohet qė nė fillim me barrėn shkatėrruese tė borxheve. Po ashtu, do tė insistojmė pėr projekte, qė angazhojnė potencialin ekonomik tė Kosovės, sė pari nė sektorin energjetik.

Serbia

Tani kur po i afrohemi fundit tė procesit tė konfirmimit tė statusit tė Kosovės, duhet tė shihet nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse i gjithė rajoni, veēanėrisht e ardhmja e Serbisė. Serbia, e cila nė dy luftėra botėrore ka qenė mike dhe aleate e SHBA ka rėndėsi tė madhe rajonale. Era e Millosheviqit nė 15 vitet e fundit, ka qenė anomali tragjike nė historinė e gjatė tė marrėdhėnieve tė pėrzemėrta. Tani pra, populli i Serbisė shtron kursin e ri pėr vendin e vet, rrugėn e integrimit dhe tė marrėdhėnieve normale me fqinjėt. Pasi ka lėnė politikėn e ndarjes dhe tė nacionalizimit tė Millosheviqit, Serbia insiston tė kthehet nė proceset kryesore evropiane. Sot liderėt e Serbisė kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės. Shumė prej tyre mendojnė se janė dėnuar pėr krimet e regjimit tė mėparshėm. E vėrteta ėshtė, se Serbia sot ndryshon nė shumėēka nga shteti i Millosheviqit. Edhe pse liderėt aktualė serbė nuk kanė kryer krime vetė, ata kanė pėrgjegjėsinė historike dhe morale tė pėrballen me kėtė trashėgimi tė kaluarės. Ne e nxisim Beogradin qė nė momentin kur tė hyjė nė derėn e bashkėsisė evropiane, ta lėrė "valixhen" e erės sė Millosheviqit. Serbia duhet tė pėrmbushė detyrimet e veta ndėrkombėtare dhe tė bashkėpunojė plotėsisht me Tribunalin e Hagės. Bashkėpunimi me Tribunalin e Hagės, para sė gjithash, arrestimi i Ratko Mlladiqit, i cili akuzohet pėr krime lufte, ėshtė me rėndėsi tė madhe pėr normalizimin e marrėdhėnieve tė Serbisė me botėn.

Serbia pra, ka edhe pėrgjegjėsi nė drejtim tė Kosovės. Ne nxisim fort Serbinė, qė tė mbėshtesė zbatimin e zgjidhjes sė Ahtisarit, veēanėrisht tė nxisė serbėt e Kosovės tė marrin pjesė nė kėtė zgjidhje. Presidenti Ahtisari ka investuar shumė pėrpjekje, pėr tė realizuar interesat legjitime tė Beogradit nė Kosovė. Presim qė Serbia tė vendosė marrėdhėnie politike e ekonomike normale me Kosovėn, ashtu si ka bėrė dhe me shtetet tjera, tė dala nga ish Jugosllavia. SHBA besojnė se Serbia ka tė ardhme tė shkėlqyer, e cila nėnkupton mė shumė integrim nė bashkėsinė evropiane, rritje mė tė shpejtė tė investimeve private, vende tė reja pune dhe ndėrveprim mė tė madh social e ekonomik me fqinjėt. Biznesmenėt amerikanė kanė "nuhatje" nė zbulimin e tendencave tė reja. Pas vetėm disa vitesh aktivitet, ata janė sot tė dytėt, pėr nga madhėsia e grupit tė investitorėve tė huaj nė Serbi, i cili ka investuar mbi 1,3 miliardė dollarė nė aktivitetet tė ndryshme, qė nga prodhimi, media dhe bankat. SHBA do tė nxisin partnerėt edhe nė BE e NATO, qė tė bėjnė sa mė shumė, pėr ta njohur potencialin e Serbisė dhe pėr tė shpejtuar integrimet euroatlantike tė saj. Kėshtu, nė Samitin e NATO-s nė Rigė, kemi mbėshtetur hyrjen e Serbisė ne Partneritet pėr Paqe. Tashmė, kemi programe tė rėndėsishme ndihme nė Serbi dhe mendojmė tė ndėrmarrim akoma mė shumė tė tilla, nė varėsi nga kufizimet ligjore ekzistuese. Nė disa muajt e ardhshėm, do tė jetė e vėshtirė, por ne dhe miqtė tanė evropianė, do tė vazhdojmė tė ndihmojmė udhėheqjen serbe, qė tė mos devijojė nga rruga, por tė ecė nė rrugėn e tė ardhmes sė ndritur, qė shoqėria e saj tė afrohet mė shumė mė familjen euroatlantike demokratike.

Pėrfundimi

Ky ėshtė vizioni amerikan pėr Evropėn Juglindore. Ky vizion pra, nuk mund tė realizohet, derisa Kosova e Serbia tė mos shkulen nga konfliktet e sė shkuarės e tė mos ecin nė rrugėn pa kthim drejt BE-sė e NATO-s. SHBA, qė kanė luajtur rol qendror nė vendosjen e paqes nė kėtė rajon, janė absolutisht tė vendosura pėr pavarėsinė e Kosovės. Ky do tė jetė sukses i politikės sė jashtme amerikane.

Nicholas Burns


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.