Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Francezet jane xheloz per te dashurat e tyre, e asnjehere per grate e tyre.
--- Casanova

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 135 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Gjon Pali i Dytė ne Shqiperi
Nė 26 prill 1993 pėr herė tė parė Ati i Shenjtė, Papa Gjon Pali i Dytė, shkeli nė tokėn shqiptare dhe e pėrshėndeti me kėto fjalė popullin qė e priti me entiziazėm: "Zoti e ruajt Atdheun tuaj. Zoti ruajtė popullin shqiptar.".

Kryengritja e parė antiosmane nė Mitrovicė
Nė 26 prill 1910 nė Mitrovicė dhe Vuēiternė nisi kryengritja e parė antiosmane nė radhėn e kryengritjeve tė mėdha qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė.

Migel Servantes
Nė 26 prill 1616 mbylli sytė shkrimtari i madh spanjoll Migel Servantes Sahavedra, i njohur nė botėn e letrave si Servantes dhe autor i kryeveprės "Don Kishoti i Manēės".

Aksidenti ne centralin bėrthamor Cernobil
Nė 26 prill 1986 ndodhi aksidenti i tragjik nė centralin bėrthamor Cernobil, nga ku u rrezatuan lėndė helmuese nė njė zonė tė madhe tė ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe nė disa vende tė Evropės, me pasoja pėr popullsinė e kėtyre zonave.

Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara
26 prilli ėshtė Dita Ndėrkombėtare e Qyteteve tė Binjakėzuara, njė traditė e bukur qė ka hyrė tashmė nė jetėn ndėrkombėtare tė popujve.
Sport :: Ndahet nga jeta futbollisti i mirėnjohur Arben Minga
Postuar nga: Albo

Sport Fjala*

Lamtumirė Beni!


Beni ynė i shtrenjtė!
Nuk e kisha menduar kurrė se do vinte njė ditė qė do tė pėrcillnim pėr nė banesėn e fundit, qė do tė ndaheshim nga ti, qė do tė ndaheshe nga jeta ime, nga djemtė tanė. Jo Beni, ti nuk kishe as moshėn dhe as fizikun pėr tė ikur nga ne. Ti dukeshe i pėrjetshėm dhe ne tė gjithė kėtė dėshironim.

U larguam nga vendi ynė, nga tė dashurit tanė, me ėndrrėn e madhe tė njė jete mė tė mirė. Kur u nisėm i morėm parasysh gjithė vėshtirėsitė qė do hasnim dhe ecėm drejt tė panjohurės me guxim, kryesisht tėndin, pėr tė jetuar dhe jo pėr tė vdekur, por fati nuk ishte me ne. Ai u vu kundėr teje dhe tė largoi nga gjiri ynė. U sėmure nga ajo sėmundje qė pothuajse askush nuk ka shpėtuar. Nga ne tė gjithė, por edhe nga miqtė tanė t’u bėnė tė gjitha kurat e mundshme, tė gjitha shėrbimet, por pa dobi - fundi ishte shkruar!
Beni, ti je hero, sepse edhe duke e ditur fundin e pashmangshėm, qėndrove me guxim burrėrisht, nuk u ligėshtove asnjėherė, nuk re moralisht dhe luftove deri nė fund me optimizėm pėr jetėn.
Ti vdiqe nė dhe tė huaj, larg vendit tėnd, ku nuk ta njihnin famėn dhe lavdinė dhe jo nė atdhe, ku shokėt dhe miqtė tė lartėsonin edhe pėr mirėsinė e dashurinė qė rrezatoje. Prandaj do mbetesh nė kujtimin e tyre si model i sportistit dhe njeriut shembullor.
Nuk ma thotė goja fjalėn lamtumirė pėr jetė, por jam e detyruar, sepse me fatin nuk mund tė luftohet. Ti po ikėn, por me mua, me djemtė, me nėnėn e motrat e tua dhe njerėzit e shumtė qė tė kanė dashur, do jesh pėrherė.
Dheu tė qoftė i lehtė. Lamtumirė!

*Fjala qė ka mbajtur bashkėshortja e futbollistit tė njohur, Arben Minga, nė ceremoninė mortore, nė Kanada.


