|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Nje grua s`do vecse nje burre ne jeten e vet. Por ajo i jep emra te ndryshem atij.
--- Clown Carlton
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 133 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
U shua Sul Pitarka nėn tisin e pėrjetėsisė
U shua Sul Pitarka, por 71 rolet e tij nė teatėr dhe 20 nė kinematografi flasin pėr pėrjetėsinė e njė aktori tė madh, pėr tė cilin pagėzimi ikonė ėshtė fare pak. Ndonėse me frymė tė mpakur dhe hapa tė ngadalėsuar, teksa ka shkelur dėrrasat e skenės sė Teatrit Kombėtar si amanet ka lėnė: Mbajeni tė pastėr kėtė skenė
U shua edhe njėri prej tyre! Pagėzimi ikonė ėshtė fare pak pėr tė. Sulejman Pitarka pushoi sė marri frymė dje, por tisi i pėrjetėsisė do e mbėshtjellė kurdoherė. Prej kohėsh hapat i qenė ngadalėsuar, megjithatė shkallėzat e drunjta qė tė shpinin drejt skenės sė Teatrit Kombėtar jo rrallė e kanė ngjitur nė tė. Shpesh pėr tiu uruar kolegėve tė tij pėrvjetorė lindjeje, e herė tė tjera pėr tė marrė trofe e vlerėsime. E prej kėsaj skene, duke folur ngadalė, me frymėn qė i mbahej paksa, nuk ka reshur tė flasė pėr paprekshmėrinė e skenės sė teatrit. Pak kohė mė parė, kur nė njėrėn dorė mbante trofeun Kalorėsi i skenės dhe nė tjetrėn bastunin qė e ndihmonte pėr tė hedhur hapat e pėr tė mbajtur shpinėn pak mė drejtė, Sul Pitarka pėshpėrit: Faleminderit dhe mbajeni tė pastėr kėtė skenė!. Muaj mė parė akoma, kur kolegia e tij, Drita Pelingu festoi nė dėrrasat e skenės sė Teatrit Kombėtar 80-vjetorin e saj tė lindjes, aktori thinjosh pati njė dėshirė tė madhe: Dua ti festoj 100-vjetorin Dritės. Mirėpo fryma iu mpak, derisa rrahjet e zemrės e tradhtuan mandej, e pushoi sė marri frymė nė moshėn 83-vjeēare. E ska sesi tė ndodhė ndryshe, do tė jetė holli i Teatrit Kombėtar, i cili mban emrin e Ezopit tė skenės shqiptare, aktorit Kadri Roshi, i cili u shua mė 6 shkurt, vendi prej nga do ti jepet edhe lamtumira tė madhėrishmit tė skenės, Sul Pitarkės. Por ai vetėm pushoi sė marri frymė, kurrsesi nuk vdiq. Pėrjetėsia e tij ėshtė aty, nė dėrrasat e skenės sė Teatrit Kombėtar, nė dublat e filmave shqiptarė dhe nė shpirtin e shqiptarėve qė e patėn pėr dekada tė tėra, shoqėronjėsin e netėve tė tyre jo vetėm nė teatėr, por edhe nė ekranin e madh. Ndėrsa nė kėsi ditėsh, imcakėt qė skanė pėrjetuar asnjė prej viteve kur bėhej teatėr e kinematografi nė Shqipėrinė e xhaxhit, dhe nostalgjikėt pėr ato realizime i gjejnė nėn siglėn Nostalgjia e kinemasė. Interpretimi i tij, zėri grishės smund tė tė mos emocionojnė, duke i siguruar atij pėrjetėsinė. Janė role nė teatėr e kinema, qė pėrbėjnė njė muze mė vete pėr artin shqiptar. Skenė tė cilėn e shkeli pėr tė parėn herė nė vitin e hershėm 1951, pėr tė mos reshtur edhe kur kishte mbushur tė 82 vitet e jetės, dhe Pjata prej druri ishte e fundit dramė qė mundi tu rrėfejė shqiptarėve. Dhe ai, plaku i mjerė e i braktisur, si Xha Gorioi pėr tė cilin sytė na i ka hapur Balzaku, erdhi nė Shqipėrinė e pas viteve 90-tė nga Pitarka, pėr tė rrėfyer dramėn e madhe tė shqiptarėve. Nga Pjata prej druri dhe roli i tij prej plaku tė braktisur u shpall edhe aktori mė i mirė i Festivalit tė Teatrove nė Dibėr tė Madhe nė vitin 2006.
