 |
 |
Thenie-Proverba |
 |
|
 |
Ne qofte se pjeset e tjera te botes kane majmune, Europa ka francezet. Kjo e kompenson.
--- Schopenhauer
|
|
 |
 |
Reklama |
 |
|
 |
Menuja |
 |
|
 |
Vizitoret e castit? |
 |
|
 |
Kemi 164 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
 |
 |
Perkujtimore |
 |
|
 |
Nje dite si kjo ...
2008 Kristo Luarasi
Nė 8 korrik 1934 mbylli sytė veprimtari i shquar i Rilindjes, Kristo Luarasi, njėri nga themeluesit e shtypshkronjės "Mbrothtėsia", ku shtypeshin librat shqip; i cili u angazhua nė luftė kundėr pushtuesit turk me ēetat e Bajos dhe Ēerēiz Topullit, ishte pjesėmarrės nė kryengritjen e pėrgjithshme tė 1909-1912, si dhe dha njė ndihmesė tė madhe pėr pėrgatitjen dhe zhvillimin e Kuvendit Kombėtar tė Vlorės.
Zhan de la Fonten
Nė 8 korrik 1621 u lind Zhan de la Fonten, poeti kombėtar i Francės, njėri ndėr krijuesit mė prodhimtarė nė botė qė shkroi pothuaj nė tė gjitha gjinitė, por shkėlqeu veēanėrisht me fabulat e mrekullueshme, tė cilat e vunė nė radhėt e fabulistėve mė tė mėdhenj tė botės. Vdiq nė vitin 1695.
Ferdinand Zepelin
Nė 8 korrik 1838 u lind Ferdinand Zepelin, inxhinier ushtarak gjerman. U mor me pėrpunimin e balonave tė komanuara metalike dhe nė vitin 1900 krijoi njė balonė me gaz, e cila u pėrdor si mjet fluturimi vaēanėrisht gjatė Luftės sė Parė Botėrore pėr transportin ushtarak dhe, pėr nder tė shpikėsit, u quajt "Zepelinė".
Vivien Meri Hartli
Nė 8 korrik 1967 u nda nga jeta artistja e madhe e Hollivudit Vivien Meri Hartli, e njohur me emrin e artit Vivien Light, qė mbeti e pavdekshme nė filmat: "Bashkė me erėn", "Ana Karenina" etj., pėr tė cilat u nderua edhe me dy statuja Oskari.
|
|
 |
|
|  |
 |
Shqiperia merr barazimin 0-0 ne Sofje perballe Bullgarise
Kombėtarja shqiptare merr njė barazim tė madh 0-0 nė Sofje pėrballė Bullgarisė sė Stoiēkov
Skuadra e zbritur nė fushė nga Oto Bariē ka luajtur njė 90 minutėsh tė madh, teksa ka qenė perfekte nė tė gjithė repartet. Njė sfidė e pėrgatitur mė sė miri nga trajneri kroat, qė me rikthimin e tij nė pankinė i dha njė impuls mė shumė skuadrės. Shqipėria bėri tė heshtė Stoiēkov, njė trajner qė para ndeshjes kishte deklaruar se kombėtarja kuqezi duhej mbaruar pėr 10 minuta, por qė nė tė vėrtetė u detyrua tė pėrballej me fishkėllimat e tifozėve tė tij nė fund tė ndeshjes. 35 mijė tė pranishmit nė Vasil Levski nuk kanė qenė aspak dakord me kėtė barazim, ndėrsa festa ka qenė vetėm e 200 shqiptarėve. Shqipėria ka luajtur njė nga ndeshjet mė tė mira tė saj, duke treguar siguri nė repartin mė problematik, ndėrsa Erjon Bogdani ka qenė njeriu i kudondodhur nė kėtė ndeshje, duke fituar nė fund edhe komplimentat e Oto Bariē. Pika e marrė nė Sofje e lė Shqipėrinė sėrish nė vendin e parafundit, por morali i skuadrės shqiptare tani ėshtė njė tjetėr. Nė qershor luhen dy takime ndaj Luksemburgut dhe qė tani mund tė imagjinohen 6 pikė qė do ta ngjisnin Shqipėrinė disa vende nė renditje. Barazimi nė Sofje mund tė quhet historik edhe pėr faktin se u arrit ndaj njė skuadre tė pėrbėrė nga yje si Berbatov, Bojinov apo Stilian Petrov. Ndonėse ka qenė njė gjykim thuajse perfekt, nuk mund tė mohohen dy pozicione jashtė loje tė dhėna gabimisht nga arbitri anėsor dhe mosnxjerrja e njė kartoni tė kuq ndaj bullgarit Vagner, qė goditi me shkelm Nevil Deden. Megjithatė misioni nė Bullgari u arrit dhe kombėtarja shqiptare duket se ka bėrė kthesėn. Bullgarėt kanė goditur dy herė edhe shtyllėn, por tė dy rastet kanė qenė sporadikė dhe nuk vinin pas njė presioni tė vazhdueshėm tė ekipit tė hedhur nė fushė nga Stoiēkov.