Falėnderim

Ndarja e parakohshme e bashkėshortit dhe babait tonė tė shtrenjtė nga jeta, pikėlloi tė gjithė ata qė e njihnin Benin dhe kontributin e tij nė futbollin shqiptar.
Nderimet pėrcjellėse qė iu bėnė nga Presidenti i Republikės, FSHF-ja, Klubi Tirana dhe, mbi tė gjitha, nga sportdashėsit e miqtė e tij tė shumtė, na emocionojnė dhe na nderojnė nė pėrballimin e kėsaj dhimbjeje tė jashtėzakonshme neve si familje dhe shokėt e tij tė fushės sė gjelbėr.
Me kėtė rast u lutemi tė gjithėve tė pranojnė falėnderimet tona mė tė sinqerta.

Bashkėshortja, Nora Minga dhe djemtė Gridi dhe Joni



Njohja dhe jeta e Nora Goxhit me Arben Mingėn

Dashuria qė lidhi dy yjet e sportit shqiptar

Tė dy shkėlqenin tek "17 Nėntori". Ajo ishte njė gjatoshe e re dhe e bukur, qė i linte gojėhapur trajnerėt e basketbollit. Ndėrsa ai, njė djalė gjashtė vjet mė i madh, qė ishte pozicionuar mirė po nė tė njėjtin klub, por qė sot mban emrin "Tirana". Njohja e tyre kishte filluar qė shkollėn e mjeshtėrisė sportive nė Tiranė, por qė do t'i afronte mė shumė pas pėrfundimit tė institutit "Vojo Kushi". "Pėr njė kohė tė gjatė ne tė dy kemi qenė sportistė tė Klubit Tirana dhe njė moment tė caktuar u lidhėm pėr tė qenė shokė jete, lidhje kjo qė qėndroi njėsoj e fuqishme gjatė jetės sonė bashkėshortore", kujton pėr lidhjen e tyre Nora, nė njė ditė tė dhimbshme si kjo, kur shoku i saj i jetės prej njė muaji nuk jeton mė.
Megjithėse kanė kaluar vite, njerėzit e kujtojnė me nostalgji lidhjen e tyre qė bėri bujė, jo vetėm se ata ishin kthyer nė idhuj tė tifozėve tė kryeqytetit, por dhe se ishin njė nga ēiftet mė tė bukura nė botėn e sportit. Njė bashkėjetesė e vėshtirė, po tė mendohet nga lėvizjet e shumta, emocionet e ndeshjeve nga tė dyja palėt, mungesat nė familje, por qė nga ana tjetėr bėnte edhe mė tė fortė dashurinė dhe respektin mes tyre. 16 vjet mė parė ēifti iu gėzua edhe lindjes sė dalit tė parė, Gridit, ngjarje qė pėrshkruhet plot emocione edhe nga Nora. Ndėrsa vitet 1999-2000 e gjetėn Benin dhe Norėn nė Kanadanė e largėt, ku edhe sollėn nė jetė Jonin, djalin e dytė tė tyre.
Pėr Nora Goxhin, Arben Minga nuk ka qenė thjesht njė bashkėshort, nuk ka qenė thjesht babai i fėmijėve tė saj. Pėr tė ai ka qenė edhe njė udhėrrėfyes dhe zgjidhės situatash nga mė tė ndryshmet. "Mendoj se bujaria, ēiltėrsia, dashuria pėr familjen dhe shokėt, ndershmėria dhe optimizmi qė e karakterizonte janė disa nga cilėsitė mė tė mira tė Benit, ēka vėshtirė se mund t'i harroj". Kėshtu e identifikon bashkėshortin e saj, Nora Goxhi. Nė njė speciale tė gazetės "Tirana Observer", '50 ēiftet mė tė bukura tė viteve 70-80', gjatė muajit tė kaluar nuk kanė munguar edhe emrat e Arben Mingės dhe Nora Goxhit, si njė ndėr ēiftet mė simpatikė tė kohės.

