 |
 |
Thenie-Proverba |
 |
|
 |
|
Ec e bridh ngado, por shtėpinė mos e harro
--- Populli
|
|
 |
 |
Reklama |
 |
|
 |
Menuja |
 |
|
 |
Vizitoret e castit? |
 |
|
 |
Kemi 74 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
 |
 |
Perkujtimore |
 |
|
 |
Nje dite si kjo ...
2008 Rexhep Meidani
Nė 17 gusht 1944 lindi nė Tiranė prof.dr.Rexhep Meidani, fizikan me njė punė tė gjatė shkencore studimore, si dhe njėri nga pedagogėt mė tė mirė tė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, ish president i Republikės sė Shqipėrisė gjate viteve 1997-2002.
Abdyl Frashėri
Nė 17 gusht 1839 lindi nė Frashėr tė Pėrmetit atdhetari i shquar Abdyl Frashėri, vėllai i dy tė mėdhenjve Samiut dhe Naimit, i cili bashkė me ta luftoi pėr ēėshtjen kombėtare: kryesoi Komitetin Shqiptar tė Janinės; hartoi projektin e shpalljes sė pavarėsisė. Gjithahtu ishte kryetar i Komitetit tė Stambollit; njėri nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit; organizator i dy Kuvendeve historike tė Frashėrit dhe tė Dibrės; etj. Vdiq nė Stamboll nė vitin 1892. Pas 82 vjetėsh eshtrat e tij u sollėn nė Shqipėri.
Petro Nini Luarasi
Nė 17 gusht mbylli sytė personaliteti i Rilindjes sonė Kombėtare Petro Nini Luarasi, mėsuesi qė hapi shkollės shqipe; publicisti qė bashkėpunoi me shtypin pėrparimtar tė kohės brenda dhe jashtė vendit; autori qė shkroi "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe pėrfolja e shqiptarit". U vra nga kisha greke.
Robert de Niro
Nė 17 gusht 1943 lindi njėri nga yjet e kinematografisė amerikane dhe asaj botėrore, Robert de Niro, aktor amerikan me origjinė italiane, protagonist nė filmat "Shoferi i taksisė", "Kazino", "Brons", etj. De Niro ėshtė nderuar edhe me ēmim Oskar.
|
|
 |
|
|  |
 |
Ēdo njeri, ēdo popull, qė tė rrojė dhe tė tregojė veten, mė parė nga tė gjitha duhet tė organizojė Kaosin, qė gjendet brenda nė Unin e tij. (Niēe) Dy pjesė tė mendimtarėve tė viteve 30 mjaftojnė qė tė iluminojnė sot nė ditėt tona shqiptarėt e pasditeve 2000. Pėrralla pellazgjike ėshtė njė hipotezė xhaba. Njė absurditet. Kėtė sofizmė duhet ta neveritim. Sot ska mbetur asnjė turk i ditur qė tė ėndėrrojė pėrrallat turanike. Asnjė grek, me mendje tė shėndoshė, sot nuk mburret se ėshtė stėrnipi i Periklidit. Edhe Romanėt e sotėm e kanė harruar prej shumė kohe origjinėn e tyre: jeta e popujve nuk ėshtė veēse Mrekullia e Zhvillimit, qė rregullon valėt e mėdha tė shekujve, shprehet Branko Merxhani...
Shqipėria jonė e sotme ėshtė njė Botė kaotike e vogėl. Nė rrembat tona rrjedhin shumė hidhėrime dhe helme, gjurmė tė prishjes, tė robėrisė, tė njė tronditjeje historiko-shoqėrore tė pakapshme. Trazimi dhe anarkia, qė mbretėrojnė sot nė gjuhėn tonė, nuk janė veēse vetėm njė pjesė, njė pamje, njė fazė e prishjes sonė historiko-shoqėrore. Gjithė ky trazim, gjithė kjo anarki mbretėrojnė edhe nė tė gjitha shfaqjet e tjera tė dinamizmit tonė qytetėronjės. Nė idetė dhe tendencat tona shoqėrore, ca mė shumė nė kuptimet tona mbi formėn dhe esencėn e instituteve tona shoqėrore. Ėshtė njė anarki, e cila ka thėthitur tė gjithė pothuaj jetėn tonė. Ideale skemi. Racionalizmi ynė ėshtė pothuaj si i djemve. Dispozita pėr njė gjurmim tė ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrėnjėn e saj kjo e keqe? A ka vallė arsye historike? Nga pikėpamja e kuptimit sociologjik cili ėshtė shkaku i kėsaj gjendjeje?
