|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Per tu orjentuar midis rreziqeve te meshkujve, femrat perdorin syte e tyre si sextan, sexin e tyre si busull dhe gojen e tyre si timon.
--- de Chazal
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 87 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Pėr Metėn kam marė kontakte me institucionet pėrkatėse dhe i kam pyetur lidhur me problematikat, pa dashur tė bėj rolin e marjes sė informacioneve tė fshehta, kam folur me prokurorinė dhe SHIK dhe jam i qartė, tha Majko
Takimi me Berishėn nė pritjen e ambasadės sė SHBA. Kėrkesa pėr tė mbledhur sot Kryesinė e PS Majko: Jam gati dhe pėr zgjedhje Kryeministri: Meta do jetė ministėr i Brendshėm
Altin Kreka
Majko duket i vendosur ta ēojė deri nė fund krijimin e qeverisė sė re pa u tėrhequr nga presionet qė i vijnė nga pala tjetėr. "Nėse tėrhiqem para kushteve atėherė do kisha njė qeveri qė nuk do mund ta kontrolloja, prandaj unė do ēoj deri nė fund skemėn dhe emrat qė unė mendoj.
Nėse ata do ta refuzojnė le ta ēojnė vendin nė zgjedhje tė parakohshme", ky ėshtė shpegimi qė dha Majko dje nė mbrėmje nė pritjen qė u zhvillua nė rezidencėn e ambasadės amerikane, ku ishin tė ftuar pėrfaqėsues tė politikės dhe medias.Para se tė shkonte nė pritjen e Limpreht, Majko deklaroi para shtypit se Ilir Meta do jetė ministėr i brendėshėm. Mėsohet se ai ka kėrkuar zhvillimin sot tė njė mbledhjeje tė kryesisė sė PS, ku do paraqesė emrat dhe strukturėn e kabinetit.
Pritja Majko ka qenė pa dyshim zyrtari qė ishte mė nė qendėr tė vėmendjes nė pritjen e organizuar nga Limpreht. Tė gjithė tė pranishmit kanė parė me kuriozitet bisedėn qė ka zhvilluar ai vetėm pėr vetėm me Berishėn. Deklarata e njė ditė mė parė e Majkos, i cili pasi ishte njohur me paralajmėrimin e grupimit tė Nanos se do bllokohej nė Kuvend, kur i bėri thirrje opozitės qė tė "ngrihej nė nivelin e pėrgjegjėsisė kombėtare", ishte ende e freskėt. Por dje nė mbrėmje pasi ėshtė shkėputur nga kryeministri, kryetari i PD i ėshtė pėgjigjur njė grupi kuriozėsish me fjalėt "si mund ta ndihmoj unė, opozita si nė ēdo vend tė botės lufton pėr tė rrėzuar qeverinė dhe pėr tė ardhur vetė nė pushtet".
Deklarata "Me kėnaqėsi dhe pa asnjė lloj sfide pėr kėrkėnd dėshiroj tė them se Ministėr i Brendėshėm i qeverisė qė do ti paraqitet parlamentit do tė jetė ajo e Metės", kėshtu tha dje Pandeli Majko gjatė njė konference pėr shtyp nė selinė e Kryeministrisė. Pyetjes nėse ai e merrte parasysh votėn kundėr nga ana e deputetėve qė i vunė kushte, Majko u pėrgjigj se nuk pranonte shantazhe dhe se ai ishte zgjedhur nga PS dhe forumet e saj. "Kam marė kontakte me institucionet pėrkatėse dhe i kam pyetur lidhur me problematikat, pa dashur tė bėj rolin e marjes sė informacioneve tė fshehta, kam folur me prokurorinė dhe SHIK dhe jam i qartė", thotė Majko. Ai ka folur edhe pėr takimin qė ka patur me kryetarin e PS dje duke thėnė se i kishte kėrkuar Nanos qė sa mė shpjet tė mblidhet qeveria nė mėnyrė qė tė paraqiten emrat dhe struktura.
Heqja e Blushit dhe Gjonit Mėsohet se Majko ka lėnė jashtė qeverisė Ben Blushin dhe Ilir Gjonin. Ministri i Arsimit dhe ai i Rendit duket se po e paguajnė faktin qė kaluan me grupin e Nanos kur ishin nė qeverinė "Meta 2". Majko nuk i ka pėrmendur aspak emrat e tyre nė listėn qė pėrmendi dje gjatė konferencės pėr shtyp. Ai ka treguar disa nga emrat qė kėrkon tė marrin pjesė nė kabinetin e tij qeveritar. Ilir Meta, Arben Malaj, Kastriot Islami. "Kam konfirmuar qėndrimin nė detyrė pėr Maqo Lakrorin, Et'hem Rukėn por jo si ministėr i Mjedisit, kam konfirmuar vazhdimin nė detyrė tė Ministrit tė Kulturės dhe sporteve", deklaroi Majko. Mė tej Kryeministri i sapoemėruar ka shtuar se lista e emrave do tė diskutohet nė bashkėveprim me kryesinė e PS dhe ai besonte se sdo tė kishte ndryshime. Negociatat me aleatėt ai i ka quajtur si mė tė lehtat, "normalisht ato duhet tė ishin mė problematiket", tha ai duke shtuar se problemet po hasen brenda PS ku ka edhe kėrcėnime bllokimi. Sipas Majkos PSD do ti jepet Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale si dhe zėvendėskryeministri, ku pritet tė jetė Skėnder Gjinushi. PBDNJ nė rastin mė tė mirė do tė pėrfaqėsohet nė Ministrinė e Drejtėsisė ku pėrmendet emri i Spiro Peēit, PAD do tė jetė nė Ministrinė e Shtetit pėr Integrimin dhe Lufter Xhuveli i PA do tė bėhet Ministėr i Mjedisit.
|
|
|
|