Kush ėshtė bashkėshortja e Arben Mingės, Nora Goxhi

Nora Goxhi ka lindur nė Tiranė, mė 8 shkurt tė 1965-s. Qė nė moshė fare tė re ajo u aktivizua me skuadrėn e tė rinjve tė "17 Nėntorit" (sot Tirana) nė basketboll. Suksesi mė i madh i saj nė arenėn ndėrkombėtare ka qenė pjesėmarrja nė Lojėrat e 10-ta Mesdhetare tė Latakias (Siri, 1987) me ekipin kombėtar. Asokohe basketbollistet tona merrnin medaljen e artė, duke lėnė pas me radhė Turqinė (88-52), Sirinė (90-46) dhe Libanin (119-70). Protagoniste tė kėtij grupi tė suksesshėm ishin Xhiljola Avdullaj, Edra Alibegaj, Miranda Ēuka, Klodeta Dibra, Lumturi Hoxha, Dita Jaēj, Fiorentina Mitku, Pjereta Sadushi dhe Nora Goxhi, me trajnerė Bashkim Milon dhe Kujtim Kasmin. Por pėrveē kėsaj, Nora Goxhi ka fituar disa herė kampionatin kombėtar me "17 Nėntorin" dhe Kupėn e Shqipėrisė.

Emri - Arben
Mbiemri - Minga
Datėlindja - 16.03.1959
Vendlindja - Tiranė
Gjatėsia - 1.85 cm
Statusi civil - I martuar/2 fėmijė
Bashkėshortja - Nora Minga (Goxhi)
Djemtė - Grid (15 vjeē)/Jon (5 vjeē)

Karriera
Pozicioni - Sulmues
Skuadrat - 17 Nėntori, Brashov, Dacia, Tirana
Titujt
6 herė kampion
(1982, 1985, 1988, 1989, 1995, 1996)
4 Kupa tė Shqipėrisė
(1983, 1984, 1986, 1996)
1 Superkupė, (1994)
Golashėnuesi mė i mirė
1985, me 13 gola

Ndeshjet
Kupat e Evropės: 18
Me Kombėtaren: 28
Gola me Kombėtaren: 2
Gola nė Kupat e Evropės: 3


Kane thene

Sulejman Mema
"Ben Minga ka qenė dhe besoj do tė mbetet sulmuesi mė i madh qė kam pasur fatin tė njoh gjatė jetės sime. Ishte vėrtet njė futbollist i madh. Nė rast se do ta pėrmblidhja me njė fjalė, ēka ėshtė e pamundur, mund tė them se ishte i paarritshėm"

Refik Halili
"Ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr klubin e Tiranės ku ai luajti, por besoj pėr gjithė futbollin tonė. E dinim sėmundjen e tij dhe bėmė ē'mundėm edhe financiarisht qė ta ndihmonim. Por edhe paratė nuk bėjnė derman ndonjėherė para sėmundjesh tė tilla".

Sulejman Demollari
"Mė pėlqen ta mbaj mend si njė njeri gjithmonė tė qeshur, qė pėlqente tė thumbonte me dashamirėsi vazhdimisht kolegėt. Me Benin ka luajtur pėr 15 vjet nė kombėtare, por edhe nė Rumani, kėshtu qė kam pasur fatin ta njoh shumė mirė edhe si njeri"

Roland Mici
"Na ka lėnė njė mik i shtrenjtė, njė njeri i dashur dhe njė futbollist i madh. Mund tė them se ishte tipik si pėr staturėn edhe pėr tė luajturėn e tij nė futbollin shqiptar tė viteve '80-'90. Personalisht shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė tij"

Shkėlqim Muēa
"Njė njeri i jashtėzakonshėm. Por mbi tė gjitha njė shok i mirė dhe i respektueshėm. I pėlqente shumė shoqėria, aq sa harronte gati tė shkonte nė shtėpi. Kam kaluar vėrtet vite shumė tė bukura me tė, sidomos tek skuadra e Tiranės, pėr tė cilėn ai dha aq shumė"

Mirel Josa
"Ishte njė mik, njė koleg dhe njė shok i rrallė pėr mua. Janė ēaste pikėllimi pėr mua dhe i shpreh ngushėllimet e mi, familjarėve, bashkėshortes, pėr humbjen e tij. Fati e do qė lamtumira e fundit t'i jepet nė njė vend tė huaj dhe jo mes miqve"

Sulejman Starova
"Largohet nga jeta njė nga njerėzit qė shkroi njė faqe tė lavdishme tė futbollit shqiptar. E kujtoj si njė djalė tė pashėm dhe tė shoqėrueshėm. Unė kam pasur fatin ta njoh mė shumė edhe jashtė fushės sė futbollit ashtu siē ishte nė tė vėrtetė Beni"