Ja disa pyetje qė Neo-Shqiptarizma pėrpara Djalėrisė sonė intelektuale dhe idealiste. I vė dhe shton: pa dhėnė pėrgjigje nė kėto pyetje, smund tė bėhet asnjė hap pėrpara! Ka shumė kohė qė shkoi ajo epokė nė tė cilėn Nacionalizma ishte shoqe e Romantizmės. Nacionalizma e sotme e ēmon kryesisht realitetin. Ėshtė shprehja e gjallė e Sociologjisė si shkencė, njėfarė toke zbatimi tė Higjienės Shoqėrore, njė Laborator i sėmundjeve psikologjike-shoqėrore. Si vlerė pozitive ka vetėm gjurmimin. Zbulimin e rrėnjės sė tė keqes. Kėrkimi themelor i Neo-Shqiptarizmės nga Djalėria nga ajo Djalėri e cila, e ndritur me fenerin e mendjes, ndjen pa dyshim pėrkundrejt fatit historik tė Atdheut njė respekt tė thellė dhe ėshtė vėnė me mish e me shpirt nė rrugėn e fatit dhe tė sė ardhmes ėshtė ky: Tė ndjekė njė formė shkencore nė gjurmimet dhe nė pėrkufizimet, si dhe njė kuptim filozofik tė plotė dhe tė tanishėm nė idealizmin kombėtare.
Njė intelektual shikon rrezikun mė tė madh dhe mė tė tmerrshėm: tė bjerė nė hendekun e gabimit dhe tė vetėgėnjimit, po tė dojė tė bėjė njė udhėtim nė sferėn e pasosur dhe kaotike tė fantazisė sė tij. Kjo sferė pėrmban vetėm botė tė rreme, vlera tė vdekura, qė bien vetėm gjumė dhe utopistė gjenialė. Drita ėshtė Shkenca, bota e realiteteve. Jetėn politike nuk duhet ta pėrcaktojmė pėrmes romanticizmit dhe fantazisė. Problemi i jetės, misteri i sė ardhmes, kanė nevojė pėr kėtė dritė. Jetėn nuk duhet ta shohim pėrmes prizmės sė fantazisė sonė. Vėshtrimin tonė duhet ta kthejmė pėrkundrejt jetės, d.m.th ta shohim jetėn ashtu siē ėshtė dhe jo siē e duam ne tė jetė. Jeta do njė zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk gjendet lart nė qiellin kombėtar, po ėshtė e fshehur thellė nė shpirtin kombėtar.
Ja pika nga e cila nisemi. Tė ndriēojmė shkaqet e thella tė anarkisė sonė shoqėrore, qė na la trashėgim e shkuara, me fenerin e shkencės sociologjike. Dhe ja pika e drejtimit tonė: Pėrmbi germa dhat e Shqipėrisė sė djeshme, tė prishur dhe tė robėruar, tė krijojmė njė Shqipėri tė nesėrme, tė mbaruar, tė ndritur, tė qytetėruar njė Shqipėri jo historike, po qytetėronjėse.
Qėllimi i luftės: Idealizmi i jetės.
Shqipėria e ndjenjės, Shqipėria e mendimit, po pret krijonjėsit e saj. Dritė pėrmbi fantazinė e sė shkuarės. Nuk jemi as stėrnipėr bonjakė tė Pellazgėve mitologjikė, as gėrmadhat e Ilirianėve: jemi shqiptarė Njė kombėsi e re. Pėrralla pellazgjike ėshtė njė hipotezė xhaba. Njė absurditet. Kėtė sofizmė duhet ta neveritim. Sot ska mbetur asnjė turk i ditur qė tė ėndėrrojė pėrrallat turanike. Asnjė grek, me mendje tė shėndoshė, sot nuk mburret se ėshtė stėrnipi i Periklidit. Edhe Romanėt e sotėm e kanė harruar prej shumė kohe origjinėn e tyre: jeta e popujve nuk ėshtė veēse Mrekullia e Zhvillimit, qė rregullon valėt e mėdha tė shekujve.