Ndėrsa Apollon 2005 u gjunjėzua para tij, duke i dhėnė tė madhit dhe tė paarritshmit Pitarka ēmimin Aktori mė i Mirė i festivalit. Jo pak emocione duket se e kanė pėrshkuar hijerėndin Pitarkė nė atė moment, e pas kėtij trofeu aktori nuk ka mundur nė asnjė moment tė fshehė gėzimin e madh qė i ka sjellė ky ēmim, tė cilin e ka cilėsuar si mė tė madhin pėrgjatė karrierės sė tij.
Sulejman Pitarka
Sulejman Pitarka, aktori mė i madh shqiptar i gjysmės sė dytė tė shekullit XX, u lind nė Dibėr nė vitin 1924. Ka luajtur me sukses rreth 71 role nė Teatrin Kombėtar tė Tiranės dhe 20 tė tjerė nė kinema. Ka hyrė nė historinė e dramės shqipe si autor i dramės Familja e peshkatarit. Mė 1927, kur ai ishte nė moshėn trevjeēare, familja e tij u vendos nė Durrės. Kėtu kaloi fėmijėrinė. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme filloi punė nė bankė. Disa pėrvoja skenike, pothuaj rastėsore, gjatė shėrbimit ushtarak (1945-1947) e shtynė tė interesohej mė shumė pėr teatrin dhe tė pėrfshihej nė lėvizjen amatore tė Durrėsit. Mė 1951 u pėrzgjodh pėr tiu bashkangjitur trupės, ende nė formim, tė Teatrit Popullor (sot Kombėtar) nė Tiranė, ku u bė menjėherė margaritari i kurorės. Luajti rreth 71 role, duke shkėlqyer njėsoj si nė dramė, ashtu edhe nė komedi.
Disa prej roleve teatėr:
Prefekti
Toka jonė
Revizori
Otello
Gratė gazmore tė Uinsdorit
Hamleti
Borgjezit fisnik
Arturo Ui
Pjata e drurit
Doktor Aleksi
Epoka para gjyqit
Interpretime nė kinematografi:
Vdekja e burrit
Historiani dhe kameleoni
Rrethimi i vogėl
Nata e parė e lirisė
Nė prag tė lirisė
Shtėpia jonė e pėrbashkėt
Goditja
Ballė pėr ballė
Gjeneral gramafoni
Pas gjurmėve
Gunat mbi tela
Tinguj lufte
Horizonte tė hapura
Debatik
Lamtumirė Sul Pitarkės nė hollin Kadri Roshi
"Lamtumirė sot edhe pėr Sulejman Pitarkėn. Holli i madh i Teatrit Kombėtar, i pagėzuar Kadri Roshi, do tė jetė pritėsi i homazheve pėr aktorin Sul Pitarka, i cili u shua dje nė moshėn 83-vjeēare. Violeta Manushi shprehet: Teatri prej kohėsh ka filluar tė humbė ato figura, tė cilat sdo tė mund tė zėvendėsohen mė
Shkopi i tij sdo tė mund tia drejtojė mė hapat drejt skenės sė Teatrit Kombėtar.
Nė pak minuta, mesditėn e djeshme lajmi Shuhet Sul Pitarka mori dhenė. Dhjetėra receptorė kėrcasin e rėnkime kolegėsh ndjehen pėrtej tij. Dhe ja, ashtu siē ai i pėrcolli tė gjithė ata qė shkuan para tij, tė fundit Kadri Roshin, ėshtė radha e tė tjerėve tė pėrcjellin Sul Pitarkėn. Objektive kamerash e aparatesh fotografikė fiksuan vėshtrimin e tij tė pėrlotur mė 6 shkurt, kur pėrcolli Kadriun, ndėrsa teksa pėrpiqej tė fliste, dėneste. Ndėrsa nė orėt e para tė paradites sė sotme, nė hollin Kadri Roshi tė Teatrit Kombėtar do tė pėrkulen para trupit tė tij tė pajetė tė gjithė ata qė do dėshirojnė ti japin lamtumirėn apo tė prekin ballin e tij pėr tė fundit herė. Ai nuk ishte thjesht njė aktor i cili dha gjithė frymėn e tij pėr kėtė skenė, derdhi djersė dhe pėrcolli emocione tek ata spektatorė qė patėn fatin ti ndjenin frymėmarrjen pėr dekada tė tėra nė skenė, por ishte edhe njėri prej atyre, themeluesve tė Teatrit Popullor, skenėn e tė cilit pėr tė parėn herė e shkeli bujshėm nė vitin 1951.