Basketbollistja e njohur e "Tiranės" tregon detaje nga jeta

Nora Goxhi: Kujtimet me bashkėshortin, Arben Minga

Vjen i largėt zėri nga ana tjetėr e telefonit, por i kthjellėt, ashtu si kujtimet me tė cilat jeton qė pas vdekjes sė tė shoqit, Arben Minga, atje nė Kanadanė e largėt. Nėpėrmjet tyre, basketbollistja e njohur, Nora Goxhi, mundohet ta sjellė bashkėshortin e saj tė gjallė. E siē duket, kjo i jep edhe forcėn pėr tė folur sa mė shumė pėr tė. Ajo kujton kohėn kur u lidhėn nė klubin "17 Nėntori", pėr cilėsitė e Benit qė e bėnė tė dashurohej pėr jetė me tė, pėr lindjen e Gridit qė tashmė ėshtė nė prag tė 16 vjetorit, pėr ethet e fitoreve tė shumta, por dhe tė humbjeve tė yllit tė futbollit shqiptar, pėr largimin nė Kanada e mallin pėr familjen, pėr dėshirat e parealizuara si dhe pėr vdekjen e paralajmėruar. Jetonin nė qytetin e Uindsorit (Kanada), fare pranė Detroitit, ēifti Minga, aty ku lulėzon industria e prodhimit tė makinave. Fillimi si pėr kėdo ishte i vėshtirė, por Beni arriti tė akomodohet mjaft shpejt me Kanadanė, jetėn e emigrantit, edhe pėr faktin se atje gjeti njė komunitet shqiptarėsh prej afro 3000 vetash, shumė prej tė cilėve e njihnin kėtė futbollist tė shquar. Atje menduan tė rinisnin njė jetė tė re, Nora dhe Beni. Atje pėrjetuan ditėt mė tė vėshtira dhe pikėlluese. Atje lindi edhe Joni, djali i dytė i ēiftit. Atje pushoi sė rrahuri zemra e Ben Mingės. Atje u ndėrtua shtėpia e tij e fundit. "Dėshira ime dhe e fėmijėve ishte ta varrosnim kėtu nė Kanada, pasi do donim ta kishim pranė", tregon Nora nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Tirana Observer".

Njė drejtues i SK Tirana i tha nėnė Thimitės se duhej tė ishte krenare pėr djalin e saj. Juve Nora, sa krenare ndjeheni qė keni pasur si bashkėshort, Arben Mingėn?

Ndjehem aq krenare sa ē'mund tė ndjehet njė njeri qė ka pasur nė krah njė bashkėshort tė mrekullueshėm, njė baba tė jashtėzakonshėm dhe njė sportist tė madh. Nuk e ekzagjeroj aspak kur them se Beni i kishte tė gjitha kėto cilėsi.

A mund tė na tregoni si u organizua varrimi nė Kanada?

Nė mėnyrėn mė madhėshtore, ashtu siē e meritonte njė person si Arben Minga. Morėn pjesė jo vetėm njerėz, tė afėrm kėtu nė Kanada, por edhe nga vende tė tjera dhe deri nga Amerika. Shumė prej tyre erdhėn thjesht tė nderonin Benin si sportist i madh edhe pse mbase nuk e kishin takuar ndonjėherė. Mund tė them se ceremonia u organizua nė mėnyrėn mė tė mirė qė mund tė pėrcillej pėr nė banesėn e fundit njė person si Arben Minga.

Ju thatė se nė varrim morėn pjesė edhe shumė shqiptarė dhe nga SHBA. Pėrse sipas jush Arben Minga ka marrė nderime kaq tė mėdha?

Sepse po kaq tė mėdha kanė qenė kontributet e Arben Mingės nė futbollin kombėtar dhe atė tė Tiranės. Ai njihej si njė person i hapėt dhe i ēiltėr me tė gjithė, ē'ka i ka dhėnė mundėsi tė kishte shumė miq e shokė, kudo qė shkonte.

Kur mėsuat pėr herė tė parė pėr sėmundjen e Benit dhe si e pritėt atė?

Sėmundjen e mėsuam nė shkurt tė 2005-s, pas njė konsulte mjekėsore. Mund tė them me sinqeritet se ka qenė lajmi mė i rėndė i jetės sime. Nuk di sesi tė pėrshkruaj vėrtet ato ditė.