Po! Jemi Shqiptarė dhe pėrbėjmė njė kombėsi tė re. Mėma e Nacionalizmės, mallėngjimi kombėtar i shekullit XX, nxorri nė dritė njė pjellė tė re. Kjo pjellė jemi ne. Si Neo-grekėt e sotėm, si turqit e sotėm tė Azisė sė Vogėl, kėshtu edhe neve na ka pjellė njė natė magjike vere, dinamizmi krijonjės i freskėt dhe pėrjetėsisht i ri i natyrės, nė gjirin qė nuk duket dhe misterioz tė Perėndisė sė krijesave. Jemi akoma djem. Ndėrgjegjja jonė nuk e ka njohur akoma fytyrėn krejt tė ndritshme tė Krijonjėsit. Sytė tanė nuk janė mėsuar akoma tė shohin me simpati Diellin e Intelektit. Ku janė krijimet tona tė shoqėrisė? Ku ėshtė Uniteti ynė sentimental? Ku ėshtė Poezia, Leteratura, qė pėrfaqėsojnė racėn tonė, farėn tonė? Ku ėshtė shpirti kombėtar i pastėr dhe i zhvilluar? Ku ėshtė gjuha jonė? Ku ėshtė kultura jonė?
Shqipėria nuk e ka ngrehur akoma Faltoren e saj... Lindėm nė errėsirė, po kėrkojmė dritė. Dhe misioni i brezit tė sotėm ėshtė qė tė na shpjerė nga errėsira nė dritė.
Rreziqe na kanė rrethuar nga tė gjitha anėt. Me gjithė kėtė, nuk ka asnjė rrezik. Mjafton ta kuptojmė. Ai qė rron, rron se pse e pa dhe e mundi rrezikun. Edhe Grekėt e Vjetėr, nė hapat e para tė zhvillimit tė tyre, luftonin kundėr po kėtij rreziku. Bile luftuan njė shekull tė tėrė. Po u pėrpoqėn si gjigantė. Me gjithė kėtė, me zor tė madh shpėtuan nga rreziku qė tė mbyten nė rrymėn e tmerrshme qė kish shkaktuar hyrja e influencave tė huaja, qė u kish lėnė trashėgim e shkuara.
Mania e Historizmės mend e prishi atė statujė madhėshtore tė mendjes njerėzore, bile edhe para se tė ngrehet. Dhe jo sepse nuk kish zbuluar akoma rrugėn e jetės, qė ēelet brenda nė pastėrtinė dhe flakėn e ndėrgjegjies kombėtare. Pėr njė kohė tė gjatė qytetėrimi i tyre nuk ishte gjė tjetėr veēse njė trazim konceptesh tė pakuptuara semitike, babiloniane, indiane dhe egjiptiane. Feja e tyre ishte njė shesh anarkik dhe i nxehtė lufte midis njėri-tjetrit, shesh mbi tė cilin mbretėronin tė gjitha Perėnditė e Azisė. Me gjithė kėtė Kaos, qytetėrimi grek lindi, rroi dhe mbretėroi mbi fronet e tė gjitha epokave tė paskėtajme. Greqia e Platonit mundi pak e nga pak ti zhdukė influencat e huaja, tė dėbojė nga Falėtorja e Mendimit Perėnditė e Barbarėve, d.m.th tė organizojė Kaosin, qė gjendej brenda nė Unin e saj. Mysteri i qytetėrimit grek ka qenė Perėndia e Delfit, e cila tha: Gnėdi santon!...
Botuar tek Neo Shqiptarizma, Janar 1930
Shenim: Pėr mė shumė shkrime nga Brank Merxhani, vizitoni: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71107
|
|
|
|