Nė delir pas ndeshjes, kuqezinjve u kthehet humori
Barazimi i djeshėm ka qenė historik pėr kombėtaren shqiptare dhe duket se ka harruar edhe problemet nė kampin kuqezi. Shqipėria shkon nė dy takime relativisht tė lehta ndaj Luksemburgut pas njė morali tė lartė, gjė qė ėshtė parė mjaft mirė edhe tek futbollistėt kuqezinj nė fund tė ndeshjes. "U prita me fishkėllima? Pėr mua s'ka problem, kam kaluar shumė kohė tė bukura kėtu nė Bullgari dhe i njoh mirė bullgarėt", - ka thėnė Alban Bushi nė fund tė ndeshjes. "Unė kisha deklaruar pėr mediat bullgare se ne kishim ardhur pėr pikė dhe e morėm. E njihja mjaft mirė skuadrėn bullgare, kam luajtur shumė kohė kėtu dhe e dija qė mund tė shkonte kėshtu. Mendoj se ekipi dha maksimumin, Shqipėria tregoi se ėshtė nė rrugėn e duhur, duke u shfaqur si njė ekip kompakt nė fushėn e lojės", - shtoi mė tej sulmuesi i Apollon Kallamarias. Por njė vlerėsim tė veēantė Alban Bushi e ruajti edhe pėr trajnerin Oto Bariē, qė e riktheu sulmuesin 34-vjeēar duke besuar tek forma e tij. Dhe dje Bushi ka pasur dy momente tė mira, duke treguar se mbetet i rrezikshėm, pavarėsisht moshės. "Mė pėlqeu shumė guximi i Bariēit pėr tė luajtur me tre sulmues nė fund. Jo mė kot ai ėshtė njė trajner i madh dhe qė nuk ka frikė, gjė qė e tregoi edhe nė kėtė ndeshjes", - ėshtė shprehur Alban Bushi. Ndėrsa Arjan Beqaj e di mirė se nė ndeshje tė tilla duhet edhe fati, duke parė qė bullgarėt goditėn shtyllėn nė dy raste. "Pėr suksese ndonjėherė duhet edhe fati dhe mendoj se sot kishim. I gjithė ekipi bėri njė ndeshje tė madhe dhe dha maksimumin, nuk mund tė thuash pėr asnjė futbollist qė nuk e bėri kėtė. Me ekipet e mėdha duket se shfaqet edhe Shqipėria e vėrtetė. Kėtė e treguam edhe nė Holandė, kur u mundėm 2-1 duke bėrė njė takim tė shkėlqyer", - u shpreh mė tej portieri i pėrfaqėsueses shqiptare.
Cana Emri i tij ėshtė thirrur gjatė nė kor nga 200 tifozėt shqiptarė tė pranishėm nė "Vasil Levski" tė Sofjes. Lorik Cana tregoi edhe njėherė se mbetet njė lojtar i pazėvendėsueshėm nė skuadrėn shqiptare, duke i dhėnė siguri mesfushės dhe mbrojtjes. Mesfushori i Marsejės nė kampionatin francez duket se ėshtė karikuar mė shumė nga deklaratat e Hristo Stoiēkov pėrpara ndeshjes, qė urdhėroi lojtarėt e tij ta mbaronin Shqipėrinė pėr 10 minuta. "Mė erdhi keq qė ata nė nėnvlerėsuan. Stoiēkov gaboi shumė, pasi e di mirė se Shqipėria nuk ėshtė njė ekip shumė i mirė dhe qė mund tė mposhtet lehtė", - tha Lorik Cana. "Kjo ndeshje ėshtė pėr tifozėt shqiptarė dhe pėr kombin. Gėzimi ėshtė i madh. Vuajtėm shumė nė fund, pasi nė pjesėn e parė ishte mė e lehtė. Ata kėrkuan fitoren, por nuk mundėn dot. Mendoj se e gjithė skuadra dha maksimumin. Shpesh mė duhej tė kthehesha pėr tė ndihmuar mbrojtjen dhe nė fund arritėm tė merrnim njė pikė qė na vlen shumė pėr tė ardhmen, duke qenė se kemi 2 ndeshje me Luksemburgun", - pėrfundoi shqiptari i Marsejės.
Kortezi e Balkanweb
|
|
|
|