Cila ishte diagnoza e saktė e kėsaj sėmundjeje?

Beni kishte njė kancer nė pankreas, sėmundje e cila sipas mjekėve tė linte shumė pak mundėsi jete.

A mund tė na rrėfeni momentin kur Beni vetė mėsoi se kishte njė sėmundje tė pashėrueshme?

Ėshtė diēka tė cilėn nuk mund ta pėrshkruaj. U duk sikur bota u pėrmbys, por aftėsia e tij mė e madhe ishte tė fshihte gjithēka qė kishte pėrbrenda, me qėllim qė tė mos vuanim edhe ne e tė afėrmit e tjerė tė tij.

Sa zgjati sėmundja dhe si e pėrballoi ai deri nė fund?

Sėmundja zgjati gati dy vjet, por tė them tė drejtėn ai arriti ta pėrballonte me njė optimizėm dhe kurajė tė admirueshme. Luftoi deri nė frymėn e fundit, duke na mbajtur dhe ne tė gjithėve me kurajė.

A pėrsėriste ndonjė frazė Beni pėr kėtė sėmundje?

Asnjėherė se bėri objekt bisede pėr tė lėnė tė kuptuar se ai do ta mposhte kėtė sėmundje. Madje kur patėm ardhur herėn e fundit nė Tiranė, nė tetor-nėntor tė 2006-s, ai mbajti tė fshehtė gjithēka, nuk u tregoi as shokėve tė tij dhe as nėnės pėr tė mos i bėrė mė shumė merak. Edhe kur kishte dhembje nuk para e jepte veten dhe mundohej t'u largohej vėshtrimeve tė njerėzve. Edhe pse kohėt e fundit u dobėsua shumė, nuk e dha veten pėr asnjė ēast.

Ju keni qenė vetė sportiste shumė e njohur. Tė dy luanit pėr Tiranėn. Si u ngjiz dashuria juaj? A mund tė na e tregoni historinė tuaj tė lidhjes?

Pėr njė kohė tė gjatė ne tė dy kemi qenė sportistė tė Klubit Tirana dhe njė moment tė caktuar u lidhėm pėr tė qenė shokė jete, lidhje kjo qė qėndroi njėsoj e fuqishme gjatė jetės sonė bashkėshortore.

A mund tė na tregoni momentin mė tė lumtur nė jetėn tuaj nė ēift?

Kėto janė gati tė panumėrta pėr t'i treguar nė vetėm pak radhė. Gjithsesi unė do tė veēoja momentet e lindjeve tė djemve tanė. Janė ēaste tė cilat si unė dhe Beni i kemi pėrjetuar nė njė mėnyrė tė mrekullueshme.

A mund tė na thoni pesė cilėsitė qė ju e vlerėsonit Benin mė shumė?

Vetėm pesė duhet tė them? Nė fakt pėr Benin nuk do tė mjaftonin kaq, gjithsesi mendoj se bujaria, ēiltėrsia, dashuria pėr familjen dhe shokėt, ndershmėria dhe optimizmi qė e karakterizonte janė disa nga cilėsitė mė tė mira tė Benit.

Na tregoni ēfarė fjalėsh thoshte Beni pas ndeshjes kur fitonte dhe kur humbiste?

Kur fitonte e kishte pėr zakon t'ua pėrcillte gjithė gėzimin e tij edhe njerėzve qė e rrethonin. Donte gjithmonė qė tė tjerėt tė arrinin tė kuptonin pozitivitetin e tij nė ato ēaste. Ndėrsa kur humbiste nuk para fliste shumė, thjesht mundohej paksa tė justifikohej duke vlerėsuar lojėn e bukur tė kundėrshtarit.

Mes Shqipėrisė dhe Kanadasė, a kishte dėshirė Beni tė jetonte nė Shqipėri dhe tė braktiste Kanadanė?

Nuk besoj se ka shqiptar qė ka dėshirė tė largohet nga vendi i tij, por janė rrethana tė caktuara ato qė pėrcaktojnė lėvizje tė tilla tė vėshtira. Edhe pėr Benin dhe familjen tonė ishte gati e njėjta gjė. Por ai nuk ėshtė ndarė asnjėherė nga Shqipėria. Me shpirt dhe zemėr ka qenė gjithmonė atje.