Dhe, pasi ai ka pushuar sė marri frymė, partnerėt dhe miqtė e tij flasin pėr aktorin e papėrsėritshėm, duke ndjerė thellė humbjen. Violeta Manushit shpesh i merret fryma teksa flet, por ama flet! Ēdokush mund tė shkėpusė copėza jete dhe ti rrėfejė ato, ndėrsa aktores Violetė i vjen mirė tė kujtojė atė marrėdhėnie tė magjishme nė skenė me tė madhin Sulė. Ndjeheshim mirė kur ishim bashkė nė skenė, - pėshpėrit ajo. - Ndėr vite, nėse kėrkoje njė ēift nė teatėr, sy e gishta drejtoheshin tek Violeta dhe Sula. Ndjenja e humbjes kaplon kėdo qė e ka parė, qoftė edhe njė herė tė interpretojė nė skenė apo ti ketė dėgjuar zėrin e fiksuar, mimikėn e lėvizjet e trupit nė dublat e filmave jo tė paktė shqiptarė nė tė cilėt ka interpretuar. Bėn sforco Violeta, e nxjerr edhe mė zė, duke folur mė tej pėr dhembjen e humbjes sė njė njeriu me tė cilin ka ndarė orė tė tėra nė skenė, ku kanė marrė duartrokitje tė pafundme, e mė rrallė dėshtime, duke thėnė se: Teatri prej kohėsh ka filluar tė humbė ato figura, tė cilat sdo tė mund tė zėvendėsohen mė. Mė pak se 2 muaj mė parė u shua Kadri Roshi, tani Sul Pitarka, mė parė Sandėr Prosi e Naim Frashėri etj.
Mirush Kabashi mesditėn e djeshme ėshtė shprehur se ata, tė mėdhenjtė, po shkojnė njė e nga njė. Pas Kadriut, tani Sula. Padyshim ėshtė humbje, por ne njerėzit e skenės kemi njė tė mirė, qė shuhemi vetėm fizikisht. Edhe Sula vetėm fizikisht ka shkuar, pasi dhjetėra drama janė aty, duke na e sjellė atė tė gjallė. E dublat e filmave na e pėrjetėsojnė. Megjithatė, asnjėri prej tyre nuk zbeh humbjen e madhe pėr artin shqiptar, interpretimet e tė cilit kanė sjellė copėza tė shpirtit tė kombit shqiptar.
Mirėpo tani nuk ėshtė mė. E duket se njė dėshirė e tij i ėshtė plotėsuar, pasi ai ka dashur tė jetojė nė skenė dhe jo tė vdesė nė tė. Dhe ai jetoi jo pak nė skenė, thuajse gjithė jetėn e tij.
Sul Pitarka, aktori-dramaturg
Nėse shumėkush njeh aktorin Sulejman Pitarka, pasi filmat shqiptarė e kanė sjellė dhe e sjellin tė gjallė figurėn e tij, ai shkroi. Shkroi pėrgjatė gjithė jetės, sidomos atėherė kur smund tė interpretonte mė. Por ai, Artisti i Popullit, ėshtė edhe dramaturgu Pitarkė. Dhjetėra drama mbajnė firmėn e tij. Pitarka pėrfaqėson ata artistė shqiptarė, qė krahas kontributit tė ēmuar tė interpretimit, lėvruan nė mėnyrė tė prekshme dramaturgjinė. Familja e peshkatarit ka hyrė nė fondin e artė tė letėrsisė shqipe. Emrin e tij mbajnė gjithashtu edhe komedia Burri me pėrparėse, dramat Trimi i mirė me shokė shumė (1957), Heronjtė e Linasit (1967), Kulla e Linasit. Kortezi e Korrieri
|
|
|
|