Dhe tani vijmė nė njė moment paksa delikat. Ėshtė fjala pėr momentet e fundit tė jetės. A mund tė na riprodhoni saktėsisht se ēfarė ka thėnė Beni nė ato momente?

Mund t'ju them se ai ishte njė njeri i jashtėzakonshėm pėr nga mėnyra se si e pėrballonte sėmundjen, pa lėnė tė kuptohet tek tė tje-rėt sesa keq ndihej. Nė tre muajt e fundit ai filloi tė dobėsohej pėr shkak tė acarimit tė sėmundjes, por pėr asnjė ēast nuk i mungoi kujdesi si nga ana e njerėzve tė afėrt, por edhe e mjekėve dhe infermierėve kėtu nė Kanada.

Ēfarė e bėnte Arben Mingėn tė ishte njė futbollist i madh, njė prind i mirė dhe njė bashkėshort ideal?

Talenti dhe puna e jashtėzakonshme. Ai luajti pėr mė shuam se 20 vjet futboll dhe vetė trofetė dhe karriera e tij e shkėlqyer flasin pėr Benin. Ndėrsa si prind kishte njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm pėr fėmijėt. Dhe, si bashkėshort mendoj se ishte mė shumė se i pėrkryer. Nuk mė ka munguar kurrė prezenca e tij nė ēdo ēast tė jetės sime.

A kishte diēka pėr tė cilėn ai nuk mundi tė realizonte nė jetė?

Beni nuk pati mungesa tė tilla. Ai arriti tė bėnte realitet gjithēka qė kishte dėshiruar, njė familje tė mirė, njė karrierė tė shkėlqyer dhe miq, shokė e tė afėrm tė pafund qė e rrethonin vazhdimisht.

Pse u vendos qė varrimi i tij tė bėhej nė Kanada, ndėrkohė qė njė mori miqsh, kolegėsh dhe shqiptarėsh patėn kėrkuar t'i japin lamtumirėn e fundit pikėrisht nė vendin ku ai pėr shumė kohė dha njė kontribut tė pashlyeshėm?

Ishte vendimi im dhe i fėmijėve tanė. Donim ta kishim pranė dhe prandaj vendosėm qė varrimi i tij tė bėhej kėtu. Megjithatė, unė e vlerėsoj jashtė mase interesimin e medieve, tė ish-kolegėve tė tij, drejtuesve tė sportit dhe deri tek sportdashėsi mė i panjohur i Benit, pėr nderimin qė i ėshtė bėrė atij.

Tek Tirana atėherė kur ishte destinuar pėr tek Partizani

Tė rinjtė mė tė mirė rreth viteve '70-'80 shkonin tek skuadra e Partizanit. Nuk kishte njė ligj tė shkruar pėr kėtė gjė, por fjalėt e drejtuesve tė partisė pushtet nuk mund tė mos merreshin parasysh. Por sikur tė mos mjaftonte vetėm kjo, Ben Minga kishte nė shtėpi edhe njė kundėrshtar tė fortė, tė atin e tij, i cili ishte njė tifoz i thekur i Partizanit. Kunati i tij, Romeo Rama, kujton plot dashamirėsi ēastet kur Fatmir Frashėri, asokohe trajner i Tiranės, vinte dhe e kėrkonte deri nė shtėpi Ben Mingėn pėr ta pasur nė skuadėr. "Benin tek Tirana e ka dashur me kėmbėngulje tė madhe Fatmir Frashėri. Problemi kryesor ishte se babai i tij (vjehrri im), sepse ai e donte ta shikonte me bluzėn e Partizanit meqenėse ishte edhe tifoz i tij. Por Fatmiri mori guximin tė vinte nė shtėpi dhe vetėm aty e zuri ngushtė Ilion, duke i thėnė se Benin do ta merrte tek Tirana dhe do ta ndiqte vetė deri nė fund tė karrierės sė tij. Nė fakt ashtu ndodhi. Beni u fut tek Tirana qė nė moshėn 15-vjeēare rreth viteve '74-'75 dhe filloi tė aktivizohej me skuadrėn e parė qė nė moshėn 17-vjeēare. Pastaj nė vitet '80 u aktivizua edhe me ekipin kombėtar", ka thėnė kunati i tij, Romeo Rama.

Kortezi e Tirana Observer


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.